“Ligji i ri i falimentit, çfarë ndodh nga 23 maji” plus 9 more 24 ore lajme

“Ligji i ri i falimentit, çfarë ndodh nga 23 maji” plus 9 more 24 ore lajme


Ligji i ri i falimentit, çfarë ndodh nga 23 maji

Posted: 14 May 2017 04:26 AM PDT

Ligji shqiptar për falimentimin Nr. 8901, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 23 maj 2002, zëvendësoi ligjin e mëparshëm, Nr. 8017, (datë 25.10.1995 "Për procedurat e falimentimit"), i cili trajtonte gjendjen e paaftësisë paguese në Shqipëri. Ligji i ri hyn në fuqi në 23 maj. Gjatë 6 viteve të ekzistencës së ligjit Nr. 8017, ...

Kina dhuron 79 miliardë dollarë për nismën “Brezi dhe Rruga për Bashkëpunim Ndërkombëtar”

Posted: 14 May 2017 04:21 AM PDT

Presidenti i Kinës dhe nikoqir i samitit ndërkombëtar "Brezi dhe Rruga për Bashkëpunim Ndërkombëtar", Xi Jinping paralajmëroi se Kina për projekte në kuadër të kësaj nisme do të dhurojë 79 miliardë dollarë amerikanë. Në forumin në Pekin marrin pjesë 1.500 delegatë nga 130 shtete dhe 70 organizata ndërkombëtare, mes të cilëve edhe presidentë dhe kryeministra ...

Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës, Eurovizion 2004-2017, arritje dhe dështime

Posted: 14 May 2017 04:17 AM PDT

Festivali Europian i Këngës ose “Eurovision 2017” u mbyll të shtunën në Kiev të Ukrainës, ku fitues u shpall Portugalia. Shqipëria u prezantua me këngën “Botë” të Klodian Qafokut, kënduar nga Linda Halimi, por që u eleminua që natën e parë, pa arritur të hyjë në finale. Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë ...

Portugalia fituese e “Eurovision 2017”

Posted: 14 May 2017 04:07 AM PDT

Salvador Sobral i cili përfaqësoi Portugalinë me këngën "Amar Pelos Dois" ka zënë vendin e parë në “Eurovision 2017”, i cili u mbajt për 62-ën herë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Në garën e ditës finale ku ndodheshin në konkurim përfaqësues të 26 vendeve, Sobral me këngën "Amar Pelos Dois" fitoi vendin e parë duke ...

Emmanuel Macron duhet të ndihmohet dhe jo t’i jepet mësim

Posted: 14 May 2017 03:50 AM PDT

Suksesi në zgjedhje i Emmanuel Macron është një shans për motorin gjermano-francez të Europës. Por këtë shans duhet ta kapësh, komenton e ftuara e DW-së, deputetja gjermane e Të Gjelbërve, Franziska Brantner. Zgjedhja e Emmanuel Macron nuk kishte pak orë që kishte përfunduar, e që para betimit si President e hyrjes në Pallatin Élysée (të ...

Maqedoni, Xhaferi nis letrën e dytë tek Ivanov. Ekspertët: Qeveri brenda 10 ditësh

Posted: 14 May 2017 03:45 AM PDT

Kryeparlamentari i ri i Maqedonisë, Talat Xhaferi i ka nisur një letër të dytë presidentit Ivanov, përmes së cilës i kërkon mandatimin e kreut të shumicës së re parlamentare, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re të vendit. Lajmi konfirmohet nga kabineti presidencial, por vendimi i presidentit mbetet ende i paqartë. E me të ...

Aksident në Vlorë, makinat përplasen “kokë më kokë”

Posted: 14 May 2017 03:41 AM PDT

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar të Vlorës, teksa dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën. Nuk dihet ende se cilat ishin shkaqet që çuan në këtë përplasje gati fatale për makinat, por Polica po punon për zbardhjen e ngjarjes. Të përfshirë në aksident janë dy qytetarë ...

Shkodër, ish-drejtuesit e Hipotekës, në gjykatë

Posted: 14 May 2017 03:36 AM PDT

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-drejtuesin e Hipotekës së qytetit, Neritan Kalamishi dhe një ish-jurist të këtij institucioni, Marvin Ramovi, të akuzuar për "shpërdorim detyre". Së bashku me ta, organi i akuzës ka dërguar për gjykim edhe shtetasin Vate Lari, i akuzuar për "falsifikim të dokumentave" pronësorë dhe "pastrim ...

Sulmi ndaj Arbanës i planifikuar dhe i menduar mirë, thotë Nënkryetari i PDK’së

Posted: 13 May 2017 12:25 PM PDT

PDK ka njoftuar se policia e Kosovës nuk po lë gurë pa lëvizur për t'i gjetur sulmuesit e Arbana Xharrës. Nënkryetari i PDK'së, Enver Hoxhaj, ka thënë se sulmi ndaj anëtares së re të PDK'së është i planifikuar dhe i menduar mirë. Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një konferencë për media, ka siguruar Arbana ...

Hoyt Yee: Kryeministri i ri i Kosovës duhet ta gjejë mekanizmin për miratimin e demarkacionit

Posted: 13 May 2017 12:15 PM PDT

Zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, në forumin rajonal për siguri "2BS" në Budvë, ka thënë se shpreson që kryeministri i ardhshëm do ta gjejë mekanizmin për zgjidhjen e demarkacionit me Malin e Zi për të siguruar liberalizimin e vizave. "Ne pamë një retorikë dhe politika nacionaliste, e pamë gazin lotsjellës në Kuvendin e ...