LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS
THE WRITERS UNION OF KOSOVA
KONKURS LETRAR
Për paraqitje me krijime letrare në festivalin ndërkombëtar të poezisë DRINI POETIK, më 9-10 qershor 2017, në Prishtinë-Prizren-Kukës.
1.Sesioni letrar “Rekuiem për shkrimtarët Dritëro Agolli, Ramiz Kelmendi e Arif Demolli“.
Kumtesa deri 3 faqe kompjuteri (30 rreshta faqja), 14 pikë. Përzgjidhen disa kumtesa.
2.Përurime të disa veprave letrare botuar më 2017.
Recensioni 1 faqe kompjuteri (30 rreshta), 14 pikë, ndërsa tri kopje të veprës letrare dorëzohen në përurim.
3.Ligjërime poetike. Poezia deri 1 faqe kompjuteri ( 30 rreshta), 14 pikë dhe e papublikuar.
Përzgjidhen 50 poezi, për të cilat jepen çmimet Metafora I, II e III dhe Vepra letrare.
4. Konkurrimi bëhet me emër të autorit dhe vetëm për një pikë të programit. Punimet përzgjidhen të koduara nga juria letrare, ndërsa autorët e përzgjedhur ftohen të ligjërojnë në festival .
5. Punimet dërgohen në revistën letrare “Metafora” , me shënimin FNP “Drini poetik” 2017, e-mail: LSHK Prishtinë (metafora-lshk@hotmail.com)
Afati i paraqitjes në festival është deri më 25 maj 2017.
Nuk merren parasysh punimet që nuk i plotësojnë kriteret e konkursit dhe ato jashtë afatit.
Kryetarja e LSHK-së , Dr. Flora BROVINA
Prishtinë, më 5 maj 2017





