Lajmi.net: “Kur tërbohet natyre, foto të frikshme (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Kur tërbohet natyre, foto të frikshme (Foto)” plus 8 more


Kur tërbohet natyre, foto të frikshme (Foto)

Posted: 10 May 2017 11:44 PM PDT

Këtë gjë në e dëshmojnë edhe këto foto, që në pamjen e parë duken shumë të bukura, por që shihet që edhe se çfarë fuqie ka natyra.

Nga shiu, uraganet, vetëtimat, bubullimat, natyra na dëshmon se nuk është thjesht ashtu vetem e bukur siç e mendojmë ne. /Lajmi.net/

Kështu dukej sulltanesha “Hyrrem” kur ishte nxënëse (FOTO)

Posted: 10 May 2017 11:42 PM PDT

Shumë shpesh ajo ndan me fansat e saj foto nga periudha të ndryshme të jetës shkruan Magzaina.al

Së fundmi ajo ndau një imazh të rrallë, kur ishte nxënëse së bashku me shoqet dhe shokët e klasës.

Edhe pse në moshë të re as këtu nuk i mungon bukuria asaj.

Michael Flynn urdhërohet të dorëzojë dokumentet

Posted: 10 May 2017 11:40 PM PDT

Komiteti i Inteligjencës i Senatit tha se Flynn është urdhëruar të dorëzojë dokumentet, pasi nuk ka bashkëpunuar vullnetarisht me hetimin.

Flynn është detyruar të japë dorëheqje në shkurt, pasi nuk ka zbuluar përmbajtjen e bisedimeve të tij me diplomatët rusë.

Një ish-zyrtare e Departamentit amerikan të Drejtësisë, Sally Yates, tha këtë javë se ka paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë qysh në muajin janar, se Flynn është në rrezik për t'u shantazhuar nga Rusia.

Presidenti Trump vazhdimisht ka mohuar ndonjë bashkëpunim midis ndihmësve të tij dhe Rusisë.

Ai ka akuzuar mediat dhe kundërshtarët politikë se bëjnë përpjekje të dëmtojnë presidencën e tij me "lajme të rreme".

Messi me shokë duke festuar golat e Atleticos kundër Real Madridit (FOTO)

Posted: 10 May 2017 11:36 PM PDT

Partitë, të gatshme për zgjedhje në qershor

Posted: 10 May 2017 11:29 PM PDT

Partitë politike në vend janë deklaruar të gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në qershor të këtij viti.

Sipas tyre, caktimi i datës së zgjedhjeve nga ana e presidentit të vendit nuk shihet se do t'i presë të papërgatitura.

Madje përfaqësues të partive opozitare kanë thënë se kohë më parë kanë qenë të gatshëm që të hyjnë në zgjedhje.

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë për gazetën "Zëri" se kjo parti është e gatshme të shkojë në zgjedhje sapo të përcaktohet data nga ana e presidentit.

Ai më tutje ka thënë se sipas ligjit zgjedhjet mbahen jo më pak se 30 ditë nga dita e rënies së Qeverisë dhe jo më shumë se 45 ditë.

Ai sqaron se dita e zgjedhjeve sipas ligjit duhet të shpallet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Megjithëkëtë, si datë të mundshme thotë se mund të jetë 11 qershori.

"Nëse nuk bie ditë e diel shtyhet data për një javë që të mbahen zgjedhjet, por sipas ligjit dhe datës pritet të jetë 11 qershori", ka thënë ai.

Ronaldo kërkon diçka tjetër para finales kundër Juventusit

Posted: 10 May 2017 11:28 PM PDT

Cristiano Ronaldo ka një dëshirë të madhe para finales në Ligën e Kampionëve.

"Jam shumë, shumë i lumtur. Ne luajtëm më mirë dhe e merituam finalen", tha fillimisht Ronaldo.

"Titulli i 12? Fillimisht duhet të fitojmë La Ligan, e pastaj të shpresojmë se do të triumfojmë edhe në Cardiff", theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

​Rikthehet filmi më i pëlqyer horror (Video)

Posted: 10 May 2017 11:25 PM PDT

IT ishte e bazuar në novelën e Stephan King me po të njëjtin emër, me aktorët e njohur Tim Curry, Jonathan Brandis, Annette O'Toole e shumë të tjerë.

Versioni i përpunuar i tij i realizuar këtë vit është ndër filmat më të pritur aktualisht, videoja paralajmëruese e së cilës ka marrë më shumë se 28 milion klikime në kanalin Youtube.

Distributori i këtij filmi është Warner Bross ndwrkohë që në rolet kryesore janë Bill Skarsgard, Jaeden Lieberher, Jacky Dylan Grazer, Sophia Lillis etj.

Historia e këtij filmi trajton rastin e zhdukjes së fëmijëve në një lagje pas të cilit qëndron një klloun famëkeq, i cili është i njohur për dhunë dhe vrasje për një kohë shumë të gjatë.

 

Mustafa mbledh sot Kryesinë e LDK-së dhe kryetarët e degëve

Posted: 10 May 2017 11:22 PM PDT

Ai ka thënë se Vullneti i LDK-së i gërshetuar me interesat e vendit, kapërcen çdo interes tjetër!
Ndërsa ka treguar se sot do të mblidhe Kryesinë e Partisë dhe kryetarët e Degëve, shkruan lajmi.net.

"Anëtarë dhe përkrahës të LDK-së. Sot do të mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve të LDK-së. LDK e fuqishme dhe unike do të ofrojë perspektivën më të mirë për Kosovën. Do të mbledhim rreth vetes të gjithë ata që ia donë të mirën këtij vendi. Vullneti i LDK-së i gërshetuar me interesat e vendit, kapërcen çdo interes tjetër", ka shkruar Mustafa në Facebook./Lajmi.net/

Kjo modele si duron as bikinet, zhvishet ashtu si e ka bërë nëna (Foto+16)

Posted: 10 May 2017 11:20 PM PDT

E thashethemet se ata janë në lidhje janë ndezur edhe më shumë pasi që edhe Tyga edhe Jordan janë në Meksikë në qytetin e njëjtë.

Por, duket se Jordan nuk i duron bikinet dhe është zhveshur e tëra për të rrezitur trupin e saj seksi, e fotot e njëjta i ka postuar edhe në rrjetet sociale.

Këto tregojnë se ajo është e gatshme për një romancë të radhës, aq më pak që të nxehtit e kërkon këtë gjë. /GazetaExpress/

Related Posts: