Mesazhi.com: “Dr Xhasim Mutawa: Familja, oazë e mirëkuptimit dhe dashurisë” plus 9 more |
- Dr Xhasim Mutawa: Familja, oazë e mirëkuptimit dhe dashurisë
- Messi fiton apelin në FIFA, hiqet pezullimi prej tre ndeshjeve
- Operacion kundër FETO-s në Arabinë Saudite
- Lista e sportistëve më të pasur në Britani, Hamilton i pari
- Fëmijët sirianë të mbetur jetimë përpiqen të mbijetojnë
- BERZH-i ofron mbështetje të fuqishme për sektorin privat në Kosovë
- Vritet me armë zjarri kryetari i Komunës së Bogovinës
- 23-vjeçari në Mitrovicë u vra për një rezervim tavoline
- Amerika dhe Gjermania nuk i përkrahin zgjedhjet e parakohshme në Kosovë
- Mustafa numëron sukseset e qeverisë që udhëheq
| Dr Xhasim Mutawa: Familja, oazë e mirëkuptimit dhe dashurisë Posted: 06 May 2017 09:46 AM PDT Asociacioni për Afirmimin e Gruas në bashkëpunim me Qendrën për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional, me rastin e 15 majit, Ditës Ndërkombëtare të Familjes, organizon trajnimin njëditor me moto "Familja, oazë e mirëkuptimit dhe dashurisë". Ligjërues I trajnimit në fjalë do të jetë Dr. XhasimMutava, ligjërues I njohur botërisht, I cili do të trajtojë tema lidhur me familjen. Trajnimi do të realizohet më 16 maj2017 , e martë, në hotelin "New Star" në Shkup, prej ora 17:00 – 21:00.
The post Dr Xhasim Mutawa: Familja, oazë e mirëkuptimit dhe dashurisë appeared first on Mesazhi.com. |
| Messi fiton apelin në FIFA, hiqet pezullimi prej tre ndeshjeve Posted: 06 May 2017 05:07 AM PDT Kapiteni i kombëtares së Argjentinës në futboll, Lionel Messi, ka fituar të premten ankesën e tij të parashtruar në FIFA, lidhur me një pezullim në garat kualifikuese të kombëtares së tij për botërorin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Rusi. Pezullimi i ishte shqiptuar Messit për një ofendim që kishte bërë ndaj referit në ndeshjen kundër Kilit, të cilën Argjentina e fitoi me rezultatin 1:0, raporton Anadolu Agency (AA). Messi tashmë ka vuajtur një ndeshje moslojë, nga gjithsej katër sa i ishin shqiptuar, meqë pezullimi ishte bërë shumë pak kohë para ndeshjes me Bolivinë në muajin mars, të cilën Argjentina e humbi me rezultatin 2:0. Në ueb faqen e saj, FIFA thotë se “komiteti i saj për Ankesa, ka mbështetur ankesën e paraqitur nga Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) në emër të lojtarit Lionel Messi, kundër vendimit të marrë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, me çka heq sanksionet e imponuara kundër tij.” Federata Botërore e Futbollit tha se komiteti i Apelit ka vlerësuar sjelljen e Messit si të pahijshme nga shkaku i ofendimit që ja ka bërë referit anësor, por se Paneli ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të zbatuar pezullimin e shqiptuar paraprakisht. Ndeshja e radhës kualifikuese e Argjentinës për Kampionatin Botëror është në Uruguai më 31 gusht. Argjentina është e pesta në grupin e Amerikës së Jugut e cila ka 10 skuadra, ndërkohë që kanë mbetur edhe katër ndeshje. Kombëtarja e pestë në grup luan një balotazh në nëntor kundër një ekipit nga grupi i Oqeanisë, që në këtë rast është Zelanda e Re. The post Messi fiton apelin në FIFA, hiqet pezullimi prej tre ndeshjeve appeared first on Mesazhi.com. |
| Operacion kundër FETO-s në Arabinë Saudite Posted: 06 May 2017 05:04 AM PDT Në Arabinë Saudite, 16 persona për të cilët është konstatuar se duke zhvilluar organizime të tilla si Haxhi dhe umre-ja transferonin të ardhura financiare për organizatën terroriste FETO/ Strukturës Shtetërore Paralele (FETO/PDY), pasi janë ndaluar nga autoritetet saudite janë deportuar duke iu dorëzuar autoriteteve turke, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së, mësohet se Shërbimi Inteligjent i Turqisë (MIT) ka luajtur një rol efektiv për kapjen e 16 personave të dyshuar se zhvillonin aktivitete të organizimeve të Haxhit dhe umresë në Arabinë Saudite, ku këto ardhura ia transferonin FETO-s. Mësohet se këto persona në kuadër të strukturës në Arabinë Saudite vazhdonin aktivitetet për organizatën. Ndër të tjera mësohet se 16 personat të cilët janë shtetas turq janë ndaluar pasi janë ndarë me autoritetet saudite informacionet për identitetin e tyre. Të dyshuarit pas procedurave janë deportuar. Gjithashtu bëhet e ditur se të dyshuarit ndaj të cilëve në Turqi ka patur një urdhër arresti me arsyen se janë anëtarë të FETO-s janë arrestuar nga ekipet e Departamentit të Anti-terrorizmit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe janë dërguar në polici për të dhënë deklaratat e tyre. The post Operacion kundër FETO-s në Arabinë Saudite appeared first on Mesazhi.com. |
| Lista e sportistëve më të pasur në Britani, Hamilton i pari Posted: 06 May 2017 05:03 AM PDT Në listën më të re të sportistëve më të pasur në Britani të Madhe për vitin 2017, të cilën e shpalli Sunday Times, në vendin e parë është Lewis Hamilton, piloti i Formula 1, ndërsa më pas vijon Zlatan Ibrahimoviç, futbollisti i Manchester United.Hamilton është lider, sikurse edhe vitin e kaluar, me 131 milionë paundë (rreth 154.6 milionë euro), ndërsa Ibrahimoviç zbriti nga vendi i dytë bashkëlojtarin e tij nga "djajtë e kuq" Wayne Roone.Pasuria e futbollistit suedez vlerësohet në 110 milionë paundë (rreth 130 milionë euro), ndërsa Rooney është në vendin e tretë me 93 milionë paundë (rreth 109.8 milionë euro).Lista e dhjetë sportistëve më të pasur në Britaninë e Madhe: Lewis Hamilton 131 milion paundë (rreth 154,6 milionë euro), Zlatan Ibrahimoviç 110 (rreth 130), Wayne Rooney 93 (rreth 109,8), Jenson Button 86 (rreth 101,5), Rory McIlroy 82 (rreth 96,8), Andy Murray 77 (rreth 90,9), Jose Mourinho 61 (rreth 72), Gareth Bale 54 (rreth 63,7), Loul Deng 50 (rreth 59) dhe Josep Pep Guardiola 50 (rreth 59 miliona euro). The post Lista e sportistëve më të pasur në Britani, Hamilton i pari appeared first on Mesazhi.com. |
| Fëmijët sirianë të mbetur jetimë përpiqen të mbijetojnë Posted: 06 May 2017 05:02 AM PDT Muhittin dhe Nada vëlla e motër të cilët kanë humbur familjen e tyre në sulmet ajrore të regjimit të Bashar al Asadit në pjesën periferike veriore të qytetit Halept në Siri, pavarësisht moshës së vogël të tyre ato përpiqen të mbijetojnë duke harruar dhimbjen, raporton Anadolu Agency (AA). Muhiddin dhe Nada në moshën 9 dhe 8-vjeçare, në sulmin e ndërmarrë nga regjimi më 18 prill në rajonin Urum el-Kubra të Halepit humbën nënën, babain, gjyshen dhe dy vëllezërit e tjerë. Ekipet e mbrojtjes civile të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes pas sulmit arritën të shpëtonin nën rrënojat e shtëpisë së shembur dy fëmijët, ku Muhittin ishte i plagosur rëndë në kokë dhe Nada e plagosur lehtë. Djali i xhaxhait të jetimëve Osman Dervish, i cili jeton bashkë me jetimët në shtëpinë e tij në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka shpjeguar se Muhittin ka përjetuar ditë të vështira trajtimi dhe se situata e tij është kritike. Duke vënë në dukje se në kokën e Muhittinit ndodhen ende dy thyerje, Dervish është shprehur se ai gjithashtu ka edhe dy thyerje në këmbë, ndërsa Nada është në gjendje më të mirë. Nada e cila një pjesë të madhe të ditës e kalon pranë vëllait të saj që ndodhet në shtrat, herë pas here ajo luan me bashkëmoshataret e saj mbi rrënojat e shtëpive të shembura. Pas pyetjes se çfarë ka ndodhur në momentin e sulmit, me lotët në fytyrën e saj të plagosur Nada tha “Erdhi avioni, qëlloi, më pas unë dola jashtë. Na dërguan në spital me ambulancë.” Pasi është shprehur se “nëna dhe babai na presin në xhenet”, Nada ka theksuar se para sulmit kishte vajtur tek shkolla dhe se librat i kanë mbetur nën rrënojat e shtëpisë së shembur. Ajo më tej ka shprehur dëshirën për shërimin e vëllait të saj dhe më pas bashkë të shkojnë në shkollë. Osman Dervish për momentet e sulmit shprehet: “Pasi dëgjova një shpërthim vajta menjëherë në vendin e ngjarjes. Shtëpia e qëlluar ishte shtëpia e xhaxhait tim. Menjëherë pas ngjarjes mbërritën ekipet e mbrojtjes civile, ku pas punimeve ekipet arritën të nxirrnin të gjallë Muhittinin.” Duke bërë të ditur se Muhittini ishte i plagosur rëndë dhe e dërguan në spital, Dervish tha se përveç dy fëmijëve të xhaxhait në sulm ka humbur jetën e gjithë familja e xhaxhait. Ndër të tjera ai ka shtuar se situata e Muhittinit është stabile dhe se një herë në çdo 15 ditë kryejnë kontroll në spital. Dervish ndër të tjera ka theksuar se ai po përpiqet me ato mundësi që ka për të mbështetur dhe për t’u kujdesur për fëmijët e xhaxhait në lidhje me mjekimin e tyre. The post Fëmijët sirianë të mbetur jetimë përpiqen të mbijetojnë appeared first on Mesazhi.com. |
| BERZH-i ofron mbështetje të fuqishme për sektorin privat në Kosovë Posted: 06 May 2017 05:00 AM PDT Memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar në Londër nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, dhe Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti, ofron përkrahje të fuqishme konkrete për sektorin privat në Kosovë. Sipas kësaj marrëveshje, BERZH-i do të mbështesë sektorin privat dhe Qeverinë e Kosovës në: – Zhvillimin e zonave industriale në të gjitha regjionet e Kosovës, duke investuar në infrastrukturë fizike dhe kompletimin e tyre për vendosjen e bizneseve, Në javën në vijim, Ministria e Financave në bashkëpunim me zyrën e BERZH-it në Prishtinë do të organizojë një tryezë diskutimi me odat ekonomike dhe bizneset për t'i informuar në detaje për përfitimet që mund të kenë bizneset nga kjo marrëveshje dhe procedurat që duhet të ndjekin për të përfituar. Ky memorandum buron nga Strategjia e BERZH-it për Kosovë për periudhën 2017-2020 që është aprovuar në Bordin e BERZH-it në nëntor 2016. Strategjia ka tri shtylla kryesore: zhvillimin e sektorit privat, zhvillimi i sektorit të energjisë dhe zhvillimi i ndërlidhjes infrastrukturore të Kosovës me vendet në regjion. Deri më tani BERZH ka investuar në Kosovë 227 milionë euro në 51 projekte të ndryshme në sektorin publik dhe në sektorin privat. Projekti më i madh është rikonstruimi i hekurudhës Han i Elezit – Leshak, pastaj rrugët rajonale në Ferizaj, Gjilan dhe Prizren, Transporti Publik në Prishtinë, mbështetja për Fondin për Garantimin e Kredive, etj. Në të ardhmen, pritet të përfundohen negociatat për rrugën Kijevë – Pejë, autostrada Prishtinë – Merdare etj. Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes është zhvilluar të premten më 5 maj 2017 në selinë qendrore të BERZH-it në Londër, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe përfaqësues të tjerë të lartë të BERZH-it. The post BERZH-i ofron mbështetje të fuqishme për sektorin privat në Kosovë appeared first on Mesazhi.com. |
| Vritet me armë zjarri kryetari i Komunës së Bogovinës Posted: 06 May 2017 02:56 AM PDT Para pak çastesh ka ndërruar jetë në Spitalin e Tetovës kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi.Ai sot para dite është qëlluar me gjashtë plumba nga armë zjarri.Tani për tani nuk dihen arsyet por për TetovaSot, nga dega e Bogovinës së BDI-së, konfirmojnë ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Bogovinë. The post Vritet me armë zjarri kryetari i Komunës së Bogovinës appeared first on Mesazhi.com. |
| 23-vjeçari në Mitrovicë u vra për një rezervim tavoline Posted: 06 May 2017 02:46 AM PDT 23-vjeçari i vrarë mbrëmë në Mitrovicë, Ermal Kamberi ishte menaxher i lokalit ku ndodhi krimi. Kamberi u qëllua me tre plumba, konfirmon zëdhënësi i policisë i rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti. Menaxher i lokalit "Check In" në Mitrovicë, Ermal Kamberi, ka ndërruar jetë pas marrjes së tre plumbave nga atentatori, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar.Mirëpo, arsyet e vrasjes thuhet se kanë qenë për një rezervim të një vendi në lokal. Zahiti tha se tani organet e hetuesisë janë duke e hetuar rastin. Ai gjithashtu bëri të qartë se viktima është qëlluar 3 herë në trup. Ai nuk ka mundur t'iu përballojë plagëve dhe ka vdekur rrugës për në QKUK. The post 23-vjeçari në Mitrovicë u vra për një rezervim tavoline appeared first on Mesazhi.com. |
| Amerika dhe Gjermania nuk i përkrahin zgjedhjet e parakohshme në Kosovë Posted: 06 May 2017 01:09 AM PDT Zyrtarë të ambasadave amerikane dhe gjermane janë kundër organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. Ata kanë deklaruar se nëpërmjet zgjedhjeve të reja Kosova do të humbte kohë dhe para ndonëse, siç thonë ata, nuk dihet nëse zgjedhjet do të ndryshonin diçka thelbësore në vend. Në anën tjetër, të mërkurën e ardhshme është caktuar seanca e Kuvendit për votëbesimin e Qeverisë. Amerika dhe Gjermania nuk e përkrahin iniciativën e disa subjekteve politike parlamentare që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Partia opozitare "Nisma për Kosovën" ka arritur t'i sigurojë mbi 40 nënshkrime të deputetëve, të cilat i ka dorëzuar dje në Kuvend, për mocionin e votëbesimit të Qeverisë. Menjëherë pas kësaj kryesia e Kuvendit ka vendosur që të mërkurën, më 10 maj 2017, të mbahet seanca për votëbesimin e Qeverisë. Përpos deputetëve nga tri partitë opozitare, mocionin e opozitës e kanë mbështetur edhe disa deputetë të partnerit të madh të koalicionit (PDK), si dhe disa ligjvënës nga radhët e minoriteve, por edhe të pavarur./ The post Amerika dhe Gjermania nuk i përkrahin zgjedhjet e parakohshme në Kosovë appeared first on Mesazhi.com. |
| Mustafa numëron sukseset e qeverisë që udhëheq Posted: 06 May 2017 01:04 AM PDT Kryeministri Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka numëruar sukseset dhe të arriturat e qeverisë që udhëheq. Mustafa ka përmendur rritjen e pensioneve kontributdhënëse, asistencës sociale, nisjen e ndarjes së pensioneve për veteranët e UÇK-së si dhe planet për sigurimet shëndetësore. Postimi i plotë i Mustafës: "Të dashur miq, The post Mustafa numëron sukseset e qeverisë që udhëheq appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





