Libraria : “A di te fershellesh Johana, Ulf Stark - $4.93” plus 9 more

Libraria : “A di te fershellesh Johana, Ulf Stark - $4.93” plus 9 more


A di te fershellesh Johana, Ulf Stark - $4.93

Posted:

thumb

"A di të fërshëllesh, Johana?" është historia e veçantë e djaloshit Berra, i cili nuk ka gjysh dhe krejt papritur vendos të shkojë një ditë në shtëpinë e të moshuarve, së bashku me shokun e pandarë, Ulfin. Aty takon Nilsin, gjyshin ideal, dhe që të tre bëhen miq të ngushtë.

Arti, prej zanafilles te Van Gogh - $19.72

Posted:

thumb

"Arti, prej zanafillës te Van Gogh" përmbledh rreth 450 vepra të zgjedhura, sidomos të artistëve, që me vizionet e tyre origjinale zgjeruan kufijtë e gjuhës së pikturës.

Mitet, mitologjia klasike ne artet pamore - $19.72

Posted:

thumb

"Mitet, mitologjia klasike në artet pamore" paraqet rreth 550 imazhe, ndër të cilat piktura, skulptura, mozaikë, qeramika e kamé (stoli).

Kaos i qete, Sandro Veronesi - $13.80

Posted:

thumb

Pietro Paladini, 43-vjeçari joshës dhe i pasur, që sapo ka humbur gruan e tij, pret çdo ditë, i çorientuar, brenda makinës së tij, vajzën e vet, Klaudia, teksa del nga shkolla. Ditën që do të duhej të bënin celebrimin e martesës, Lara, e shoqja, vdes. Miqtë, por edhe njerëz anonimë, shkojnë të flasin me të, e përqafojnë, ndajnë me të këtë kohë të pezullt.

Nje hero i kohes sone, M. J. Lermontov - $6.90

Posted:

thumb

Romani trajton fatin e personalitetit të njeriut në Rusinë e viteve 30' të shekullit XIX. Figuria e Peçorinit në romanin "Një hero i kohës sonë" të Lermontovit përbën thelbin e veprës dhe është përfaqësues tipik i të riut intelektual, plot aftësi, dhunti e aspirata, që shoqëria e bluan në mokrat e kotësisë, egoizmit dhe cinizmit.

Kapitali ne shekullin XXI, Thomas Piketty - $24.65

Posted:

thumb

Shpërndarja e pasurive është një nga çështjet më të debatuara në ditët tona. Për disa, pabarazitë nuk do të rreshtin së thelluari në një botë gjithnjë e më të padrejtë. Për të tjerë, do të ketë një tkurrje të natyrshme të hendeqeve dhe çdo ndërhyrje do të rrezikonte ta trondiste këtë tendencë harmonike.

Vajzat, Emma Cline - $9.86

Posted:

thumb

Kalifornia e Veriut gjatë fundit të dhunshëm të viteve '60. Në fillim të verës, një adoleshente e vetmuar dhe e menduar, Ivi Boid, shikon një grup vajzash në park dhe e mbërthen në çast liria e tyre, moskokëçarja mbi veshjet, aureola e rrezikshme e braktisjes.

Amerika ose I zhdukuri, Franz Kafka - $9.86

Posted:

thumb

Kafka dëshironte ta quante të parin në radhën e romaneve të veta "I zhdukuri" (fjalë pa "K" në gjermanisht); Maks Brodi, botuesi i tij, e quajti këtë roman "Amerika", duke i kthyer veprës "K-në" gjermane, "K-në" e Evropës Qendrore, "K-në" e Jozef K, "K-në në vetvete si "K", me tërë tingëllimën e saj aq të dashur për Kafkën.

Ndalohen te huajt, Gezim Kikija - $4.93

Posted:

thumb

Sapo kishte ngjitur shkallën e fundit, kur këmbët i ngecën në vend. Përpara tij, mu në hyrje të urës, qëndronte një tabelë e madhe: "Ndalohen të huajt!". Një herë deshi ta shpërfillte atë urdhër të kobshëm.

Faik Konica, perlindesi modern, Fotaq Andrea - $11.83

Posted:

thumb

Këto Fletore Koniciane kanë për bosht qendror tipiken e Rilindësit Faik Konica: europianizimi dhe moderniteti i kombit shqiptar, si komb nga më të lashtët në kontinentin e vjetër, me identitet e vitalitet historik që meriton, pas shekujsh të tërë qëndrese e mbijetese, vendin e vet në familjen e bashkuar europiane.