Mesazhi.com: “Digjet një xhami në Suedi” plus 6 more

Mesazhi.com: “Digjet një xhami në Suedi” plus 6 more


Digjet një xhami në Suedi

Posted: 01 May 2017 04:15 AM PDT

Xhamia Imam Ali në kryeqytetin e Suedisë, në Stockholm, për shkak të një zjarri në mesnatë pësoi dëme të mëdha dhe u bë e papërdorshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Zjarrfikëses së Stockholmit, Tobias Akesson, në një deklaratë për televizionin publik të Suedisë SVT tha se kanë ndërhyrë në zjarrin e rënë mbrëmë në xhaminë Imam Ali, që ndodhet në rajonin Jarfalla të kryeqytetit. Duke bërë të ditur se deri më tani nuk është hasur në ndonjë element të dyshimtë, Akesson tha se arsyeja e zjarrit është duke u hetuar.

Zëdhënësi i xhamisë Imam Ali, Akil Zahiri, në një deklaratë për SVT tha se gjendja e xhamisë tani është e papërdorshme. Duke vënë në dukje se janë të shqetësuar, Zahiri bëri të ditur se për shkak të zjarrit janë dëmtuar 3 mijë libra të cilat kanë qenë në xhami.

The post Digjet një xhami në Suedi appeared first on Mesazhi.com.

Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, caktohet masa e arrestit për 14 persona

Posted: 01 May 2017 04:13 AM PDT

Prokuroria Themelore Publike –Shkup (PTHP) njofton se pas marrjes së provave për 15 persona të përfshirë në trazirat në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, fillimisht kishte nisur një procedurë nga shkaku i dyshimit se kanë kryer veprën penale "Pjesëmarrje në turmë e cila do të pengoj personin zyrtar të kryej detyrë zyrtare", transmeton Anadolu Agency (AA).

“Aktualisht, shtatë e persona janë të privuar nga liria. Prokurori publik kompetent, duke marrë në konsideratë se janë përmbushur bazat ligjore, për katërmbëdhjetë të dyshuar i ka sugjeruar gjyqtarit të procedurës së mëparshme të caktojë masën e paraburgimit. Për një person është propozuar masa e kujdesit", thuhet në kumtesën e Prokurorisë të publikuar në faqen e saj të internetit.

Në njoftim thuhet më tej se vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të dielën njësiti për Krim të Dhunshëm nga Sektori për Punë të Brendshme–Shkup, tha se ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër 15 personave të cilët akuzohen për dhunën e shkaktuar në Kuvendin e Maqedonisë ditë më parë.

Rikujtojmë se të enjten, më 27 prill, në një atmosferë kaotike në Kuvend, shumica parlamentare votoi deputetin e BDI-së, Talat Xhaferi për kryetar të Kuvendit. Më pas vijuan incidentet para dhe brenda Kuvendit, kur një pjesë e qytetarëve hyri me dhunë dhe sulmuan disa deputetë në mënyrë barbare.

The post Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, caktohet masa e arrestit për 14 persona appeared first on Mesazhi.com.

Clark: Turqia do ta ketë një nga pozicionet kryesore në botë

Posted: 01 May 2017 04:11 AM PDT

Ish-komandanti Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropën, Wesley Clark, ka theksuar se Turqia me kulturën e saj të jashtëzakonshme dhe me trashëgiminë e madhe në të ardhmen do të jetë një prej vendeve më të fuqishme në botë. Por sipas tij "Në të njëjtën kohë kjo do të thotë që Turqia do të përballet edhe me sfida të shumta."

Clark i cili ndodhet në Stamboll për të marrë pjesë në Samitin e Këshillit të Atlantikut 2017, duke folur për Anadolu Agency (AA), ka theksuar se në krizën e Sirisë duhet të veprohet hapë pas hapi. Ai tha se duhet të luftohet me DEASH-in duke mos shkaktuar viktima civile dhe sipas tij çlirimi i Mosullit do të merr kohë.

"Me çlirimin e Mosullit do të ketë lëvizje në Rakka dhe DEASH-i do ta humb bazën rajonale", tha Clark. Duke nënvizuar se kjo nuk do të thotë përfundimi i DEASH-it, Clark tha se ata njerëz që duan që pikëpamjet e tyre t'i mbrojnë nëpërmjet dhunës, do të vazhdojnë të bien pre e organizatave të tilla si DEASH.

"SHBA-të dhe Rusia duhet të gjejnë një rrugë të drejtë të bashkëpunimit"

Clark duke folur për qëndrimet e SHBA-ve dhe të Rusisë lidhur me krizën në Siri tha se të dy shtetet kanë disa interesa nga ky rajon, por që këto interesa nuk janë të përshtatura dhe sipas tij nuk po bashkëpunojnë, duke shtuar se prandaj është e vështirë të gjendet një mënyrë e drejtë e bashkëpunimit.

"Procesi politik është puna e vështirë që duhet bërë së bashku. Është pastrimi nga DEASH-i, krijimi i qeverisë në rajon dhe natyrisht sigurimi i armëpushimit", tha Clark.

"Do të vazhdojë jostabiliteti dhe dhuna"

Clark po ashtu paralajmëroi se në rast të vazhdimit të krizës do të vazhdojë edhe jostabiliteti dhe dhuna, që po mbizotëron me vite në Siri dhe në disa vende të Lindjes së Mesme.

"Përderisa Irani do të vazhdojë përpjekjet për ruajtjen e ndikimit në Irak, Siri dhe Liban dhe përderisa shtetet tjera vazhdojnë t'i rezistojnë sulmit të Iranit diskutimet, takimet dhe dhuna do të vazhdojë", tha ai.

"Turqia përballë sprovimeve"

Duke vlerësuar pozitën e Turqisë në gjeografinë e Lindjes së Mesme ku po përjetohen krizat, Clark tha se Turqia është anëtare e NATO-s dhe se ata janë mjaft të kënaqur me këtë. Sipas tij qeveria turke po bën një punë shumë të mirë duke u kujdesur për të gjithë refugjatët."Disa grupe në mesin e të cilëve ndodhen edhe kurdët dëshirojnë të krijojnë shtetin e tyre duke e arritur pavarësinë. Kjo është një çështje e cila do të ndikojë edhe Turqinë edhe Irakun, por edhe Iranin. Në anën tjetër Irani në qoftë se i plotëson kushtet e vendosura dy vjet më parë në marrëveshjen për programin bërthamor dhe nëse kjo krijon një lehtësim të madh si për veten ashtu edhe për Perëndimin, pas kësaj do të hyjë në kërkim të tregut. Turqia edhe pse mund të jetë një rrugë e shkurtër, është një shtet konkurrues. Për këtë arsye është ende e paqartë se çfarë hapash do të ndërmarrë Irani në këtë aspekt. Kështu që, pozicioni i Turqisë në Evropë dhe Azi, me rrugët ujore dhe me kulturë të jashtëzakonshme për të ardhmen është një prej pozicioneve më të rëndësishme në botë. Por në të njëjtën kohë kjo do të thotë se Turqia do të përballet me sfida", u shpreh Wesley Clark.

The post Clark: Turqia do ta ketë një nga pozicionet kryesore në botë appeared first on Mesazhi.com.

Sindikalistët kërkojnë rritjen e pagës minimale

Posted: 01 May 2017 04:09 AM PDT

Për Ditën Ndërkombëtare të Punës edhe në Prishtinë është organizuar një protestë. Por një numër i vogël i njerëzve iu kanë përgjigjur protestës që është organizuar nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Në këtë protestë është kërkuar që të zbatohet Kontrata Kolektive si dhe paga minimale në Kosovë të jetë 300 euro.

Protesta ka filluar me një minutë heshtje për të gjithë punëtorët që kanë humbur jetën në vendin e punës. Sipas sindikalistëve vetëm gjatë vitit të kaluar 18 punëtorë kanë vdekur në vendin e punës.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi tha se punëtorët e sektorit privat nuk janë të kënaqur me trajtimin që u bëhet në punë. Sipas tij Sindikata po e bënë të pamundurën që këto pakënaqësi që ekzistojnë në mes të punëdhënësve dhe punëmarrësve të menaxhohen konform ligjeve që kanë të bëjnë me procesin e punës.

Azemi me këtë rast ka përmendur edhe pagat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që paguhen 15 herë më shumë se një punëtor i sektorit privat.

"Përderisa punëtorët në sektorin publik , gëzojnë rritje të pagave të herë pas hershëm në sektorin privat që nga viti 2011 nuk ka ndryshime dhe kjo pagë minimale është nga 130 deri në 170 euro. Në sektorin publik dihet orari i punës, dihet pushimi vjetor , dihet pushimi mjekësor , puna jashtë orarit, stazhi i punës. Ndërsa në sektorin prita të gjitha këto mungojnë. A është mëkat ku dy punëtorë me të njëjtat ligje paguhen ndryshe…. Ne të varfrit po punojmë për të pasurit që të pasurohen, sepse këtë ia mundëson shteti. Ndoshta shpeshherë bëhet edhe me bekimin e tij. Ne duhet punuar sa më shumë se deputetët e Parlamentit të Kosovës nuk po iu mjaftojnë pagat që kanë 15 herë më të mëdha se tonat", tha Azemi.

Nënkryetar i SBASHK-ut, Avni Ajdini tha se probleme ka edhe në sektorin publik , por punëtorët nuk protestojnë. Për këtë gjendje Ajdini ka fajësuar politikën që ai e quajti të korruptuar.

"Të drejtat e punëtorëve janë të drejtat elementare, të cilat edhe ne i kërkojmë. Na kanë sjell me politikat jo korrekte të korruptuara në këtë gjendje. Nuk ka siguri në klasën punëtore . Vetëm në këto tre muajt e fundit, nga Viti i Ri për fat të keq kemi 7 raste vdekje. Pse kush morr masa, askush s'ka marr masa. Sa vetë janë burgosur, është një anarki totale është një tolitarizëm. Për fat të keq dhe duke iu falënderuar juve që keni dal, ku janë të tjerët? Një mori, një mal probleme kanë punëtorët edhe kanë frikë që të dalin këtu. Kurse ne na sulmojnë çdo ditë. Letë urdhërojë ballë për ballë, të luftojmë bashkërisht procesin negativ të cilin është duke e zhvilluar edhe shteti", tha Ajdini.

Është hera e parë që sindikalistët e Kosovës protestojnë për festën e 1 Majit. Në pothuajse të gjitha shtetet e botës për festën e 1 Majit protestohet, ndërsa në Kosovë çdo vit qytetarët kanë festuar.
Edhe sivjet qytetarët po festojnë 1 Majin në mënyra të ndryshme.

The post Sindikalistët kërkojnë rritjen e pagës minimale appeared first on Mesazhi.com.

Rusia po e përdor Serbinë për të destabilizuar Kosovën

Posted: 01 May 2017 03:06 AM PDT

Rusia po e përdor Serbinë për të destabilizuar Kosovën, por edhe vendet tjera Ballkanike ku jetojnë shqiptarët.

Kështu ka thënë për Ekonomia Online, profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, i cili gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend e vlerëson relativisht të qetë dhe pa tendenca të përkeqësimit.

"Vendet ballkanike të cilat po kalojnë nëpër sfida të ndryshme për shkak të influencës së Rusisë e cila përmes Serbisë çdo herë ka tendenca që ti destabilizojë ato vende ku janë të përqendruar shqiptarët e sidomos në Kosovë, e cila kjo e fundit pra Serbia vazhdimisht është e interesuar që të mos jetë stabile dhe të mos ketë progres qoftë ekonomik, qoftë politikë ne arenën ndërkombëtare", ka thënë ai.

Islami ka thënë se enklavat serbe, sidomos veriu i Kosovës mbetet target i Serbisë, e cila e përdor për qëllime të veta sa herë i nevojitet qoftë për fitimin e poenëve politikë të pushtetit në Serbi, por edhe në situata të caktuara kur në arenën ndërkombëtare pozicioni i Serbisë dobësohet.

"Edhe në të ardhmen do të priten provokime të tilla por që kryesore është që institucionet e Kosovës të jenë të vetëdijshme ti ndërmarrin një sërë veprimesh për neutralizimin e aksioneve apo qoftë veprimeve të pandërgjegjshme të institucioneve të Serbisë dhe në anën tjetër presioni i vazhdueshëm i Bashkësisë Ndërkombëtare mbi Serbinë do të ishte mënyra me e mirë që ajo pjesë e Kosovës të jetë stabile", ka thënë ai .

Ai po ashtu ka komentuar edhe situatën e krijuar në Maqedoni, duke thënë se ata që tentuan ta destabilizojnë këtë vend kanë dështuar.

Islami edhe për situatën në Maqedoni vlerëson se ka gisht "Rusia".

"Ajo skenë nuk do të doja të përsëritet as të mos e shohim për shkak se atje ata i kemi fqinjë. ne si vend por edhe vendet demokratike dëshirojnë ta shohin një Maqedoni demokratike e integruar në Bashkimin Evropian dhe ajo situatë për fat të mirë është qetësuar duke iu falënderuar dy komuniteteve atij shqiptar dhe maqedon dhe se ata të cilët kanë tentuar ta destabilizojnë Maqedoninë kanë dështuar , pra natyrisht unë mendoj se këtu ka gisht edhe Rusia përmes agjenturave të ndryshme dhe unë besoj që Maqedonia do ta kalojë këtë sfidë", ka përfunduar Islami .

The post Rusia po e përdor Serbinë për të destabilizuar Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

A e dini pse 1 Maji mbeti Ditë e Punëtorëve

Posted: 30 Apr 2017 11:31 PM PDT

Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maji, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA).

Të shtatët që u dënuan me vdekje. I teti që nuk është shfaqur u dënua me 15 vjet burgim.

Ndërkohë, kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë. Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 shtator 1882.

Dy vjet më vonë, më 1884, një manifestim i ngjashëm i Kavalierëve të Punës miratoi një rezolutë që ngjarja të kishte bazë vjetore. Gjithashtu organizatorët sindikalistë, afër lëvizjeve socialiste dhe anarkiste, sugjeruan si datë feste: 1 majin. Ndërkohë, incidente të rënda ndodhën në ditët e para të majit 1886 në Çikago (SHBA) dhe që njihet si kryengritja e Haymarket. Këto ngjarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima. Data e 1 maj është miratuar në Kanada në 1894 edhe pse koncepti i festës së punëtorëve i referohej këtu Marshimeve të mëparshme të punëtorëve të mbajtur në Toronto dhe Otava në 1872.

Në Evropë 1 maji festa e punëtorëve është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të kongresit të Internacionales së dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë.

E në Kosovë kjo festë këtë vit do të shënohet edhe me protesta.Edhe pse Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përsëri nuk organizon protestë, janë dy degë të tij që kanë paralajmëruar protestë për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Protesta e Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat fillon prej orës 10.00 në sheshin Skenderbeu, kurse protesta e Shoqatës Sindikale Shota, do ta fillojë prej orës 11,00 para Ministrisë së Kulturës.

The post A e dini pse 1 Maji mbeti Ditë e Punëtorëve appeared first on Mesazhi.com.

1 Maj në Kosovë shënohet edhe me protesta

Posted: 30 Apr 2017 11:28 PM PDT

Në shenjë pakënaqësie me gjendjen e punëtorëve në sektorin privat, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të mbajë një protestë më 1 maj.Jusuf Azemi, kryetar i sindikatës, ka bërë të ditur se protesta fillon para BSPK-së nga ora 10:00 dhe marshon deri te sheshi "Skënderbe", ku edhe do të lexohen kërkesat e kësaj sindikate.

Po këtë ditë më 1 maj, Shoqata Sindikale Ansambli i Këngëve dhe Valleve "Shota", nga ora 11:00 do të protestojë para selisë së Ministrisë së Kulturës, në shenjë pakënaqësie me gjendjen e tyre.

The post 1 Maj në Kosovë shënohet edhe me protesta appeared first on Mesazhi.com.