Mesazhi.com: “Arrestohet murgesha që ndihmoi pesë priftërinj t’i dhunojnë fëmijët e shurdhër” plus 9 more

Mesazhi.com: “Arrestohet murgesha që ndihmoi pesë priftërinj t’i dhunojnë fëmijët e shurdhër” plus 9 more


Arrestohet murgesha që ndihmoi pesë priftërinj t’i dhunojnë fëmijët e shurdhër

Posted: 08 May 2017 10:03 AM PDT

Murgesha Kosaka Kumiko, 42 vjeçare, supozohet se ka ndihmuar pesë priftërinj t'i fshehin përdhunimet vaginale, anale dhe orale në institucionin për studentë të shurdhër në Argjentinë.

Abuzimi supozohet të ketë ndodhur në banjo, dhoma të fjetjes, kopshte dhe në një bodrum të shkollës në Lujan de Cuyo, një qytet në veriperëndim të Buenos Aires, shkruan gazeta britanike Metro.

Autoritetet filluan ta hetojnë Kumikon pasi që një ish-studente pohoi se murgesha e kishte bërë atë të vishte një pelenë për ta fshehur gjakun pasi që ishte përdhunuar.

Së paku 24 fëmijë kanë dalur për ta raportuar abuzimin tek kjo shkollë.

Fëmijët thanë që priftërinjt, Nicola Corradi dhe Horacio Corbacho në mënyrë të përsëritur përdhunuan para një imazhi të Virgjëreshës Mari brenda një faltoreje të vogël të shkollës.

Abuzimi nga priftërinjt supozohet të ketë ndodhur ku fëmijët kishin shkuar për t'u rrëfyer si dhe në vende të tjera.

The post Arrestohet murgesha që ndihmoi pesë priftërinj t'i dhunojnë fëmijët e shurdhër appeared first on Mesazhi.com.

Apostolova: BE rekomandon që Demarkacioni të kryhet sa më shpejt

Posted: 08 May 2017 10:00 AM PDT

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se Bashkimi Europian nuk përzihet në punët e Kosovës, por është këtu për të ndihmuar. Dhe në kuadër të kësaj ndihme, ajo ka thënë se është në të mirë të Kosovës, që Demarkacioni të kryhet sa më shpejt që është e mundur.

"BE-ja nuk është negociatore dhe ne nuk duhet të përzihemi, por mandati jonë është këtu që të ndihmojë, kur prania jonë është e çmueshme ne gjithmonë jemi aty", ka pohuar ajo, njofton Klan Kosova.

"Ky proces është vonuar shumë, për vite, dhe siç e dini këto kushte që janë vënë në mënyrë që Kosova të vazhdojë bisedimet për liberalizimin e vizave. Kudo ku shkoj më pyesin për vizat dhe këtu qëndron përgjigja – është në duart e politikanëve. Kur më kanë thënë pse po na izoloni, unë kam thënë se janë politikanët që e kanë çelësin në duart e tyre".

"Kemi pasur dy kushte dhe njëra pre tyre – korrupsionin, për këtë është duke u punuar mirë dhe këtu po shohim progres – të gjithë po përgëzojnë për këtë progres, duhet të ruhet kjo dinamik dhe ky parakusht është në rrugë të mbarë, por demarkacioni i kufirit është kusht shumë i qartë, prandaj duhet të zgjidhet kjo çështje sa më shpejtë, në mënyrë që ne t'i propozojmë këshillit që të marrin vendim për liberalizimin e vizave", tha ajo.

Apostolova ka thënë se ende ka kohë për ratifikimin e vijës kufitare në Kuvend dhe se s'mund të thuhet ende se kalimi në Kuvend ka dështuar përfundimisht.

"Fjala 'dështim' i qeverisë për Demarkacionin, nuk është fjalë e duhur, sepse projektligji mund të dërgohet ende në Kuvend, por sa i përket BE-së, projektligji është me rëndësi të jashtëzakonshme dhe unë rekomandojë që të kryhet sa më shpejt që është e mundur", tha ajo.

Zyrtarja e BE-së pohoi se ajo çfarë njëherë kërkoi kryeministri, Isa Mustafa, që të negociohet kushti i Demarkacionit, është diçka e pamundur.

"Kryeministri, Isa Mustafa, ishte para dy javësh në Bruksel dhe pati takime atje – ka marrë përgjigje shumë të qartë, këto janë kushtet të cilat nuk mund të negociohen, por të përmbushen. Nëse fillojmë të hymë në negocim, kjo do të thoshte diçka e tillë është e pamundur, sepse kjo duhet të negociohet me të gjitha shtetet anëtare".

Edhe përkundër kalimit të Demarkacionit, Apostolova tha se s'ka garancë se Kosova merr vizat.

"S'ka afat të caktuar kohor, apo definitiv për liberalizimin e vizave, ne do t'ia propozojmë këshillit të shteteve anëtare, prandaj askush s'mundet të përcaktojë, cili është afati për liberalizimin e vizave. Natyrisht se anëtarët e këshillit mund të thonë jo, por e jona është që të përgatisim një rekomandim të mirë për Kosovën, pastaj është në duart e anëtarëve që të vendosin përfundimisht", tha Apostolova.

The post Apostolova: BE rekomandon që Demarkacioni të kryhet sa më shpejt appeared first on Mesazhi.com.

SHBA: Ka ardhur koha të ratifikohet Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi

Posted: 08 May 2017 09:58 AM PDT

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përmes një komunikate, i bën thirrje Kuvendit të Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

"Ne mbesim plotësisht të bindur – pas shqyrtimit të konsiderueshëm nga ekspertët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – se vija e shënimit të kufirit e caktuar me marrëveshje është e shënuar në mënyrë korrekte", thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA, transmeton Telegrafi.

"Ka ardhur koha t'iu jepen fund argumenteve dhe mospajtimeve që vetëm po e lëndojnë Kosovën, dëmtojnë kredibilitetin e Kosovës jashtë vendit dhe pengojnë mundësinë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm. Kjo marrëveshje paraqet shënim të mirë, të saktë dhe të drejtë të kufirit ndërmjet dy vendeve fqinje shumë miqësore".

" E nxisim qeverinë që menjëherë ta dërgojë sërish instrumentin e ratifikimit në Kuvendin e Kosovës dhe deputetët ta ratifikojnë atë pa asnjë vonesë. Ka ardhur koha t'i jepet fund pengesave politike të Republikës së Kosovës ashtu që Kuvendi dhe Qeveria të fillojnë të shënojnë përparim në çështjet tjera jetike në të mirë të qytetarëve të Kosovës", thuhet në kumtesën e Ambasadës Amerikane.

The post SHBA: Ka ardhur koha të ratifikohet Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi appeared first on Mesazhi.com.

Nëse kalon Mocioni, Demarkacioni “i bartet” legjislativit të ardhshëm

Posted: 08 May 2017 06:30 AM PDT

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media, ka thënë se mbledhja e kabinetit qeveritar ku do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, do të mbahet pas seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila do të zhvillohet të mërkurën dhe në të cilën pritet të votohet mocioni për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.

Mirëpo njohës të kësaj fushe kanë sqaruar se nëse votohet mocioni i mosbesimit atëherë Presidenti i Republikës shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe si e tillë qeveria konsiderohet në dorëheqje.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se mocioni i mosbesimit konsiderohet i pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

"Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje. Në raste të tilla, Kushtetuta e Kosovës përcakton se Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, dhe Presidenti i Republikës shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe të njëjta duhet të mbahen jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjes së Kuvendit. Me shpërndarjen e Kuvendit, pushon edhe mandati i tij, andaj edhe nuk ka kapacitet për të ushtruar përgjegjësitë dhe kompetencat kushtetuese dhe ligjore deri në konstituimin e tij si rezultat i zgjedhjeve të reja dhe ne mënyrën e përcaktuar me ligj", sqaroi Miftaraj.

Ndërsa, Valmir Ismaili nga KDI-ja në një prononcim për Telegrafin ka thënë se situata për momentin është mjaft e komplikuar, pasi sipas tij, duket që ka një mosbesim në mes të dy partnerëve të mëdhenj të koalicionit, përkatësisht PDK-LDK.

Ai tutje tha se në rast se mocioni i qeverisë kalon, atëherë demarkacioni nuk do të procedohet në Kuvend, pasi qeveria konsiderohet në dorëheqje.

"Përderisa PDK dëshiron garancion nga LDK që deputetët e kësaj të fundit do ta votojnë demarkacionin, LDK tani në momentin e fundit ka vendosur që demarkacionin ta dërgojë në Kuvend vetëm pas votimit të mocionit të opozitës. Me pak fjalë, 'lufta' për momentin është që cili nga partnerët do ta marrë përgjegjësinë në rast se nuk kalon demarkacioni ose bie qeveria. Përndryshe, në rast se mocioni i qeverisë kalon, atëherë demarkacioni nuk do të procedohet në Kuvend. Qeveria konsiderohet në dorëheqje, dhe si e tillë nuk do të kishte kuptim të procedonte një çështje kaq të rëndësishme në Kuvend", ka thënë Ismaili.

Ndërkaq, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës në neni 82 pika 2, sqarohet se Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.

Neni 82 [Shpërndarja e Kuvendit]

1. Kuvendi shpërndahet në këto raste:

(1) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit
nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet Qeveria;

(2) nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve,
shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës;

(3) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së
zgjedhjes, nuk zgjedhjet Presidenti i Republikës së Kosovës.

2. Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të
suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.

Ndërsa zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Arban Abrashi, beson se mocioni për rrëzimin e Qeverisë iniciuar nga partitë opozitare nuk do të kalojë në Kuvend./

The post Nëse kalon Mocioni, Demarkacioni "i bartet" legjislativit të ardhshëm appeared first on Mesazhi.com.

OKB: Mbi 1 milion fëmijë detyrohen të largohen nga Sudani i Jugut

Posted: 08 May 2017 06:27 AM PDT

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se përsëri më shumë se 1 milionë fëmijë të Sudanit të Jugut e kanë braktisur shtetin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të institucioneve të OKB-së, të cilat veprojnë lidhur me fëmijët dhe krizën e refugjatëve thuhet se "Përsëri më shumë se 1 milionë fëmijë janë detyruar të largohen nga Sudani i Jugut për shkak të luftës së brendshme".

Në deklaratë thuhet se “62 për qind e refugjatëve të cilët largohen nga Sudani i Jugut përbëhen nga fëmijët, ndërsa 75 mijë fëmijë refugjatë mundohen të mbijetojnë të vetëm”.

Po ashtu theksohet se 75 për qind të fëmijëve nuk mund ta vijojnë shkollimin dhe se ky është numri më i madh i mosvijueshmërisë në shkollë në mbarë botën.

Në luftën e brendshme gjatë periudhës dhjetor 2013 – gusht 2015 ku humbën jetën rreth 50 mijë persona, më shumë se 2 milionë sudanezë të Jugut ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Ndërkaq Sudani i Jugut i cili përveç luftës së brendshme po ballafaqohet edhe me thatësirat e mëdha, 70 për qind e popullsisë nuk arrin t'i sigurojë nevojat themelore të saj si ushqimi dhe ilaçet.

Miliona persona të cilët po largohen nga Sudani i Jugut po vazhdojnë të strehohen në shtetet fqinje si Sudani, Etiopia, Uganda dhe Kenia.

The post OKB: Mbi 1 milion fëmijë detyrohen të largohen nga Sudani i Jugut appeared first on Mesazhi.com.

Norvegjia ndalon me ligj synetinë

Posted: 08 May 2017 06:25 AM PDT

Partia e Progresit, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar të Norvegjisë, ka votuar në favor të një ligji i cili i ndalon synetit rituale të fëmijëve nën moshën 16-vjeçe, vetëm një ditë pasi Komiteti Mjedisor i Parlamentit belg votoi për t'i ndaluar therjet rituale.

Ithtarët e këtij projektligji në Norvegji, i cili u diskutua gjatë një takimi nacional të partisë këtë fundjavë, pohojnë se syneti shkakton dëmtim mendor dhe fizik te fëmijëve si dhe përbën shkelje serioze të të drejtave të fëmijëve.

Partia e Progresit është partia e tretë më e madhe në Norvegji, me 29 ulëse nga 169 sa ka Parlamenti i Norvegjisë.

The post Norvegjia ndalon me ligj synetinë appeared first on Mesazhi.com.

BE: Nëse votohet demarkacioni, për 90 ditë hiqen vizat

Posted: 08 May 2017 02:55 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe Kryetari i Kuvendit, Kasdri Veseli janë duke zhvilluar takim me përfaqësuesit e ambasadave të huaja në Kosovë, për tu dakorduar në lidhje me votimin demarkacionit me Malin e Zi.

Lajmi.net merr vesh se Veselit dhe Mustafës i është thënë se nëse votohet demarkacioni me Malin e Zi, kosovarët për 90 ditë do të lëvizin pa viza në BE.

Ndryshe, takimi është duke vazhduar dhe mbledhja e Qeverisë që ishte parapa të mbahej në ora 10:00, është shtyer për kohë të pacaktuar.

Pikë e parë e rendit në këtë mbledhje ishte ratifikimi i demarkacionit në Kuvend.

Ndërsa, Kuvendi dhe Qeveria janë duke u mbrojtur nga masa të shtuara të Policisë së Kosovës./

The post BE: Nëse votohet demarkacioni, për 90 ditë hiqen vizat appeared first on Mesazhi.com.

Qeveria thotë se demarkacionin do ta procedojë pas të mërkurës

Posted: 08 May 2017 02:47 AM PDT

Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e paraparë të mbahet sot, është shtyrë.

Pas diskutimeve të partnerëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u arrit dakordimi që mbledhja e kabinetit qeveritar ku do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të mbahet pas seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, që do të zhvillohet të mërkurën.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj të plotë, që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-në, të adresojë me prioritet dhe përkushtim të plotë çështjen e Ratifikimit të Kufirit Shtetëror me Malin e Zi, si një prej vendimeve më të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.

The post Qeveria thotë se demarkacionin do ta procedojë pas të mërkurës appeared first on Mesazhi.com.

Dështon mbledhja e Qeverisë ku pritej të procedohet demarkacioni

Posted: 08 May 2017 01:51 AM PDT

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Qeverisë se Kosovës, në të cilën ishte paraparë shqyrtimi i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Në këtë mbledhje, e cila është paraparë të fillonte në ora 10:00, nuk është parë asnjë ministër nga radhët e PDK-së.

Ndërkohë qe 'Indeksonline', ka raportuar se kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa kanë zhvilluar një takim për t'u koordinuar për çështjen e demarkacionit.

Raportohet se ka mosmarrëveshje mes partnerëve të koalicionit për sa i takon procedimit të kësaj marrëveshje.

The post Dështon mbledhja e Qeverisë ku pritej të procedohet demarkacioni appeared first on Mesazhi.com.

Bajrami: Kjo Qeveri bie të mërkurën

Posted: 07 May 2017 11:53 PM PDT

Qeveria e Kosovës do të bjerë të mërkurën pasi do të jenë deputetët e Kuvendit ata të cilët do ta votojnë një gjë të tillë. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës "Zëri" shefja e Grupit Parlamentar e "Nismës për Kosovën" Valdete Bajrami.

Sipas Bajramit, "Nisma" është në bisedime të vazhdueshme edhe me deputetët të cilët nuk e kanë nënshkruar mocionin e mosbesimit dhe presin që deri të mërkurën t'i kenë votat e mjaftueshme për ta votuar atë.

Ndërkohë, procedimin e Demarkacionit nga ana e Qeverisë, të cilin ajo pritet ta bëjë sot, Bajrami e ka quajtur vetëm një tentativë të kryeministrit për të blerë kohë dhe asgjë më shumë.

Sipas saj, kjo marrëveshje edhe kësaj radhe nuk do të kalojë dhe kundërshtimi i opozitës do të jetë evidente. Ndërkaq duke folur për zgjedhjet e parakohshme Bajrami ka thënë se "Nisma", por edhe opozita janë të interesuara që këtë Qeveri ta çojnë në shtëpi dhe në asnjë mënyrë të bëjnë koalicion me ta.

The post Bajrami: Kjo Qeveri bie të mërkurën appeared first on Mesazhi.com.