Lajmi.net: “Problem i madh për Klopp para ndeshjes ndaj Southamptonit (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Problem i madh për Klopp para ndeshjes ndaj Southamptonit (FOTO)” plus 8 more


Problem i madh për Klopp para ndeshjes ndaj Southamptonit (FOTO)

Posted: 06 May 2017 11:44 PM PDT

Trajneri i Liverpoolit s’do të ketë në dispozicion përsëri Sadio Manen.

Ndërkohë, për shkak të dëmtimeve mungojnë edhe Henderson, Ings dhe Steëart, përcjellë “Lajmi.net”.

Ndeshja fillon prej orës 14:30 dhe zhvillohet në “Anfield”. /Lajmi.net/

3ffb1dbf00000578-4477214-image-a-1_1494026787901

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7
dh
e Sam sung Galaxy S6

Milan-Roma, befasi në formacione (FOTO)

Posted: 06 May 2017 11:36 PM PDT

Aksidenti tragjik, një i ri shqiptar humb jetën në Itali

Posted: 06 May 2017 11:34 PM PDT

Ai është përplasur me një makinë që po vinte përballë tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak minuta pas orës 20:00.

Menjëherë atij i është dhënë ndihma e parë duke u dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ka humbur jetën, bën të ditur SYRI.net.

Sipas policisë, dyshohet se shqiptari ka pësuar goditje nga ndonjë sëmundje para se të ndodhte aksidenti i rëndë. E pikërisht në bazë të këtyre, policia thotë se shqiptarit i ka rënë infarkt, gjë që ka sjellë dhe aksidentin.

Gjithsesi do të jetë autopsia që do të zbardhë shkakun e vërtetë të vdekjes.

Labi po afrohet shumë në politikë, merr post të rëndësishëm (Foto)

Posted: 06 May 2017 11:32 PM PDT

Labi u zgjodh nënkryetar i AKR-së, post ky shumë i lartë për një parti, shkruan lajmi.net.

Kjo duhet të jetë shenjë që Labi mund të largohet paksa nga angazhimet në muzikë, ngase posti i nënkryetarit kërkon angazhim të madh në parti.

"Zoti nuk jep suksese pa e dhënë mundin për njerzimin të cilin e takove me lindjen tënde aty dhe ti ku mesove për jetën.
Meritor për këtë është puna jonē e perbashket me ju te dashur qytetarë.
I juaji Labinot Tahiri" shkruan këngëtari në Instagram. /Lajmi.net/

Lajm katastrofal për Xhakën para ndeshjes me Unitedin (FOTO)

Posted: 06 May 2017 11:28 PM PDT

Futbollisti kosovar nuk është paraqitur titullar nga mediat angleze në formacionet e mundshme.

Mesfushori i Arsenalit vazhdon të vuajë problemin me nyjën e këmbës, që pritet ta lë jashtë edhe sot, përcjellë “Lajmi.net”.

Ndërkohë, te United në dyshim janë Ashley Young dhe Marcus Rashford.

Ndeshja mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit fillon prej orës 17:00 në “Emirates”.  /Lajmi.net/

3ffb1ddc00000578-4477364-image-a-1_1494026774318

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

Futbolli evropian sjellë sot dy super-sfida

Posted: 06 May 2017 11:21 PM PDT

Fillimisht në ora 17:00 nga Premierliga vjen super-sfida Arsenal-Manchester United, që luhet në “Emirates”.

Ndërkohë në 20:45 në mbrëmje, “San Siro” sjellë ndeshjen spektakolare Milan-Roma, përcjellë “Lajmi.net”.

Takim që vlen të shikohet është edhe ai i orës 14:30 mes Liverpoolit dhe Southamptonit, apo ai i 15:00, mes Genoas dhe Interit. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

Marsh protestues në Mitrovicë “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”

Posted: 06 May 2017 11:10 PM PDT

Marrshi mbahet pas vrasjes së 23 vjeçarit, që ndodhi të premten në mbrëmje në një kafiteri të Mitrovicës, deri sa ishte duke punuar.

I ndjeri është varrosur dje dhe për ndër të tij, në ora 16:00, kur i është dhënë lamtumira, janë mbyllur të gjitha kafiteritë në Mitrovicë.

Befason Majk, publikon foto të fëmijërisë (Foto)

Posted: 06 May 2017 11:05 PM PDT

Majku që i vogël dukej se e kishte pasion repin, pasi që në klasë të katërt kishte stilin e reperit, shkruan lajmi.net.

Sipër fotografisë, Majk ka shkruar "prej klases tkatert, kapuqat nkry pantollat lshut, tu e ngu bigin e tupakun…".

Këngëtari tashmë është njëri ndër artistët më të suksesshëm të estradës sonë. /Lajmi.net/

Sot afati i fundit i PD-së për pjesëmarrje në 18 qershor

Posted: 06 May 2017 11:02 PM PDT

Teksa doli në konferencë shtypi të premten dhe tërhoqi kandidatët nga zgjedhjet e Kavajës, Rama tha se e priste Bashën deri në datën 7 maj, ndërsa në datën 8 nuk kishte më kohë për të.

Në të vërtetë data 7 nuk ishte një kufi i limitit të durimit të kryeministrit, por një datë që lidhet me aspektet teknike të përgatitjes së zgjedhjeve të 18 qershorit. Dita e sotme është afati i fundit kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në respektim të afateve ligjore, duhet të nisë shtypjen e fletëve të votimit.

Ky institucion ka një kontratë me kompaninë sllovene "Cetis" për shtypjen e fletëve te votimit dhe në bazë të kontratës, kompanisë duhet t'i dorëzohen fletët e votimit deri në datën 7 maj, në mënyrë që ajo të ketë mundësinë t'i përgatisë ato për zgjedhjet e 18 qershorit.

Duke qenë se data 7 i bie e dielë atëhere nesër, pra më 8 maj KQZ duhet të nis prodhimin e fletëve të votimit. Në këto kushte, orët e ditës së sotme, janë finalet e Partisë Demokratike për të marrë vendimin e pjesëmarrjes apo jo në zgjedhjet e 18 qershorit. Nëse do të ketë negociata intensive, dhe do të gjendet një formulë konsensusi për përfshirjen e saj në zgjedhje, atëherë KQZ duhet të rimodelojë fletën e votimit duke përfshirë dhe partitë opozitare. Kjo gjë duhet bërë brenda ditës së sotme. Në rast se kjo gjë nuk do të ndodhë, atëherë PD nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit. Kjo logjikë qëndron gjithnjë nëse data e zgjedhjeve ngelet po ajo që tashmë është dekretuar nga Presidenti i Republikës.

Nëse palët do të dakordësohen pas ditës së sotme për të përfshirë PD-në, do të jetë gati e pamundur që kompania "Cetis", po ta marrë më vonë fletën e votimit, të arrijë ta printojë atë në kohë. Ekspertët thonë se nëse KQZ i lëviz kësaj date të printimit të fletëve, automatikisht do të lëvizë edhe nga data e votimit. Për këtë arsye, Rama ka paralajmëruar se nuk do të jetë i gatshëm për asnjë negociatë, përtej datës 7 maj. "I përsëris Lulzim Bashës, lëre tani Kavajën hiqe nga mendja se mund ta shtysh me provokime, jo datën por as afatin fundit të mundësisë për të hyrë në zgjedhje që është 8 maji dhe fokusohu te zgjidhja që të është ofruar deri më 7 maj. Unë jam gati të ulem përsëri me Lulzim Bashën por këtë herë për të detajuar ofertën që ai ka në tavoline jo për ta filluar nga e para avazin e qeverisë teknike dhe të shtyrjes së zgjedhjeve në kalendar greke, me sebepin qesharak të përgatitjes së votimit elektronik. Zgjedhjet do të bëhen me 18 qershor dhe të hënën me 8 maj unë nuk jam më në dispozicion për Lulzim Bashën dhe PD-në,  nëse deri të dielën ata nuk bien dot dakord për ofertën, për ndryshimin e menjëhershëm të Kodit Zgjedhor, sipas rekomandimeve të ODHIR-it dhe zhbllokimin e Vettingut, natyrisht. Edhe fare pak durim u kërkoi të gjithëve. Jemi në prag të një zhvillimi me rëndësi të madhe me vendin tonë",-tha Rama në konferencën për shtyp ditën e premte.

Afati
KQZ ka një kontratë me kompaninë sllovene "Cetis" për shtypjen e fletëve te votimit dhe në bazë të kontratës, kompanisë duhet t'i dorëzohen fletët e votimit deri në datën 7 maj, në mënyrë që ajo të ketë mundësinë t'i përgatisë ato për zgjedhjet e 18 qershorit.

Negociatat
Nëse do të ketë marrëveshje politike, KQZ duhet të rimodelojë fletën e votimit duke përfshirë dhe partitë opozitare. Kjo gjë duhet bërë ditës së sotme. Në rast se kjo gjë nuk do të ndodhë, atëherë PD nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit./Shqiptarja.com