Mesazhi.com: “PDK-AAK-Nisma shkojnë bashkë në zgjedhje” plus 9 more

Mesazhi.com: “PDK-AAK-Nisma shkojnë bashkë në zgjedhje” plus 9 more


PDK-AAK-Nisma shkojnë bashkë në zgjedhje

Posted: 16 May 2017 03:38 PM PDT

Është konfirmuar koalicioni parazgjedhor: PDK- AAK-NISMA. Zyrtarë të këtyre partive kanë dorëzuar dokumentet e nevojshme në KQZ për regjistrim.

Këtë e ka konfirmuar edhe zyrtarë të KQZ-së.

Mësohet se Ramush Haradinaj do të jetë kandidat për kryeministër, ndërsa Kadri Veseli do të jetë bartës i listës.

The post PDK-AAK-Nisma shkojnë bashkë në zgjedhje appeared first on Mesazhi.com.

Shqiptari nga Shkupi, njëri nga recituesit më të mirë të Kur’anit në botë (Video)

Posted: 16 May 2017 01:32 PM PDT

Më poshtë ju sjellim disa sure të Kur’anit të recituara nga Mevlan Kurtishi.
Degjim të këndshëm 🙂



The post Shqiptari nga Shkupi, njëri nga recituesit më të mirë të Kur’anit në botë (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Motra duke ia mësuar Kur’anin vëllaut të saj, qesharake (Video)

Posted: 16 May 2017 01:12 PM PDT

Motra duke ia mësuar Kur’anin vëllaut të saj

The post Motra duke ia mësuar Kur’anin vëllaut të saj, qesharake (Video) appeared first on Mesazhi.com.

24 qytetet me pagat më të larta në botë

Posted: 16 May 2017 12:48 PM PDT

"Deutsche Bank" ka lëshuar javën e kaluar raportin vjetor të „Mapping the world's prices", të shpenzimeve për mallra dhe shërbime në qytetet më të mëdha dhe më të fuqishme në botë.

Në këtë shembull janë marrë të gjitha shpenzimet, nga një paketë me koston mesatare për të marrë me qera dy dhoma gjumi të një apartamenti, shkruan albinfo.ch.

24. Edinburg, Britani e Madhe, paga mesatare neto: 2.293 dollarë
23. Ottawa, Kanada – 2,446 dollarë
22. Amsterdam, Holandë – 2.493 dollarë
21. Toronto, Kanada – 2,560 dollarë
20. Paris, Francë – 2.583 dollarë
19. Dublin, Irlandë – 2.603 dollarë
18. Helsinki, Finlandë – 2,620 dollarë
17. Stockholm, Suedi – 2.622 dollarë
16. Frankfurt, Gjermani – 2.626 dollarë
15. Hong-Kong – 2,715 dollarë
14. Oukland, Zelanda e Re – 2.762 dollarë
13. Londra, Britani e Madhe – 2.776 dollarë
12. Tokio, Japonia – 2.897 dollarë
11. Veligton, Zelanda e Re – 2.941 dollarë
10. Copenhagen, Denimarka – 2.958 dollarë
9. Singapore – 3077 dollarë
8. Oslo, Norvegji – 3154 dollarë
7. Melburn, Australi – 3.344 dollarë
6. Sidnej, Australia – 3451 dollarë
5. Çikago, SHBA – 3.622 dollarë
4. New York, SHBA – 4304 dollarë
3. Boston, SHBA – 4,322 dollarë
2. San Francisco, SHBA – 4817 dollarë
1. Cyrih, Zvicra – 5876 dollarë

The post 24 qytetet me pagat më të larta në botë appeared first on Mesazhi.com.

LDK dhe AKR arrijnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor

Posted: 16 May 2017 12:31 PM PDT

Demokratike e Kosovës dhe Alenca Kosova e Re kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se marrëveshja është nënshkruar në rezidencën e liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli në Hajvali.

Arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar edhe LDK, e cila përmes një njoftimi, ka ftuar mediat që të përcjellin nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit LDK-AKR në Hajvali te Villa Pacolli në orën 21:15.

Përveç me AKR-në, LDK sot ka arritur marrëveshje të koalicionit parazgjedhor edhe me Alteranativën e Mimoza Kusarit.

Tashmë janë postuar edhe fotografitë e para dhe video nga nëshkrimi i marrëveshjes në rezidencën e Behgjet Pacollit, ku pas pak pritet zyrtarizimi i koalicionit.

The post LDK dhe AKR arrijnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor appeared first on Mesazhi.com.

Erdoğan: Jemi të vendosur të luftojmë kundër organizatave terroriste

Posted: 16 May 2017 12:09 PM PDT

WASHINGTON (AA) – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, deklaroi: “Paraqet një rëndësi të madhe vendosja e një solidariteti të përbashkët kundër të gjitha organizatave terroriste në rajonin tonë, kryesisht DEASH-it. Jemi të vendosur të luftojmë pa dallim kundër organizatave terroriste që kërcënojnë të ardhmen tonë të përbashkët”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti turk theksoi se është e papërshtatshme sipas mirëkuptimit global marrja në konsideratë e organizatës terroriste YPG/PYD.

“Në të ardhmen e rajonit tonë nuk ka vend për organizatat terroriste. Posaçërisht është e papërshtatshme sipas mirëkuptimit global që cilido shtet të marrë në kosnideratë organizatën terroriste YPG/PYD", ka theksuar Erdoğan.

The post Erdoğan: Jemi të vendosur të luftojmë kundër organizatave terroriste appeared first on Mesazhi.com.

Trump: Pres me padurim të bashkëpunoj me Erdoğanin për paqen në Lindjen e Mesme

Posted: 16 May 2017 12:07 PM PDT

“Dëshirojmë të forcojmë lidhjet tona ekonomike dhe tregtare me Turqinë. Këto janë fusha të cilat marrëdhëniet tona mund t’i rindërtojmë në mënyrë që të jenë në interesin e të dy vendeve”

WASHINGTON (AA) – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, në konferencën për media në Shtëpinë e Bardhë pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka thënë se pret me padurim të bashkëpunojë me homologun turk Erdoğan në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme dhe për të luftuar kundër rreziqeve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pres me padurim të bashkëpunoj me presidentin Erdoğan në arritjen e paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme, në luftën kundër rreziqeve të përbashkëta dhe për një të ardhme dinjitoze për tërë njerëzimin”, ka thënë presidenti amerikan Trump.

Trump ka theksuar se SHBA do të ofrojë mbështetje për Turqinë në luftën kundër grupeve terroriste.

“Populli turk në vitet dhe kohët e fundit është përballur me sulme të tmerrshme terroriste. Ne ndaj të prekurve nga këto sulme shprehim ngushëllimet tona dhe për popullin turk ofrojmë mbështetjen tonë. Japim mbështetje për Turqinë në luftën kundër grupeve terroriste si PKK, DEASH dhe i ofrojmë siguri në çështjen për të mos lënë hapësirë sigurie ndaj grupeve terroriste”, ka deklaruar Trump.

Ndër të tjera Trump është shprehur se, “Dëshirojmë të forcojmë lidhjet tona ekonomike dhe tregtare me Turqinë. Këto janë fusha të cilat marrëdhëniet tona mund t’i rindërtojmë në mënyrë që të jenë në interesin e të dy vendeve”.

The post Trump: Pres me padurim të bashkëpunoj me Erdoğanin për paqen në Lindjen e Mesme appeared first on Mesazhi.com.

Draft-marrëveshja mes LDK-së dhe AKR-së

Posted: 16 May 2017 09:21 AM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur një draft-marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Nga burime të veta Klan Kosova ka arritur të mësojë se sipas këtij drafti kryeparlamentari dhe presidenti i shtetit – në afat kushtetues – do t'i takojnë partisë që drejtohet nga Behgjet Pacolli.

Tridhjetë vende në listë zgjedhore dhe ministritë që lidhen me ekonominë, që gjithmonë kanë qenë synim i AKR-së, po ashtu do t'i takojnë kësaj partie sipas draftit të dakordësuar, thonë të njëjtat burime.

Rrjedhimisht në këtë mënyrë, Lidhja Demokratike e Kosovës do të merrte postin e kryeministrit, për të cilin ka nominuar Avdullah Hotindhe një numër ministrish, ndërsa ka edhe një numër të vogël detajesh të marrëveshjes që nuk janë finalizuar.

Partia që drejtohet nga Isa Mustafa më herët ka arritur marrëveshje koalicioni parazgjedhor edhe me Alternativën për Kosovën – partinë e re të Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit dhe fraksionin e Partisë së Drejtësisë që udhëhiqet nga Sylejman Qerkezi.

The post Draft-marrëveshja mes LDK-së dhe AKR-së appeared first on Mesazhi.com.

Fuad Ramiqi dhe 4 Imamë të akuzuar për terrorizëm, deklarohen të pafajshëm

Posted: 16 May 2017 09:13 AM PDT

Fuad Ramiqi dhe katër imamët e akuzuar për vepra që lidhen me terrorizëm dhe thirrje për rezistencë u deklaruan të pafajshëm.

Lideri i Lëvizjes "LISBA" Fuad Ramiqi, por edhe imamët Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga e Mazllam Mazllami u deklaruan të pafajshëm në lidhje me akuzat për vepra terroriste dhe thirrje në rezistencë.

Përveç këtij deklarimi, në gjykatë imamët dhe Ramiqi kërkuan që të mos u caktohen seanca gjatë muajit të ramazanit, por vetëm pas Festës së Bajramit.

Kryetari i trupit gjykues Vesel Ismajli nuk e pranoi këtë kërkesë të të akuzuarve, pasi tha se sipas ligjit seanca e radhës duhet të mbahet 30 deri 40 ditë pas shqyrtimit fillestar.

Mazllam Mazllami i akuzuar se si imam në xhaminë "Jeni Mahalla" në Prizren gjatë predikimit të tij dhe në paraqitjet publike ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndaj grupit të komunitetit LGBT, i pranoi si fjalë të tij ato që shkruhen në dispozitiv të aktakuzës, por tha se nuk ka kryer vepër penale.

"Nuk e ndjej veten fare fajtor për atë punë, krejt ato fjalë janë krejt ato që i kam thënë, por nuk e ndjej vetën fajtor, atyre fjalëve ju rri mbrapa sepse prapë mendoj ashtu", deklaroi Mazllami.

Sipas aktakuzës, Bedri Robaj që nga viti 2012 e deri në gusht të vitit 2014 në Prishtinë në Xhaminë e improvizuar te "Termokosi" ku ka shërbyer si imam dhe gjatë predikimeve dhe ligjëratave private ka mbështetur "xhihadin-shehidllëkun në Siri".

"Xhamia" te "Termokosi" ka vepruar jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Idriz Bilibani që nga viti 2012 e deri në kohën e arrestimit në Prizren dhe në vende të tjera në Kosovë, si hoxhë gjatë mbajtjes së ligjëratave fetare në Xhami-OJQ-në "El Bejan" dhe paraqitjet tjera publike të incizuara në video ka përcjellë mesazhe shtytëse që persona të pacaktuar t'i bashkohen organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri.

Enes Goga në pozitën e hoxhës në Pejë në një ligjëratë fetare para besimtarëve në Pejë, përmes "Audionur" me datën 10 mars 2014 të publikuar në YouTube, në të cilën kanë qasje një numër i pacaktuar i personave, publikisht ka nxitur urrejtje ndaj grupeve fetare të besimtarëve të krishterë.

Fuad Ramiqi akuzohet se prej fillimit të muajit shtator në paraqitjet e tij publike në mjetet e informimit në televizione, gazeta dhe rrjete sociale ka bërë thirrje për rezistencë ndaj organeve të drejtësisë.

Sipas prokurorisë, me anë të këtyre veprimeve të akuzuarit Bedri Robaj dhe Idriz Bilibani kanë kryer veprën penale shtytje për kryerjen e veprave terroriste, kurse të akuzuarit tjerë Ernest Goga e Mazllam Mazllami akuzohen se kanë kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Seanca e ardhshme e këtij gjykimi do të zhvillohet gjatë qershorit.

Imamët dhe Ramiqi u arrestuan në një aksion kundër terrorizmit në shtator të vitit 2014.

The post Fuad Ramiqi dhe 4 Imamë të akuzuar për terrorizëm, deklarohen të pafajshëm appeared first on Mesazhi.com.

LIVE – Tribuna me temë “Familja oazë e mirëkuptimit dhe dashurisë (Video)

Posted: 16 May 2017 08:36 AM PDT

Ne kuader te 15 majit, dites boterore e familjes, ju sjellim drejtperdrejt trajnimin e njeditor nga trajuesi Dr. Xhasim Mutava.
– Shikim te kendshem

The post LIVE – Tribuna me temë “Familja oazë e mirëkuptimit dhe dashurisë (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts: