“LDK sot merr vendimin e madh” plus 9 more Ferizaj Press

“LDK sot merr vendimin e madh” plus 9 more Ferizaj Press


LDK sot merr vendimin e madh

Posted: 15 May 2017 05:52 AM PDT

Kështu të paktën ka thënë njëri nga drejtuesit e kësaj partie, Haki Rugova.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic ka theksuar se ende nuk ka asgjë konkrete se kush do të jetë kandidati për kryeministër nga LDK.

"Nuk kam çka të them. Sot, gjatë ditës do ta merrni vesh", tha ai shkurt për Gazeta Blic, duke mos dhënë ndonjë detajë shtesë.

Ndërkohë, u përfol se nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka gjasat më të mëdha që të jetë kandidati i kësaj partie për kryeministër, pas tërheqjes së Isa Mustafës.

Megjithatë, vetë Haziri ka thënë se ende nuk është vendosur për këtë çështje.

Ndërkohë, në media është raportuar se si emra të mundshëm për këtë post janë edhe Lumir Abdixhiku dhe ministri në detyrë i Financave, dhe njeriu më i afërt i Isa Mustafës, Avdullah Hoti.

Analisti Bugajski: Rusia ndoshta do t’i fusë në luftë Kosovën dhe Serbinë

Posted: 15 May 2017 05:52 AM PDT

Bugajski në një intervistë për EWB, ka thënë se Rusia ndoshta në një moment dëshiron të rifillojë një luftë në Bosnje, Maqedoni apo në mes të Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të shkëpusin vëmendjen e NATO-s, me qëllim që ta injektojnë veten si ndërmjetësues.

Në pyetjen e EWB nëse është e mundur që një vend të bëhet pjesë e BE-së pa qenë anëtar i NATO-s, Bugajski ka thënë se një gjë e tillë është e mundshme dhe se kjo varet nga BE, duke potencuar se Serbia mund të jetë një shembull i tillë duke u bërë pjesë e BE para se të futet në NATO.

"Atëherë çështja për Serbinë, natyrisht, do të jetë Kosova. Kosova dëshiron të jetë anëtare e të dyjave. Dhe nëse Kosova ndërton ushtrinë e saj, mendoj se ata do të investojnë shumë në përpjekje për t’u bërë anëtare e NATO-s, sapo të lejohen. Kjo do të krijojë problem për Serbinë, sepse Serbia mund ta ketë madje edhe Kosovën në NATO dhe vet do të jetë jashtë Aleancës", ka thënë ai.

Duke folur rreth ndikimit të Rusisë në Ballkan, Bugajski ka thënë "Rusët po e përdorin këtë rajon për të minuar, ndoshta për të shkatërruar Perëndimin, për të parandaluar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s, për të parandaluar zgjerimin e mëtejshëm të BE-së, për të krijuar përçarje brenda vendeve evropiane të NATO-s, se si të merren me këto çështje këtu, ndoshta në një moment ata mund të duan të rifillojnë një luftë – ndoshta në Bosnje, ndoshta në Maqedoni, ndoshta në mes të Kosovës dhe Serbisë – në mënyrë që të shkëpusin vëmendjen e NATO-s, me qëllim që ta injektojnë veten si ndërmjetësues".

Ai ndër të tjera ka folur edhe për mënyrën se si EU duhet të qaset në Ballkanin Perëndimor tani, kur Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe duke parë situatën në Maqedoni por edhe në Shqipëri e Kosovë, ka thënë se BE duhet ta përfshijë këtë rajon sa më shpejt që te jetë e mundur.

Bugajski ka vlerësuar Malin e Zi si një vend që ka plotësuar të gjitha kërkesat e NATO-s për t'u bërë anëtar i saj, ai ka potencuar se Mali i Zi mund të shërbej si shembull për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, se si të punohet shumë, si të përmbushen kushtet dhe si të plotësohen kërkesat. Ai ka thënë po ashtu se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është shtyrje drejt anëtarësimit në BE, dhe nëse ai tregohet i suksesshëm dhe arrin të tërheq investitor, do të shërbej si shembull edhe për Serbinë, e cila herët apo vonë do të duhet të zgjedh, pasi do të jetë e rrethuar me shtete anëtare të NATO-s.

Ai ka theksuar se " Duke pasur parasysh faktin se ka paqëndrueshmëri në këtë rajon dhe ndikime negative nga jashtë, sidomos nga Rusia, BE duhet të përqendrohet në hartimin e një afati të ri kohor, përndryshe, njerëzit do të fillojnë të besojnë se nuk është e mundur të jesh anëtarë i BE-së, dhe sa më shumë që njerëzit të mendojnë se ata janë të padëshirueshëm, aq më pak do të duan të jenë pjesë e klubit.

Vdes edhe personi tjetër që u plagos sot në Gjilan

Posted: 15 May 2017 05:46 AM PDT

Ka vdekur edhe personi i dytë pas të shtënave me armë zjarri në qendër të Gjilanit.

Burimet e Plus Televizion bëjnë të ditur se viktima si pasojë e plagëve të marra nga vetëplagosja me armë-zjarri, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare.

 

Tragjedi në Gjilan: Agja vret me armë nipin

Një person është vrarë sot në Gjilan dhe një tjetër ka mbetur i lënduar pas një konflikti mes disa personave. 

Bëhet e ditur se se agja ka shtënë në drejtim të djalit të vëllait, duke lënë të vdekur 30-vjeçarin.

Lajmi është konfirmuar  edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

"Ngjarja ka ndodhur sot në qendër të qyteti, në një lokal këmbimore devizash, një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime", tha Hashani.

Policia nuk ka dhënë më shumë informacion për këtë vrasje pasi hetimet ende po zhvillohen në vendin e ngjarjes.

Merret vesh se viktima me dorasin kanë lidhje familjare.

Motivet e ngjarjes ende nuk dihen.

Shkolla e fshatit Lloshkobare ”Bilall Shala” shënon 89 vjetorin e veprimtarisë së saj

Posted: 15 May 2017 05:30 AM PDT

Banorët e fshatit Lloshkobare, arsimtarët dhe nxënësit e shkollës së mesme të Ulët "Bilall Shala" kanë shënuar sot 89 vjetorin e veprimtarisë së kësaj vatre të diturisë.

Në këtë manifestim morën pjesë edhe struktura komunale e udhëheqës të Organizatës së Veteranëve të luftës –Dega në Ferizaj.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri në fjalën e tij përmendi sakrificat e shumë brezave për të gëzuar lirinë e sotme prandaj porositi nxënësit që t'ia dijnë vlerën e lirisë.

"Para gati 20 vitesh ishte e pakapshme për ne që do të vijë një ditë si kjo, ku do të festojmë të lirë e të punojmë të pa frikësuar, këtë e bëri të mundur gjaku i dëshmorëve prandaj na takon që të punojmë sa më shumë bashkë në institucione, shkolla e kudo tjetër ,në mënyrë që të realizohet amaneti i tyre edhe për zhvillimin e vendit" deklaroi kryesuesi i Kuvendit Faruk Guri.

Ndërkaq edhe kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës në Ferizaj Rafiz Sejdiu në fjalën e tij para të pranishmëve tha se dëshmori Bilall Shalla e shumë të tjerë sakrifikuan edhe jetën në mënyrë këta nxënës të jenë të lirë e të lumtur në shkollat ku mësohet vetëm gjuha amtare.

Kurse drejtori i shkollës "Bilall Shala" në fshatin Lloshkobare Ejup Jetishi tha se shkolla që udhëheq, me krenari mban emrin e këtij dëshmori dhe se arsimtarët e nxënësit po punojnë në vazhdimësi të rritet cilësia mësimore.

"Ne jemi krenar që shkolla jonë në vazhdimësi po arrin suksese në shumë fusha dhe po angazhohemi çdo ditë e më shumë që cilësia e nxënësve tanë të jetë sa më e mirë. Mbështetje për punët tona japin në nivel të duhur edhe prindërit e institucionet, prandaj shpresojmë se do të nxjerrim edhe në të ardhmen kuadro mjaft të mira ashtu siç kanë dalë doktorë, ingjinerë e profesor deri më tani nga kjo shkollë" u shpreh drejtori Jetishi.

Shkolla e mesme e Ulët "Bilall Shala" në fshatin Lloshkobare numëron mbi 350 nxënës.

Zgjerohet dhe asfaltohet rruga “Qamil Ilazi”

Posted: 15 May 2017 05:20 AM PDT

Ka përfunduar sot zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës "Qamil Ilazi " e cila lidhet me rrugën "Rexhep Bislimi" në Ferizaj por edhe lidh disa lagje të kësaj ane me qendrën e qytetit.

Me këtë rast drejtori për Infrastrukturë në komunën e Ferizajt Gafurr Ilazi tha se pas disa vonesave që kanë shoqëruar këtë projekt , punët përfundimtare garantojnë për një cilësi të asfaltit dhe më shumë hapësira për lëvizje.

"Sot po e përfundojmë edhe një projekt të rëndësishëm infrastrukturor i cili është në dobi të banoreve të kësaj ane. Komuna e Ferizajt ka treguar në vazhdimësi kujdes që pjesë të ndryshme të qytetit të asfaltohen dhe të krijohen hapësira të nevojshme si për vetuar po shut edhe për këmbësorë" deklaroi drejtori Ilazi.

Edhe banoret e kësaj rruge, e kanë mirëpritur asfaltimin. Thanë se tashmë dukshëm do të lehtësoje qarkullimin e tyre.

Rruga "Qamil Ilazi" është e gjatë rreth 200 metra ndërsa komuna e Ferizajt për përfundimin e këtij projekti ka dhënë 32 mijë euro.

Aliu: Bajram Gecaj si Dardan Molliqaj!

Posted: 15 May 2017 03:30 AM PDT

Bajrami paska bërë ftesë publike që të bllokohet aktiviteti politik i PDK-së!

E paska quajtur Kadri Veselin edhe të pabesë!

Interesant!
Nuk e di, a është kjo një përpjekje e zbehtë e tij për të imituar Dardan Molliqajn e VV-së, apo është fytyra e vërtetë e tij?!

Dikur e shante dhe e akuzonte atë, sot po provon të bëht si ai.
Dikur i quante banda të kuqe të rebeluarit, sot do që t'i udhëheq ata.

Është kjo pafytyrësia apo shumëfytyrësia e tij ?!

Jo rastëshit kanë thënë, nëse do ta shohësh fytyrën e vërtetë të dikujt, preke në interes!
Kështu kanë thënë dikur, e thonë edhe sot.

Shkruan : Lulzim Aliu, këshilltar i zv kryeministrit

Suspendohet mësuesi nga Ferizaj, dyshohet për ngacmim seksual

Posted: 15 May 2017 12:00 AM PDT

Drejtoria komunale e arsimit në Ferizaj e ka suspenduar nga puna mësimdhënësin M.S. në shkollën fillore "Ahmet Hoxha" në Ferizaj, i cili ditë më parë dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht nxënësen A.A., 11-vjeçare. Rasti ka kaluar te organet e drejtësisë.

Mësimdhënësi M.S. me një akuzë të tillë është përballë dy vjet më parë, kur punonte si mësimdhënës në shkollën e fshatit Manastirc, shkruan sot "Koha Ditore". Procesi gjyqësor e ka nxjerrë të pafajshëm mësimdhënësin, për shkak të mungesës së provave.

Me rekomandim të Drejtorisë për arsim, M.S. është transferuar në shkollën fillore "Ahmet Hoxha".

Në rastin e fundit ka ndodhur edhe një përleshje fizike në mes të familjarëve të nxënëses dhe mësimdhënësit brenda hapësirave shkollore, për të cilin është hapur një rast i veçantë nga Policia.

Muhamet Halili, drejtor i arsimit në Komunën e Ferizajt, ka njoftuar se tashmë ka marrë vendim dhe e ka suspenduar nga puna këtë mësimdhënës derisa organet e drejtësisë të dalin me një vendim apo raport të saktë.

Kështu i konfiskoi Policia e Kosovës 820 kilogramë drogë (Video)

Posted: 14 May 2017 03:46 PM PDT

Janë publikuar pamjet e aksioneve policore në katër lokacione, ku javë më parë u konfiskuan mbi 800 kg substancë narkotike e llojit marihuanë.
Në Krushë të Madhe të Rahovecit më 25 prill të këtij viti Policia me urdhër të gjykatës kompetente ka bastisur një shtëpi, ku ka gjetur dhe konfiskuar rreth 200 kilogramë substancë narkoltike të llojit marihuanë.

Tre persona janë arrestuar ndërsa Policia është vënë në ndjekje të personave të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka publikuar pamje nga gjetja e drogës, e cila ishte fshehur në disa tavolina të bardha. Pas hapjes së tyre shihet se droga ishte e mbështjellë në qese të bardha.

Në lokacionin e dytë, në fshatin Bibaj të Ferizajt, Policia gjeti dhe konfiskoi edhe një sasi tjetër të narkotikëve. Rasti ishte vazhdim i aksionit të parë në Krushë të Madhe.

Në Bibaj droga ishte fshehur në disa dërrasa.

Aksioni vazhdon në një fshat tjetër të Ferizajt. Në Cërnillë droga ishte fshehur në disa tavolina.

Në Sojevë të Ferizajt, Policia e Kosovës gjeti dhe konfiskoi sasi të konsiderueshme të naroktikëve në një shtëpi të pabanuar.

Sasia e narkotikëve në këtë vend sipas zyrtarëve të Policisë arrinte peshën 400 kilogramë.

Pas mbledhjes së gjithë sasisë së drogës së konfiskuar dhe provave materiale të mbledhura në lokacionet ku u bë kontrollimi, njësitet e ndryshme të Policisë u drejtuan për në stacionin policor të Ferizajt, ku edhe u bë konstatimi i llojit të narkotikut dhe pesha e përgjithshme.

Gjatë këtij aksioni të zhvilluar në katër lokacione, Policia konfiskoi 820 kilogramë marihuanë.

Lidhur me këtë operacion, djali i ish-kandidatit të AAK-së për kryetar të Komunës së Rahovec, Islam Gashit, është arrestuar në shtëpinë e tij në Krushë të Madhe.

Artenisa Kola fitoi titullin MİSS PRESS PRİNCESS në MİSS 7 CONTİNENTS 2017

Posted: 14 May 2017 01:29 PM PDT

Mbrëmë në Bodrum të Turqisë u mbajt nata gjysmë finale e garës së bukurisë MİSS 7 CONTINENTS 2017.

 

Bukuroshja Shqiptare Artenisa KOLA  nga Lezha e fitoi titullin MİSS PRESS PRİNCESS .

 

Artnisa KOLA ishte në qendër të vëmendjes se medıave Turke dhe është vlersuar lartë paraqıtja e saj ne program.

 

Menaxher Shpejtım ZEJNELI është ı gëzuar me suksesin e saj dhe İ uron suksese sonte në programin final.

Valentin Oruçi shahisti më i ri në turneun memorial Fadil Nimani-Komandant Tigri (FOTO)

Posted: 14 May 2017 01:21 PM PDT

Në mesin e 76-të shahistëve, mes tyre edhe mjeshtër ndërkombëtar, fide mjeshtër e të tjerë, në turneun e dytë memorial të shahut për nder të Fadil Nimanit-Komandant Tigri, dje në komunën e Likovës, organizuar nga shahisti i njohur, Agim Shemshiu, mori pjesë edhe një shahist i ri, 10 vjecari, Valentin Oruçi nga Ferizaji i Kosoës.

Talenti i ri dhe premtues Oruçi ka mahnitur të gjithë të pranishmit me lojën e tij intelegjente, duke iu bërë ballë edhe shahistëve shumë më me përvoj dhe me tituj.

18492696_1729312127084080_355276143_n
Oruçi është kampion i Kosovës për moshat deri më 10 vjec. Ai ishte nxënës i shkëlqyeshëm në shkollën fillore "Ahmet Hoxha" në Ferizaj.
"Me shah kam filluar të merrem që nga mosha 6-vjecare. Shahun e kemi traditë familjare, pasi edhe babi dhe gjyshi im luajnë shah mirë. Edhe vëllezërit e mi Endriti dhe Arditi të cilët janë më të mëdhenj se unë luajnë shah. Ata herë më mundin, herë i mundi", na thotë djaloshi simpatik, Valentini. Ai ka edhe idhullin e tij.

Valentin Oruci duke sfiduar mjeshterin e shahut, Dejan Stojanovski

666
"Po, e kam idhull, Nderim Saracin, kampionin e Kosovës, i cili është Fide mjeshtër", shtoi ai. Valentini tha se do të vazhdoj të merret me shah dhe se një ditë ëndërron të bëhet kampion bote.

Organizatori Agim Shemshiu i kishte përgatitur një dhuratë si pjesëmarrësi më i ri në turne./lajm

333