Lajmi.net: “Tatuazh për të mbuluar shenjat e lindjes cezariane (Video)” plus 8 more |
- Tatuazh për të mbuluar shenjat e lindjes cezariane (Video)
- Kjo është arsyeja përse nuk duhet të kërkoni kurrë limon shtesë në pijen tuaj
- Vlorë, moti i keq bllokon transportin detar
- Kosova shënon Dita Ndërkombëtare të Infermierisë
- Pritet fushatë me tensione dhe manipulime me vota
- Ermali ‘harron’ të dal me Amin, këtij personi ia gjuan fajin (Foto)
- Kelmendi: Kuqi e citoi të cunguar deklaratën e kryeministrit malazez
- Kukan: Mbështesim plotësisht deklaratën e Hahn
- Juventus shpenzon 126 milionë euro për tri super përforcime (FOTO)
| Tatuazh për të mbuluar shenjat e lindjes cezariane (Video) Posted: 11 May 2017 11:49 PM PDT ![]() I frymëzuar prej artistes braziliane, Flavia Carvalho, puna e së cilës ka ndihmuar një sërë grash, viktima të dhunës familjare, të mbulojnë dëmtimet e pësuara, 32-vjeçari kërkon të bëjë të njëjtën gjë me femrat e vendit të tij, të cilat përjetojne rënie të vetëbesimit pas lindjes së një fëmije. "Kur përfundova mbulimin e parë falas të një shenje nga lindja, e mendova si arritje të madhe timen, në momentin që pashë buzëqeshjen në fytyrën e asaj nëne. Kështu që vendosa ta bëj sërish. Më jep kënaqësi të madhe kur shoh sesi ia kthen besimin te vetja, fakti që nuk kanë më shenja aq të dukshme në trup", tha Shi Hailei, artist tatuazhesh, shkruan Top Channel. Shi punon tani falas me dy gra në muaj, e të njëjtën gjë bëjnë edhe kursantët e tij. Nëse ka më shumë se 6 kërkesa në 4 javë, gratë vihen në listë pritjeje. Niveli i lartë i lindjeve cezariane në Kinë i ka hapur rrugën një tregu të bollshëm kremrash e procedurash estetike. Gratë atje shpenzojnë deri në 300 juanë (50 dollarë) në muaj për një xhel silikoni, me shpresën se do t'ua heqë shenjën e mbetur, ndërsa sallonet e bukurisë ofrojnë trajtime me lazer që shkojnë deri në 2.000 juanë (gati 300 dollarë) për centimetër të lëkurës së dëmtuar. Shpeshherë, megjithatë, edhje këto metoda rezultojnë të pasuksesshme dhe shpresa e fundit për të fshehur njëherë e mirë shenjat e padëshiruara mbetet tatuazhi. /Lajmi.net/ |
| Kjo është arsyeja përse nuk duhet të kërkoni kurrë limon shtesë në pijen tuaj Posted: 11 May 2017 11:48 PM PDT ![]() Këtë kemi menduar të gjithë, por që prej ditës së sotme duhet të ndalojmë së kërkuari këtë gjë, pasi të mësojmë se çfarë mund t'i ndodhë organizmit tonë. Mikrobet e gjetura në lëkurën e limonit kanë potencialin të shkaktojnë sëmundje infektive e jo pak probleme në organizëm, shkruan Living. E gjitha kjo nuk është një hamendësim, por përfundime të një studimi shkencor publikuar në revistën Environmental Health. Lëkura e limonëve, të cilët nuk janë të destinuar për gatim por qëndrojnë në arka e në vende aspak të përshtatshme, është e papastër dhe burim mikrobesh të rrezikshme për shëndetin. Sipas Philip Tierno, një professor në katedrën e patologjisë dhe mikrobiologjisë në Universitetin Mjekësor të Neë York-ut u shpreh se ndonëse rreziku nuk është shumë i madh është present. Duhet të dini se kjo gjë nuk vlen për alkoolet e fortë si vodka, martini apo alkoolet e bardhë. /Lajmi.net/ |
| Vlorë, moti i keq bllokon transportin detar Posted: 11 May 2017 11:47 PM PDT ![]() Përkeqësimi i motit ka sjellë pasoja për transportin detar si dhe për peshkarexhat. Nisja e tragetit të linjës Vlorë-Brindizi është shtyrë për shkak të motit të keq.
|
| Kosova shënon Dita Ndërkombëtare të Infermierisë Posted: 11 May 2017 11:44 PM PDT ![]() Përafërsisht 2/3 e punëtorëve në QKUK, apo 60% të gjithë të punësuarve janë infermiere dhe kjo shifër flet për fuqinë potenciale që kanë.
|
| Pritet fushatë me tensione dhe manipulime me vota Posted: 11 May 2017 11:38 PM PDT ![]()
Pas përkrahjes që i dha PDK-ja opozitës për ta rrëzuar qeverinë "Mustafa", zyrtarë të partisë së këtij të fundit (LDK) presin fushatë të tensionuar për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit. Kjo situatë mund të nxitet për shkak të përplasjeve politike midis subjekteve kryesore politike në vend si dhe, siç thonë në LDK, për shkak të kushteve të papërshtatshme në vend në aspektin e sigurisë. "Unë besoj që kushtet janë të papërshtatshme në aspektin e sigurisë. PDK-ja ka prirë në vjedhjen e votave, ajo dihet, dhe në një formë mund të ketë edhe përplasje", ka deklaruar për "Zërin" Nuredin Ibishi, deputet i LDK-së, i cili njëherësh në këtë mandat të legjislativit ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Siguri. Në anën tjetër, drejtues të partisë më të madhe politike (PDK) hedhin poshtë mundësinë e tensionimit të fushatës si dhe të manipulimit të procesit zgjedhor, derisa partitë opozitare kërkojnë nga qytetarët që mos të bien pre të provokimeve të ndryshme. |
| Ermali ‘harron’ të dal me Amin, këtij personi ia gjuan fajin (Foto) Posted: 11 May 2017 11:30 PM PDT ![]() E për këtë gjë, komediani Ermal Mamaqi ka dhënë një arsye, shkruan lajmi.net Ai ka hedhur një fotografi në Instagram ku shihet bashkë me gruan e tij Ami dhe sipas shkrimit të lënë, gjithmonë me sarkazëm, Ermali ka thënë se ka harruar kur kanë dal bashkë për shkak të angazhimeve. Por, kohën më të madhe ata ia kushtojnë djalit, prandaj ai është 'fajtori' kryesor për këtë gjë!/Lajmi.net/ |
| Kelmendi: Kuqi e citoi të cunguar deklaratën e kryeministrit malazez Posted: 11 May 2017 11:29 PM PDT ![]() Siç citohet të ketë thënë Kuçi në një debat televiziv në klan, kryeministri malazez ka thënë se ata mund ta rishikojnë marrëveshjen po Mustafa nuk ka pranuar. Kelmendi i ka dal krah shefit të tij të ri të partisë, Isa Mustafës së LDK-së, teksa ka thënë se Kuqi e "citoi të cunguar qëndrimin e kryeministrit malazez në lidhje me Demarkacionin". "Për hir të korrektësisë, dua të sqarojë, si në vijim: Qëndrimi i kryeministrit malazez ishte se, nëse Demarkacioni me Malin e Zi pengon: 1. Lëvizjen e lirë të qytetarëve të brezit kufitarë; 2. Qasjen në kullosa; 3. Qasjen në burimet e ujit; 4. Qasjen në rrugë të caktuara lokale, jam i gatshëm të bëjë lëshime me kompensim të këtyre sipërfaqeve", ka thënë Kelmendi. "Por decidivisht, ai kishte cekur se kullosa në Bjelluhë dhe Qakorr deri në Velikë mund të përdorën për kullosa verore të fermerëve tuaj. Unë si Ramiz Kelmendi, këtë informatë e kam përcjellë tek bashkëvendësit e mijë që të përgatiten për ndonjë kërkesë të mundshme dhe ende nuk kam marrë ndonjë përgjigje për këtë", ka thënë ai në profilin e tij në Facebook. |
| Kukan: Mbështesim plotësisht deklaratën e Hahn Posted: 11 May 2017 11:25 PM PDT ![]() “Mbështetje të plotë për Johannes Hahn dhe deklaratën e tij për qytetarët shqiptarë”, ka shkruar Kukan në statusin e vet, të publikuar para pak minutash. Më herët Komisioneri Johannes Hahn i drejtoi një letër publike qytetarëve shqiptarë, ku u tregua i drejtpërdrejtë dhe dënoi thirrjet për pengim të procesit zgjedhor, më 18 qershor. "Më lejoni që të tregohem i qartë; dënojmë fuqimisht çdo thirrje për "aksione" që do të minojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar dhe të drejta të tjera themelore. Këto "aksione" nuk mund të justifikohen dhe nuk janë në përputhje me standardet e Bashkimit Europian", thotë Hahn. |
| Juventus shpenzon 126 milionë euro për tri super përforcime (FOTO) Posted: 11 May 2017 11:12 PM PDT ![]() Juventus do të bëjë përforcime të mëdha, gjatë afatit kalimtar të verës. E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se “Bianconerët” do të fitojë së paku 126 milionë euro nga rrugëtimi deri në finalen e Ligës së Kampionëve. Ato do të investohen në përforcime ku tashmë janë zbuluar emrat e tre futbollistëve që mund të transferohen në Torino, përcjell “lajmi.net”. Mesfushori i Bayern Munichut, Diego Costa, ai i Barcelonës, Andre Gomes dhe mbrojtësi i Milanit, Mattia De Sciglio janë tri përforcimet e mundshme të Juventusit për sezonin e ri. /Lajmi.net/ |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |
















