Mesazhi.com: “FMN: Nuk ka vend për rritje pagash në Kosovë” plus 9 more |
- FMN: Nuk ka vend për rritje pagash në Kosovë
- Hoyt Yee telefonon Mustafën, të hënën demarkacioni shkon në Kuvend
- Mëson leximin e Kur-anit në moshën 83-vjeçare
- Paditen Facebook, Google dhe Twitter
- Edhe minoritetet kundër Qeverisë
- Pa votat e PDK-së, opozita nuk ka fuqi ta rrëzojë Qeverinë
- Fushata e Le Pen përmbyllet me sulme ndaj saj (FOTO/VIDEO)
- Të mërkurën seanca për “rrëzimin” e Qeverisë
- Thaçi diskuton me shoqërinë civile për projekt-rregulloren e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin
- Këta janë deputetët që nënshkruan mocionin për rrëzimin e Qeverisë
FMN: Nuk ka vend për rritje pagash në Kosovë Posted: 05 May 2017 09:29 AM PDT Kur në zgjedhjet e fundit nacionale, ish-kryeministri, tash kryetari i shtetit, Hashim Thaçi premtoi dhe rriti pagat në sektorin publik, Lidhja Demokratike e Kosovës ishte treguar e ashpër ndaj tij. Tash, kur LDK udhëheq me ekzekutivin, i pari i kësaj partie, njëherish kryeministër i Kosovës, ndoqi hapat e paraardhësit të tij, duke propozuar rritje pagash në disa dikastere publike. Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë , kryeministri Mustafa kërkoi nga Ministria e Financave që në koordinim edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar të propozojë rritjen e pagave për shërbyesit civilë, për punëtorët e arsimit dhe ata të shëndetësisë.Këtë ai e ripotencoi edhe njëherë mëngjesin e sotëm përmes një postimi në 'Facebook'. "Në mbledhjen e Qeverisë kërkova të përgatitet rritja e pagave për shërbyesit civilë, për punëtorët e arsimit dhe ata të shëndetësisë. Kemi treguar rritjen më të lartë ekonomike në rajon, stabilitet buxhetor dhe disiplinë shembullore financiare ", ka shkruar sot në profilin e tij zyrtar, kryeministri Isa Mustafa.Kërkesa e kryeministrit nga partitë opozitare dhe ekspertët e ekonomisë është konsideruar premtim elektoral dhe njëkohësisht edhe keqpërdorim i pozitës zyrtare për interesa partiake. Propozimi i kryeministrit Mustafës për rritje pagash duket se është marrë pa asnjë konsultë paraprake me institucionet financiare ndërkombëtare, siç është Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).Në një përgjigje për Gazetën Observer, përfaqësuesi i FMN-së për Kosovën, Ruud Vermeulen, ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës nuk është konsultuar me FMN-në fare për mundësinë e rritjes së pagave ."Ne nuk jemi konsultuar për një rritje të mundshme të pagave në sektorin publik" , ka thënë Vermeulen .Rritja e pagave sipas përfaqësuesit të FMN-së në Kosovë, nuk mund të ndodhë asesi gjatë këtij viti."Në buxhetin e aprovuar për vitin 2017, dhe në objektivat fiskale si pjesë e programit të mbështetur nga FMN-ja, nuk ka vend për rritjen e pagave", ka thënë Vermeulen në përgjigjen dhënë Gazetës Observer." Sa i përketë vitit 2018, zhvillimet e pagave të sektorit publik do të duhej të udhëhiqen nga rregullat e buxhetit për paga që do të mund të hyj në fuqi vitin tjetër. Ky rregull është po ashtu, ligjërisht e sanksionuar dhe linja e pagave të sektorit publik është në varësi me rritjen ekonomike, pra, një ndërlidhje më e mirë e pagave me nivelin e produktivitetit në vend" , ka përfunduar Vermeulen. The post FMN: Nuk ka vend për rritje pagash në Kosovë appeared first on Mesazhi.com. |
Hoyt Yee telefonon Mustafën, të hënën demarkacioni shkon në Kuvend Posted: 05 May 2017 09:16 AM PDT Zëvendësndihmëssekretari amerikan i shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee, gjatë ditës së sotme thirri në telefon kryeministrin Isa Mustafa, ku u bisedua për zhvillimet e fundit në Kosovë. Mustafa e informoi atë për proceset aktuale në vend dhe për avancimin e çështjeve të rëndësishme për qytetarët dhe të ardhmen e vendit. Gjatë bisedës u diskutua për nevojën që të procedohet pa vonesë Demarkacioni në Kuvend Zi, si një prej marrëveshjeve më të rëndësishme për vendin. Mustafa dhe Yee u pajtuan që të hënën Qeveria t'ia procedojë Kuvendit të Republikës së Kosovës Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Si rrjedhim, Qeveria e Kosovës do të mblidhet për këtë të hënën. "Yee e konsideroi vendim të duhur adresimin e kësaj çështje të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke shprehur bindjen se kjo marrëveshje do të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit", thuhet në kumtesën e Qeverisë. The post Hoyt Yee telefonon Mustafën, të hënën demarkacioni shkon në Kuvend appeared first on Mesazhi.com. |
Mëson leximin e Kur-anit në moshën 83-vjeçare Posted: 05 May 2017 09:06 AM PDT Şener Celkanlıoğlu, 83 vjeç, që jeton në qytetin Kilis të Turqisë mëson leximin e Kuranit në një kurs të hapur nga myftinia, raporton Anadolu Agency (AA). Celkanlıoğlu, e cila ka 5 fëmijë dhe 27 nipër e mbesa mori pjesë në një kurs të hapur nga Fondacioni Arsimor dhe Humanitar për të Varfërit (YOYA) të myftinisë së qytetit Kilis. Pavarësisht moshës, Celkanlıoğlu, afërsisht një vit më parë filloi kursin dhe ka arritur të lexojë Kuranin ashtu si edhe mikeshat e saj në kurs. Pasi ka shpjeguar se pavarësisht moshës, po përjeton lumturinë e kësaj arritjeje në leximin e Kuranit të cilën e ka ëndërruar që në fëmijëri, Celkanlıoğlu ka thënë se është shumë e lumtur që ka arritur ëndrrën e saj pas shumë vitesh. “Kam shkolluar të gjithë fëmijët e mi, i kam rritur dhe i kam martuar. Mendjen e kam patur gjithmonë të mësoja leximin e Kuranit. Teksa mendoja këtë, mora vesh për kursin këtu dhe fillimisht dërgova nusen dhe vajzën time. Vërejta se ata përparuan goxha dhe iu thashë 'prisni njëherë uluni ju aty se tani e kam unë rradhën’. Më pas takova mësuesen Fatma dhe e pyeta nëse më pranonte në kurs. Ajo mu përgjigj ‘përse jo, merr kartën e identiteti dhe eja’, ku dhe më pas u regjistrova.” Ndër të tjera Celkanlıoğlu ka shtuar se gjatë procesit të mësimit ka hasur shumë vështirësi, por ia ka arritur më në fund. “Që prej 10 vitesh jetoja me një shpresë të madhe për të mësuar leximin e Kuranit dhe vitin e kaluar nisa kursin. Dhe më në fund ia arrita. Të mësuarit nuk ka moshë, që të gjithë nga mosha 7 e deri në 70 vjeç duhet të përpiqen të mësojnë leximin e Kuranit”, ka theksuar Celkanlıoğlu duke shprehur falënderimet për organizatorët e kursit dhe duke i rekomanduar bashkëmoshatarëve që të ndërmarrin një hap të tillë. Ndërsa myftiu i qytetit, Mahmut Karatepe, pasi ka vënë në dukje se Celkanlıoğlu ka ndjekur kursin pa asnjë ndërprerje dhe ka mësuar leximin e Kuranit pavarësisht moshës, ka theksuar se kjo tregon se të mësuarit nuk ka moshë. The post Mëson leximin e Kur-anit në moshën 83-vjeçare appeared first on Mesazhi.com. |
Paditen Facebook, Google dhe Twitter Posted: 05 May 2017 08:55 AM PDT Pjesëtarë të familjeve të 3 viktimave të incidentit të dhjetorit 2015, në San Bernardino të Kalifornisë, kanë paditur "Facebook", "Google" dhe "Twitter", duke pretenduar se gjigantët e teknologjisë kanë lejuar organizaten terroriste ISIS të lulëzojë në mediet sociale. Në padi shkruhet se, duke lejuar militantët e ISIS të përhapin propagandë lirisht në mediet sociale, 3 kompanitë kanë mbështetur grupin dhe kanë mundësuar sulme, si ai i San Bernardinos. "Për vite të tëra, të akuzuarit i kanë garantuar grupit terrorist llogari në rrjetet sociale, nga ku përhapnin propagandën ekstremiste, mblidhnin fonde dhe rekrutonin njerëz", thuhej në padinë me 32 faqe të paraqitur në Gjykatën e Los Angeles në SHBA. "Pa Twitter, Facebook, Youtube dhe Google, rritja e ISIS-it ne vitet e fundit nuk do të kishte qenë e mundur", vijon padia. Një zyrtar i "Twitter"-it refuzoi të komentonte padinë. As përfaqësues të Facebook dhe Google nuk kanë bërë komente. Syed Rizwan Farook dhe bashkëshortja e tij, Tashfeen Malik, hapën zjarr në një festë në një ndërtesë qeveritare në San Bernardino, më 2 dhjetor 2015, duke vrarë 14 persona e duke plagosur 22 të tjerë. 28-vjeçari Farook, i lindur në SHBA, por me origjinë pakistaneze, dhe 29-vjeçarja Malik, e lindur në Pakistan, humbën jetën në një përleshje të armatosur me policinë, 4 orë pas masakrës. Autoritetet thanë se çifti ishte frymëzuar nga grupi terrorist dhe mesazhet e tyre te shperndara ne rrjete sociale. The post Paditen Facebook, Google dhe Twitter appeared first on Mesazhi.com. |
Edhe minoritetet kundër Qeverisë Posted: 05 May 2017 08:47 AM PDT Mocioni i nisur nga Nisma për Kosovën për ta rrëzuar qeverinë e koalicionit PDK-LDK ka gjetur mbështetjen e mbi 40 deputetëve. Në mesin e atyre që kanë nënshkruar është edhe deputeti Danush Ademi nga Grupi 6+. Përfaqësuesi i komunitetit ashkali thotë se qeveria nuk ka bërë asgjë në drejtim të mirëqenies së qytetarëve ashkali që jetojnë në Kosovë. Në një prononcim për "Indeksonline", Ademi ka deklaruar se nuk ka asnjë rezultat që Qeveria ka punuar për t`u rregulluar jetesën qytetarëve ashkali. "Për komunitetin tim nuk ka punaur asgjë, për atë edhe e kam nënshkruar mocionin. Përderi sa qytetarët e mi ende bredhin rrugëve dhe mbledhin kanaqe dhe pastrojnë rrugë e janë të papunë, qëndrojnë nëpër semafora për t`i pastruar veturat për 1 a 2 euro, unë nuk jam i kënaqur nga kjo qeveri. Kam besuar se kjo qeveri do të bëjë diçka, por nuk ka bërë asgjë deri më tani për komunitetin tim", ka thënë ai. Ademi ka komentuar ditën e mërkurë kur edhe pritet të vendoset për seancën e jashtëzakonshme rreth mocionit. "Duhet të shikohet vullneti i të gjithë deputetëve brenda në Kuvend. Besoj se çdo mocion që është bërë deri më tani ka pasur sukses", është shprehur ai. Ndryshe, i pakënaqur me punën e Qeverisë është deklaruar sot kreu i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli. Kurse, partneri i PDK-së në koalicion, LDK-ja ka deklaruar se nuk e përkrah asnjë mocion rreth rrëzimit të Qeverisë. Madje, është kryeministri Isa Mustafa ai që këmbëngul se Qeveria ka kryer punë të mëdha gjatë mandatit. The post Edhe minoritetet kundër Qeverisë appeared first on Mesazhi.com. |
Pa votat e PDK-së, opozita nuk ka fuqi ta rrëzojë Qeverinë Posted: 05 May 2017 08:44 AM PDT Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që seanca e jashtëzakonshme ku pritet të votohet për shkarkimin e Qeverisë së Kosovës, të mbahet të mërkurën në orën 10:00. Kjo është vendosur sot pas dorëzimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, nga ana e deputetëve të opozitës. Përveç deputetëve të opozitës, nënshkrimin e këtij mocioni e kanë bërë edhe disa nga deputetët e PDK-së. Se a do të ketë sukses ky mocion kjo gjë pritet të shihet të mërkurën. Lexo po ashtu: Analisti Imer Mushkolaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se mocioni do të ketë sukses po që se votohet nga PDK. "Zyrtarë të kësaj partie e kanë bërë të qartë se janë të interesuar të mos e vazhdojnë më qeverisjen me Isa Mustafën, kështu që mocioni do t'iu shërbejë si mjet për ta çuar vendin në zgjedhje. Pa votat e PDK-së, opozita nuk ka fuqi ta rrëzojë qeverinë", u shpreh Mushkolaj. Në anën tjetër analisti Dardan Islami ka theksuar se PDK dëshiron që tërthorazi ta prish koalicionin me LDK-në. Lexo po ashtu: Ai tutje theksoi se nuk duhet harruar se në sistemin tonë demokratik, kur një qeveri nuk i ka votat, duhet të largohet për të liruar vend. "Në qershor na mbetet ne që t'i hapim sytë, gjersa subjekteve që të mos i përsërisin gabimet", u shpreh Islami. Opozita ka arritur të mbledh 42 nënshkrime, të cilat edhe ia kanë mundësuar asaj thirrjen e seancës e cila u vendos për të mërkurën. Ndërkaq, për ta rrëzuar Qeverinë nevojiten mbi 61 vota të deputetëve. The post Pa votat e PDK-së, opozita nuk ka fuqi ta rrëzojë Qeverinë appeared first on Mesazhi.com. |
Fushata e Le Pen përmbyllet me sulme ndaj saj (FOTO/VIDEO) Posted: 05 May 2017 08:36 AM PDT Kandidatja e ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale, Marine Le Pen, është shoqëruar me fishkëllima përgjatë vizitës së saj në katedralen e Reimsit, në ditën e fundit të fushatës. Një ditë më parë ajo u godit me vezë nga protestues që e prisnin në vendin ku do të zhvillonte fushatën. "Ne nuk të duam këtu", ishte thirrja e myslimanëve në Francë, sapo Le Pen arriti në vendin ku do të mbahej fushata. Përndryshe, në Francë këtë të diel mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve kur kandidatja e ekstremit të djathtë përballet me Emanuel Macron, kandidat i qendrës. Sondazhet e deritanishme të zhvilluar në Francë tregojnë se përkrahja ndaj Macronit po rritet, përderisa Le Pen po përballet me pakënaqësi të francezëve për shkak të politikave të saj. The post Fushata e Le Pen përmbyllet me sulme ndaj saj (FOTO/VIDEO) appeared first on Mesazhi.com. |
Të mërkurën seanca për “rrëzimin” e Qeverisë Posted: 05 May 2017 06:28 AM PDT Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme për mocionin do të mbahet të mërkurën, në ora 10:00. Valdete Bajrami, shefe e Grupit parlamentar të Nismës për Kosovën bëri të ditur se seanca me të vetmen pikë të rendit të ditës mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa do të mbahet të mërkurën. Ndryshe, sot në mëngjes partitë opozitare, Nisma për Kosovën, Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë dorëzuar në Kuvend mocionin për mosbesimin ndaj Qeverisë Mustafa, raporton Telegrafi. Mocionin e mosbesimit përveç partive opozitare e kanë nënshkruar katër deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës. The post Të mërkurën seanca për "rrëzimin" e Qeverisë appeared first on Mesazhi.com. |
Thaçi diskuton me shoqërinë civile për projekt-rregulloren e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin Posted: 05 May 2017 01:48 AM PDT Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka mbajtur takimin e radhës konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin. Para shoqërisë civile, presidenti Thaçi ka prezantuar edhe draftin e projekt-rregullores me të cilin do të dekretohet themelimi i këtij komisioni. "Shoqëria civile ka kontribuar në të gjitha këto projekte dhe ka bërë përvojë të vlefshme. Ajo mund të ofrojë rekomandime të vlefshme për projektin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin. Inkurajuese është edhe përkrahja që kemi marrë në vazhdim nga ekspertë ndërkombëtarë dhe organizata ndërkombëtare, që janë të gatshëm të mbështesin në forma të ndryshme projektin", ka thënë presidenti Thaçi. Ai ka theksuar se Kosova ka specifikat e saj dhe komisioni ynë do të jetë i udhëhequr nga kosovarët dhe i përshtatur për nevojat e Kosovës. Presidenti Thaçi ka thënë se dekreti me të cilin do të themelohet komisioni duhet të garantojë pavarësi, paanshmëri dhe gjithëpërfshirje. "Duhet të sigurojë edhe lirinë që të përcaktojë vetë statutin dhe organogramin e komisionit, që të lejojë fleksibilitet të mjaftueshëm për t'iu përshtatur nevojave dhe kushteve të Kosovës", ka thënë ai. Presidenti ka shtuar se Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin është i pari i këtij lloji në Ballkan dhe me këtë po bëhet hapi i madh drejt mbylljes së kapitullit të luftës. "Komisioni do të ndërtojë kujtimet e përbashkëta për luftën, por edhe do të nxjerrë mësime dhe rekomandime që të mos lejojmë që lufta të përsëritet. Kemi dëshmuar se jemi të përcaktuar për një kapitull të ri, të paqes, të bashkëpunimit e të bashkëjetesës, në Kosovë dhe në rajon. Po punojmë që të ndërtojmë kapacitetet për të ndërtuar dhe për të ruajtur këtë paqe. Kjo kërkon guxim dhe vizion dhe si Kosovë kemi treguar se kemi të dyja, guximin dhe vizionin", është shprehur presidenti Thaçi. Kreu i shtetit ka thënë se e dimë qartë se ku dëshirojmë të arrijmë dhe po ecim me hapa të mëdhenj drejt NATO-s dhe BE-së. "Vlerat që promovon Kosova e bëjnë vendin tonë jo vetëm të pranueshëm, por shembull që duhet të promovohet gjithandej. Shoqëria shumetnike, bashkëjetesa në mes feve, angazhimi për paqe dhe stabilitet, për sundim të ligjit dhe zhvillim janë vlerat për të cilat angazhohemi si Kosovë", u shpreh ai. Në fund, presidenti Thaçi tha se Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin është një nga gurthemelet e kësaj shtëpie që po ndërtojmë, e cila është shembull për rajonin dhe më gjerë. The post Thaçi diskuton me shoqërinë civile për projekt-rregulloren e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin appeared first on Mesazhi.com. |
Këta janë deputetët që nënshkruan mocionin për rrëzimin e Qeverisë Posted: 05 May 2017 12:38 AM PDT Janë 40 deputetë të cilët kanë nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Mustafa. Gazeta Monitor ka siguruar listën e deputetëve të cilët e kanë nënshkruar këtë listë. Më poshtë mund ta shihni listën me emrat e deputetëve që po kërkojnë rrëzimin e Qeverisë. The post Këta janë deputetët që nënshkruan mocionin për rrëzimin e Qeverisë appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |