Lajmi.net: “Policë me antiplumb po ruajnë Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës (Foto)” plus 8 more |
- Policë me antiplumb po ruajnë Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës (Foto)
- Kolorado, bie breshër me kokrra sa një vezë
- Shikojeni çfarë ka bërë Buffon pas ndeshjes Juventus – Monaco (VIDEO)
- Arrin edhe kryetari i PDK-së Veseli, pritet fillimi i mbledhjes (Foto)
- Albërie Hadërgjonaj edhe njëherë sfidon moshën, shihni sa seksi duket në imazhet e fundit (Foto/Video)
- Makaron i përzier
- Opsionet për koalicionet parazgjedhore
- Përforcimi i ri i Barcelonës, çmimi 40 milionë euro (FOTO)
- Për vetëm dy minuta: Ka ndarë tufë flokësh dhe ka bërë rregullim fantastik! (Video)
| Policë me antiplumb po ruajnë Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës (Foto) Posted: 09 May 2017 11:45 PM PDT ![]() Policët të veshur edhe me jelekë antiplumb në numër më të madh shihen në hyrje të Kuvendit të Kosovës dhe të qeverisë, shkruan lajmi.net. Seanca në të cilën do të votohet mocioni i opozitës për rrëzimin e Qeverisë Mustafa do të fillojë në orën 10. Lajmi.net do t'ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet në kohë reale. |
| Kolorado, bie breshër me kokrra sa një vezë Posted: 09 May 2017 11:33 PM PDT ![]() Televizionet lokale raportuan se shiu i rrëmbyeshëm dhe breshëri kishin shkaktuar përmbytje dhe kishin detyruar disa biznese të mbylleshin. Imazhet video tregonin banorët që mblidhnin breshrin në grumbuj të mëdhenj, ashtu siç bëjnë me dëborën Një drejtues mjeti që ishte në rrugë gjatë stuhisë, tha se mund të ndjente tronditje nga kokrrat e mëdha të breshrit që përplaseshin mbi automjet. Disa makina private dhe të policisë, u panë me xhama të thyer dhe me dëmtime në pjesë të ndryshme si rezultat i breshërit. Parashikuesit thanë se mot i ngjashëm pritet të paktën edhe në 24 orët në vazhdim.
|
| Shikojeni çfarë ka bërë Buffon pas ndeshjes Juventus – Monaco (VIDEO) Posted: 09 May 2017 11:31 PM PDT |
| Arrin edhe kryetari i PDK-së Veseli, pritet fillimi i mbledhjes (Foto) Posted: 09 May 2017 11:29 PM PDT ![]() (I plotesuar) – Me Veselin kanë qenë edhe nënkryetarët e partisë, Hajredin Kuçi e Uran Ismajli. PDK pritet të dal me një qëndrim pas kësaj mbledhjeje. Mblidhet PDK-ja para mocionit (Foto) Partia Demokratike e Kosovës është mbledhur mëngjesin e sotëm, para se të mbahet seanca e mocionit, që është iniciuar nga opozita për ta rrëzuar qeverinë. PDK që është pjesë e qeverisë, do të diskutojë në këtë mbledhje për mocionin, se a duhet të përkrahur iniciativa e opozitës. Në mbledhje ende nuk ka ardhur shefi i partisë, Kadri Veseli./Lajmi.net/ |
| Posted: 09 May 2017 11:24 PM PDT ![]() Mirëpo në një mënyrë ose tjetrën, ka arritur ta mbajë freskinë rinore. Albërie Hadërgjonaj thjesht po refuzon të plaket. Ajo sjellë gjithmonë pamje të re të vetes, me linja fantastike dhe me stil që u ngjanë 20 vjeçarëve. Si pjesë e jurisë në spektaklin në TV Klan të Shqipërisë, ajo ka treguar se nuk i ka aspak problem vitet mbi supe dhe mosha asnjëherë nuk e luhat vetëbesimin e saj. Në disa fotografi që ka publikuar në Instastory, Albëria shfaqet ekstra seksi me veshja super moderne që nuk i lënë shumë imagjinatës tonë. Vlen po ashtu të thuhet se Albëria, këngëtarja kosovare që jeton në Shqipëri është edhe nënë e dy vajzave, por tashmë e ndarë nga bashkëshorti. /Prive.al/ |
| Posted: 09 May 2017 11:22 PM PDT ![]() gjysmë makarona Hapat: Makaronat i ziejme, ia shtojmë garniturën dhe pulën e zier. Specat i prejmë dhe i fërgojme në tigan pak me vaj vegjetal. Pastaj ia shtojmë specat dhe përbërësit e tjerë. Makaronat i vendosim në pjatën për shërbim duke ia derdhur sosin dhe ia vendosur disa copa të majdanozit.
|
| Opsionet për koalicionet parazgjedhore Posted: 09 May 2017 11:19 PM PDT ![]() Në anën tjetër përfaqësues të partive opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe "Nismës", janë deklaruar haptas kundër koalicionit me dy partitë e mëdha që janë duke qeverisur vendin. Por në ndërkohë, politologët mendojnë se e rëndësishme është shkëputja e rrënjëve të PDK-së nga skena udhëheqëse politike. PDK-ja e LDK-ja, të hapura për koalicione parazgjedhore Në Partinë Demokratike të Kosovës vlerësojnë se çështja e formimit të koalicioneve parazgjedhore nuk është shqyrtuar ende në instancat më të larta të subjektit. "Ende nuk është shqyrtuar kjo çështje në organin kompetent partiak, Këshillin Drejtues të PDK-së", ka thënë Shukri Buja, deputet i PDK-së. Kurse në Lidhjen Demokratike të Kosovës deklarojnë se nuk kanë vënë vija të kuqe për asnjë subjekt politik. "Ne nuk kemi asnjë dokument apo deklaratë, në të cilin thuhet që do të kemi partneritet strategjik me PDK-në. Nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike, por tash e shoh shumë të vështirë një koalicion me LVV-në siç është tani", ka thënë Bajram Gecaj në një deklaratë për medie. |
| Përforcimi i ri i Barcelonës, çmimi 40 milionë euro (FOTO) Posted: 09 May 2017 11:17 PM PDT ![]() Barcelona e ka gjetur zëvendësuesin e Arda Turan. E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se Vitolo shihet si pasardhës i Turanit, i cili gjatë verës pritet të largohet nga Camp Nou, përcjell Express. Reprezentuesi i Spanjës ka kontratën me Sevillën deri në vitin 2020 dhe ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh. /Lajmi.net/ |
| Për vetëm dy minuta: Ka ndarë tufë flokësh dhe ka bërë rregullim fantastik! (Video) Posted: 09 May 2017 11:17 PM PDT ![]() Mirëpo, për shumicën e rregullimeve të tilla të flokëve është e dëshirueshme të keni flokë të gjatë. Kjo video do t'ju tregojë se si vetë të bëni gërshet fenomenal, por mund ta bëni edhe në flokët e cilësdo gjatësi. E dini e ç'është më e mira nga e gjithë kjo? Ju duhen vetëm 2 minuta që t'i rregulloni vetë! Procedurën e rregullimit shikojeni në video. Shpejt, lehtë dhe shumë bukur, apo jo? |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |




























