Lajmi.net: “Tërmeti në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi (Foto)” plus 8 more |
- Tërmeti në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi (Foto)
- E pret dështimin e Realit, shikoni formacionin super-sulmues të Enriques sonte (FOTO)
- Opozita, kundër Demarkacionit dhe Asociacionit edhe pas zgjedhjeve
- Zidane befason me formacionin në ndeshjen vendimtare për titullin e La Ligas (FOTO)
- Kështu duket Tirana kur këndon Noizy (Foto)
- Shkencëtari: Ja provat se Zoti ekziston
- Ditë e nxehtë në Superligë, sot zhvillohen të gjitha ndeshjet!
- Portugalia fituese e ‘Eurovision 2017’ (Video)
- PDK e LDK dikur partner, tash ia nxjerrin të palarat njëri-tjetrit (Video)
| Tërmeti në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi (Foto) Posted: 13 May 2017 11:45 PM PDT |
| E pret dështimin e Realit, shikoni formacionin super-sulmues të Enriques sonte (FOTO) Posted: 13 May 2017 11:40 PM PDT ![]() Katalunasit presin që Sevilla ta befaosjë Real Madridin në “Santiago Bernabeu” dhe ata të dalin në vendin e parë. Luis Enrique ka vendosur të luajë sonte me skemën 3-4-3, përcjellë “Lajmi.net”. Kjo ndeshje fillon sonte prej orës 20:00. /Lajmi.net/ |
| Opozita, kundër Demarkacionit dhe Asociacionit edhe pas zgjedhjeve Posted: 13 May 2017 11:36 PM PDT ![]() Demarkacioni i Kufirit me Malin e Zi dhe krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe janë dy çështje për të cilat partitë opozitare janë deklaruar se do të mbajnë qëndrim të njëjtë edhe pas zgjedhjeve., transmeton zeri.info. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pret vendim nga Gjykata Kushtetuese për Asociacionin, kurse për Demarkacionin sheh një version të ri që do të përgatitet, ndërsa lëvizja "Vetëvendosje" e ka të qartë se Asociacioni është antikushtetues, kurse për Demarkacionin ngjashëm si AAK-ja deklarojnë se kjo çështje mund të dalë në rishqyrtim në legjislaturën e re, por pasi të jetë ndryshuar. Edhe "Nisma për Kosovën", partia tjetër që në opozitë kundërshtoi po ashtu Demarkacionin dhe Asociacionin, e quan të panevojshme të ndërrojë qëndrim pavarësisht faktit se pretendojnë të jenë në mazhorancë pas zgjedhjeve, sërish humbja e hektarëve tokë do të jetë e papranueshme për këtë parti. Zafir Berisha nga "Nisma për Kosovën" ka thënë se edhe pas zgjedhjeve do ta kenë qëndrimin e njëjtë për këto dy çështje. "Fal këtij qëndrimi ne kemi shpëtuar 8300 hektarë që të mos i jepen Malit të Zi dhe kemi shpëtuar që të mos instalohet 'Republika Srpska' brenda shtetit të Kosovës", ka thënë Berisha. Sipas tij, nuk ka asnjë mundësi që ta ndryshojë "Nisma" qëndrimin e saj. Përkundrazi, Berisha thotë se do të jenë mazhorancë dhe jo opozitë dhe këtë qëndrim ai e quan të palëkundur për ruajtjen e sovranitetit të vendit, transmeton zeri.info. Demarkacioni interes shtetëror, jo i opozitës Teuta Haxhiu nga AAK-ja ka thënë se kjo Qeveri ka rënë për shkak të të gjitha premtimeve të bëra dhe të pambajtura, e ku sipas Haxhiut hyjnë dhe dy marrëveshjet, ajo për Demarkacionin dhe Asociacionin. Haxhiu thotë për gazetën se pas zgjedhjeve AAK-ja do ta mbajë qëndrimin e saj që çfarëdo marrëveshje të mos pranohet nëse është në kundërshtim me interesin e qytetarit dhe të vendit. "Pas zgjedhjeve sa u përket këtyre dy marrëveshjeve ne e kemi shumë të qartë, si para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve çështja e Asociacionit është vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe natyrisht ne jemi të obliguar ta respektojmë, cilado Qeveri qoftë, por jam e sigurt që do të jetë Qeveria e udhëhequr nga Aleanca", ka thënë ajo. Haxhiu ka thënë se sa i përket Demarkacionit do të shihet që nuk është vetëm kauzë politike dhe që, sipas saj, nuk është vetëm kauzë që shumë herë është trumbetuar kah opozita. "Por megjithëkëtë do të shohim që kjo duhet të kthehet në pikën zero, natyrisht me bisedime dhe uljen e të dyja shteteve, sepse mbi të gjitha asnjëherë as shteti fqinj nuk e ka kundërshtuar. Do të ulemi të flasim pikërisht që kufiri të mbetet aty ku ka qenë, sepse është interes shtetëror dhe jo vetëm interes i subjekteve politike dhe individëve". Prandaj, qytetarët ajo thotë se kanë edhe çështje tjera që i preokupojnë gjatë kësaj kohe në fushat tjera si arsim, shëndetësi… "Do ta mbajmë të njëjtin qëndrim dhe jam e sigurt që do të vendoset në interes të qytetarëve, në interes të vendit për të gjitha", ka thënë Haxhiu. Opozita ruan pozicionin karshi Demarkacionit Në kauzën e saj kundër marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, lëvizja "Vetëvendosje" pat shprehur rezerva se mund të pritet vendim i favorshëm nga Gjykata Kushtetuese. Drejtuesit e këtij subjekti patën deklaruar se për këto dy çështje preferojnë të japë verdikt Komisioni i Venedikut, apo që secila çështje të nisë nga e para. Zëdhënësi i VV-së, Shkodran Hoti, ka thënë të enjten se të dyja marrëveshjet duhet të marrin fund. "Kur flasim për 'Zajednicën', ajo është antikushtetuese dhe si e tillë nuk mund të ecë përpara, ndërsa sa i përket Demarkacionit, edhe kjo çështje ka marrë fund në shtator të vitit të kaluar, por Demarkacioni mund të vijë në Kuvend, duhet të ratifikohet vetëm atëherë kur të rishqyrtohet dhe si i rishqyrtuar të mos jetë i tillë që i humbet territor Kosovës", ka thënë ai. Në këtë kuptim ai thotë se VV-ja mendon që pas zgjedhjeve do të jetë një situatë e re. "Besojmë që pas zgjedhjeve do të ketë dhe një qeverisje të re e cila sjell një marrëveshje të re të Demarkacionit, pra të tillë që e ruan shtetësinë e Kosovës, integritetin territorial të saj. Mendojmë që Qeveria e re nuk do të jetë e mundur t'i ketë dy parti që janë tash, prandaj besojmë që do të krijohen kushte të reja që i japin fund këtyre dy marrëveshjeve aktuale". Hoti ka thënë se prandaj Asociacioni është marrëveshje që nuk bën të kalojë për shkak se VV-ja, sipas tij, ka qëndrimin e qartë lidhur me të, siç shprehet ai, është një projeksion i Serbisë i cili e ndan Kosovën. "Është një tentim që të fillohet bosnjëzimi i Kosovës, siç ka ndodhur në Bosnje, prandaj është e pamundur që një projekt i tillë i Serbisë të lejohet". Ai thotë se në versionin që Qeveria tentoi t'i kalojë këto marrëveshje në asnjë mënyrë nuk do të lejohet. "Janë edhe kundër kushtetutshmërisë, por para se gjithash edhe janë kundër vullnetit të qytetarëve të Kosovës dhe minimizojnë shtetësinë e Kosovës, dhe këtë nuk mund ta lejojmë", ka thënë ai për gazetën. Për Demarkacionin dhe Asociacionin pas rrëzimit të Qeverisë është deklaruar për medie edhe anëtari i kryesisë së "Vetëvendosjes", Rexhep Selimi. Ai ka thënë se me rrëzimin e Qeverisë është shpëtuar territori i Kosovës dhe ndarja e vendit. Sipas Selimit opozita e organizuar mirë ka arritur t'i ndalojë dy projekte të këqija, duke iu referuar Marrëveshjes për Demarkacionin dhe Asociacionin e Komunave Serbe. "Këto dy projekte të këqija kemi arritur që t'i ndalim, por duke qenë e njëjta Qeveri e kemi pasur të qartë që këto projekte e kanë një gardian. Kështu që dje nuk patëm vetëm rënien e Qeverisë, por edhe rënien e Demarkacionit dhe 'Zajendicës'" ka thënë Selimi. Ndërsa, një deklaratë lidhur me Demarkacionin është lëshuar edhe nga PDK-ja, përderisa LDK-ja nuk ka folur fare për këtë çështje. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se vetëm dy deputetë nga kjo parti kanë qenë kundër Demarkacionit, duke lënë të nënkuptohet se kjo parti qëndron pro këtij procesi. /Zeri/
|
| Zidane befason me formacionin në ndeshjen vendimtare për titullin e La Ligas (FOTO) Posted: 13 May 2017 11:33 PM PDT ![]() Zinedine Zidane do të luajë me skemën 4-3-3. Sulmi do të përbëhet nga Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe James Rodriguez, përcjellë “Lajmi.net”. Ndërkohë, Isco nuk do të jetë pjesë e formacionit të “Los Blancos”. Ndeshja zhvillohet prej orës 20:00. /Lajmi.net/ |
| Kështu duket Tirana kur këndon Noizy (Foto) Posted: 13 May 2017 11:26 PM PDT ![]() Këtë gjë e ka dëshmuar edhe në mbrëmjen e fundit, ku performoi në Tiranë, shkruan lajmi.net. Noizy ka publikuar disa imazhe në profilin e tij në Instagram, ku shihet një publik shumë i madh në numër të cilët ishin mbledhur për ta dëgjuar reperin tek këndonte. Fotot e mëposhtme ku shihet Tirana përplot me fansa të tij, tregojnë që Noizy është ndër reperët më të pëlqyer shqiptar. /Lajmi.net/ |
| Shkencëtari: Ja provat se Zoti ekziston Posted: 13 May 2017 11:20 PM PDT ![]() Ai thotë se, me anë të studimit të tij, ka ardhur deri te përfundimi se "ne jetojmë në një botë të bërë nga rregullat e krijuara nga inteligjenca". Michio Kaku, një shkencëtar tepër i njohur dhe i respektuar në qarqet shkencore, i cili ka punuar në popullarizimin e Teorisë së telit (String Theory), thotë se kjo është një teori krejt e re, e cila dëshmon ekzistimin e Zotit, respektivisht krijuesit inteligjent të universit. Ai ka ardhur deri te ky konkludim, duke i studiuar grimcat e ashtuquajtura 'takionët primitivë'. |
| Ditë e nxehtë në Superligë, sot zhvillohen të gjitha ndeshjet! Posted: 13 May 2017 11:20 PM PDT ![]() Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në Drenas mes Feronikelit dhe Prishtinës. Interesante do të jetë edhe ajo ndërmjet Trepçës ’89 dhe Llapit, përcjellë “Lajmi.net”. Më poshtë i keni çiftet komplete, ku të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 17:00. Sot |
| Portugalia fituese e ‘Eurovision 2017’ (Video) Posted: 13 May 2017 11:06 PM PDT ![]() Portugalia fituese me këngën “Amar Pelos Dois” la prapa Bullgarinë me 615 vota dhe Moldavinë me 374, shkruan lajmi.net. Këto këngë njëherësh ishin parë edhe si favorite në këtë edicion të Eurovision, ndërsa votat janë mbledhur nga juria e secilit vend dhe publiku. Kujtojmë që Shqipëria këtë vit është përfaqësuar nga Linda Halimi e cila u eliminua në natën e parë gjysmëfinale. /Lajmi.net/ |
| PDK e LDK dikur partner, tash ia nxjerrin të palarat njëri-tjetrit (Video) Posted: 13 May 2017 11:04 PM PDT ![]() Ai ka rrëfyer një takim që kryeministri në largim Mustafa ka pasur me homologun malazez, i cili kishte kërkuar që vija kufitare të negociohet, mirëpo sipas Kuçit, një gjë të tillë nuk ka pranuar ta bëjë Isa Mustafa. Këto deklarata, ish-profesori universitar Riza Smaka, i sheh si fillim të hedhjes në publik të të palarave siç ka thënë ai të koalicionit PDK-LDK. Ndryshe nga profesori Smaka, mendon Artan Murati, nga rrjeti i organizatave "Demokracia në Veprim". Ai për televizionin deklaroi se nuk duhet të merren seriozisht deklaratat e politikanëve në këtë kohë fushate. Ai shtoi se brenda gjithë këtyre deklaratave mund të ketë diçka të saktë, mirëpo është jo e sinqertë që të merret gjithçka si e vërtetë. |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |




















