Mesazhi.com: “Arsye shëndetësore që ndërprenë agjërimin?” plus 9 more |
- Arsye shëndetësore që ndërprenë agjërimin?
- Egzon Ibrahimi: Sofra e përgjakur e nënës Zahide Jashari
- Çfar domethënie ka fjala Ramazan?
- Dy detet që nuk përzihen me njëri tjetrin! Pse ndodh kjo dukuri? Përmendja e saj në Kur’anin famëlart dhe vërtetimi shkencor
- Haradinaj akuzon hoxhallarët: Turp që po i çoni fëmijët tanë me vdekë në skaj të dynjasë
- Kosovarët paguajnë 8 milionë euro çdo vite për rrymën e harxhuar nga serbet e veriut
- Lexim i bukur i Kuranit nga Belushi (Video me përkthim)
- Ramadan Chronicles 3 – There is no compulsion in religion
- Meda – O Zot Faleminderit (VIDEO)
- Kush është i falimentuar? Ligjëron Elvis Naçi (Video)
Arsye shëndetësore që ndërprenë agjërimin? Posted: 29 May 2017 07:40 PM PDT Përgatiti: Rrahman FERIZI Agjërimi në përgjithësi përmirëson gjendjen shëndetësore. Mirëpo njerëzit që ankohen nga simptoma serioze duhet të monitorojnë shëndetin e tyre me kujdes. Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm! The post Arsye shëndetësore që ndërprenë agjërimin? appeared first on Mesazhi.com. |
Egzon Ibrahimi: Sofra e përgjakur e nënës Zahide Jashari Posted: 29 May 2017 06:20 PM PDT Ilahija më e re për nënën Zahide dhe familjen Jashari. Egzon Ibrahi: Sofra e përgjakur The post Egzon Ibrahimi: Sofra e përgjakur e nënës Zahide Jashari appeared first on Mesazhi.com. |
Çfar domethënie ka fjala Ramazan? Posted: 29 May 2017 05:48 PM PDT Fillimisht, ne duhet të kuptojmë domethënien e fjalës Ramazan.Ramazan, muaji i nëntë i kalendarit Islamik, ka prejardhje nga fjala Arabe Ramadan që rrjedh nga folja (رَمِضَrrameda). Disa shprehje Arabe na ndihmojnë të kuptojmë domethënien e kësaj fjale. P.sh. رَمِضَ النَّھَارُ (rramedan- nehãr) do të thotë që dita është bërë shumë e nxehtë. رَمِضَ الرَّجُلُ (rramederr- rrexhul) do të thotë njeriut i janë djegur këmbët nga toka që është bërë shumë e nxehtë. Po kështu (rramedas sâimu) do të thotë që gjatë agjërimit brendësia e agjëruesit bëhet më e nxehtë për shkak të etjes që i jep temperatura e lartë. Kështu që, nga kjo pikëpamje, Ramazani quhet i tillë sepse: Agjërimi gjatë këtij muaji shkakton të nxehtët dhe përvëlim të brendshëm për shkak të etjes. The post Çfar domethënie ka fjala Ramazan? appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 29 May 2017 05:44 PM PDT Shumë prej nesh e kanë të qartë pamjen midis dy deteve të cilët bashkohen me njëri-tjetrin. Si ndodh kjo dukuri? Të shumta kanë qënë pyetjet dhe hipotezat reth kësaj çështje. Ky fenomen është shpjeguar dhe përmendur në Kur'anin famëlartë 1438 vite përpara. Thotë Krijuesi i Gjithësisë në Kur'anin famëlartë: "Ai bëri dy detet të bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet tyre ka një pengesë që nuk i lejon të përzihen." (Err-Rahman 19-20) Si gjithmonë për shumë dukuri të cilët njeriu ngreh pikpyetje shkenca bashkëkohore nis studimet dhe për dukurinë në fjalë ka arritur në një përfundim konkret. Shkencëtarët bashkëkohorë, studiuesit e oqeanëve, për shkak të forcës fizike këtë e kanë quajtur "tensioni sipërfaqësor" Ujrat e deteve fqinje nuk përzihen sepse tensioni sipërfaqësor i shkaktëtuar nga diferenca e dendësisë së ujrave i ndalon detet të përzihen, sikur ndërmjet tyre të ekzistonte me të vërtetë një pengesë. Në Detin Mesdhe dhe në Oqeanin Atlantik gjenden dallgë të mëdha korrente të forta dhe rryma. Uji i Detit Mesdhe, hyn në Atlantik nëpëmjet Gjilbraltarit, por temperatuara, kripësia dhe dendësia e secilit prej tyre nuk ndryshojnë, për shakak të kufijve që mbajnë të ndarë nga njëri-tjetri. Interesantja e këtij fakti është se ne atë periudhe nuk ekzistonte një studim i mirëfilltë i kësaj çështje. Me kalimin dhe evolimin e teknologjisë kjo dukuri është zbuluar. Kjo tregon dhe argumenton se Kur'ani famëlartë është fjala e Krijuesit të Gjithësisë. The post Dy detet që nuk përzihen me njëri tjetrin! Pse ndodh kjo dukuri? Përmendja e saj në Kur'anin famëlart dhe vërtetimi shkencor appeared first on Mesazhi.com. |
Haradinaj akuzon hoxhallarët: Turp që po i çoni fëmijët tanë me vdekë në skaj të dynjasë Posted: 29 May 2017 12:36 PM PDT Kryetari i AAK'së Ramush Haradinaj ka kritikuar të gjithë Imamët, të cilët sipas tij kanë ndikuar në ikjen e të rinjve kosovarë për të luftuar në Siri e Irak. Thotë se respekton fetë e të gjithëve por se në radhë të parë për të vije shqiptaria. Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma thotë se nuk do të lejohen lëvizje të cilat në emër të fesë shtyjnë axhenda të dyshimta për shkatërrimin e vendit. "Nuk muj edhe s'kam me u pajtu najherë le lëvizje gjoja në emër të fesë që kanë axhenda tjera që na e shkatërrojnë këtë vend", tha Haradinaj. "Kushdo prej imamëve, kushdo prej udhëheqësve të tjerë që kujtojnë se po bëjnë diçka tuj çu fminë tonë në skej të dyjesë me dekë marre ju koftë, marre ju koftë atyne. Kushdo prej tyre që mendojnë se ne jemi qaq budallë sio popull e që dojnë me na ndërru për pak vjet, e kanë gabim", theksoi Haradinaj në takim me qytetarët e Ferizajt. Thotë se duhet respektuar të gjitha fetë në vend, por se për të në radhë të parë është shqiptaria. "Unë dashninë e parë e kam shqiptarin, pra muj me dashtë shumëçka tjetër por nuk di me u identifiku me diçka përpara se me u identifiku si shqiptar. Unë nuk muj me thanë jam veç myslimanë ose jam veç katolik ose jam veç ortodoks ose jam veç me sheh. Jam veç shqiptar. Kur them jam shqiptar unë vërtetë ndihna mirë me fetë e shqiptarit, me islamin tradicional shqiptar, pra kam respekt për këtë. Kam respekt për besimtarët e devotshëm, për Imamët e devotshëm e atdhetarë", theksoi ai. The post Haradinaj akuzon hoxhallarët: Turp që po i çoni fëmijët tanë me vdekë në skaj të dynjasë appeared first on Mesazhi.com. |
Kosovarët paguajnë 8 milionë euro çdo vite për rrymën e harxhuar nga serbet e veriut Posted: 29 May 2017 12:29 PM PDT Që nga koha e pas luftës në Kosovë, llogaritet që çdo vite qytetarët kanë paguar mbi tetë milion euro rrymë për banorët serb të komunave në veri të Kosovës. Këto kanë dalë si rezultat i përfundimit të hetimeve nga institucioni Avokatit i Popullit. Hetimet e nisura në fillim të muajit prill fillimisht mbi dyshimet për shkelje të të drejtave të njeriut, ka nxjerrë ndoshta skandalin më të madh, mbi atë se shqiptarët dhe komunitetet tjera janë duke paguar faturat e energjisë elektrike edhe për komunat serbe në veri. Avokati i Popullit Hilmi Jashari, në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, ka treguar për rezultatin e përfundimit të hetimeve të nisura nga ky institucion, ku pas disa ditësh pritet që ai të dal para mediave dhe të tregoj faktet mbi skandalin i cili llogaritet që ka shkelur rëndë të drejtat e njeriut në Kosovë. Jashari ka thënë se shuma që qytetarët e Kosovës paguajnë për serbet e komunave veriore, është tetë milion euro për çdo vite, ku sipas tij kjo ka ndodhur me vetëdijen e institucioneve përgjegjëse të Kosovës. "Kemi marrë një përgjigje prej Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe më pas kemi realizuar një takim me zyrtarë e ZRRE-s ku kemi kërkuar shpjegime shtesë për situatën e krijuar. Ndërkohë kemi përcjell tri letra menjëherë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe është pranuar nga ZRRE-ja se kosovarëve u janë shtuar në faturën e tyre, 4.5 për qind e shumës, e cila është paguar për pjesën veriore të Kosovës. Është bërë një interpretim se gjoja se ky 4.5 për qind njihet si humbje komerciale sipas interpretimit që jep zyra komerciale e ZRRE-së", ka thënë ai. Jashari tregon se shuma totale që kanë shpenzuar komunat serbe në veri është paguar tërësisht nga konsumatorët e komunave tjera. "Si duket kjo ka ndodhur gjatë gjithë kohës me vite të tëra, dyshohet prej pas luftës, ku vazhdon edhe në ditët e sotme kjo ka ndodhur si duket edhe në relacion me një vendim që ka nxjerrë ZRRE në vitin 2012. Shuma totale që kosovarët kanë paguar faturat e energjisë për komunat serbe në veri në baza vjetore është mbi 8 milion euro", ka treguar Jashari. Avokati ka thënë se tani janë në pritje të përgjigjeve të fundit prej Ministrive përkatëse nga të cilat ai ka kërkuar opinionet dhe interpretimet juridike dhe se cilat janë masat që ata kane paraparë të merren me problemin në fjalë. "Kjo bie ndesh sa i përket ligjit për të drejtat e konsumatorit dhe ligjit të marrëdhënieve dhe detyrimeve dhe me një varg ligjesh tjera që definitiv kanë kërcënuar në formën çfarë është bërë sipas vlerësimit tonë preliminar. Mirëpo tani jemi duke pritur dy përgjigjet e fundit nga Ministritë ku më pas do të dalim më një qëndrim me një opinion për qytetarë, mirëpo edhe për autoritetet përkatëse, sepse ky është një trajtim i pabarabartë pra mund të jetë një bazë e mjaftueshme për të konsideruar që ka pas diskriminim", ka thënë Jashari. The post Kosovarët paguajnë 8 milionë euro çdo vite për rrymën e harxhuar nga serbet e veriut appeared first on Mesazhi.com. |
Lexim i bukur i Kuranit nga Belushi (Video me përkthim) Posted: 29 May 2017 11:50 AM PDT Lexim i bukur i Kuranit nga Belushi Video me përkthim, ta ndjekim së bashku .. The post Lexim i bukur i Kuranit nga Belushi (Video me përkthim) appeared first on Mesazhi.com. |
Ramadan Chronicles 3 – There is no compulsion in religion Posted: 29 May 2017 09:27 AM PDT There is no compulsion in religion, and this is pretty clear. Still have issues? Want some historical examples? Listen to Tariq Ramadan’s third dars about compulsion in religion, as there is no impose in this deen. /MESAZHI/ “ The post Ramadan Chronicles 3 – There is no compulsion in religion appeared first on Mesazhi.com. |
Meda – O Zot Faleminderit (VIDEO) Posted: 29 May 2017 08:57 AM PDT The post Meda – O Zot Faleminderit (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com. |
Kush është i falimentuar? Ligjëron Elvis Naçi (Video) Posted: 29 May 2017 08:50 AM PDT The post Kush është i falimentuar? Ligjëron Elvis Naçi (Video) appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |