“Luan Haradinaj “Krenaria e kombit shqiptar”” plus 9 more GazetaBlic |
- Luan Haradinaj “Krenaria e kombit shqiptar”
- 20 vjet nga rënia e Luan Haradinajt
- KQZ-ja anulon pushimet vjetore: shkak zgjedhjet e parakohshme!
- Ditëlindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut
- Kali që shpëtoi jetën e tij duke pikturuar
- Gjeti videon që ia theu zemrën kur po pastronte shtëpinë për pranverë
- Opozita beson se të mërkurën do ta rrëzojë Qeverinë me vota
- “Eskalon” situata ndërmjet LDK-së e Nismës!
- Ky është 23 vjeçari i vrarë në Mitrovicë (FOTO)
- PDK ia bën “bllok” Vetëvendosjes!
| Luan Haradinaj “Krenaria e kombit shqiptar” Posted: 05 May 2017 10:46 PM PDT Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka njoftuar Heroit të Kombit, Luan Haradinaj, i ka akorduar titullin “Krenaria e kombit shqiptar”, të cilin sot do t'i dorëzohet familjes Haradinaj. Sipas njoftimit të kësaj Lidhje, akordimi i titullit është bërë me motivacion “Për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në formimin e celulave të para të UÇK-së dhe për flijimin për lirinë dhe pavarësinë e Republikës se Kosovës” The post Luan Haradinaj “Krenaria e kombit shqiptar” appeared first on GazetaBlic. |
| 20 vjet nga rënia e Luan Haradinajt Posted: 05 May 2017 10:40 PM PDT Sot bëhen 20 vjet nga rënia e ushtarit Luan Haradinaj. Ai kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro- shqiptar. Beteja disa orësh me forcat serbe, derisa po e udhëhiqte një ekspeditë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën për të hyrë në Kosovë, i mori jetën njërit nga djemtë e familjes Haradinaj. Në këtë ditë, Luan Haradinaj, bashkë me të vëllain Ramushin dhe grupin e përbërë nga Fehmi e Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi e Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, u nisën për në Kosovë. Kishin arritur sipër fshatit Larë, fshat ky që ndodhej afër Kushninit të Hasit, në vendin e quajtur "Qafa e Mullarit", kur grupi bien në një pritë që kishte zënë ushtria jugosllave, në kufirin 179 shqiptaro-shqiptar. Në këtë pritë vritet Luan Haradinaj, plagoset Rafet Rama, e po ashtu edhe Ramush Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci. Trupi i Luan Haradinajt pushoi në Vlanë deri në çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit trupi i tij u rivarros në varrezat e dëshmorëve të kombit në vendlindje, në Gllogjan të Rekës, ku prehet i qetë, së bashku me 20 dëshmorët e vendlindjes. Luan Haradinaj lindi më 17 nëntor 1973 në fshatin Gllogjan të Rekës përkatësisht të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në fshatin Irzniq, ndërsa shkollën e mesme përkatësisht gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Pas kryerjes së shkollës së mesme Luan Haradinaj regjistrohet në Fakultetin e Edukatës Fizike në Tiranë, të cilin nuk arriti ta kryej duke iu bashkuar kështu luftës për çlirimin e Kosovës. The post 20 vjet nga rënia e Luan Haradinajt appeared first on GazetaBlic. |
| KQZ-ja anulon pushimet vjetore: shkak zgjedhjet e parakohshme! Posted: 05 May 2017 10:38 PM PDT Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lëshuar të premten një qarkore për stafin, nëpërmjet së cilës ka kërkuar që nga e hëna t’i anulojnë pushimet vjetore, merr vesh "Koha Ditore". Kjo përbën një indikacion tjetër për zgjedhje të parakohshme. Muajin e shkuar institucioni që i organizon zgjedhjet ka ndërmarrë edhe veprime të tjera mobilizuese. E ka hartuar planin operativ për zgjedhje, si dhe e ka finalizuar projektbuxhetin për to. Mbështetur në planin preliminar, kostoja e zgjedhjeve të parakohshme do të jetë rreth 6 milionë euro. The post KQZ-ja anulon pushimet vjetore: shkak zgjedhjet e parakohshme! appeared first on GazetaBlic. |
| Ditëlindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut Posted: 05 May 2017 10:24 PM PDT Heroi kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeu ka lindur më 6 maj të vitit 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit. Ai u mor peng nga Sulltan Murati dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri në vitin 1443, vit në të cilin u largua gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë. Në vitin 1444 ai mblodhi të gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku u vendos unanimisht të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër perandorisë otomane. Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbeu do të korrte 22 fitore të mëdha kundër Perandorisë osmane, në vitet e luftës në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën. Heroi ynë kombëtar do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit. Ai do të njihej si besnik i mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, ku mbështeti mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të viteve 1460–1461. Në vitin 1463 ishte komandant i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II, ndërsa vdis më 17 janarin e 1468, në moshën 63-vjeçare. Gjergj Kastriot Skënderbeu konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve myslimanë. The post Ditëlindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut appeared first on GazetaBlic. |
| Kali që shpëtoi jetën e tij duke pikturuar Posted: 05 May 2017 10:21 PM PDT Metro ka aftësi të pikturojë Ai dikur ishte një kalë garash i mirënjohur, por u sëmurë. Mirëpo, pronari i tij i Ron, kishte një ide të pazakontë. Është thënë që ju mund të çoni kalin në ujë, por ju nuk mund ta bëni atë të pijë. Pra, kur Ron Krajewski për herë të parë paraqiti kalin e tij, Metro, në një kasolle nuk kishte asnjë garanci që ai do të pikturojë. Në fund të fundit, ky kalë kishte luftuar me problemet shëndetësore që kur u miratua nga Ron dhe bashkëshortja e tij në vitin 2009. Metro kishte qenë një herë vrapues i suksesshëm – si Metro Meteor, ai fitoi tetë gara. Megjithatë, ai u pensionua nga stacioni i tij i qëndrueshëm, pasi pati dëmtime të përhershme të kockave në gjunjë. "Unë nuk desha vetëm ta nxjerr jashtë për të kullotur dhe për ta harruar, po mendova se si mund të kalonim kohë së bashku", thotë pronari Ron. Ai kishte vënë re se kali i tij pëlqente për të marr gjërat në gojën e tij. Metro mund ta mbante një penel gjithashtu, i zgjedhte ngjyrat në enë. Metro po krijonte vepra që Ron vlerësoi se ishin mjaft të mira për t'u vënë në shitje në një galeri lokale. Katër pikturat e para u shitën javën kur u paraqitën, shkruan rtv21.tv. Stili i shfrenuar i Metro është krahasuar me Jackson Pollock, një piktor i famshëm për teknikën e tij të spërkatjes dhe pikimit. Aftësia e pazakontë e Metro kapi vëmendjen e lajmeve televizive në Gettysburg të Pensilvanisë dhe historia e tij u përhap në të gjithë vendin. Deri në vitin 2014, kishte 150 njerëz në listën e pritjes për veprat e tij. Shitjet e pikturave ndihmuan në financimin e një trajtimi të ri eksperimental për Metro. Veti i tij krijoi një teknikë për të aplikuar një drogë të quajtur Tildren direkt në gjunjë. "Brenda disa muajve X-rrezet treguan se rritja e kockave ishte zvogëluar. Ka shtuar vite në jetën e tij", thotë Ron. Ron dhe Metro do të punojnë në tre ose katër piktura në të njëjtën kohë gjatë një seance 20-minutëshe. The post Kali që shpëtoi jetën e tij duke pikturuar appeared first on GazetaBlic. |
| Gjeti videon që ia theu zemrën kur po pastronte shtëpinë për pranverë Posted: 05 May 2017 10:15 PM PDT Kellie Denton pohon se ajo zbuloi që i dashuri e kishte tradhëtuar me shoqen e ngushtë pasi që e gjeti një DVD kur po e patronte shtëpinë për pranverë. 37 vjeçarja pohon që në video shfaqet komshikja dhe i dashuri i saj të zhveshur dhe duke "e prekur veten", shkruan The Sun. Kellie kishte mbetur zemërthyer kur zbuloi këtë gjë për partnerin e saj prej 16 vjetësh, Colin Martin, me të cilin ka edhe fëmijë. Kur ajo i kishte konfrontuar që të dy, Amanda e kishte pranuar fajin ndërkaq ish-burri i saj Colin e kishtem mohuar këtë gjë. The post Gjeti videon që ia theu zemrën kur po pastronte shtëpinë për pranverë appeared first on GazetaBlic. |
| Opozita beson se të mërkurën do ta rrëzojë Qeverinë me vota Posted: 05 May 2017 10:10 PM PDT Përfaqësuesit e tri partive të opozitës, Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, janë shprehur të bindur se Qeveria do të rrëzohet të mërkurën e javës së ardhshme. Ata të premten kanë dorëzuar në Kuvend mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, për të cilin Kryesia e Kuvendit, po të premten, ka vendosur ta vërë në diskutim të mërkurën e javës së ardhshme, më 10 maj, në një seancë të jashtëzakonshme, shkruan sot Koha Ditore. Me mocionin nuk është pajtuar shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, i cili ka thënë se asnjë pikë e tij nuk qëndron. Ndërkohë që kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nuk është deklaruar nëse partia e tij, që është pjesë e koalicionit qeverisës, do ta mbështesë ose jo mocionin e opozitës. Sipas Rregullores së punës së Kuvendit, mocioni i mosbesimit, i nënshkruar nga së paku një e treta, përkatësisht nga 40 deputetë, pranohet kur për të voton shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit ose 61 deputetë. Mocioni, që është iniciuar nga Nisma për Kosovën, është nënshkruar nga 42 deputetë. Përveç deputetëve të partive opozitare – Nisma për Kosovën, AAK dhe Vetëvendosje – firmat në të i kanë hedhur edhe deputetët e pavarur Ilir Deda dhe Gëzim Kelmendi, si dhe deputetët e PDK-së, Nait Hasani, Shukri Buja e Rafet Rama. Mocioni është nënshkruar edhe nga deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela, nga deputetët e Grupit 6 plus, Kujtim Paqaku e Danush Ademi, si dhe nga deputetja e Partisë së Re Demokratike (NDS) Emilija Rexhepi, të gjitha këto pjesë e grupit parlamentar të PDK-së. The post Opozita beson se të mërkurën do ta rrëzojë Qeverinë me vota appeared first on GazetaBlic. |
| “Eskalon” situata ndërmjet LDK-së e Nismës! Posted: 05 May 2017 03:32 PM PDT Mocioni i votëbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, i iniciuar nga Nisma për Kosovën, ka "rebeluar" LDK-në e Isa Mustafës. Pas akuzave e kundërakuzave ndërmjet liderëve të të dy partive, në "aksion" janë futur edhe dy femrat e fuqishme të të dy partive. Ishte fillimisht deputetja e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, e cila ia përmendi Isa Mustafës 70 dosje, për të nxitur reagimin e ashpër të shefes së stafit të kryeministrit, Vlora Dumoshi, raporton Gazeta Blic. Ky është statusi i Valdete Bajramit të Nismës për Kosovën:
Ndërkaq, ky është statusi i Vlora Dumoshit të LDK-së:
The post "Eskalon" situata ndërmjet LDK-së e Nismës! appeared first on GazetaBlic. |
| Ky është 23 vjeçari i vrarë në Mitrovicë (FOTO) Posted: 05 May 2017 03:15 PM PDT I riu që u plagos në Mitrovicë gjatë mbrëmjes është Ermal Kamberi, menaxher i lokalit 'Check In' në Mitrovicë Policia ka konfiskuar një armë në vendin e ngjarjes por ende nuk është bërë e ditur arsyeja e konfliktit të armatosur. I ndjeri E.K është qëlluar me armë 10 herë./gazetametro.net The post Ky është 23 vjeçari i vrarë në Mitrovicë (FOTO) appeared first on GazetaBlic. |
| PDK ia bën “bllok” Vetëvendosjes! Posted: 05 May 2017 03:06 PM PDT Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, i është përgjigjur sekretarit të përgjithshëm ët LDK-së, Ismet Beqiri, që gjatë ditës ka thënë se pjesë e marrëveshjes është edhe fakti se nuk do të përkrahen mocionet e mosbesimit ndaj Qeverisë. Në "Interaktiv" të KTV-së, ka thënë se kur u formua Qeveria dhe kur u zgjodh kryeparlamentari në bazë të marrëveshjes PDK-LDK, kishte deputetë të kësaj të fundit që nuk e votuan. "Shumë deputetë të LDK-së nuk e kanë votuar as Qeverinë, as Kadri Veselin kryeparlamentar apo Mustafën kryeministër", ka thënë Krasniqi. "Mendoj se e di goxha shumë marrëveshjen, sepse kam qenë i përfshirë edhe në hartimin saj edhe në atë të programit qeverisës. Nuk dua të keqkuptohem dhe të merret kjo si qëndrim i PDK-së sepse ende nuk kemi, por edhe marrëveshja edhe programi nuk janë të finalizuara. Kemi shumë pjesë të programit që nuk janë arritur dhe unë mendoj se gjithmonë ekziston mundësia për të pasur rifreskim të marrëveshjeve", ka thënë Kransiqi. Krasniqi ka thënë se vetëm me VV-në, PDK-në nuk e ndërlidh asgjë, me te tjerat nuk kane vija te kuqe. The post PDK ia bën “bllok” Vetëvendosjes! appeared first on GazetaBlic. |
| You are subscribed to email updates from GazetaBlic. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






