Lajmi.net: “Mësoni për koalicionet parazgjedhore, ja me ke do të bëjnë koalicion PDK, LDK dhe Vetëvendosje” plus 8 more

Lajmi.net: “Mësoni për koalicionet parazgjedhore, ja me ke do të bëjnë koalicion PDK, LDK dhe Vetëvendosje” plus 8 more


Mësoni për koalicionet parazgjedhore, ja me ke do të bëjnë koalicion PDK, LDK dhe Vetëvendosje

Posted: 15 May 2017 11:33 PM PDT

Përderisa një numër i tyre tashmë janë bërë të njohura për publikun, një pjesë e caktuar e partive ende nuk kanë konkretizuar se me kë do të hyjnë në zgjedhjet parlamentare.

AAK-ja e "Nisma" tash e një kohë kanë bërë të ditur se do të hyjnë si koalicion i përbashkët në zgjedhje. Kurse përpos saj, deputetë të PDK-së kanë thënë për "Zërin" se ky subjekt është thuajse në përfundim të marrëveshjes për koalicion me dy partitë e vogla, atë të Drejtësisë dhe Lëvizjen për Bashkim.

Ndërkaq, partitë e tjera ende nuk kanë treguar se kë do ta kenë partner bashkëpunimi para zgjedhjeve. Pavarësisht asaj që flitej se LDK-ja do të mundë të bashkohej me LVV-në, kjo e fundit ka mohuar çdo mundësi për një koalicion të tillë. Nga ana tjetër, analistët konsiderojnë se opozita do të duhej të hynte me një listë të përbashkët në zgjedhje, në mënyrë që ta largonte përfundimisht PDK-në nga karrigia e pushtetit.

PDK-ja në prag të marrëveshjes me PD-në dhe me LB-në

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë për "Zërin" se kryesia e këtij subjekti ende nuk ka biseduar rreth koalicioneve parazgjedhore.

"Nuk kemi biseduar. Nuk jemi mbledhur ende Kryesia. Nuk kam informacione", ka thënë ajo.

Mirëpo Shukri Buja, po nga ky subjekt, ka thënë për gazetën se PDK-ja është në prag të marrëveshjes për koalicion me PD-në dhe me Lëvizjen për Bashkim

 

Shpëtuan për një qime floku nga vetëtima, kjo është historia e tyre (Video)

Posted: 15 May 2017 11:33 PM PDT

Oficeri Mark Rodriguez nga Mississipi ishte duke vozitur nëpërmes një stuhie, kur vetëtima goditi lumin, mu para tij.

Pamja ishte gjiruar me kamerën e sigurisë, ndërsa ditë më vonë, oficeri ishte kthyer për të parë vendin, dhe kishte vërejtur një të qarë në trotuar pranë lumit, që kishte shkaktuar vetëtima.

Nikola Duffy- kjo grua në Irlandë po gjironte shiun nga shtëpia e saj, kukr vetëtima goditi tokën disa metra larg saj.

Mendohet se në fakt mund të ketë qenë vetëm refleksion, pasi që nuk ka pasur dëmtime në atë pjesë.

Këto janë vetëm dy prej historive thellësisht të prekshme, ju do të mund t’i shihni se si ata kanë gjiruar live pamjet, dhe rrezikun që ju është kanosur. /Lajmi.net/

Mbi 180 të vdekur nga kolera në Jemen

Posted: 15 May 2017 11:31 PM PDT

Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin Sana dhe kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare.

Sana kontrollohet nga lëvizja e armatosur Huthi, e cila lufton forcat qeveritare.

Mbi 10,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur në luftën dyvjeçare në Jemen, e cila po ashtu ka shkatërruar infrastrukturën e vendit.

Kryqi i Kuq tha se janë raportuar edhe 11,000 raste të dyshuara të kolerës.

Ronela dhe Young Zerka kanë një lajm të papritur për fansat (Foto/Video)

Posted: 15 May 2017 11:25 PM PDT

Edhe për dy këngëtarët Ronela Hajatin dhe Young Zerkën ndodhi një gjë e tillë, ata njoftuan fansat që koncertet e parapara që të mbahen në Amerikë janë anuluar, shkruan lajmi.net.

Njëhrësh, Ronela dhe Zerka i shprehën keqardhje fansave për këtë gjë, duke thënë që së shpejti do të mbahen mbrëmjet muzikore që janë paraparë.

Javë më parë Ronela ka qenë e ftuar në emisionin Mirage, në të cilin zbuloi projektet e reja.

Të rejat rreth këngëtares mund t'i ndiqni në videon e mëposhtme. /Lajmi.net/

Kosova 1.9 milion votues, 1.7 milion banorë!

Posted: 15 May 2017 11:20 PM PDT

Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor të këtij viti, kanë rreth 1.9 milion kosovarë, përderisa sipas statistikave zyrtare vendi nuk i ka as 1.8 milion banorë.

Gjithë kjo "fryrje" e numrit të votuesve është për shkak të mospastrimit të listave zgjedhore në vend, proces ky që ka dështuar në vazhdimësi që nga paslufta. Pikërisht për shkak të mospastrimit të këtyre listave në Kosovë në të kaluarën ka ndodhur manipulime të mëdha me vota.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, ka thënë për gazetën "Zëri" se listat zgjedhore në këtë proces zgjedhor të parakohshëm janë të pastruara.

"Kjo është një çështje e cila në çdo zgjedhje diskutohet, po ata janë të gjithë votues dhe i përfshin të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët janë të regjistruar në regjistrin civil, sepse ne e marrim ekstraktin nga regjistri civil. Aty janë të përfshirë të gjithë diaspora dhe të gjithë qytetarët të cilët janë të regjistruar, ata kanë edhe të drejtë vote", ka thënë Daka.

Por me shefen e KQZ-së nuk pajtohet Mytaher Haskuka, i cili ka qenë deputeti i partisë më të madhe opozitare, lëvizja "Vetëvendosje", në legjislaturën e fundit.

Haskuka thotë për "Zërin" se nëse bëhet një kalkulim i thjeshtë del se në listat zgjedhore janë 615 mijë persona më shumë sesa që ka banorë Kosova.

 

Erdogan takon sot Trumpin

Posted: 15 May 2017 11:18 PM PDT

Erdogan tha se vizita e tij në SHBA mund të shënojë një "fillim të ri" në marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s, të cilat janë lëkundur me vendimin e SHBA-së për të armatosur forcat kurde në Siri.

Ankaraja konsideron se kurdët në Siri kanë lidhje më Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, grup i shpallur terrorist, i cili ka luftuar forcat turke me dekada.

Erdogan, i cili ka pasur marrëdhënie të tensionuara me ish-presidentin amerikan, Barack Obama, tha se takimi me Trumpin mund të jetë vendimtar.

"Këtë vizitë në SHBA e shoh si fillim të ri në marrëdhëniet tona", tha Erdogan.

Respektoni këto pesë rregulla, që të keni lidhje të mirë pas lindjes së fëmijës

Posted: 15 May 2017 11:11 PM PDT

Ekspertët e Universitetit Gothenburg në Suedi, kanë gjetur pesë rregulla, që të shpëtohet një lidhje, pasi të ketë lindur fëmija, transmeton Telegrafi.

Komunikimi i pastër

Bashkëshortët duhet të flasin hapur, pastër dhe me mesazhe të menjëhershme.

Këto mesazhe duhet të përmbajnë ndjenja, siç është për shembull: "Unë ndihem kështu". Ato, duhet të jenë të qarta dhe të mos lënë vend për keqkuptim.

Nxitni aktivitetin seksual

Është shumë me rrëndësi, që çiftet të jenë seksual në jetë – edhe pasi të ketë lindur fëmija.

Prindërit e rinj, duhet të kenë si primare, të përqafojnë dhe shtrëngojnë njëri-tjetrin. Madje, ata duhet të jenë të prirë për puthje dhe shumë kontakt fizik.

Të kalohet kohë së bashku

Kalimi i kohës së bashku, kur në atë vend është edhe një fëmijë, është i vështirë.

Por, përpos kalimit të kohës bashkë në familje, duhet të gjendet kohë, që çifti të jenë bashkë dhe vetëm. Mungesa e kësaj afërsie, bën që ata të ndjejnë se më nuk kanë asgjë të përbashkët, duke shtyrë tek ftohja e lidhjes.

Inkurajimi

Kur lodhja është e madhe, është vështirë të jeni pozitiv. Por, pa marrë parasysh ndjenjat negative që keni, mos i bartni ato tek partneri.

Gjeni mënyrën t'i jepni dashuri dhe sa më shumë përkrahje që mundeni. Mungesa e inkurajimit, e dërgon lidhjen drejt rrënimit.

Kërkoni ndihmë para se të jetë vonë

Në mënyrë që një lidhje të mbijetoi, është mirë t'i kushtohet rëndësi zemrës.
Kur nuk ndjeheni se më nuk mund të jeni me të dhe ndjenjat po ju dërgojnë diku tjetër, është koha të lëvizni.

Në mënyrë që të mos ndodhë ndarja, duhet të hapeni dhe të tregoni gjithçka. Nëse ju nuk mundeni të bëni një gjë të tillë, kërkoni ndihmë nga të afërmit.

Shtëpia e Bardhë mohon se Presidenti Trump u dha rusëve informacione sekrete

Posted: 15 May 2017 11:07 PM PDT

Këshilltari i Sigurimit Kombëtar amerikan, H.R. McMaster dhe anëtarë të tjerë të administratës Trump mohuan njoftimet e mediave se presidenti zbuloi informacione tepër sekrete kur ishte duke biseduar me zyrtarët rusë në Zyrën Ovale.

Njoftimi i raportuar fillimisht nga gazeta Washington Post, "është i rremë", u tha zoti McMaster gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të hënën mbrëma. "Asnjëherë nuk u diskutua për burime apo metoda zbulimi dhe presidenti nuk foli për ndonjë operacion ushtarak që nuk ishte i njohur publikisht," shtoi ai.

"Unë isha vetë atje dhe asgjë e tillë nuk ndodhi", përfundoi gjeneral McMaster, para se të hynte përsëri në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Majk po vjen me ‘Katile’ (Foto)

Posted: 15 May 2017 11:04 PM PDT

Përmes rrjetit social Instagram, Majk ka paralajmëruar këngën më të re me titull 'Katile', shkruan lajmi.net.

Reperi i cili është pjesë e labelit Babastars pritet që këtë këngë ta lansojë shumë shpejt dhe se premton të jetë hit sikurse edhe këngët e tjera.

Kënga e fundit e Majk është "Le t'xhelozojn" të cilën e solli në bashkëpunim me Onatin. /Lajmi.net/