Mesazhi.com: “Krijesa gjigante në plazhin e Indonezisë, askush nuk e di çfarë është (FOTO)” plus 9 more |
- Krijesa gjigante në plazhin e Indonezisë, askush nuk e di çfarë është (FOTO)
- Hakohen qendrat mjekësore në Britani, kolaps në spitale
- Mustafa: PDK donte të na bënte kurth me demarkacionin para mocionit
- Alternativa arrin marrëveshje me LDK-në, synohet koalicioni i gjerë edhe me AKR e VV
- KFOR-i gjerman në aksion, ndihmon 30 familje skamnore në Viti (Video)
- Gjermania në hall me ekstremistët e djathtë
- Presidenti Nishani shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
- Veseli nis fushatën në Has
- AKR nesër merr vendim për koalicion
- Lumezi kërkoi nga prokurorët angazhim më të madh në luftë kundër korrupsionit
| Krijesa gjigante në plazhin e Indonezisë, askush nuk e di çfarë është (FOTO) Posted: 12 May 2017 12:26 PM PDT Një krijesë e madhe dhe misterioze është parë e ngrodhur në një plazh në Indonezi – dhe deri tani askush nuk e di se çfarë është. Krijesa misterioze u gjet në plazhin Hulung nga banorët lokalë – të cilët fillimisht mendonin se ishte një varkë e bllokuar. Trupi i fryrë i krijesës besohet të ketë qenë i ngordhur për disa ditë, para se të dilte në sipërfaqe të plazhit. Banorët vendorët ndanë imazhet e tyre të shkrepura, ndërsa ishin të bindur se bëhej fjalë për një kallamar gjigant. Por ekspertët nga Menaxhimi i Burimeve Detare dhe Bregdetare të Indonezisë thanë se kafsha kishte më shumë gjasa të ishte një balenë – për shkak të zgjatjeve prej katër metrash në pjesën e përparme. Megjithatë, eskpertë të tjerë janë shfaqur skeptik për këto pretendime, duke theksuar se ende nuk dihet për çfarë gjallese bëhej fjalë. /MESAZHI/ The post Krijesa gjigante në plazhin e Indonezisë, askush nuk e di çfarë është (FOTO) appeared first on Mesazhi.com. |
| Hakohen qendrat mjekësore në Britani, kolaps në spitale Posted: 12 May 2017 11:56 AM PDT Shërbimi Kombëtar i Shëndetit britanik thotë se 16 autoritete rajonale të shëndetit janë goditur nga një sulm masiv kibernetik ga persona të panjohur, por që kërkojnë para. Sulmi ndikoi në sistemet kompjuterike duke anuluar operacionet e mjekëve. Sidoqoftë, duket se sulmi ishte i përgjithshëm dhe nuk synonte në veçanti shërbimet shëndetësore. Disa kompani kanë ndërmarrë masa parandaluese kundër hakimeve në sistemet e tyre sipas variantit të virusit WannaCry, i cili enkripton të dhënat vitale duke i bërë ato të paqëndrueshme. Stafit punues në kompani si Gas Natural dhe Vodaphone iu kërkua të fikin makinat dhe të ndalin aksesin në internet. /MESAZHI/
The post Hakohen qendrat mjekësore në Britani, kolaps në spitale appeared first on Mesazhi.com. |
| Mustafa: PDK donte të na bënte kurth me demarkacionin para mocionit Posted: 12 May 2017 11:27 AM PDT Kryeministri në largim dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë sot se kjo parti i ka dhënë shkollë PDK-së për mënyrën e qeverisjes. "I kemi dhënë shkollë PDK-së dhe të tjerëve se si bëhet buxheti, si menaxhohet paraja publike. Ne ju kemi dhënë shkollë atyre (PDK-së) se si luftohet korrupsioni dhe si kryhet mandati pa asnjë anëtar të korruptuar", ka thënë Mustafa. Ai duke komentuar deklarimet e disave brenda partisë së Kadri Veselit se PDK-ja është akademi për partitë tjera, ka thënë se "PDK-ja mund të jetë akademi e tradhtive dhe akademi e ndërskamcave". Mustafa thotë se PDK-së i kanë thënë se është mirë të merren vesh në vjeshtë për zgjedhje, kur janë ato lokale, që të mos bëhen shpenzime të dyfishta. "Kërkesa jonë ka qenë: tregoni se cili është qëndrimi juaj për mocionin; a do ta votoni mocionin a jo? Nëse doni ta votoni, pse të diskutojmë për Demarkacionin që vet e rrëzoni e ta merrni si shkas për mocionin. Ishte një kurth të cilin nuk e kemi pranuar", ka thënë ai. The post Mustafa: PDK donte të na bënte kurth me demarkacionin para mocionit appeared first on Mesazhi.com. |
| Alternativa arrin marrëveshje me LDK-në, synohet koalicioni i gjerë edhe me AKR e VV Posted: 12 May 2017 11:26 AM PDT Lidhja Demokratike e Kosovës ka lidhur marrëveshje parazgjedhore me Alternativën, konfirmon një anëtar i këtij subjekti të ri politik. "LDK dhe Alternativa do të shkojnë së bashku në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit", ka thënë burimi për Telegrafin. Burime të Telegrafit marrin vesh se Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës dhe Ilir Dedës, përveç bashkimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, po tenton që ta zgjerojë frontin edhe me Aleancën Kosova e Re (AKR). Sipas këtyre burimeve, në diskutim është edhe mundësia që Lëvizja Vetëvendosje (VV) të bëhet pjesë e këtij koalicioni të gjerë. ''Besojmë fuqishëm se ky koalicion do dilte fitues dhe do t'i merrte mbi 50 për qind të votave", ka shtuar ai. The post Alternativa arrin marrëveshje me LDK-në, synohet koalicioni i gjerë edhe me AKR e VV appeared first on Mesazhi.com. |
| KFOR-i gjerman në aksion, ndihmon 30 familje skamnore në Viti (Video) Posted: 12 May 2017 11:22 AM PDT KFOR-i përveç misionit të tij për ruajtjen e paqes dhe stabilitetin, vazhdon edhe misionin human duke ndihmuar familjet skamnore në rajone të ndryshme të Kosovës. Një aksion i tillë bamirës nga KFOR-i gjerman është ndërmarr sot në rajonin e Vitisë, ku u ndihmuan me gjëra ushqimore, higjienike dhe veshmbathje 30 familje që jetojnë në gjendje të rëndë sociale. Ky aksion i KFOR-it është bërë në bashkëpunim me shoqatën bamirëse "Jetimat e Ballkanit", e cila tash e disa ditë po realizon aksione në mbarë vendin për t'iu dalë në ndihmë familjeve nevojtare. Drejtori i kësaj shoqate, Halil Kastrati ka thënë për Ekonomia Online, se KFOR-i shpesh u bashkëngjitet aktiviteteve bamirëse, dhe në këtë rast ka qenë edhe donatorë kryesor. "Neve shpesh na bashkëngjiten në aktivitet bamirëse pjesëtarët e KFOR-it gjerman të cilët janë në Prizren. Ne i falënderojmë shumë për vullnetin dhe gatishmërinë e tyre që të na përkrahin në aktivitete të tilla", ka thënë Kastrati. Familjet që përfituan nga ky aksion janë përzgjedhur në bashkëpunim me organet kompetente komunale të Vitisë.
The post KFOR-i gjerman në aksion, ndihmon 30 familje skamnore në Viti (Video) appeared first on Mesazhi.com. |
| Gjermania në hall me ekstremistët e djathtë Posted: 12 May 2017 07:33 AM PDT Vazhdon ende debati për pretendimin se brenda ushtrisë gjermane ndodhet një strukturë e një organizate ekstremiste të krahut të djathtë, e cila ka planifikuar të kryejë atentate kundër politikanëve të nivelit të lartë dhe krimin t’a “hedhë mbi refugjatët”, raporton Anadolu Agency (AA). Pas arrestimit më 26 prill të togerit ekstremist të krahut të djathtë Franco A. me dyshimin se “ka planifikuar një sulm terrorist”, gjithashtu pas ndalimit dhe arrestimit të togerit Maximilian T. , të martën e kaluar, janë nxitur debatet mbi çështjen se në ushtrinë gjermane ka një organizim të ekstremit të djathtë. Kryeprokuroria federale gjermane e cila ndjek hetimin ka njoftuar se dyshojnë që Maximilian T. me Franco A dhe një student i ndaluar Mathias F. kanë planifikuar të kryejë “një krim të rëndë që kërcënon praninë e shtetit.” The post Gjermania në hall me ekstremistët e djathtë appeared first on Mesazhi.com. |
| Presidenti Nishani shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit Posted: 12 May 2017 06:52 AM PDT Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani me iniciativën e Kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri u shpall "Qytetar Nderi" nga Kuvendi Komunal i Gjilanit, raporton Anadolu Agency (AA). Lutfi Haziri e shpalli "Qytetar Nderi" Presidentin Nishani për kontributin e dhënë për njohjen e shtetit të Kosovës ndërkombëtarisht dhe për kontributin e tij dhënë Kosovës lindore. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri u shpreh se ndihet i nderuar që jeton në këtë kohë ku së bashku me qytetarët e Gjilanit presin për herë të parë një President siç është Nishani. Haziri iu drejtua Presidentit Nishani duke theksuar se: "Ju e nderoni veptimtarinë dhe punën e madhe që këta njerëz e realizojnë në vendin e tyre". Ai tha se Gjilani po aq sa është paqësor në kushte të paqes është edhe kryengritës dhe rezistues në kushte të nevojave të kombit. Haziri po ashtu tha se “Nishani me vizitën e tij në Gjilan i dha respektin qytetit dhe kombit duke i nderuar familjet e kryengritësve në përvjetorin e heroit të shqiptarëve Idriz Seferi”. "Ne të gjallëve sot përveç mësimit që na lanë se si luftohet padrejtësia natyrisht na lanë amanet këtë vend që të bashkohemi deri në ditën dhe pikën e fundit. Në mënyrë që të jetojmë të barabatë dhe të integruar në kontinentin më të vjetër dhe më të civilizuar të botës së sotme", tha Haziri. Presidenti Nishani pas pranimit të çmimit “Qytetar Nderi” i Gjilanit falënderoi Komunën dhe qytetarët e Gjilanit duke theksuar se ndihet tejet i nderuar për këtë çmim. Ai theksoi se ndihet dyfish i nderuar nga një komunitet i tillë që sipas tij e di shumë mirë se si i merr vendimet edhe për çfarë i merr. "Unë dua sot ta shpreh dhe ta them me shumë sinqeritet që ky nder, respekt edhe ky vlerësim që përfaqësuesit e nderuar të qytetarëve të Gjilanit më adresojnë mua si president i Republikës së Shqipërisë dhe kryetar i shtetit shqiptar por edhe si person më bënë që ta mendojë thellë dhe ta pyes veten a e meritoj plotësisht a jo këtë vlerë dhe respekt dinjitar? Nuk di ta them me shumë sinqeritet", tha Nishani. Ndërkohë Nishani theksoi se Kosova mund të jetë shembull për Shqipërinë në aspektin se si duhet të punohet për popullin e në të njëjtën kohë edhe për identitetin politik personal. Ai vuri në dukje përpjekjet shekullore në trevat e Kosovës për forcimin e identitetit dhe kulturës kombëtare. "Në përpjekjet për ekzistencë dhe rezistencë dhe ruajtje të identitetit kombëtar shqiptar duke u nisur me gjuhën, kulturën dhe të gjitha elementet e tjera përbërëse të identitetit kombëtar të një kombi. Edhe ne shqiptarët duhet t’ia dijmë për mirënjohje të përpjekjeve të nisura në këto treva. Sakrificat e mëdha të bëra nga burrat dhe gratë e familjeve të mëdha të këtyre trevave", deklaroi Nishani. The post Presidenti Nishani shpallet "Qytetar Nderi" i Gjilanit appeared first on Mesazhi.com. |
| Posted: 12 May 2017 06:47 AM PDT Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në përurimin e shkollës së re fillore në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit, që mban emrin e dëshmorit Zenun Çoçaj. Nxënësit the personeli arsimor e kanë falënderuar Kryetarin Veseli për kujdesin e treguar për zonën e Hasit që nga lufta çlirimtare e deri më tash. "Nuk ka më mirë sesa të investosh në Has, pasi hasjanët janë më mirënjohësit. Hasi ka qenë shtëpia e parë UÇK-së. Është e domosdoshme të investosh në dije, pasi nuk mund të kesh një shtet të zhvilluar ekonomikisht pa dije", tha Veseli. Ai premtoi se brenda gjashtë muajve në Has do të ndërtohet edhe një qendër sportive, e cila, sipas tij, është shumë e nevojshme për të rinjtë e Hasit. The post Veseli nis fushatën në Has appeared first on Mesazhi.com. |
| AKR nesër merr vendim për koalicion Posted: 12 May 2017 06:43 AM PDT Caktimi i datës 11 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend, ka bërë që partitë politike tashmë të përgatiten për fushatën parazgjedhore. Me këtë rast kanë nisur të përfolën edhe koalicionet e mundshme në mes të subjekteve politike. Së fundmi është përfolur për një koalicion të mundshëm në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re. Madje është thënë se kjo e fundit sot do të mbajë takim me strukturat e partisë ku do të vendoset se me cilin nga subjektet politike do të hy në koalicion. Mirëpo, i kontaktuar nga Telegrafi nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu ka bërë të ditur se takimi nuk do të ndodh sot por gjatë ditës së nesërme. "Ne jemi vazhdimisht në takime me strukturat e ngushta të partisë, mirëpo zyrtarisht do të takohemi nesër dhe në ndërkohë jemi duke i shqyrtua dhe duke i vlerësuar të gjitha mundësit për bashkëpunim të mundshëm gjithmonë duke pasur parasysh çka është në interesin më të mirë të vendit dhe atë që e bënë ndryshimin e madh që i duhet Kosovës për të ardhmen", ka thënë Sejdiu. I pyetur se me cilën nga subjektet politike AKR ka përafrime të mëdha që do ta shtynin të lidhte koalicion me të, Sejdiu u shpreh se ende nuk ka asgjë konkrete lidhur me këtë gjë. "Nuk kemi diçka konkrete apo zyrtare, ne jemi në bisedime me të gjithë dhe po i vlerësojmë të gjitha ofertat sa i përket bashkëpunimit programor dhe përafrimin më të madh do ta kemi me atë që i garanton zbatimin e programit ekonomik veçanërisht të AKR-së për të ardhmen", tha Sejdiu. Ai theksoi se deri nesër eventualisht nga fundi i vikendit do të bëhet e qartë se a do të ketë AKR-ja koalicion parazgjedhor apo pas-zgjedhor me ndonjërën nga subjektet politike. The post AKR nesër merr vendim për koalicion appeared first on Mesazhi.com. |
| Lumezi kërkoi nga prokurorët angazhim më të madh në luftë kundër korrupsionit Posted: 12 May 2017 06:42 AM PDT Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka mbajtur sot një takim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, si dhe me prokurorët e Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, me të cilët kanë diskutuar lidhur me vështirësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen prokurorët në punën e tyre. Po ashtu, gjatë këtij takimi me theks të veçantë është diskutuar për mënyrën e ndarjes së lëndëve për prokurorët. Kryeprokurori Lumezi, theksoi se lëndët duhet të ndahen në bazë të Rregullores së nxjerrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, e cila e përcakton mënyrën për ndarjen e lëndëve për prokurorët, si dhe këto rregulla duhet të zbatohen nga të gjithë. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që të angazhohen më shumë për rritjen e efikasitetit të tyre në luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu, Lumezi ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që seancat gjyqësore të përfaqësohen prej tyre në mënyrë të denjë, si dhe aktakuzat e ngritura nga ta të mbrohen me vendosmëri të madhe. The post Lumezi kërkoi nga prokurorët angazhim më të madh në luftë kundër korrupsionit appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





