Lajmi.net: “Ngjyra e syve tregon më shumë nga ç’mendoni për shëndetin tuaj” plus 8 more

Lajmi.net: “Ngjyra e syve tregon më shumë nga ç’mendoni për shëndetin tuaj” plus 8 more


Ngjyra e syve tregon më shumë nga ç’mendoni për shëndetin tuaj

Posted: 08 May 2017 11:43 PM PDT

Sipas disa studimeve, ngjyra e syve jep të dhëna të rëndësishme mbi shëndetin tonë.

Sytë e kaltër, të gjelbër ose gri

Ashtu si lëkura e çelët, edhe një iris i çelët tregon mungesën e pigmentit mbrojtës (melaninë). Një gjë e tillë sinjalizon ndjeshmëri më të lartë ndaj rrezatimit diellor dhe kësisoj një risk më të lartë për të pësuar dëmtime të syve nga dielli, si dhe sëmundje të përkeqësimit të shikimit të lidhura me moshën.

Ndaj nëse keni sy me ngjyrë të çelët, bëni mirë të investoni për një palë syze cilësore.

Nga ana tjetër, personat me këto ngjyra sysh, kanë tolerancë më të lartë ndaj dhembjes.

Sytë ngjyrë kafe dhe të errët

Si fillim, personat me këto ngjyra sysh, kanë më shumë mundësi të preken nga mjegullimi i shikimit, i njohur ndryshe si perdja e syrit. Kjo gjithashtu mund të parandalohet duke mbrojtur sytë nga dielli.

Me shumë gjasa, këta persona kanë për t'u prekur nga vitiligo, një sëmundje e lëkurës që konsiston në çrregullimin e pigmentit të lëkurës.

Personat me sy ngjyrë kafe ose të errët, janë më të ndjeshëm ndaj alkoolit dhe mund të krijojnë varësi prej tij me më shumë thjeshtësi. Megjithatë, këta persona kanë më shumë aftësi atletike se të tjerët dhe reflekse më të mira.

Burimi: Byrdie

Rihapet stacioni i trenit në Paris pas alarmit të sigurisë

Posted: 08 May 2017 11:38 PM PDT

Të hënën vonë, platformat e tij janë evakuuar, ndërsa zona është rrethuar nga policë të armatosur rëndë.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për operacionin, por mediat lokale kanë thënë se policia po kërkonte tre të dyshuar.

Franca është në gjendje të jashtëzakonshme që prej sulmeve terroriste në Paris, në nëntor të 2015-ës.

Njëqindetridhjetë veta janë vrarë në këto sulme, përgjegjësinë për të cilat e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Siguria në Francë është rritur ndjeshëm gjithandej, për shkak të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që është zhvilluar të dielën.

“Adios” Real Madrid, Pepe te klubi i madh nga Liga e Kampionëve (FOTO)

Posted: 08 May 2017 11:35 PM PDT

Pepe do të largohet nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas El Larguero, ish anëtari i Portos pritet të transferohet te gjiganti francez,  Paris Saint Germain, gjatë verës.

Thuhet se reprezentuesi i Portugalisë pëlqehet nga trajneri i ekipit francez, Unai Emery. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

Dua habit fansat, pozon në tualet (Foto)

Posted: 08 May 2017 11:26 PM PDT

Dua ka publikuar disa imazhe në rrjete sociale të cilat i ka shkëputur nga fotosesioni ku në njërën prej tyre duket duke pozuar në tualet, shkruan lajmi.net.

Edhe kur doli para aparatit të fotografëve të njohur, Dua dukej si gjithmonë e thjeshtë dhe e ëmbël.

Komentet nga ana e fansave ishin të shumta, disa u shprehën të habitur me këtë imazh, por edhe pse në tualet ata i thanë se dukej bukur. /Lajmi.net/

Pica me bazë

Posted: 08 May 2017 11:24 PM PDT

1 brumë pice
1 lugë të gjellës salcë domate
2 lugë të gjellës vaj vegjetal
suxhuk
ullinj
domate
misër
djath kaçkavall i grirë

Hapat:
Salcën e përzieni me vaj vegjetal, nëse ju nevojitet të rritet masa mund ti shtoni ujë. Brumin e picës e ndani në dy pjese, e lyeni me salcën e përgatitur. Kaçkavallin, suxhukun dhe përbërësit e tjerë ia vendosim brumit të picës.

Në temperaturë 180 grade celsius e pjekeni derisa të shkrihet kaçkavalli.

Galica përmes artit “godet” misionin e EULEX-it për dështim

Posted: 08 May 2017 11:16 PM PDT

"Këtë e kam bërë se ata që kanë kaluar prej UN-it në EULEX janë njerëz që pak a shumë e kanë vënë bazën e kinse të zbatimit të ligjit në Kosovë e në fakt ata vetë bëjnë thyerje të ligjit e përdorin standarde të dyfishta në Kosovë. Andaj si pasojë Kosovës i kanë gjykata tilla si ato speciale të cilat do merren me punët gjysmake të lëna nga ky mision i dështuar europian siç është EULEX-i.

Përveç këtyre gjërave ligjore edhe nga ana sociale kemi pësuar nga po këta njerëz një nga shembujt është se si ata arritën që prostitucionin ta metastazojnë në shoqërinë tonë e cila ka qenë totalisht pothuajse e paprekur nga kjo anomali.  Prostitucioni, që para luftës ka qenë tabu. Pas luftës ka vazhduar të jetë tabu edhe për një kohë, por këta e kanë thyer, derisa e kanë pru situatën që prostitucion sot me pasë edhe në rrugë", shpjegon Galica.

Gjërat më qesharake që janë të paligjshme

Posted: 08 May 2017 11:13 PM PDT

Këto ligje vlejnë veç në Londër, transmeton arbresh.info.

Të luash bixhoz brenda ndonjë librarie.

Të veshësh armaturë të hekurt brenda parlamentit.

Nuk mund të mbash një balenë si kafshë shtëpiake.

Të shtiresh që je një fantazmë.

T'i terësh të brendshmet në publik.

Të këndosh në rrugë.

Të rrish i dehur brenda klubit.

Mos i bëni këto gjëra sapo të zgjoheni

Posted: 08 May 2017 11:09 PM PDT

Ndjesia e shtratit të ngrohtë është shumë ndjellëse, ajo nuk na lë të çohemi për të përjetuar të ftohtin e dhomës, të dyshemesë e më pas atë të dushit që na zgjon totalisht!

Në jetën e çdo dite, të paktën përgjatë javës, zgjimi nuk është gjithmonë më i miri, sidomos kur është stresues. Por megjithatë, ekzistojnë disa masa që ky moment i ditës të bëhet sa më pak i pakëndshëm.

 Shumë persona në fakt sapo zgjohen bëjnë disa gabime të vogla që mund jenë të dëmshme jo vetëm për humorin, por edhe për shëndetin në përgjithësi. Ndaj shmangia e disa veprimeve të thjeshta, kur zgjoheni në mëngjes, do t'ju sillte dobi të vyera për vazhdimin e ditës.
Mos dilni direkt nga shtrati sapo të hapni sytë
Mos u vishni kurrë në errësirë
Mos e aktivizoni zilen e zgjimit që të bjerë disa herë
Mos bëni gjimnastikë sapo zgjoheni
Mos hani menjëherë mëngjes. /Lajmi.net/

“Syri i popullit”: Kemi mobilizuar celulat guerile, Mustafa e Veseli të mos falin tokat

Posted: 08 May 2017 11:07 PM PDT

Kjo organizatë në një komunikatë adresuar medieve u ka bërë thirrje Isa Mustafës dhe Kadri Veselit që të mos marrin vendime për faljen e tokave shqiptare.

Lexoni të plotë njoftimin e kësaj organizate:

"Shtabi Operativ i Organizatës "Syri i Popullit" për mjetet e informimit, bën të ditur se ka mobilizuar celulat guerile në trojet shqiptare.

Njëitë tona, jane të gatshme dhe janë në çdo vend të tokës shqiptare. Konform situatës në Kosovë i bëjmë thirrje pushtetit kuisling, të kryekuislingut, Isa Mustafa dhe spiunit të rekrutuar franqez, Kadri Veselit,  që mos të merrë vendime që falin toke shqiptare fqinjeve grabitqar.

Urdhërohen 'Flamuri' dhe 'Shqiponja' që të marrin të gjitha masat e duhura. Poashtu, urdhërohen edhe 'Gjergji' e 'Bardhi', që më përkushtim në bazë të statutit të Organizatës "Syri i Popullit", të jenë në nivel të detyrave që i presin!

Urdhërohen poashtu, përjegjësi i operativës për Maqedoni, 'Arifi' dhe Zëvëndesi 'Kushtrimi' që të hakmirren për  trimat që ranë si heronjë të vërtetë në Betejën e Kumanovës, sot dy vite më parë.

SHTABI OPERATIV I ORGANIZATËS "SYRI I POPULLIT". (sic).