Mesazhi.com: “Në Ankara u themelua Këshilli i Lartë për fetva” plus 9 more

Mesazhi.com: “Në Ankara u themelua Këshilli i Lartë për fetva” plus 9 more


Në Ankara u themelua Këshilli i Lartë për fetva

Posted: 14 May 2017 03:17 PM PDT

Në samitin e 9-të të Këshillit të lartë  islamik të Evroazisë mbajt në Stamboll tetorin e kaluar morrën pjesë Myftitë e shteteve antare të këtij Këshilli. U vendos unanimisht të themelohet edhe Këshilli i lartë  për fetva, dhe pas pregatitjeve të  duhura me 10 maj në përkujdesjen dhe kryesimin e Kryetarit të Dijanetit të Turqisë Prof.Dr.Mehmet Gormez dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shteteve antare u mbajt mbledhja konstituive dhe u themelua  Këshilli i lartë për Fetva dhe për kryetar zgjodhi prof.dr. Ahmed Yaman.
Në Këshillin e Lartë të Fetvasë është e përfaqesuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës përmes Vedat ef. Sahitit -Këshilltar i  Myftiut  të Kosovës.
Keshilli i lartë i fetvave do të angazhohet të  jep fetva kryesisht për cështje të interesit të përbashkët të muslimanëve që jetojnë në shtetet antare të EvroAzisë e në vecanti  për cështjet që kanë të bëjnë me  kalendarin-takvimin dhe me kohët e namazeve me qëllim të unifikimit  të besimtarëve ,  si dhe luftimit të fetvave  të rrezikshme të cilat janë përhapur permes mediave  të papërgjegjshme  dhe përmes rrjeteve sociale. Në takimin e parë u miratua edhe rregullorja e punës në bazë të së cilës do punoj dhe funksionoj Këshilli i Fetvasë.


 

The post Në Ankara u themelua Këshilli i Lartë për fetva appeared first on Mesazhi.com.

Nuk do ta besoni për çfarë shërben kjo vrimë në iPhone-n tuaj

Posted: 14 May 2017 01:56 PM PDT

I prodhuar nga kompania lider dhe më e suksesshme në botë, Apple, iPhone është tashmë celulari më i shitur në botë.

Teknologjia e iPhone është shumë larg rivalëve të Apple dhe një veçori mahnitëse teknologjike është edhe vrima e vogël afër kamerës së iPhone, për të cilën ndoshta nuk e keni ditur se për çfarë shërben.

Sigurisht e keni vërejtur vrimën e vogël afër kamerës, prapa celularit iPhone. Ajo vrimë është në fakt një mikrofon dytësor.

Por ky mikrofon nuk shërben për regjistrimin e zërit, por për reduktimin e zhurmës.

Kur flisni me dikë në celular, mund të ketë zhurma në prapavijë – si automjete për shembull – të cilat e bëjnë komunikimin më të vështirë. Ky mikrofon është për të filtruar këto zhurma jashtë thirrjes, duke përdorur sistemin e avancuar të zërit në iPhone 5 dhe modelet pas tij. Dhe kjo vrimë e vogël ju jep një eksperiencë të pastër thirrjeje.

The post Nuk do ta besoni për çfarë shërben kjo vrimë në iPhone-n tuaj appeared first on Mesazhi.com.

Super Ronaldo, shënon golin e 400-të (Video)

Posted: 14 May 2017 01:51 PM PDT

Real Madridi ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme ndaj Sevillas në "Santiago Bernabeu", pikë këto që i afrojnë edhe më shumë te titulli i kampionit të Spanjës.

"Los Blaqncos" fituan 4:1 në një ndeshje spektakolare me raste dhe gola në "Santiago Bernabeu"

Golat për Real Madridin i shënuan Nacho (10'), Cristiano Ronaldo (23' e 78') si dhe Toni Kroos (84'), derisa për Sevillan shënoi Stevan Jovetic (49').

Pas kësaj fitore Reali ka shkuar në kuotën e 87 pikëve, aq sa ka edhe Barcelona që e mposhti Las Palmasin, por "Los Blancos" kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

The post Super Ronaldo, shënon golin e 400-të (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Kryetari i klubit llapjan ia ndalon Kadri Veselit hyrjen në zhveshtoren e ekipit (Video)

Posted: 14 May 2017 01:15 PM PDT

Tashmë fushata parazgjedhore ka nisur dhe politika ka nisur ta prekë edhe sportin, sidomos sportin më të popullarizuar në vend – futbollin.

I veshur me fanellën e ekipit nga vendlindja e tij Mitrovica, "Trepça 89", kryetari i PDK-së Kadri Veseli ia kishte mërsyer zhveshtoreve të ekipeve. Në hyrje të pjesës së brendshme të stadiumit, Veseli takon kryetarin e klubit kundërshtar Nexhat Dumnica, "Llapi" që humbi nga kampioni i Kosovës, 8 me 1.

Por kjo nuk ka qenë arsyeja pse Veseli nuk është lejuar të vizitojë ekipin llapjan në zhveshtore.

Arsyeja është prishja e koalicionit qeverisës me LDK-në.

Në videon që është dërguar nga vet klubi, shihet kryetari i klubit, Nexhat Dumnica, i cili është anëtar i këshillit të përgjithshëm të LDK-së dhe kandidat për deputet, i cili nuk e lë Veselin të depërtojë për në zhveshtoren e Llapit.

Kryeparlamentari dhe njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas ndeshjes ndërmjet Trepçës '89 dhe Llapit ka dashur të futej në zhveshtore për t'i përshëndetur të dyja ekipet, por Llapi, që njihet si bastion i LDK-së, ia ka qitur "STOP"in" atij, edhe pse ishte në shtëpinë e tij, në Mitrovicë, e llapjanët ishin në cilësinë e mysafirit.

The post Kryetari i klubit llapjan ia ndalon Kadri Veselit hyrjen në zhveshtoren e ekipit (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi premtoi “Luginën e Silikonit”, Veseli premton Zvicrën, të dy Kosovën e bënë vrimë të zezë të Evropës

Posted: 14 May 2017 01:03 PM PDT

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka reaguar pas premtimit të kreut të PDK-së, Kadri Veseli, se me qeverisjen e tij Kosova do të bëhet “Zvicra e Ballkanit”.
Sejdiu me këtë rast ka rikujtuar edhe një premtimin e paraardhësit të Veselit, Hashim Thaçit, i cili në vitin 2007 pati deklaruar për një gazetë gjermane.

"Njëri në vitin 2007 tha Kosova do të jetë si Sillicon Valley, tjetri në vitin 2017 po thotë që Kosova do të jetë Zvicra e Ballkanit. Në fakt që të dy bashkë për këto 10 vite e bënë Kosovën vrimë të zezë të Evropës", ka shkruan Sejdiu në Facebook.

The post Thaçi premtoi "Luginën e Silikonit", Veseli premton Zvicrën, të dy Kosovën e bënë vrimë të zezë të Evropës appeared first on Mesazhi.com.

Reali e bënë edhe një hap drejt titullit

Posted: 14 May 2017 12:53 PM PDT

Real Madridi i është afruar më shumë titullit të kampionit, pasi e mposhti 4:1 Sevillan

Real Madridi ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme ndaj Sevillas në "Santiago Bernabeu", pikë këto që i afrojnë edhe më shumë te titulli i kampionit të Spanjës.

"Los Blaqncos" fituan 4:1 në një ndeshje spektakolare me raste dhe gola në "Santiago Bernabeu"

Golat për Real Madridin i shënuan Nacho (10'), Cristiano Ronaldo (23' e 78') si dhe Toni Kroos (84'), derisa për Sevillan shënoi Stevan Jovetic (49').

Pas kësaj fitore Reali ka shkuar në kuotën e 87 pikëve, aq sa ka edhe Barcelona që e mposhti Las Palmasin, por "Los Blancos" kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

The post Reali e bënë edhe një hap drejt titullit appeared first on Mesazhi.com.

Barca fiton, shpreson në gabimin e Realit

Posted: 14 May 2017 12:52 PM PDT

Barcelona e ka mposhtur 4:1 si mysafirë Las Palmasin

Barcelona nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga titulli, të cilët në xhiron e 37 e mposhtën 4:1 në udhëtim Las Palmasin.

Golat për Barcelonën i shënuan het-trik nga Neymar (25', 67' e 71') si dhe Luis Suarez (27'), derisa për Las Palmas ka shënuar Pedro Bigas (63').

Pas kësaj fitore, Barcelona ka shkuar në kuotën e 87 pikëve dhe mban kreun në La Liga.

The post Barca fiton, shpreson në gabimin e Realit appeared first on Mesazhi.com.

Raba, gruaja nga Gaza që sfidon bllokadën izraelite me “lodrat artizanale” (Foto)

Posted: 14 May 2017 12:50 PM PDT

Raba Ebu Hattab, përmes lodrave “artizanale” që prodhon, sfidon bllokadën izraelite

GAZA (AA) – NUR EBU IYŞE

Raba Ebu Hattab nga Gaza, përmes lodrave “artizanale” që prodhon vet me vite të tëra, sfidon bllokadën izraelite dhe në të njëjtën kohë siguron jetesën për familjen e saj.

Ebu Hattab, nëpunëse në Ministrinë e Bujqësisë në Gaza, duke folur për Anadolu Agency (AA), tha se teksa vazhdon studimet e doktoratës, në kohën e lirë prodhon lodra të cilat të cilat i bën duke thurur fije leshi.

Palestinezja Ebu Hattab tregon se këtë punë në fillim e ka bërë si hobi, ndërsa me rënien e numrit të prodhimeve dhe lodrave në dyqanet në Gaza si pasojë e bllokadës izraelite, ajo është shqetësuar dhe për këtë arsye ka vendosur që këtë punë ta avancojë.

Duke theksuar se prodhon lodra cilësore për fëmijët duke përdorur mjete të thjeshta, arritjen në këtë punë ajo e ndërlidh me kënaqësinë e klientëve.

Fotoreporter: Mustafa Hassona/AA

Ebu Hattab flet edhe për gëzimin e fëmijëve, duke theksuar se ndihet e gëzuar që është pjesë e tyre. Ajo tregon se një kohë ka bërë edhe karikatura.

Palestinezja e cila ka shndërruar në lodra karikaturat që dikur kishte vizatuar, shprehet se “Puna e lodrave të thurura kërkon sy artistik të cilët mund të imagjinojnë personazhe të reja të vizatuara që tërheqin vëmendjen e fëmijëve dhe që u japin ngjyrim atyre”.

“Fakti që nuk kam nevojë për energji elektrike ma lehtëson punën”

Ebu Hattab rrëfen se ngjyrat e fijeve me të cilat do të bëjë lodrat i zgjedh sipas grupmoshës së fëmijëve, duke shtuar se më së shumti parapëlqen ngjyrat e hapura, të gjalla dhe tërheqëse.

Për përfundimin e lodrave nevojiten tri deri në katër ditë, kurse, siç thotë ajo, fëmijët kanë interesim të madh në lodrat e saj, teksa edhe çmimi i lodrave është mjaft i përshtatshëm.

Ndërkaq, duke vënë theksin mbi problemet me energjinë elektrike si pasojë e bllokadës që Izraeli prej vitesh zbaton në Gaza, Ebu Hattab tha se “Nuk kam nevojë për energji elektrike dhe kjo gjë ma lehtëson punën”.

Ebu Hattab, e cila lodrat shumëngjyrëshe po ashtu i prezanton për shitje në llogarinë e saj në median sociale, tregon se ka marrë porosi të veçanta nga Gaza, por edhe nga shtete si Jordania dhe SHBA-të.Ëndrra e saj, siç thotë, është që në të ardhmen të hap një punishte për të zhvilluar punën e lodrave të thurura dhe në këtë mënyrë t’u ofrojë mundësi pune grave të Gazës.

The post Raba, gruaja nga Gaza që sfidon bllokadën izraelite me “lodrat artizanale” (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Ankara, hapet shtëpia ku brenda gjithçka është e përmbysur (Foto)

Posted: 14 May 2017 12:44 PM PDT

"Vizitorët nuk mund të fshehin befasinë e tyre kur shohin se orenditë shtëpiake, në fakt gjenden të vendosura në tavan", tha Gultekin.

ANKARA (AA) – Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, është hapur shtëpia e parë "e përmbysur", raporton Anadolu Agency (AA).

Arkitekti, Mete Gultekin tha për AA se ndërtimi i saj ka zgjatur për gjashtë muaj, dhe se gjithçka shtrihet në 120 metra katrorë. Ai tha më tej se bëhet fjalë për shtëpinë e parë të tillë në Ankara, ndërkohë që është e dyta në Turqi.

"Vizitorët nuk mund të fshehin befasinë e tyre kur shohin se orenditë shtëpiake, në fakt gjenden të vendosura në tavan", tha Gultekin, për të shtuar se disa nga aparatet e vendosura kanë brendinë boshe.

Në nënkulmin e shtëpisë gjendet edhe dalja për raste të emergjencës, ndërkohë që testet e kryera me sukses, konfirmojnë se vizitorët mund të ndjehen të sigurt brenda shtëpisë.

“Kemi bërë një hapësirë ku vizitorët do të mund të shikojnë brendinë duke u ndjerë të sigurt. Bëmë diçka të pazakontë në Ankara dhe shpresojmë që qytetarët të kalojnë çaste interesante", tha Gultekin. Ai shtoi më tej se brendia e shtëpisë është bërë në atë mënyrë që të lë përshtypjen se brenda saj jeton një familje.

Brenda saj ka dhomë për fëmijë, kuzhinë dhe hapësirat tjera të zakonta.

Gultekin thotë se në botë janë gjithsej edhe 13 shtëpi tjera "të përmbysura", të cilat janë të hapura për vizitorët. “Mendojmë se ky është një vend i bukur ku njerëzit mund të kalojnë një fundjavë. Presim që e njëjta të vizitohet kryesisht nga grupet e të rinjve dhe fëmijëve, të cilët shfaqin interes më të madh”, tha Gultekin.

Shtëpia është e hapur për vizitorët gjatë gjithë javës.

The post Ankara, hapet shtëpia ku brenda gjithçka është e përmbysur (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Vazhdojnë evakuimet nga rajonet e rrethuara të Damaskut

Posted: 14 May 2017 11:29 AM PDT

DAMASK/ANKARA (AA) – Autokolona në të cilën gjenden rreth 1500 civilë dhe opozitarë ushtarak të cilët ishin të detyruar të largohen nga lagjet Kabun dhe Tishrin, të kryeqytetit të Sirisë, Damask, vend i cili gjendet nën rrethimin e regjimit të Bashar Al-Asadit, është nisur drejt Idlibit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetarët e AA-së në Damas, në përputhje me marrëveshjen e arritur mes regjimit të Asadit dhe opozitarët ushtarak, autokolona prej 30 autobusëve të cilët janë larguar nga lagja Kabun e cila është nën kontrollin e opozitarëve, është nisur drejt Idlibit, vend nën kontrollin e opozitarëve në veriperëndim të vendit.

Në autokolonë përveç civilëve dhe opozitarëve të armatosur që jetojnë në Kabun gjenden edhe persona të ardhura nga lagja Tishrin.

Në autokolonën e cila është nisur drejt rajoneve periferike të Idlibit gjenden rreth 1500 persona. Pritet që edhe nga lagja Berze në lindje të Damaskut të përfundojë evakuimi.

Lagja Kabun e cila gjendet në lindje të Damaskut, rreth 3 muaj ishte e ekspozuar nga sulmet tokësore dhe ajrore të regjimit të Bashar Al-Asadit dhe grupeve të huaja terroriste të cilët e mbështetnin atë. Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale në rajon, disa opozitarë ushtarak dhe familje në Kabun, kishin arritur të ikin duke i përdorur tunelet e rrezikshme të hapura në rajon Guta Lindore.


The post Vazhdojnë evakuimet nga rajonet e rrethuara të Damaskut appeared first on Mesazhi.com.