“Marsh protestues “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”” plus 9 more GazetaBlic

“Marsh protestues “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”” plus 9 more GazetaBlic


Marsh protestues “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”

Posted: 06 May 2017 10:48 PM PDT

Shoqëria civile në Mitrovicë, sot organizon marrshin protestues "Stop vrasjeve, ne jemi Ermali", i cili mbahet në Sheshin "Mehë Uka", duke filluar nga ora 13:00.

Marrshi mbahet pas vrasjes së 23 vjeçarit, që ndodhi të premten në mbrëmje në një kafiteri të Mitrovicës, deri sa ishte duke punuar.

I ndjeri është varrosur dje dhe për ndër të tij, në ora 16:00, kur i është dhënë lamtumira, janë mbyllur të gjitha kafiteritë në Mitrovicë.

The post Marsh protestues "Stop vrasjeve, ne jemi Ermali" appeared first on GazetaBlic.

Ivanov në Stamboll: BE po bie në provim për Maqedoninë

Posted: 06 May 2017 10:46 PM PDT

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, theksoi se "gjatë periudhës Osmane fe të ndryshme, gjuhë dhe raca të ndryshme me shekuj kanë jetuar së bashku, por evropianët këtë ende nuk e kanë kuptuar"

– Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka qëndruar në Stamboll, ku është adresuar në Forumin për lidership global 2017, në organizim të Universitetit Bahçeshehir, ku theksoi se deri tani tetë herë ka arritur rekomandimi i Komisionit Evropian për fillimin e negociatave me Maqedoninë, por data ende nuk është caktuar. "BE po bie në provimin për çështjen e Maqedonisë. Derisa BE, nga njëra anë promovon të drejtat e njeriut, mbrojtjen e identitetit personal dhe të drejta tjera, ato për Maqedoninë nuk vlejnë", raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në gala programin e Forumit Global të Liderëve 2017 organizuar nga ana e Universitetit Bahçeshehir, theksoi se "gjatë periudhës Osmane fe të ndryshme, gjuhë dhe raca të ndryshme me shekuj kanë jetuar së bashku, porse evropianët këtë ende nuk e kanë kuptuar".

Gjatë adresimit të tij, presidenti Ivanov theksoi se sot ekziston gjurmë e shkruar për tre mijë vitet e fundit të historisë së njerëzimit dhe se 2.700 vite të tyre kanë kaluar në luftëra.

"Bota në aspektin global në paqe ka jetuar 300 vite. Këtu ballafaqohemi me një paradoks. Mund të shohim se vitet më të gjata të paqes vërehen në Ballkan, Kaukaz dhe në Lindjen e Mesme. Sot nëse dikujt nga përfaqësuesit e BE-së ua përmendni Ballkanin, Kaukazin ose Lindjen e Mesme, do të rrëqethen. Veçmas nuk kuptojnë se paqja ka ekzistuar shumë vite në këto territore. Ku Kaukazi, Lindja e Mesme dhe Ballkani posedonin hapësirë të hapur, këtu edukoheshin persona me mendje të hapur, pa paragjykime. Në mjedise të tilla njerëzit duhet të besojnë në një fuqi të pavarur dhe të drejtë. Në histori mund të regjistrohet ‘Pax Romana’, do të thotë Paqja Romake. Më pas së bashku me Periudhën Osmane filloi edhe Paqja Osmane", theksoi presidenti Ivanov.

Ivanov theksoi se disa rrethana e shohin botën me "syze" të shekullit të 19-të dhe 20-të dhe tha se problemet nuk mund të zgjidhen në këtë mënyrë.

Presidenti i Maqedonisë në fjalimin e tij theksoi se dëshirat dhe pritjet e të gjithëve janë në dobi të paqes evropiane, dhe tha : "Protestantët dhe katolikët në Evropën Perëndimore pas luftimeve shumëvjeçare lidhën paqe dhe kaluan në sekularizëm, ndërsa fenë e mbyllën në një kornizë të veçantë. Me këtë ngjau një pikëpamje e quajtur tolerancë, që paraqet vënien e fesë në kornizë të veçantë. Tolerancë në kuptimin: ndonëse nuk ju dua, unë do t'ju duroj. Në Lindjen e Mesme, Kaukaz dhe në Ballkan nuk ka zakon të tillë. Tek ne ekziston filozofia e respektimit të ndërsjellë. Për këtë shkak pjesëtarët e feve dhe gjuhëve të ndryshme me shekuj arritën të jetojnë bashkë. Respekti i ndërsjellë është shumë më i shenjtë dhe sublime se toleranca e Perëndimit. Andaj me shekuj krishterët, muslimanët dhe hebrenjtë kanë jetuar me respekt të ndërsjellë. Në Periudhën Osmane kjo është quajtur sistem popullor", theksoi presidenti Ivanov.

"Problemi i përbashkët i Jugosllavisë dhe BE-së është mosekzistimi i metodës për menaxhim me kriza"

Ivanov, theksoi se BE-ja është një projekt i paqes, por, siç tha ai, BE-ja nuk mund të gjejë zgjidhje në periudha të krizës. "Gjithçka është perfekte derisa zgjat paqja. Problem i përbashkët i Jugosllavisë dhe BE-së është mosekzistimi i metodës për menaxhim me kriza. Të gjitha institucionet evropiane u mobilizuan që të shpëtojnë Greqinë kur ndodhi kriza. Kur ndodhi kriza në Ukrainë, thuajse secili e harroi Greqinë, dhe u fokusuan në Ukrainë. Kur ndodhi kriza e refugjatëve, askush nuk fliste për Ukrainën. E me paraqitjen e terrorizmit, çdokush i harroi refugjatët. E njëjta gjë edhe pas procesit të referendumit të Brexitit i harruan të gjitha gjërat tjera", tha Ivanov, duke theksuar se Jugosllavia ishte projekt i paqes sikur që është BE-ja

“BE bie në provim për çështjen e Maqedonisë"

Presidenti Ivanov thekson se Maqedonia mori vendim për anëtarësim në BE, por për shkak të qëndrimeve të BE-së ende nuk arriti të jetë e pranuar në Union. Ai po ashtu theksoi se Maqedonia po bën gjithçka që të bëhet vend anëtar i NATO-s.

"Bëmë gjithçka që kërkonin nga ne. Në Irak 12 herë dërguam ushtarë tanë në misionet e NATO-s, në Afganistan madje 24 herë. Megjithatë nuk jemi pranuar, sepse emrin e keni Maqedoni. Na thonë: ndërroni emrin dhe ejani", tha Ivanov dhe theksoi: "Deri tani tetë herë arriti rekomandimi i Komisionit Evropian për fillimin e negociatave, por data ende jo. Meqë, emir i vendit tonë është Maqedonia, ju jeni maqedonas dhe gjuhën me të cilën flisni është maqedonisht. BE po bie në provim për çështjen e Maqedonisë. Derisa BE-ja, nga njëra anë promovon të drejtat e njeriut, mbrojtjen e identitetit personal dhe të drejtat tjera, ato për Maqedoninë nuk vlejnë".

The post Ivanov në Stamboll: BE po bie në provim për Maqedoninë appeared first on GazetaBlic.

Nëse ke parë ëndërr sikur të bien dhëmbët, ka një kuptim të rëndësishëm pas kësaj

Posted: 06 May 2017 10:45 PM PDT

Je zgjuar ndonjëherë e trembur nga shtrati dhe je kujtuar që po ëndërroje sikur të binin dhëmbët?
Kjo mund të fshehë diçka shumë të rëndësishme për ty dhe për mënyrën se si po të shkon jeta. Është një ëndërr që, në të vërtetë, është e ngjashme për shumë njerëz.

Ka disa shpjegime pse shikon pikërisht këtë lloj vizioni. Ja si mund ta kuptosh më mirë se ?farë po të ndodh me mendjen.

Kuptimi më i shpeshtë që i jepet një ëndrre të tillë (dhe më fatlumi) është që, në të vërtetë, nuk po kujdesesh si? duhet për veten dhe ti e di këtë. Kur dhëmbët bien e zhduken, marrin me vete edhe rutinën e të bërit të gjërave, si? është p.sh ushqimi apo gjëra të tjera nga e përditshmja. Mendja mund të jetë duke të të thënë që duhet të fillosh të shohësh më tej, pas vetes, mendërisht apo psikologjikisht, në vend që të fshish përgjegjësitë.

Po ashtu, një kuptim tjetër është edhe frika se po plakesh. Nëse ke bërë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në jetë, duhet të mendosh më shumë për të, mbi të gjitha. Nëse ideja e të plakurit të bën nervoze, ajo do të jetë në mendje edhe ndërsa je duke fjetur, ndaj edhe shikon të tilla ëndrra.

Mendimet se dhëmbët bien mund të jetë gjithashtu edhe një shenjë që ke nevojë të ushqehesh (mendërisht). Ndoshta ti nuk e analizon shumë këtë gjendje, por nëse nuk ke askënd që të shohë pas teje, duhet të mendosh seriozisht për këtë. Këto lloj ëndrrash janë një mënyrë për të të treguar që ke nevojë për një njeri në jetë që kujdeset për ty.

Si? e sheh, ka disa mënyra për të interpretuar këto lloj ëndrrash. Gjëja më e mirë për të bërë është të analizosh jetën dhe të shohësh nëse ka aty nevojë për shpjegime. Nëse gjith?ka që të ndodh në jetë është korrekte dhe ti e kupton, atëherë ëndrrat do të mbeten vetëm ëndrra.

The post Nëse ke parë ëndërr sikur të bien dhëmbët, ka një kuptim të rëndësishëm pas kësaj appeared first on GazetaBlic.

Zogjtë lëshojnë vezët në ‘folenë’ nga shiringat e përdoruesve të drogës (Foto)

Posted: 06 May 2017 10:37 PM PDT

Në një shtëpi të braktisur në Vankuver të Kanadasë, Michelle Davey ka gjetur vezët e shpezëve që janë lëshuar në folenë e ndërtuar nga shiringat që shfrytëzohen nga përdoruesit e drogës.
Ky rast tregon për numrin e madh të përdoruesve të substancave narkotike, sa që edhe shpezët i kanë ngatërruar këto pajisje me degët e pemëve, transmeton Telegrafi.

Foleja zogjve e ndërtuar nga shiringat
"Realiteti i hidhur në këtë pjesë të vendit, ku shiringat që i shohim nëpër rrugë, tani po bëhen edhe fole shpezësh", ka shkruar Davey.

 

Mësohet se ato iu përkasin përdoruesve të qetësuesit fantanyl, që është afro 100 herë më i fortë se morfina.
Në mungesë të mjeteve financiare, të varurit nga droga po e përdorin këtë substancë në masë të madhe, sepse është shumë e lirë.

The post Zogjtë lëshojnë vezët në 'folenë' nga shiringat e përdoruesve të drogës (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Çdo njeri para gjumi është mirë të pijë një lugë të vogël uthull molle

Posted: 06 May 2017 10:35 PM PDT

Kur të zgjoheni në mëngjes, do të zhduken dhembjet e barkut dhe të lukthit, por edhe era e keqe, niveli i lartë i sheqerit, por kohë pas kohe edhe shtresat dhjamore.Cilësinë e mirë të uthullës së mollës shumë mirë e njohim, mirëpo ekzistojnë edhe ato të cilat nuk janë bash edhe aq të njohura, transmeton Telegrafi.Lexoni dhjetë cilësitë e mira të uthullës së mollës e cila mund të përdoret nëse pini një lugë të vogël para gjumi dhe jemi të sigurt që shpejt do t'ju kalojë në shprehi!

1. Nëse ndieni uri para gjumi…

Duke u bazuar në shumë studime, obeziteti është i lidhur ngushtë me gjumin. Sa më shumë peshë të ketë një njeri aq më shumë probleme me gjumi do të ketë. Uthulla e mollës ka aftësinë të luftojë grumbullimin e dhjamit dhe redukton oreksin. Uthulla gjithashtu përmban pektin që relakson trurin. Kështu që kur ndiheni të uritur para se të flini hiqni duart nga çokollatat dhe përzieni 1 lugë gjelle uthull molle në një gotë uji dhe pijeni.

2. Trajton dhimbjet e fytit

Bakteri përgjegjës për dhimbjen e fytit nuk mbijeton dot në një ambient ku ka uthull molle. Merrni 1 lugë çaji uthull molle dhe kalojeni një orë para se të shkoni në shtrat.

3. Lemza do zhduket

Uthulla e mollës stimulon nervat përgjegjëse për lemzën dhe shijimi i uthullës do të bëjë që nervat ta "harrojnë" lemzën. Një lugë çaji me uthull molle i tretur në një filxhan ujë mjafton për ta ndaluar.

4. Çliron hundët e zëna

Uthulla e mollës është e pasur me magnez, kalium dhe vitaminë B1, B2, A, dhe E pastron mukozën dhe sinuset. Përzieni një lugë çaji uthull molle në një gotë ujë dhe pijeni para se të shkoni në shtrat.

5. Rregullon acidin në stomak

Uthulla e mollës ka aftësinë të rregullojë nivelet e acidit në stomakun tuaj. Thjesht përzieni një lugë gjelle uthull në një gotë ujë dhe pijeni përpara se të shkoni në shtrat.

6. Rregullon frymën e keqe

Bakteri në gojën tuaj është për këtë shkak. Siç thamë më parë uthulla e mollës mund ta vrasë këtë bakter duke iu lënë gojën të freskët. Ju duhet të merrni një lugë çaji uthull molle para se të shkoni në krevat.

7. Redukton dhimbjet e stomakut

Uthulla e mollës ndihmon që ju të harroni pagjumësinë gjatë natës që shkaktohet nga dhimbjet e stomakut tuaj. Ju nuk do të keni më probleme me gazrat në stomak dhe shtrëngimet. Përzieni 1 lugë çaji uthull molle në një filxhan çaji me ujë të ngrohtë dhe pini para se të shkoni në shtrat.

8. Ndalon keqtretjen

Pagjumësia është e lidhur ngushtë më digjestionin. Uthulla e mollës ju ndihmon në problemet me fryrjen dhe përzierjen, Përzieni një lugë çaji me uthull molle dhe mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë para se të flini.

9. Redukton dhimbjet e gjurit

Mungesa e kaliumit konsiderohet si një nga shkaktarët kryesorë të dhimbjes së gjurit. Për fat të mirë uthulla e mollës është e pasur me kalium që ka aftësinë të reduktojë dhimbjen dhe të rregullojë balancën në qëndrimin e trupit.

10. Ul nivelet e sheqerit në gjak

Nivelet e larta të sheqerit në gjak është një ndër problemet më të larta që njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kanë. Uthulla e mollës mund të përmirësojë ndjeshmërinë e insulinës në gjak duke reduktuar dhe sheqerin. Ju duhet të merrni rregullisht 2 lugë çaji uthull mollë për këtë problem.

The post Çdo njeri para gjumi është mirë të pijë një lugë të vogël uthull molle appeared first on GazetaBlic.

BBC: Pse zgjedhjet franceze janë kaq të rëndësishme për të ardhmen e Evropës?

Posted: 06 May 2017 10:22 PM PDT

Votuesit francezë kanë hedhur poshtë dy partitë e mëdha politike që kanë qeverisur për dekada të tëra vendin dhe tani janë në udhëkryq për zgjedhjen e presidentit.

A do të parapëlqejnë ata një liberal pro evropian, që nuk është zgjedhur kurrë më parë, apo do shkojnë me një sfiduese të estabilishmentit që është zotuar se do të luftojë globalizimin dhe do të ndryshojë marrëdhëniet e Francës me BE?

Pas votimit të Brexit-it në Britaninë e Madhe dhe zgjedhjes së Presidentit amerikan, Donald Trump, Franca është vendi më i fundit që do të përballet me këtë goditje politike.

Çfarë të reje 'sjellin' këto zgjedhje?

Socialistët dhe e djathta kanë drejtuar Francën që nga viti 1950, por modeli i vjetër është shkatërruar tashmë.

Një parti aspak popullore në pushtet dhe një kandidat republikan, i vënë përballë hetimeve gjyqësore, kanë hapur rrugën për një president që nuk është zgjedhur asnjëherë në Asamblenë Kombëtare Franceze.

Çfarë rrezikohet?

Votuesit do të marrin një vendim për të ardhmen e Francës, vendin që është edhe zemra e Bashkimit Evropian.

Nëse ata zgjedhin Emmanuel Macron, ata do të mbështesin një kandidat që kërkon reformimin e BE-së, si dhe një integrim më të thellë evropian, një buxhet eurozone dhe ministra finance posacërisht për eurozonën.

Mirëpo nëse francezët zgjedhin Marine Le Pen, do të ndodhë e kundërta. Ajo dëshiron që një Evropë të ndarë në kombeve dhe jo një Bashkim Evropian.

“Unë i jap vetes gjashtë muaj për të negociuar me BE-në rikthimin e sovranitetit. Më pas do të jenë francezët ata që vendosin”, ka shkruar ajo në Twitter.

Një sondazh në mars sugjeronte që shtatë nga 10 votuesit francezë kundërshtonin daljen e Francës nga BE, por Emmanuel Macron ishte i vetmi kandidat që konkurronte me një platformë pro-Bashkimit Evropian në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Kush do të fitojë?

Të gjitha sondazhet e opinionit sugjerojnë se Macron po shkon drejt një fitoreje të madhe, dhe se do të marrë rreth 60 përqind të votave në raundin e dytë, ndonëse pikët e tij të avantazhit kanë pasur rënie ditët e fundit para votimit.

Ai fitoi një herë, a mund ta bëjë përsëri?

Macron mundi Marine Le Pen në raundin e parë dhe pak komentuesit nuk besojnë se ajo do të arrijë të përmbysë rezultatin më 7 maj.

Shpresa e saj më e madhe mund të jetë që një numër i madh votuesit të mos dalin të votimit të dielën.

Një ditë pas arritjes së raundit të dytë, zonja Le Pen dha dorëheqjen si udhëheqëse e Frontit Kombëtar, parti që e ka udhëhequr që nga viti 2011, për t’u përqendruar në garën presidenciale.

A ka Marine Le Pen një shans?

A do të mundet një president i ri të shënojë fundin e politikës së vjetër? Ndoshta jo. Sepse Emmanuel Macron nuk ka deputetë, dhe Marine Le Pen ka vetëm dy.

Pra, për të pasur pushtet dhe për realizuar të gjitha propozimet, presidenti i ardhshëm do të ketë nevojë që partia e tij të dalë sa më mirë në zgjedhjet legjislative më 11 dhe 18 qershor.

Macron mezi arriti suksesin e parë, edhe pse ka njoftuar për një shumicë në Kuvendin e Ri, i përbërë nga “fytyra dhe talentet e reja”. Gjysma e kandidatëve të tij do të jenë femra por problemi i tij do të jetë që asnjë nuk do të jetë emër i njohur.

Pra, po afrohet një hije bashkëjetese, në të cilën parlamenti është nën kontrollin e një partie tjetër. Kjo ngre perspektivën e qeverisjes me ndihmën e politikanëve të partive të tjera.

Cilat janë çështjet kyçe të betejës zgjedhore?

Një nga çështjet kryesore me të cilat ballafaqohen votuesit francezë është papunësia, e cila ka arritur pothuajse në 10% dhe është më e larta në mesin e 28 shteteve anëtare të BE-së. Një në katër të rinj është i papunë.

Ekonomia franceze ka bërë një rimëkëmbje të ngadaltë nga kriza financiare e vitit 2008 dhe të gjithë kandidatët kryesorë thonë se nevojiten ndryshime të thella.

Sfidat ekonomike me të cilat përballët presidentin i ardhshëm

Marine Le Pen dëshiron që mosha e pensionit të ulet në moshën 60 vjeç dhe të “rinacionalizohet borxhi francez”, i cili, sipas saj, se mbahet kryesisht nga të huajt.

Emmanuel Macron, nga ana tjetër, dëshiron të shkurtojë 120,000 vende pune në sektorin publik, të reduktojë shpenzimet publike me 60 miliardë dollarë dhe të ulë papunësinë nën 7%.

Siguria në Francë

Zgjedhjet po mbahen nën gjendjen e jashtëzakonshme dhe raundi i parë u zhvillua tri ditë pasi një polic u qëllua për vdekje në Champs Elysees, në zemër të Parisit.

Më shumë se 230 persona kanë vdekur në sulme terroriste që nga janari i vitit 2015 dhe zyrtarët kanë frikë se qindra myslimanë francezë që udhëtuan për në Siri dhe Irak mund të kthehen për të kryer krime të reja.

Dhjetëra njerëz u vranë në sulmin me kamion në Nisë, Ditën e Bastijës, në vitin 2016

Ish-udhëheqësi i FN-së dëshiron të pezullojë marrëveshjen e kufijve të hapur të Bashkimit Evropian mbi kufijtë e Francës dhe të dëbojnë të huajt që janë në "listat e zeza"të shërbimeve të inteligjencës. /BBC,Syri.net

The post BBC: Pse zgjedhjet franceze janë kaq të rëndësishme për të ardhmen e Evropës? appeared first on GazetaBlic.

Propaganda ruse dhe serbe: Politika e Macronit mbështet Shqipërinë “pak më të madhe”

Posted: 06 May 2017 10:17 PM PDT

Nëse Emmanuel Macron bëhet president i Francës, planet e tij do të jenë të këqija për serbët, shkruajnë mediat serbe duke cituar Sputnikun rus.

"Është e çuditshme se si këtu (te serbët) bëhet kampanja mediatike, e tillë që e do Macronin për president", ka thënë Rome Millosheviq, kryetar i Unionit të Serbëve në Francë, transmeton Telegrafi.

"Planet e tij janë të këqija kur është fjala për Kosovën. Besoj qe kjo politikë do të mbështesë pushtetin në Prishtinë dhe planet për t'u formuar një Shqipëri pak ma e madhe. Pra, fitorja e tij nuk është pozitive për Serbinë.

The post Propaganda ruse dhe serbe: Politika e Macronit mbështet Shqipërinë "pak më të madhe" appeared first on GazetaBlic.

Ka vrarë vajzën e vet dhe dhëndrin: I vërtetohet dënimi i përjetshëm pensionistit kosovar

Posted: 06 May 2017 10:14 PM PDT

Një pensionist kosovar i cili tashmë ka mbushur 70 vjet, në shtator të vitit 2015 kishte vrarë në qytetin Kösching dhëndrin dhe të bijën. Gjykata e Ingolstadt-it e kishte dënuar atë me burg të përjetshëm.
Pas ankesës së mbrojtjes së tij në Gjykatën Federale, edhe kjo e ka konfirmuar si të drejtë dënimin në fjalë, duke e bërë të plotfuqishëm atë, shkruan donaukurier.de.

Me këtë vendim nga shkalla më e lartë e gjyqësisë gjermane bëhet e qartë se personi në fjalë duhet të qëndrojë së paku 15 vjet në burg para se të ketë të drejtë të bëjë kërkesë për lirim të parakohshëm, transmeton albinfo.ch. Por, duke pasur parasysh moshën e tij të shtyrë, mund të pritet edhe lirim eventual për shkaqe shëndetësore.

Pas një konflikti të gjatë familjar që kishte të bënte me një pronësi toke, pensionisti me prejardhje nga Kosova kishte vrarë së pari dhëndrin e tij 35 vjeçar e pastaj edhe të bijën 39 vjeçe, përcjell albinfo.ch. Bashkëshortët e rinj tashmë të ndjerë, jetonin në fqinjësi me babanë respektivisht vjehrrin.

Gjykata e Landit, aktin e parë të pensionistit e kishte kualifikuar si vrasje të rëndë ndërsa të dytin si goditje me pasojë vrasjen.

The post Ka vrarë vajzën e vet dhe dhëndrin: I vërtetohet dënimi i përjetshëm pensionistit kosovar appeared first on GazetaBlic.

Lladrovci: Unë do të jem sërish kryetar i Drenasit

Posted: 06 May 2017 10:11 PM PDT

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka demantuar shkrimet se në degën e PDK-së në Drenas ka përçarje.

Lladrovci në një prononcim për Indeksonline ka thënë se nuk ka dhe nuk mund të ketë përçarje në PDK e Drenasit.

"Jo, nuk ka vend përçarja në degën e PDK-së në Drenas, as nuk mund të ketë përçarje. Nuk e meriton këtë as anëtari i PDK-së, as Dega e PDK-së, as qytetari i Drenasit, të këtij qyteti bastion të PDK-së. Ne kemi dëshmuar unitet në të kaluarën dhe jemi unik se Drenasi duhet të zhvillohet më shumë dhe më shpejtë por edhe të ketë cilësi më të mirë të jetës për qytetarët e Drenasit. Jemi unik se duhet të sundoj ligji dhe realizohen me prioritet nevojat e qytetarëve të Drenasit. Dega e PDK-së në Drenas, më përkrah që t'i arrij këto synime", ka thënë Lladrovci.

Ndërsa, lidhur me mundësinë që kryesuesi i KK nw Drenas, Naim Bazaj, të jetë kandidat për kryetar të Drenasit në zgjedhjet që pritet tw mbahen nw pjesën e dytw tw vitit, ai i ka quajtur spekulime dhe se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i ka dhënë sigurinë se do të jetë sërish kryetar.

"Nuk jam në dijeni nëse ka kandidat tjetër për kreun e komunës, por nga atmosfera në fshatrat ku po realizohen projektet tona, takimi me familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës, qytetarët, me intelektualët, me anëtarët e kryesisë në degë, por edhe në nivel qendror, posaçërisht me Kryetarin Veseli, më japin siguri se do të jem kryetar sërish, me mandat të plotë, në shërbim të qytetarëve të Drenasit, për të realizuar plotësisht premtimet e mia, që qysh tash, mbi 30 projekte janë në proces të realizimit" ka thënë Lladrovci për Indeksonline.

Lidhur me raportet e tij me Naim Bazaj, ai ka thënë se dashakëqinjet vazhdimisht spekulojnë për marrëdhëniet e tyre, mirëpo, sipas tij, këto spekulime nuk qëndrojnë. "Dashakëqijtë vazhdimisht spekulojnë për raportet tona, ato spekulime nuk qëndrojnë. Raportet tona, mes meje dhe Z. Bazaj, kanë qenë, janë dhe do të mbesin të mira, pa dilemë. Sigurisht se fuqizimi i Degës, angazhimit të vazhdueshëm në punët ekzekutive të komunës dhe raportet e mira ndërnjerëzore ka mundësi që i pengon ndonjërit dhe flasin për gjëra të paqena" ka deklaruar Lladrovci

The post Lladrovci: Unë do të jem sërish kryetar i Drenasit appeared first on GazetaBlic.

Horoskopi ditor – 7 maj 2017

Posted: 06 May 2017 10:07 PM PDT

Dashi

Pjesa me e madhe e atyre qe janë ne një lidhje do kenë një dite te bukur sot, por ata qe janë kohe qe debatojnë me partnerin nuk do ndihen ende te qete. Për beqaret ndikimi i yjeve do jete goxha pozitiv dhe ata mund te fillojnë lidhjet e shume ëndërruara. Shpenzimet kryejini te kontrolluara pasi përndryshe situata do ju dale jashtë kontrollit.

Demi

Do keni konflikte te shpeshta, por pa dëme sot ju te dashuruarit. Te dy palët do keni teka dhe nuk do kënaqeni lehtësisht. beqaret nga ana tjetër kane për te kaluar një dite te veçante pasi do takojnë personin e ëndrrave. Zemra do ju rrahe me fort nga kurrë ndonjëherë me pare. Ne planin financiar mundohuni vetëm te ruani qëndrueshmërinë dhe shume shpejt situata do ketë edhe përmirësime.

Binjaket

Nëse jeni ne një lidhje sot do ketë ose pasion ose konflikte te forta. Gjithçka do varet nga sjellja kundrejt atij qe keni ne krah. Beqaret do kenë një surprize gjigande e cila do i beje ta ndryshojnë njëherë e mire rutinën e jetës se tyre. Ne planin financiar do bëni te pamundurën qe ta ndryshoni gjendjen ne te cilën ndodheni dhe ne fund te ditës do merrni fryme lirisht.

Gaforrja

Ju te dashuruarit do ndiheni te plotësuar dhe te lumtur gjate gjithë kësaj dite. Planetët do mendojnë për çdo gjë dhe do përjetoni vetëm emocione pozitive. Beqaret do e kenë paksa te vështirë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë, por nëse nuk dorëzohen do ja dalin mbanë. Me shpenzimet do dilni te fituar nëse tregoheni disi me te matur.

Luani

Nëse jeni ne një lidhje përkushtojuni me tepër atij qe keni ne krah dhe as mos mendoni t'i hidhni sytë diku tjetër. Nëse bëni ndonjë gabim mund te pendoheni për gjithë jetën. Beqaret do i përkushtohen pa dorashka miqve te ngushte dhe për këtë arsye nuk do kenë as kohe te mendojnë për dashurinë. Buxheti nuk do jete i keq, por sidoqoftë nuk duhet te tregoheni dorëlëshuar me shpenzimet.

Virgjeresha

Sot do ndiheni me te sigurte ne krahët e partnerit tuaj ju te dashuruarit dhe do jeni gati te merrni edhe disa vendime te rëndësishme se bashku. Periudha delikate do marre fund për ju. Beqaret duhet t'i marrin gjerat sa me shtruar dhe kane për te shijuar një histori dashurie fantastike. Ne planin financiar duhet te ndiqni një program strikt ne mënyrë qe gjendja te filloje te normalizohet.

Peshorja

Do dashuroheni si kurrë me pare sot ju te dashuruarit dhe ne çdo moment do përjetoni emocione te papërshkrueshme. Disa mund te bëjnë edhe deklarata te forta qe mund te ndryshojnë te ardhmen përgjithmonë. Beqaret do kenë vetëm
mundësi për aventura kalimtare e pa ndonjë te ardhme. Financat me pak mundim do arrini t'i mbani gjithë kohës te qëndrueshme.

Akrepi

Dite e mbushur me ngjyra ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pranë partnerit do ndiheni te mbrojtur dhe do merrni dashurinë qe keni kërkuar gjithmonë. Beqaret me ne fund do realizojnë një takim mbresëlënës, i cili do ua ndryshoje te ardhmen për mire. Ne planin financiar është me mire te mos ndërmerrni shume rreziqe
edhe sikur gjendja te jete e kënaqshme.

Shigjetari

Sot do bini dakord për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe do filloni disa projekte te cilat do ju afrojnë edhe me tepër me njeri­tjetrin. Beqaret nuk do lodhen shume dhe do e gjejnë personin me te cilin do kalojnë një jete te bukur e te qete. Ne planin financiar gjendja ka për te qene disi delikate, por me pak me tepër maturi dhe me disa masa te marra çdo gjë do rregullohet.

Bricjapi

Tension, mosmarrëveshje, probleme. Jeta juaj ne çift nuk do ece aspak mire sot. Do keni kundërshtime për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe do thoni edhe fjale shume te gabuara. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek takimet sepse do jene shume te angazhuar me pune. Ne planin financiar do i rregulloni te gjitha problemet qe keni pasur dhe do jeni shume here me te qete.

Ujori

Do keni edhe zënka te forta me partnerin tuaj sot, por edhe momente pasionante e te jashtëzakonshme. Përgatituni për rrahje te forta zemre. Beqaret do kenë sukses ne dashuri dhe jeta do ju marre drejtimin qe kane ëndërruar gjithë këto kohe. Ne planin financiar do e keni te vështirë te ulni shpenzimet, por fale ndihmës se miqve do arrini ta mbani gjendjen te qëndrueshme.

Peshqit

Jeta juaj ne çift do jete mjaftueshëm e ndriçuar sot. Gjate gjithë kohës do ndiheni si mbi re dhe nuk do ju besohet se gjithçka qe po përjetoni është reale. Beqaret duhet te dalin sa me shume , te njohin persona te rinj dhe pse jo edhe te joshin. Vetëm ne këtë mënyrë do mund ta ndryshojnë statusin e tyre. Buxhetin do dini gjithë kohës si ta organizoni dhe gjendja do mbetet e mirë.

The post Horoskopi ditor – 7 maj 2017 appeared first on GazetaBlic.