Mesazhi.com: “Këto janë 10 bjeshkët më të larta në botë (VIDEO)” plus 9 more

Mesazhi.com: “Këto janë 10 bjeshkët më të larta në botë (VIDEO)” plus 9 more


Këto janë 10 bjeshkët më të larta në botë (VIDEO)

Posted: 31 May 2017 07:44 PM PDT

Në nuk i keni ditur keto janë bjeshkët më të larta:

Nr.10 – Anapurna – 8,091m

Nr.9 – Nanga Parbat – 8,126m

Nr.8 – Manaslu – 8,163m

Nr.7 – Dhaulagiri – 8,167m

Nr.6 – Cho Oyu – 8,188m

Nr.5 – Makalu – 8,485m

Nr.4 – Lhotse – 8,516m

Nr.3 – Kangchenjunga – 8,586m

Nr.2 – K2 – 8,611m

Nr.1 – Mount Everest – 8,848m

The post Këto janë 10 bjeshkët më të larta në botë (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

A ËSHTË I MUNDUR NJË REND BOTËROR I HARMONISHËM?

Posted: 31 May 2017 06:19 PM PDT

Shkruan: Ibrahim Kallën

Ne nuk kemi për të qenë në gjendje të vendosim rend politik dhe barazi ekonomike nëse nuk i vendosim së pari brenda shpirtrave tanë parimet e harmonisë, paqes dhe bukurisë.

Presidenti Rexhep Tajjip Erdogan udhëtoi në pesë javët e fundit në pesë vende të spikatura, duke vizituar Indinë, Rusinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara, e duke marrë pjesë në takimin e NATO-s në Belgjikë. Diskutimet ishin sa rreth çështjeve dypalëshe dhe rajonale, aq edhe rreth gjetjes së rrugëve për të sjellë një shkallë rendi, paqeje e stabiliteti në sistemin e tanishëm ndërkombëtar, ngarkuar me kaos dhe çrregullim. Nga Ankaraja, Nju-Delhi, Moska, në Pekin, Uashington, në kryeqytetet europiane dhe në pjesën tjetër të botës, ka një shqetësim të njëmendtë për drejtimin e botës sonë përtej luftës siriane, terrorizmit ndërkombëtar, ngritjes së lëvizjeve populiste e raciste dhe ngrohjes globale.
Gjendja aktuale e çrregullimit dhe kaosit në nivel global ka shumë shkaqe politike dhe ekonomike. Çekuilibrimi i pushtetit që i vë shtetet-kombe kundër njëri-tjetrit krijon lehtësisht tensione me pasoja të mëdha. Lufta civile siriane është një rast i tillë. Në vitin e tij të gjashtë, konflikti ka marrë qindra e mijëra jetë dhe është bërë lufta më katastrofike e shekullit të 21-të. Përplasja nuk përfundon, sepse fuqive rivale u nevojitet (dhe prandaj e mbajnë gjallë) një luftë e subvencionuar në Levant për të çuar përpara axhendat dhe interesat e tyre.
Ndërkaq, problemet e varfërisë, korrupsionit dhe pabarazisë në Afrikë mbeten të pazgjidhura jo ngase janë të zorshme, por sepse Afrika është shfrytëzuar si një kontinent plaçke dhe i krahut të lirë të punës për t'i mbajtur të kamura dhe të sigurta vendet e pasura të botës. Një prej krizave më të rënda të refugjatëve në historinë e kohëve të fundit nuk mund të trajtohet në një mënyrë që i ka hije dinjitetit njerëzor ngaqë të fuqishmit nuk duan ta shohin atë si një problem nëse nuk arrin në pragun e derës së tyre. Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve vazhdon të rritet jo për një mungesë të zgjidhjeve praktike, por sepse nuk ka dëshirë për të vendosur për një zgjidhje që do të kërkojë ndryshim fundamental në mënyrën tonë të jetesës dhe të sjelljes karshi banorëve të shumëllojshëm të botës të ndryshëm nga ne.

Më e pasur se kurrë, e më lidhur dhe më e sofistikuar se në çdo periudhë tjetër në historinë njerëzore, bota jonë vuan jo nga një mungesë e studimeve shkencore apo e alternativave të arsyeshme, por nga një problem më i thellë: humbja e kuptimit, qëllimit dhe drejtimit në një shkallë globale. Çrregullimi dhe kaosi që shohim nësistemin aktual global është në realitet reflektim i mungesës së harmonisë dhe gjuhës së përbashkët që gjendet në një nivel më të thellë, të asaj se kush jemi dhe çfarë duam të jemi.

Urtësia e lashtë thotë se ne nuk mund të vendosim paqe dhe harmoni në botën jashtë nëse nuk i arrijmë ato fillimisht brenda vetes sonë. Harmonia në shpirt dhe në botë na jep një rend kozmik në të cilin ekuilibri, rregulli, përpjestueshmëria, plotësia dhe integriteti trajtësojnë mjedisin tonë njerëzor, e kështu krijon paqe dhe përplotësueshmëri midis qiellit dhe tokës, midis nesh, krijesave njerëzore, dhe universit. Vazhdo pas reklamave…

Platoni e ngriti ngrehinën e tij filozofike dhe politike mbi konceptin qendror të harmonisë pikërisht me këtë cilësim në mendje. Detyra e filozofit është të tregojë pajtimin dhe harmoninë thelbësore që ekziston midis shpirtit dhe botës. Urtësia është arti i zbulimit dhe i ruajtjes së kësaj balance në të gjitha nivelet e ekzistencës dhe vetëdijes. Platoni i jep një rol qendror muzikës në shtetin e tij ideal, sepse ajo na ndihmon të mësojmë dhe të përvetësojmë harmoninë, strukturën, rendin dhe ritmin – komponentët kyç të një muzike të mirë. Sfida është t'u përmbahesh parimeve të harmonisë dhe të së bukurëspa hequr dorë prej lirisë dhe veprimit tonë.

Por harmonia nuk është thjesht një term i estetikës. Ajo mbështetet nga pikëpamja ontologjike në të vërtetën dhe drejtësinë. Asnjë sistem i bazuar në gënjeshtrën dhe në të keqen nuk mund të ushqejë rend dhe balancë. Po ashtu, drejtësia është çelësi për të ruajtur paqen dhe harmoninë në shoqëri teksa në thelb nënkupton "vënien e gjithçkaje në vendin e duhur dhe dhënien çdo gjëje atë që i takon". Një shoqëri është e harmonishme kur çdokush e luan rolin e tij/e saj në të në një mënyrë që përputhet me të vërtetën dhe drejtësinë, në njërën anë, dhe ruan lirinë tonë, në anën tjetër. Trupi njerëzor bëhet një sistem harmonik dhe i rregullt kur çdonjë prej pjesëve të tij funksionon në mënyrën e volitshme për të.

Në traditën islame, paqja (es-selam) dhe harmonia (el-mizan) përbëjnë shtyllën kurrizore të botës së krijimit. Ato shërbejnë si baza e rendit kozmik, që e mban bashkë universin. Por ato shërbejnë gjithashtu si vija orientuese për jetën tonë të brendshme. Në të kundërt, mungesa e harmonisë prish unitetin dhe plotësinë e qenies, duke çuar në fërkim dhe në konflikt të brendshëm. Në nivelin socio-politik, ajo shkakton mospajtim, luftë dhe padrejtësi. Në nivelin individual, çon në angështi, në dhimbje dhe vuajtje.

E bukura është e lidhur drejtpërdrejt me paqen dhe harmoninë. Sipas Kur'anit, Zoti e krijoi universin në një "rend" të caktuar dhe me një"fat" (kadr) të caktuar. Kjo formon bazën e së bukurës harmonike që ne shohim në univers. Kur'ani na sfidon që të shohim në univers dhe të gjejmë mospërputhje, pavijueshmëri dhe/ose mungesë harmonie në të (Surja el-Mulk, 67/1-4). Krijesat njerëzore janë pjesë e këtij rendi kozmik, dhe pritet që ta reflektojnë harmoninë dhe bukurinë e tij në jetën e tyre të brendshme. Shkelja e parimeve kozmike të paqes, rendit dhe harmonisë sjell dekadencë dhe zvetënim për shpirtin njerëzor dhe e shkatërron mjedisin njerëzor.

Kaosi, çrregullimi dhe shkatërrimi që shohim sot në sistemin e tanishëm botëror shkaktojnë shumë më tepër dhimbje dhe vuajtje nga ç'mund të përligjet me ndonjë shpjegim. Shkaqet socio-politike dhe ekonomike duhen trajtuar me urtësi dhe vullnet politik. Por gjithashtu ne duhet të shohim shkaqet më të thella të kësaj gjendjeje punësh që na e tkurr shpresën për të ardhmen e planetit tonë dhe integritetin e natyrës tonë njerëzore. E vërteta e thjeshtë është se ne nuk kemi për të qenë në gjendje të vendosim rend politik dhe barazi ekonomike nëse nuk i vendosim së pari brenda shpirtrave tanë parimet e harmonisë, paqes dhe bukurisë.

Autori është zëdhënës i Presidencës së Republikës së Turqisë

Përktheu: Bujar M. Hoxha

The post A ËSHTË I MUNDUR NJË REND BOTËROR I HARMONISHËM? appeared first on Mesazhi.com.

Hasan hajduti dhe mësuesja Tylaj (VIDEO – Tregim i bukur)

Posted: 31 May 2017 04:27 PM PDT

Një tregim që shpesh bëhet realitet. Mos i mbyllni dyert e mirësisë sepse të mirat tuaja do të shpërblehen.

Edukatorët e brezave të ardhshëm janë ata që sillen vetëm me dhembshuri, durim dhe dashuri ndaj tyre.


Një rrëfim mbresëlënës rreth një nxënësi hajdut.

The post Hasan hajduti dhe mësuesja Tylaj (VIDEO – Tregim i bukur) appeared first on Mesazhi.com.

Maqedonia bëhet me qeveri të re, Zoran Zaev kryeministër

Posted: 31 May 2017 04:05 PM PDT

Qeveria e re e Maqedonisë është votuar me 62 pro, 44 kundër dhe 5 abstenime.
Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev është votuar pas fjalimit të mandatarit për kryeministër të qeverisë, që siç e tha ai, do të jetë qeveri e shpresës.

Shqiptarët do të përfaqësohen me nëntë ministra. Gjashtë janë propozuar nga BDI-ja, dy nga Aleanca për shqiptarët dhe një nga LSDM-ja.

The post Maqedonia bëhet me qeveri të re, Zoran Zaev kryeministër appeared first on Mesazhi.com.

Putin nënshkruan dekretin që anulon kufizimet ekonomike ndaj Turqisë

Posted: 31 May 2017 03:12 PM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar dekretin që anulon disa kufizime ekonomike që Rusia ka zbatuar ndaj Turqisë dhe shtetasve të saj, bëhet e ditur përmes një njoftimi nga Kremlini, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me nënshkrimin e këtij dekreti janë larguar pengesat që shtetasit turq të mund të punësohen në Federatën e Rusisë, ndërkohë që anulohen edhe ndalesat për veprimtarinë e kompanive turke në disa sektorë.

Sipas dekretit, po ashtu parashihen edhe konsultime mes ministrive të jashtme të dy vendeve për rinovimin e marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe Rusisë në vitin 2010 lidhur udhëtimet reciproke.

Në dekret po ashtu theksohet se është zgjeruar përfshirja e shtetasve turq që mund të udhëtojnë pa viza në Rusi dhe është hequr pengesa e udhëtimit pa viza të personelit të aviacionit turk për në Rusi.

The post Putin nënshkruan dekretin që anulon kufizimet ekonomike ndaj Turqisë appeared first on Mesazhi.com.

Bitcoin, valuta digjitale që po ndryshon trendet

Posted: 31 May 2017 01:30 PM PDT

Monedhë virtuale është ajo lloj paraje digjitale e cila është e parregulluar, që është e lëshuar dhe kontrolluar nga zhvilluesit e saj dhe që pranohet dhe përdoret vetëm nga anëtaret e këtij komuniteti të veçante virtual. Një nga këto skema të monedhës virtuale është Bitcoin.

Bitcoin është një rrjet qe mundëson një sistem të ri të pagesave dhe është para tërësisht digjitale. Ai është rrjeti i parë i decentralizuar i rrjetit të pagesave 'peer-to-peer' që është e kontrolluar nga përdoruesit e saj dhe jo nga ndonjë autoritet qendror apo ndërmjetësues.

Kush e krijoi Bitcoin?

Bitcoin është ndoshta skema më e suksesshme dhe gjithashtu më e diskutueshme për para virtuale deri më sot. Është projektuar dhe zbatuar nga një programues japonez, Satoshi Nakamoto, në 2009. Kjo skemë është e bazuar në një rrjet të ngjashëm me BitTorrent, protokollit të famshëm për shpërndarjen e fotografive, filmave, lojërave dhe muzikës, në lidhje me internet 'peer-to-peer'. Bitcoin operon në nivel global dhe mund të përdoret si një monedhë për të gjitha llojet e transaksioneve (për mallra dhe shërbime si ato virtuale dhe reale), duke konkurruar me valuta zyrtare si euro apo dollari amerikan. Skema përmban një bazë të dhënash që liston ofruesit e produkteve dhe shërbimeve të cilat aktualisht pranojnë Bitcoins.

Mënyra e funksionimit të Bitcoin

Bitcoins nuk janë të lidhura me ndonjë valute reale. Kursi i këmbimit përcaktohet nga oferta dhe kërkesa në treg. Ka disa platforma të këmbimit për blerjen e Bitcoins që veprojnë në kohë reale.

Mënyra për të filluar përdorimin e Bitcoins është që përdoruesit duhet të shkarkojnë një softuer i cili është i hapur për përdoruesit për t'u shkarkuar. Bitcoins e blera ruhen në një portofol digjital në kompjuterin e përdoruesit. Rrjedhimisht, përdoruesit përballen me humbjen e parave të tyre në qoftë se ata nuk i zbatojnë antiviruset e përshtatshme apo masat tjera mbrojtëse.

Transaksionet me Bitcoin janë anonime, pra llogaritë nuk janë të regjistruara dhe Bitcoins dërgohen direkt prej një kompjuteri në tjetrin. Transaksionet me Bitcoin kryhen më shpejt dhe më lirë se sa me mjetet tjera tradicionale të pagesave. Tarifat e transaksioneve, nëse ka ndonjë rast që ka tarifë, janë shumë të ulta.

Përshkrimi teknik përnjë transaksion me Bitcoin

Aspektet teknike të këtij sistemi janë komplekse dhe jo lehtë të kuptueshme për ata që nuk kanë shumë njohuri të sistemeve teknike. Sipas themeluesit, Nakamoto, një para e tillë elektronike mund të definohet si një zingjir i nënshkrimeve digjitale. Secili pronar i kësaj valute ka dy çelësa, një çelës privat dhe një publik. Këta çelësa janë të ruajtur në një dosje dhe rrjedhimisht, nëse dosja humb apo fshihet atëherë kjo do të thotë se të gjitha Bitcoins të lidhura me këtë file do të humbin gjithashtu.

Sistemet që bëjnë verifikimin e transaksioneve Bitcoin janë të quajtura 'miners' – në thelb këta janë kompjuter jashtëzakonisht të shpejt të rrjetit Bitcoin të cilët janë në gjendje të llogarisin të gjitha kalkulimet matematikore në mënyrë që të vërtetojnë se këto transaksione janë të vlefshme. Personat të cilët përdorin sistemet e tyre për zhvillimin e veprimtarisë së 'minimit', veprojnë në baza vullnetare, por që më pas shpërblehen me 50 Bitcoins të reja në çdo kohë që sistemi i tyre gjënë një zgjidhje.

'Mining' pra është procesi i verifikimit të transaksioneve duke përdorur fuqinë kompjuterike për të gjetur kriteret e vlefshme, për shembull duke zgjidhur problemet e komplikuara matematikore dhe kjo është mënyra e vetme për të krijuar para të reja në skemën e Bitcoin.

Aspekti monetar

Skema e Bitcoin është dizajnuar si një sistem i decentralizuar ku nuk është i përfshirë ndonjë autoritet qendror monetar. Bitcoins mund të blihen në platforma të ndryshme. Sidoqoftë, kjo para e re është krijuar dhe prezantuar në sistem vetëm nëpërmes veprimtarisë së 'minimit', gjegjësisht duke shpërblyer me Bitcoins të ri të gjithë 'miners' të cilët luajnë një rol kryesor në verifikimin e të gjitha transaksioneve të kryera.

Prandaj, furnizimi me para Bitcoins nuk varet nga politika monetare e ndonjë banke qendrore virtuale, por kjo zhvillohet bazuar në përdoruesit e interesuar për të vepruar me ketë aktivitet.

Sipas Bitcoin, skema ka qenë teknikisht e projektuar në atë mënyrë që oferta e parasë të zhvillohet me një ritëm të paparashikueshëm.

Në mënyrë që të pranohen Bitcoins të reja për përdorues, zgjedhja e algoritmeve po behet gjithnjë e më shumë e komplikuar, pra po nevojiten sa më shumë burime kompjuterike.

Sa përdoret Bitcoin?

Bitcoin është e pranuar nga tregtarë të shumtë nga vende të ndryshme të botës. Rastet e fundit të kompanive që kanë lejuar përdorimin e monedhës virtuale Bitcoin janë: në shtator 2014, kompania PayPal ju ka mundësuar tregtareve në Amerikën Veriore që të pranojnë pagesa nga klientët e tyre përmes Bitcoin. Gjithashtu në ketë muaj edhe Microsoft ka pranuar Bitcoin si formë e pagesës nga klientët në Amerikë të cilët dëshirojnë të blejnë produkte të Xbox ose të Windows. Time INC ka njoftuar klientët e saj që nga muaj dhjetor 2014, mund të blejnë revistat me Bitcoin.

Sipas Bankës Qendrore Evropiane, rregullimi i sektorit financiar nuk është i zbatueshëm, sepse Bitcoin nuk përfshin akteret tradicional financiar. Me 2014, Bitcoin është jo legal vetëm në dy vende: Vietnam, ku tregtimi me Bitcoins ose valuta tjera elektronike është i ndaluar me ligj dhe në Islandë, ku Banka Qendrore e vendit ka ndaluar përdorimin e Bitcoins për të kufizuar rrjedhjen e parasë jashtë vendit. /gazetaekonomia/

The post Bitcoin, valuta digjitale që po ndryshon trendet appeared first on Mesazhi.com.

NJIHUNI ME KUSHTET NË TË CILAT JETOJNË KOMUNITETI EGJIPTIAN NË KOSOVË (VIDEO)

Posted: 31 May 2017 01:20 PM PDT


Komuniteti egjiptian në Kosovë përballet me mjaft shumë sfida, por ajo që i vecon më së tepërmi ato nga sfidat e përgjitshme është diskriminimi ndaj tyre.
Përvec se jetojnë në lagje të izoluara që nuk kanë infrastrukturë dhe kushte elementare për jetesë, ky komunitet përballe edhe me pengesa të tjera si mungesa e qasjes në arsim, mundësi jo të barabarta punësimi dhe paragjykim dhe stigmatizim nga pjesa tjetër e shoqerisë.
Të mbuluar nga varfëria e skajshme, e shpeshherë edhe nga sëmundjet, komuniteti egjiptian janë pasqyrë e përkushtimit të dobët të shoqërisë sonë për të jetuar në harmoni të plotë me të gjitha komunitetet, duke mos harruar se cilido prej nesh do të mund të ishin në mesin e tyre. /MESAZHI/

The post NJIHUNI ME KUSHTET NË TË CILAT JETOJNË KOMUNITETI EGJIPTIAN NË KOSOVË (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

Arrestohet aktivisti që hetonte kontraktuesin e bijës së Trump

Posted: 31 May 2017 01:05 PM PDT

Një aktivist në mbrojtje të punëtorëve, i cili ishte infiltruar në një fabrikë kineze që prodhon këpucë për markën e Ivanka Trump, u arrestua nga policia, ndërsa dy kolegë të tij janë zhdukur.

Hua Haifeng u ndal nga policia me dyshimin se ka kryer mbikëqyrje të jashtëligjshme. Hua punon për organizatat që mbrojnë të drejtat e punëtorëve prej një dekade dhe po hetonte fabrikën në provincën Gunagdong për llogari të grupit me bazë në Nju Jork, "China Labor Watch".

Arrestimi i Hua u konfirmua nga bashkëshortja e tij, që tha se ishte lajmëruar nga policia. Dy aktivistë të tjerë, Li Zhao dhe Su Heng, që po hetonin një tjetër fabrikë ku prodhohen këpucët e markës së vajzës së presidentit amerikan, janë zhdukur pa lënë gjurmë dhe organizata "China Labor Ëatch" dyshon se janë arrestuar.

Zyrtarë të kësaj të fundit i bënë thirrje presidentit Donald Trump dhe vajzës së tij Ivanka, që të ndërhyjnë për të liruar personat në fjalë. Këto raste theksojnë ndjeshmërinë politike të një marke që ka lidhje me familjen Trump.

Presidenti amerikan, dikur akuzonte Kinën se vidhte vendet e punës nga SHBA, por tashmë është bërë shok me homolgun e tij kinez, Xi Jinping. Mediet shkruajnë se aktivistët e infiltruar do të sillnin prova për shumë shkelje në këto fabrika, si rrogat nën limit, orët e gjata të punës, apo abuzimi verbal i punëtorëve.

Në të shkuarën, aktivistë të tillë thjesht janë dëbuar nga fabrikat kineze, apo në rastin më të keq janë marrë në pyetje nga policia për t'u liruar pak orë më vonë. Marka e Ivanka Trump nuk i komentoi raportet në media, duke rritur shqetësimin se lidhjet e kompanisë me presidentin Trump kanë sjellë trajtimin më të ashpër të aktivistëve.(Top Channel)

The post Arrestohet aktivisti që hetonte kontraktuesin e bijës së Trump appeared first on Mesazhi.com.

Ambasada amerikane bën thirrje për zgjedhje të lira, kredibile dhe të qeta

Posted: 31 May 2017 08:37 AM PDT

Ambasada amerikane në Kosovë, përmes një komunikate u ka bërë thirrje të gjithë kandidatëve politikë që të përkushtohen për zgjedhje të lira, kredibile dhe të qeta.

Gjithashtu përmes njoftimit, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se SHBA-të do të ndihmojnë Kosovën në përmbushjen e standardeve evropiane duke vendosur ekipe vëzhguese anekënd vendit në ditën e votimit.

"Fatkeqësisht, tanimë ka pasur deklarime kredibile lidhur me frikësimet që ndërlidhen me zgjedhje. Kandidatët politik, gazetarët dhe familjet e tyre gjithashtu janë kërcënuar nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës. Dënojmë fuqishëm këdo që tenton të ndikojë procesin zgjedhor apo përzgjedhjen e votuesit nëpërmjet këtyre mekanizmave. Presim që të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe ata që aspirojnë të jenë udhëheqësit e ardhshëm të Kosovës të ngrisin zërin fuqishëm kundër sjelljeve të tilla", thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Më poshtë keni komunikatën e plotë:

Meqë periudha për fushatë hapet sot, ambasada amerikane rithekson thirrjet drejt të gjithë kandidatëve politik që të përkushtohen për zgjedhje të lira, kredibile dhe të qeta.

Në këto zgjedhje, ne do ti ndihmojmë Kosovës në përmbushjen e standardeve evropiane duke vendosur ekipe vëzhguese anekënd vendit në ditën e votimit.

Fatkeqësisht, tanimë ka pasur deklarime kredibile lidhur me frikësimet që ndërlidhen me zgjedhje.

Kandidatët politik, gazetarët dhe familjet e tyre gjithashtu janë kërcënuar nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës.

Dënojmë fuqishëm këdo që tenton të ndikojë procesin zgjedhor apo përzgjedhjen e votuesit nëpërmjet këtyre mekanizmave.

Presim që të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe ata që aspirojnë të jenë udhëheqësit e ardhshëm të Kosovës të ngrisin zërin fuqishëm kundër sjelljeve të tilla.

Ne përkrahim të gjitha përpjekjet e Task Forcës Zgjedhore dhe të Policisë së Kosovës në hetimin e çfarëdo raporti të tillë.

Qytetarët meritojnë një proces të hapur dhe transparent zgjedhor ku të gjithë kandidatët kanë të drejt të dëgjohen nga votuesit, ku përfaqësuesit e mediave pa dhunë ose kërcënime kanë të drejtë të shpërndajnë informacione lidhur me zgjedhjet, dhe të gjithë votuesit kanë të drejtë të vendosin vet pa pas ndonjë presion nga jashtë.

Ambasada shpreson që kandidatët do ti përmbahen këtyre standardeve përgjatë gjithë periudhës së fushatës dhe votuesit do ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votojnë dhe të zgjedhin me vëmendje ata kandidatë të cilët më së miri do ti përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të shtetit i cili synon të vazhdojë drejt rrugës së integrimeve Euro-Atlantike.

The post Ambasada amerikane bën thirrje për zgjedhje të lira, kredibile dhe të qeta appeared first on Mesazhi.com.

VIDEO-Si reagojnë kalimtarët kur dëgjojnë suren Al Fatiha nga një zë mahnitës?

Posted: 31 May 2017 07:57 AM PDT

 

Nje djalosh i ri dhe i talentuar ka vendosur qe te shkrije zemrat e kalimtareve permes zerit te tij te mrekullueshem, dhe e arriti.

Videoja qe po qarkullon ne rrjetet sociale paraqet dhjetera kalimtare qe ndalen dhe degjojne zerin e paster qe kendon Suren Al Fatiha, dhe secili prej tyre shihej me nje shprehje qetesie ne fytyre!

Shikojeni videon edhe ju, dhe shperndajeni! /MESAZHI/

=”” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

The post VIDEO-Si reagojnë kalimtarët kur dëgjojnë suren Al Fatiha nga një zë mahnitës? appeared first on Mesazhi.com.