Mesazhi.com: “Biri im! Islami është feja jote” plus 9 more |
- Biri im! Islami është feja jote
- Namazi është i nevojshem si uji dhe ajri në jetën e njeriut
- Duaja për mbrojtjen e fëmijëve
- Juventusi në finale të Ligës së Kampionëve
- Yee: Demarkacioni të procedohet para mocionit
- Deputetët e PDK-së nuk i binden Delawies për votimin e demarkacionit
- Arbana Xharra në “krahë” të Kadri Veselit
- Beqiri pas takimit me Delawien: LDK do të jetë më unike ndaj Demarkacionit
- Shperthim i dyfishtë në Tajlandë, 42 të plagosur
- SHBA, sulmohet verbalisht në supermarket pse ishte musimane
| Biri im! Islami është feja jote Posted: 09 May 2017 03:56 PM PDT Biri im! Biri im! Biri im! Biri im! Biri im! Biri im! Biri im! The post Biri im! Islami është feja jote appeared first on Mesazhi.com. |
| Namazi është i nevojshem si uji dhe ajri në jetën e njeriut Posted: 09 May 2017 03:48 PM PDT Namazi nuk është diçka e lejuar si gjërat e jetesës, që kush do i vepron dhe nuk ka shpërblim për të, e kush i lë nuk ka gjynah për të. Por namazi është diçka e domosdoshme dhe e formës së prerë. Ka një kohë të caktuar, formë të veçantë, mënyrë karakteristike dhe plan të shkruar. Ti nuk ke aspak të drejtë ta deformosh atë duke i shtuar apo i hequr. Nuk pranohet asnjë mendim për ta ndryshuar atë para ose mbrapa. Namazi është si kafshata, që vendoset në gojë dhe jo në vesh. Është si ajri që hyn i pastër nga goja ose hunda dhe jo nga poshtë këmbëve. Nëse ke mundësi të ndryshosh diçka nga pozicioni i zemrës, tërheqjen dhe shtrirjen e saj, ose të zgjerosh dhe ngushtosh frymëmarrjen tënde, atëherë le të kesh mendim në çështjen e namazit. Namazi është si puna, që ti kryen nëse je i punësuar, ose si shitblerja tënde nëse je tregtar. Nëse ti vazhdon punën dhe zbaton detyrat e tua do ta meritosh shpërblimin në fund të muajit duke marrë rrogën, ose duke mbushur xhepin me fitim. Por, nëse ti mungon në punë ose shpërfill detyrën tënde, do të të mbajnë nga rroga aq sa ke munguar dhe shpërfillur. Pra, ke për të humbur fitimet që i mendoje. Shpeshherë njeriut i kërkohet llogari për gjërat e lejuara ashtu siç ndodh me detyrimet. Shiko, nëse ti vendos një stacion në radio pas mesnate dhe ul veshin për të dëgjuar, derisa ai buçet me gjithë fuqinë, ose ti vetë fillon të këndosh me gjithë forcën tënde, e atëherë do të shqetësoheshin fqinjët dhe do të të qortonin. Ata do të trokisnin në portën tënde si patrullë, për të thyer radion tënde, ose që të ulësh zërin se ndryshe do të ndëshkohesh! Por a nuk e ke të lejuar të dëgjosh radion kur të duash dhe si të duash? Atëherë përse u kufizua liria jote?! Përgjigjja është: U kufizua me një sistem të veçantë ose të përgjithshëm, që nuk duhet të kapërcehet. Atëherë, si duhet të jetë ajo që Allahu ua obligoi robëve të Tij, që besuan se Ai është i Adhuruari i Vërtetë, që duhet të adhurohet dhe Krijuesi, Furnizuesi dhe Poseduesi. Ata pëlqyen për vetet e tyre Sheriatin dhe fenë e Tij, a vallë janë të lirë ata në adhurimin e Tij dhe të falurit për Të, apo janë të kufizuar me urdhrat e Tij dhe të ngarkuar për zbatimin e tyre ? Po, namazi është nevojë shumë e domosdoshme, që njeriut ia kërkon jeta ashtu siç kërkon ushqimin dhe të pirët. Ushqimi dhe të pirët janë rezistencë për trupin dhe mënyrë jetese, ndërsa namazi është rezistencë e shpirtit dhe mjeti i qetësisë. Ai shmang njeriun nga veset e ulëta, që më pas të ketë mbarëvajtje në të gjitha çështjet jashtë namazit, siç pati mbarëvajtje dhe përkushtim para Zotit të tij në namaz. Namazi është vija ndarëse midis Imanit dhe kufrit (Besimit dhe mosbesimit). Në hadith ka ardhur: «Midis kufrit dhe Imanit është lënia e namazit.» Çfarë përfiton Islami nga ata muslimanë të rremë, kur ata kundërshtojnë urdhrat e tij?! A nuk janë ata si fëmija i paedukuar që përputhet në mbiemër me familjen e tij, por që i kundërshton në sjellje?! A shpresohet mirësi nga ai që nuk shpreson për vetveten mirësi?! Ne muslimanët nuk duam të jemi si shkuma mbi ujë, që numërohen qindra milionë, ndërsa njerëzit e mirë dhe të devotshëm nuk i kalojnë dhjetëra milionë. Namazi është një nevojë shumë e domosdoshme për njeriun, sepse disiplinon moralin e tij, qeth instiktet e tij, e pengon atë nga egërsia e shkatërrimit dhe devijimit dhe e ndalon nga çdo vepër e ulët dhe e padrejtë. Si mund të veprojë gjynahe ai, që e di se pas pak do të qëndrojë para Zotit të tij të Lartmadhëruar, që nuk e pranon këtë qëndrim nga ai vetëm nëse është i pastër në zemrën, shpirtin dhe gjymtyrët e tij?! A nuk e ke parë se si shumica e muslimanëve u ndalua nga alkoli, kur zbriti fjala e Allahut të Lartësuar: «Mos u afroni në falje kur jeni të pirë.» (An-Nisa 43). Si mund të afrohen në të kur janë ngatërruar me krimin e dehjes?! Ndërkohë që duhet t'i afrohen patjetër; Sepse falja përsëritet çdo ditë pesë herë?! Atëherë le të braktiset alkoli përfundimisht, që të jenë gjithmonë të gatshëm për të takuar Allahun e Lartmadhërur. Namazi, o shoku im, është peshore me të cilën njeriu peshon punët e tij midis dy namazeve, ashtu sikurse doktori mat temperaturën e të sëmurit herë pas here. Nëse punët e tij janë të mira, i thotë: Nxito dhe përparo! Nëse është e kundërta i thotë: Kthehu dhe përmbaju parimeve dhe rregullave në mënyrë të drejtë. Kur të dëgjojë muezinin që thërret: "Allahu Ekber", të përqëndrohet në gjendjen e tij dhe ta dijë se Allahu është më i madh se ajo që ai është. Duhet të shkëputet nga jeta e dynjasë dhe t'i përgjigjet thirrësit të Allahut. Të jesh i sigurt, se ai që falet është njeri nga i cili pritet mirësi dhe devotshmëri. Por edhe nëse e sheh të deformuar në pjesën më të madhe të kohës, dije se një ditë namazi i tij do ta frenojë nga ky deformim; Sepse ai lexon Kur'an në faljen e tij. Sado i pavëmendshëm të jetë në të, patjetër që do të ketë disa çaste në të cilat do të përqëndrohet në atë që lexon, dhe kanë për t'iu dridhur gilcat ( tejzat) e zemrës dhe kanë për t'iu zgjuar ndjenjat e mirësisë. Këtë e përforcon fjala e Allahut të Lartësuar: «Vërtet që falja e namazit parandalon nga çdo vepër e papëlqyer dhe e padrejtë.» (El-Ankebut 45). Ndërsa ai që nuk falet, nuk e lexon Kur'anin dhe kështu nuk përfiton asgjë prej tij,por vazhdon të qëndrojë i shkujdesur në humbjen e tij dhe i zhytur në gjynahe. Shkeputur nga libri "PËRSE FALEM?" The post Namazi është i nevojshem si uji dhe ajri në jetën e njeriut appeared first on Mesazhi.com. |
| Duaja për mbrojtjen e fëmijëve Posted: 09 May 2017 03:39 PM PDT I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) bënte dua për Hasenin dhe Husejnin (radij-Allahu 'anhuma): U'ijdhukuma bikelimatil-lahi et-tammeh, min kul-li shejtanin ue hammeh, ue min kul-li 'ajnin lammeh. "U mbroj të dyve me fjalët e përsosura të Allahut nga çdo shejtan dhe insekt, si dhe nga çdo sy i keq." Dhe ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thoshte: "Me të vërtetë babai juaj (Ibrahimi) mbronte me këto fjalë Isma'ilin dhe Is`hakun." The post Duaja për mbrojtjen e fëmijëve appeared first on Mesazhi.com. |
| Juventusi në finale të Ligës së Kampionëve Posted: 09 May 2017 02:02 PM PDT Juventusi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për të nëntën herë në histori. Skuadra italiane në gjysmëfinale eliminoi Monacon, pasi e mposhti me rezultat 2-1 dhe nga të dy ndeshjet me rezultat të përgjithshëm 4-1. Golat për Juventusin i shënuan Mario Mandzukiç në minutën e 33-të dhe Dani Alves në minutën e 45-të. Golin e vetëm për francezët e shënoi talenti 18-vjeçar, Mbappe Lottin në minutën e 69-të. Juventusi në finale pret fituesin e ndeshjes Atletico Madrid – Real Madrid, ku favorit është skuadra e Zidane, pasi që është në epërsi prej tre golash nga ndeshja e parë. The post Juventusi në finale të Ligës së Kampionëve appeared first on Mesazhi.com. |
| Yee: Demarkacioni të procedohet para mocionit Posted: 09 May 2017 10:55 AM PDT Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Republikën e Kosovës. Gjatë bashkëbisedimit, kryetari Veseli ka vlerësuar se ekziston një ngecje në vendimmarrje, ndërsa ka rikonfirmuar kërkesën se duhet të ecet përpara në marrjen e vendimeve të rëndësishme për të ardhmen integruese të vendit. Sipas njoftimit nga kabineti i kryeparlamentarit, gjatë kësaj bisede telefonike, kryetari Veseli ka diskutuar me diplomatin amerikan për mungesën e vendimeve të rëndësishme të cilat është dashur të merren deri tani në koordinim me miqtë ndërkombëtarë, siç janë ngecjet në reformat ekonomike, ngecjet në riformatimin e qeverisë dhe kryerja e obligimeve ndërkombëtare që ka marrë Kosova si shtet i pavarur e sovran. Kryetari Veseli ka diskutuar me diplomatin amerikan Hoyt Yee edhe për kërkesën e qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Qeveria dhe Kuvendi të procedojnë me demarkacionin nesër (e mërkure) para mocionit të mosbesimit të qeverisë. Në rast të mos procedimit të demarkacionit para mocionit ndaj qeverisë, duhet të lëvizet përpara në rrugëzgjidhje tjera. Në njoftim thuhet se kryetari Veseli e ka siguruar zyrtarin e lartë amerikan se Partia Demokratike e Kosovës është në tërësi në mbështetje të qëndrimeve amerikane dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për ecjen përpara. The post Yee: Demarkacioni të procedohet para mocionit appeared first on Mesazhi.com. |
| Deputetët e PDK-së nuk i binden Delawies për votimin e demarkacionit Posted: 09 May 2017 09:58 AM PDT Ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie ka ftuar sot në zyrat e Ambasadës deputetët e PDK-së që kundërshtojnë Demarkacionin me Malin e Zi. Shaip Muja dhe Nait Hasani nga PDK-ja, Labinotë Demi Murtezi nga Partia e Drejtësisë por që është në Grup Parlamentar të PDK-së si dhe deputeti Raif Çela nga Lëvizja për Bashkim kanë qenë mysafirët e ambasadorit amerikan. Deputeti Shaip Muja tha pas takimit se nuk ishte kërkesë decidive e Delawies për ta mos votuar demarkacionin por nga përgjigjet e tij u nënkuptua se ai i ka ftuar ata në takim për t'i bindur ata. Pavarësisht kësaj Muja tha se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket Demarkacionit, ndërsa nuk siguroi se nuk do ta votojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. The post Deputetët e PDK-së nuk i binden Delawies për votimin e demarkacionit appeared first on Mesazhi.com. |
| Arbana Xharra në “krahë” të Kadri Veselit Posted: 09 May 2017 05:32 AM PDT Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për medie ka prezantuar aderimin më të ri në këtë parti. Ajo është gazetarja Arbana Xharra. Veseli ka treguar për aderimet e reja që janë bërë në këtë parti duke treguar se që nga sot Arbana Xharra do të jetë pjesë e PDK-së. Veseli ka thënë se ekziston një disponim në rritje te qytetarët për një fillim të ri duke shtuar se gjithjë e më shumë njerëz po i bashkohen PDK-së. “Ne jemi të përkushtuar ndaj rritjes së transparencës. Jam i vendosur për fuqizimin e grave në institucione tona dhe në partinë tonë”, ka thënë ai. E duke folur për Arbana Xharrën, Veseli ka thënë se ajo nuk është vetëm fituese e një cmimi por në të njëjtën kohë ajo është edhe menaxhere e suksesshme. Kurse Arbana Xharra ka thënë se nga sot do të jem pjesë e kësaj partie. “Kam ardhur këtu pa asnjë kusht. Më është premtuar hapësira”, ka thënë ajo. The post Arbana Xharra në “krahë” të Kadri Veselit appeared first on Mesazhi.com. |
| Beqiri pas takimit me Delawien: LDK do të jetë më unike ndaj Demarkacionit Posted: 09 May 2017 05:28 AM PDT Pas përfundimit të takimit të Grupit Parlamentar të LDK-së me ambasadorin amerikan Greg Delaiwe, dhe shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, shefi i GP-së të LDK-së, Ismet Beqiri para medieve ka thënë se ky takim ka qenë i mirë dhe përmbajtjesor. Beqiri nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij takimi, por ka theksuar se në momentin kur Demarkacioni të vie në Kuvend LDK do të jetë unike. "LDK do të jetë më unike se të tjerët që po thonë se i kanë votat. Së pari shkojmë në seancën për mocion, ne dëshirojmë të besojmë që PDK nuk do ta përkrah mocionin e opozitës", ka thënë Beqiri, raporton Telegrafi. "LDK është e qartë se nesër nuk ka votë kundër qeverisë", ka thënë më tej Beqiri. Ai ka theksuar se LDK asnjëherë në asnjë rrethanë nuk ju frikësohet zgjedhjeve. The post Beqiri pas takimit me Delawien: LDK do të jetë më unike ndaj Demarkacionit appeared first on Mesazhi.com. |
| Shperthim i dyfishtë në Tajlandë, 42 të plagosur Posted: 09 May 2017 04:56 AM PDT Të paktën 40 persona janë plagosur pas një shpërthimi të dyfishtë në një qendër tregtare në jug të Tajlandës. Një makinë bombë shpërtheu në hyrje të qendrës tregtare Big-C në qendër të qytetit Pattani, një krahinë që ka vuajtur valët e dhunës seperatiste që nga viti 2004. Imazhet në mediat sociale tregojnë shkatërrim nga shpërthimet dhe tym. Asnjë vdekje nuk është raportuar, megjithatë dy nga 42 të plagosurit thuhet se janë në një gjendje kritike. /MESAZHI/ The post Shperthim i dyfishtë në Tajlandë, 42 të plagosur appeared first on Mesazhi.com. |
| SHBA, sulmohet verbalisht në supermarket pse ishte musimane Posted: 09 May 2017 04:11 AM PDT Një grua amerikane muslimane nga shteti i Virxhinias u sulmua verbalisht në mënyrë racore, nga një grua tjetër amerikane, teksa po kryenin blerje në një supermarket. Sulmi ndaj musilimanes erdhi pikërisht nga gruaja të cilës ajo ia kishte lëshuar radhën te arka. Pasi e pa se me cfare personi kishte të bëjë, gruaja muslimane i tha se ajo nuk e ka ndermend te shkoj askund, pasi kishte lindur dhe ishte rritur aty. /MESAZHI/ The post SHBA, sulmohet verbalisht në supermarket pse ishte musimane appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





