Mesazhi.com: “Pakistani godet Afganistanin, 50 ushtarë afganë të vrarë” plus 9 more |
- Pakistani godet Afganistanin, 50 ushtarë afganë të vrarë
- Emmanuel Macron, presidenti i ri i Francës
- VV publikon pamjet e atyre që thonë se përcollën Molliqajn dhe e sulmuan Kabashin (Video)
- Falë bamirësve familja Beluli bëhet me ujë të pijes (Video)
- Asambleja e qytetarëve në Kantonin zviceran voton kundër ndalimit të burka-s
- Turqi, zhvillohet rrip sigurimi për pasagjerët e autobusëve që qëndrojnë në këmbë
- Lideri i ri i Hamasit do të jetojë në Gaza
- SHBA tregon detyrat që duhet të kryhen para zgjedhjeve
- Sa është e rëndësishme feja te të rinjtë? (VIDEO)
- Ky është personi që vrau Ermal Kamberajn në Mitrovicë. Policia po e ndjek (Foto)
| Pakistani godet Afganistanin, 50 ushtarë afganë të vrarë Posted: 07 May 2017 11:43 AM PDT Si pasojë e një sulmi të ushtrisë së Pakistanit të paktën 5 pika kontrolli të forcave afgane të sigurisë janë shkatërruar dhe të paktën 50 efektivë kanë mbetur të vrarë, raporton Anadolu Agency (AA). Njoftimi është bërë zyrtar nga gjenerali në ushtrinë e Pakistanit, Nadim Ahmed. Në një deklaratë për mediat në pikën kufitare Çaman, ai ka thënë se janë shkatërruar 5 pika kontrolli të forcave afgane të sigurisë. Duke vënë në dukje se në këtë operacion janë vrarë të paktën 50 efektivë të sigurisë afgane, Ahmed në vijim ka thënë se 2 ushtarë pakistanezë kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur. The post Pakistani godet Afganistanin, 50 ushtarë afganë të vrarë appeared first on Mesazhi.com. |
| Emmanuel Macron, presidenti i ri i Francës Posted: 07 May 2017 11:07 AM PDT Emmanuel Macron e ka mposhtur Marine Le Pen në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Francë, që është mbajtur sot, transmeton Klan Kosova. Macron fiton zgjedhjet presidenciale të vitit 2017 me 65.1% të votave, sipas rezultateve të hershme të lëshuara nga Ministria e Brendshme. Exit-poll'et e realizuara nga Ipsos, Ifop dhe BVA kanë parashikuar fitore bindëse të centristit të pavarur Emmanuel Macron ndaj udhëheqëses së Fronit Kombëtar, ekstremistes djathtiste Marine Le Pen. The post Emmanuel Macron, presidenti i ri i Francës appeared first on Mesazhi.com. |
| VV publikon pamjet e atyre që thonë se përcollën Molliqajn dhe e sulmuan Kabashin (Video) Posted: 07 May 2017 08:37 AM PDT Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video me një muzikë dramatike e të ilustruar me tekst, që për ta është dëshmi e kërcënimeve që po i bëhen aktivistëve të këtij subjekti. "Video që tregon kërcënimet e vazhdueshme me jetë ndaj Sekretarit Organizativ, Dardan Molliqaj, si dhe lëvizjet dhe përcjelljet nga personat që e sulmuan atë dhe aktivistin Agron Kabashi, më 22 mars 2017. Dardan Molliqaj mbrëmë u kërcënua seriozisht nga profili i njëjtë që ishte kërcënuar para sulmit ndaj tij, kurse para disa ditësh ishte kërcënuar me jetë edhe nga vëllau i Drejtorit të Operacioneve të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt", thuhet në profilin e tyre në Facebook. The post VV publikon pamjet e atyre që thonë se përcollën Molliqajn dhe e sulmuan Kabashin (Video) appeared first on Mesazhi.com. |
| Falë bamirësve familja Beluli bëhet me ujë të pijes (Video) Posted: 07 May 2017 08:32 AM PDT Familja 5 anëtarësh e Mustafë Belulit nga fshati Bilinic të Gjilanit tani e tutje nuk do të ketë më problemin e ujit të pijes. Kjo falë bamirësve të cilët mblodhën mjetet e duhura për të hapur një pus nga i cili do të furnizohen me ujë. Halil Kastrati, drejtor i shoqatës bamirëse "Jetimat e Ballkanit" tregon për Ekonomia Online se menjëherë pas paraqitjes së këtij rasti janë mbledhur rreth 3 mijë euro dhe kështu u hap pusi në thellësi 105 metra. "Ne këtë familje e kemi ndihmuar me gjëra ushqimore dhe higjienike. Por zonja e shtëpisë, na luti që të bëjmë përpjekje për hapjen e këtij pusi, pasi që ishte lodhur duke bartë ujë me kova nga lartësia. Unë dua të falënderoj të gjithë donatorët që iu përgjigjen ftesës sonë dhe sot jemi të lumtur që kjo familje nuk do ta ketë më problemin e furnizimit me ujë të pijshëm", ka thënë Kastrati. Zonja e shtëpisë u shpreh e lumtur dhe falënderuese ndaj të gjithë atyre që kontribuuan për t'ia lehtësuar jetën edhe ashtu të rënduar nga skamja dhe pleqëria. The post Falë bamirësve familja Beluli bëhet me ujë të pijes (Video) appeared first on Mesazhi.com. |
| Asambleja e qytetarëve në Kantonin zviceran voton kundër ndalimit të burka-s Posted: 07 May 2017 03:58 AM PDT sambleja e qytetarëve* ose Bashkësia e vendit (Landsgemeinde) e Kantonit Glarus ka vendosur me shumicë të madhe votash kundër ndalimit të bartjes së burka-s, mbulesës së plotë të grave myslimane. Raporti në këtë votim ishte në përpjesëtimin 2 me 1 kundër ndalimit, shkruan srf.ch. Një qytetar i këtij kantoni, Ronald Hämmerli nga SVP e kishte bërë iniciativën për ndalim të mbulesës së grave për arsye sigurie, transmeton albinfo.ch. Ai këtë e ka ilustruar edhe me mbulimin (maskimin) e tifozëve në ndeshjet e futbollit dhe hokejit, të cilët pastaj ushtrojnë dhunë. Veç kësaj, ai e ka arsyetuar nismën e tij me kundërshtimin ndaj shtypjes së gruas. Por, kundërshtarët kanë menduar ndryshe. Sipas tyre rregullat mbi veshjet nuk bëjnë pjesë në kushtetutë dhe liria në këtë drejtim nuk guxon të kufizohet. Kryetari i Kantonit, Rolf Widmer ka theksuar se nevoja e veprimit sa i përket burka-s në këtë kanton është minore dhe për këtë arsye qeveria ashtu si dhe parlamenti i Kantonit e hedhin poshtë ndalimin në fjalë për momentin aktual. Deri tash në Zvicër vetëm kantoni Ticino e ka ndaluar burka-n ndërsa janë duke u zhvilluar aktivitete edhe për ndalimin në nivel nacional. * Asambleja e qytetarëve është shprehje e demokracisë së drejtpërdrejtë, një "institucion" burimor zviceran që shërben si tubim i të gjithë qytetarëve me të drejtë vote për të vendosur për një çështje. Si relikt i të kaluarës ai vazhdon të praktikohet në disa komuna dhe kantone kryesisht rurale të Zvicrës. Sigurisht, për shkaqe të kuptueshme, teknike etj. në një asamble të tillë nuk mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët, por llogaritet shumica e atyre që janë të pranishëm. ________________________________________________________________________
The post Asambleja e qytetarëve në Kantonin zviceran voton kundër ndalimit të burka-s appeared first on Mesazhi.com. |
| Turqi, zhvillohet rrip sigurimi për pasagjerët e autobusëve që qëndrojnë në këmbë Posted: 07 May 2017 03:54 AM PDT tudentet Esma Nur Gökalp, Esra Taşdemir ve Necla Şimşek në katedrën e Fizioterapisë dhe Rehabilitimit pranë Universitetit Dumlupınar në Kütahya të Turqisë kanë realizuar projektin për rripa të sigurisë për udhëtim të sigurtë dhe komod për pasagjerit që mbesin në këmbë në udhëtimin me transportin publik, raporton Anadolu Agency (AA). Studentja Gökalp për gazetarët tha se projekti në fjalë do të lehtësojë udhëtimin për njerëzit që ngelen të detyruar të udhëtojnë në këmbë për një kohë të gjatë në automjetet e transportit publik. Gökalp njoftoi se punimi i tyre ka kaluar fazën e parë në garën e organizuar nga Ministria e Rinisë dhe Sportit e Turqisë, duke shtuar se “Nëse projekti fiton vlerësim dhe mbështetje, atëherë do të nisim punime për zbatimin e tij në qytetin tonë dhe në tërë Turqinë.” Ndërkaq, shefi i katedrës, Doc. Dr. Ferruh Taşpınar, njoftoi se janë duke vazhduar punimet për rritjen e zbatueshmërisë së projektit brenda dhe jashtë Turqisë. Nga ana tjetër, projekti pilot është testuar në atobusët privatë, ku qytetarët janë shprehur se kanë ngelur të kënaqur nga kjo praktikë. The post Turqi, zhvillohet rrip sigurimi për pasagjerët e autobusëve që qëndrojnë në këmbë appeared first on Mesazhi.com. |
| Lideri i ri i Hamasit do të jetojë në Gaza Posted: 07 May 2017 03:50 AM PDT Lideri i sapozgjedhur i lëvizjes palestineze të rezistencës Hamas, Ismail Henijje do të qëndrojë me zyrë në Rripin e Gazës, e cila është tashmë më shumë se një dekadë nën bllokadë të plotë izraelite, raporton Anadolu Agency (AA). “Henijje do të qëndrojë në Gaza nga e cila do të largohet vetën nese e imponon situata. Sigurisht, si ushtrues i funksionit të ri do të ketë vizita zyrtare jashtë Rripit të Gazës”, ka thënë për AA zëdhënësi i Hamasit Hazem Qasim. Ish-kryeministri palestinez Henijje dje u zgjodh për kryetar të Byrosë Politike të Hamasit, ndërsa në këtë detyrë ka trashëguar, Khaled Meshaal i cili ka mbajtur postin e kreut të Hamasit që nga viti 1996. Zgjedhja e udhëheqësit të ri të Hamasit është mbajtur me video konferencë në Gaza dhe në Doha, ku Meshaal ka jetuar në ekzil që nga viti 2012, kur pas 11 vitesh u detyrua të largohet nga Damasku për shkak të luftës në Siri. The post Lideri i ri i Hamasit do të jetojë në Gaza appeared first on Mesazhi.com. |
| SHBA tregon detyrat që duhet të kryhen para zgjedhjeve Posted: 07 May 2017 03:46 AM PDT Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë përmend një varg detyrimesh të koalicionit qeverisës, që duhet të përmbyllen, si përgjigje ndaj zërave që mund të ketë së shpejti zgjedhje të parakohshme në Kosovë. Zëdhënësja e ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, J. Michelle Schohn, beson se krerët e institucioneve të Kosovës do t'i kryejnë detyrat që kanë para vetes. "Udhëheqësit e Kosovës duhet të përqëndrohen në arritjen e qëllimeve kryesore, siç janë: përmirësimi i sundimit të ligjit, lehtësimi i investimeve vendore dhe të huaja, ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit, miratimi i Ligjit për Liritë Fetare, dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut, duke përfshirë këtu edhe fillimin e procesit për Asociacionin e Komunave Serbe," është shprehur ajo, për arbresh.info. Sipas saj, këto çështje "duhet të adresohen nga ky Kuvend dhe nga kjo Qeveri pa vonesë shtesë." Të hënën, Qeveria e Kosovës ka paraparë të procedojë në Kuvendin e Kosovës për ratifikim Marrëveshjen që përcakton vijën kufitare me Malin e Zi. Derisa ekzistojnë kundërshtime edhe nga deputetë të koalicionit, ata të opozitës kanë paralajmëruar veprime të ndryshme për ta parandaluar ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. The post SHBA tregon detyrat që duhet të kryhen para zgjedhjeve appeared first on Mesazhi.com. |
| Sa është e rëndësishme feja te të rinjtë? (VIDEO) Posted: 07 May 2017 03:27 AM PDT Një numër i të rinjve në Kosovë e vlerësojnë fenë si të rëndësishme në jetën e tyre dhe e pranojnë përkatësinë e tyre fetare. Feja, thonë të rinjtë, ka një rol në shoqërinë e Kosovës, e cila vlerësohet të jetë me mbi 90 për qind të përkatësisë fetare islame.
The post Sa është e rëndësishme feja te të rinjtë? (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com. |
| Ky është personi që vrau Ermal Kamberajn në Mitrovicë. Policia po e ndjek (Foto) Posted: 07 May 2017 12:13 AM PDT Policia e Kosovës ka identifikuar dhe tashmë ka shpërndarë tek të gjithë personeli i saj personin që ajo e konsideron të dyshuar për vrasjen e Ermal Kamberaj në një kafiteri të Mitrovicës të premten mbrëma. Gazeta Blic ka siguruar nga burimet e saj në Policinë e Kosovës, të dhënat për personin që po e përndjekë policia. Fotografia më poshtë shpjegon të gjitha. Ermal Kamberaj është vrarë mbrëmë në vendin e tij të punës në një kafiteri të Mitrovicës. Vrasja e tij ka shokuar qytetarët e Mitrovicës dhe më gjërë. I ndjeri është varrosur sot dhe në ceremoninë e varrimit të tij kanë marrë pjesë mijëra qytetarë .Në shenjë mospajtimi me vrasjen e mbrëmshme qytetarë të Mitrovicës të prirë nga shoqëria civile nesër kanë ftuar një marsh protestues. The post Ky është personi që vrau Ermal Kamberajn në Mitrovicë. Policia po e ndjek (Foto) appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






