Lajmi.net: “Katër fakte për depresionin!” plus 8 more

Lajmi.net: “Katër fakte për depresionin!” plus 8 more


Katër fakte për depresionin!

Posted: 01 May 2017 11:53 PM PDT

Është vërejtur që më shumë se disa faktorë mund të të qojnë në depresion.

Ne shpesh mendojmë se simptoma të caktuara janë të lidhura me depresionin mirëpo janë 4 fakte të cilat nuk i keni ditur për depresionin.

1. Disponimi i keq apo mërzia jo gjithmonë është depresion;

2. Terapia funksionon me të vërtetë;

3. Ushqimet mund të ngrisin disponimin tuaj;

4. Luhatjet e disponimit në fazën para menopauzës nuk zgjasin shumë.

Melisa Pamuk

Posted: 01 May 2017 11:50 PM PDT

“Adios” Barcelona, Turan zgjedh klubin e ri (FOTO)

Posted: 01 May 2017 11:44 PM PDT

E ardhmja e Arda Turan mund të jetë në Itali.

“CNN” në Turqi raporton se mesfushori i Barcelonës është i gatshëm ta refuzojë mundësinë e transferimit në Turqi për t’u transferuar në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Inter ka shprehur interesim për transferimin e ish yllit të Atletico Madridit.

Kurse, Turan preferon Italinë para transferimit në vendlindjen e tij në Turqi. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Mbajtja e zgjedhjeve të reja të parakohshme, me ligj të vjetër

Posted: 01 May 2017 11:43 PM PDT

Partitë politike opozitare kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre, se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do ta nxirrnin, sipas tyre, vendin nga kriza politike, por së fundmi edhe partitë në pushtet nuk e kanë përjashtuar mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje.

Kjo për shkak të mos përmbushjes së obligimeve posaçërisht ndërkombëtare në Kuvend.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve thonë se ligji ekzistues ka shërbyer për organizimin e zgjedhjeve qoftë parlamentare apo edhe lokale dhe si i tillë mund të vazhdojë të zbatohet në rast të zgjedhjeve të parakohshme.

Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së, nga radhët e PDK-së, tha për Radion Evropa e Lirë, se në radhë të parë vullneti politik është ai i cili mundëson zgjedhje demokratike dhe me standarde të larta.

“Cështja e reformave zgjedhore është çështje se kah do të shkojë procesi zgjedhor, por nuk varet cilësia e zgjedhjeve nga to. Ne kemi pasur zgjedhje në 2013 apo 2014 që janë vlerësuar nga të gjithë si zgjedhje me standarde ndërkombëtare. Pra, këto nuk janë pengesa, por është vullneti politik ai i cili mbanë një palë zgjedhje me standarde të larta”, tha Gjoshi.

Gjoshi tha se mbi 60 mijë persona që nuk jetojnë më dhe 40 mijë të tjerë që kanë hequr dorë nga shtetësinë janë larguar nga listat votuese.

Anëtari i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës tha po ashtu se personat të cilët kanë rënë ndesh me ligjet apo kërkohen nga drejtësia, nuk do të lejohen të jenë pjesë e një gare zgjedhore.

“Ne edhe në të kaluarën edhe tani, askënd që është në kundërshtim me ligjin nuk do ta lemë që të jetë në lista zgjedhore. Çdo kush që di për dikë që është në lista zgjedhore, dhe që nuk është në përputhje me ligjin, mund ta denoncojë pranë PZAP-it [Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa] edhe pas certifikimit nga ana jonë. Kanë 24 orë kohë qytetarët dhe subjektet e tjera mundësi që të ankimojnë ndonjë person që rastësisht mund të na ketë shpëtuar dhe të gjendet në listat zgjedhore”, tha Gjoshi.

Anëtari tjetër i KQZ-së, Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se ligji ekzistues aktual ka bazë të mjaftueshme dhe të mirë për organizimin e drejt të zgjedhjeve. Ai tha se KQZ-ja ka përgjegjësi kushtetuese për organizimin e zgjedhjeve, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme.

“Ligji aktual mundëson zgjedhje të lira pa asnjë dyshim, natyrisht që kërkohet marrja e masave nga trupat përgjegjës siç është KQZ-ja dhe institucionet e tjera që kanë rol në garantimin e procesit zgjedhor siç është prokuroria, policia dhe institucionet e tjera. Po të ketë një koordinim të mirë mes këtyre institucioneve dhe do të thosha një shmangieje të ndërhyrjeve në proces zgjedhor nga partitë që e kanë cenuar edhe në të kaluarën, është i mundur një proces i drejt me integritet që garanton vullnetin e votuesve”, tha Rrustemi.

Rrustemi, sa i takon çështjes se reformave zgjedhore, thotë se asnjëherë nuk ka pasur veprime serioze e as mjedis politik për ta shqyrtuar drejt ketë çështje.

“Në këtë legjislaturë edhe me parë nuk ka pasur iniciativa të njëmendta për ta përmirësuar sistemin zgjedhor dhe ligjin për zgjedhje. Ne kemi një histori të freskët kur reforma zgjedhore filloi në vitin 2010 dhe ka dështuar në vitin 2013, përkundër plotësimit dhe kalimit në lexim të parë të ligjit për zgjedhjet. Kjo përpjekje e kësaj legjislature jo që nuk ishte serioze por, ishte e motivuar për të forcuar pushtetin autoritar të presidentit, por edhe të disa liderëve politik”, tha Rrustemi.

Presidenti Thaçi, vitin e kaluar formoi dy nëngrupe punuese, një për amandamentimin e Kushtetutës dhe një tjetër për reformën zgjedhore në të dyja nivelet, atë qendror dhe lokal. Ai ka kërkuar, siç ka thënë, 'dekriminalizimin e skenës politike në vend' përmes, siç ka deklaruar, 'pamundësimit të të gjithë atyre që janë nën hetime të marrin poste publike ose të kandidojnë në zgjedhje'.

Gjatë nëntorit të vitit të kaluar, presidenti organizoi mbajtjen e dy takimeve me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile, por këto takime u bojkotuan nga tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën. (REL)

“Mundo Deportivo” zbulon përforcimin e parë të Barcelonës për sezonin e ri (FOTO)

Posted: 01 May 2017 11:31 PM PDT

Barcelona mund ta realizojë një përforcim të madh nga Arsenal.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se gjiganti nga Camp Nou ka bërë gati sulmin e fundit për blerjen e mbrojtësit të Barcelonës, Hector Bellerin, përcjell “lajmi.net”.

Arsenal ka insistuar se Bellerin nuk është në shitje. Por, Barcelona beson se mund ta bind që të transferohet në Camp Nou. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Kjo gjë ndodh vetëm në Indi (Video)

Posted: 01 May 2017 11:28 PM PDT

Momenti është xhiruar nga telefoni i një motoristi.

Video tregon një njeri i cili vjen nga ana tjetër e rrugës me një motor dhe ndalë mjetin e tij të transportit që t’i shmanget luanit, transmeton lajmi.net

Luani, shikon nga zhurma e krijuar dhe ngadalë kthehet në pyll, duke kaluar rrugën.

Shikojeni. /Lajmi.net/

Mediet e huaja: Rita Ora mori gjithë vëmendjen në “Met Gala” me fustanin e kuq (Foto)

Posted: 01 May 2017 11:27 PM PDT

E veshur me një fustan të kuq ndezës, Rita të verbonte me bukurinë që shpërndante, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

26-vjeçarja një fustan të kuq prej mëndafshi, i cili lidhej me një fjongo të madhe në njërën anë të krahut.

Ndërsa, TheSun shkruan se Rita 'goditi' me paraqitjen  e saj me fustanin e kuq të ndezur, duke mbyllur turmën kurr arriti.

Fustanin e këngëtares e dizajnoi një stiliste japoneze. /Lajmi.net/

 

Demarkacioni, ‘xhokeri’ i fundit i Mustafës

Posted: 01 May 2017 11:24 PM PDT

Bashkëpunëtorët e ngushtë të kryeministrit Isa Mustafa nuk e dinë nëse Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi do të procedohet këtë javë në Kuvend, ndonëse janë të vetëdijshëm se moskalimi i marrëveshjes do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

"Nuk e di nëse Demarkacioni do të procedohet këtë javë në Kuvend", ka thënë shkurt për "Zërin" Bajram Gecaj, këshilltar i shefit të Qeverisë.

Në anën tjetër, zyrtarë të partnerit të madh të koalicionit qeverisës (PDK) kanë deklaruar se nëse edhe kësaj radhe nuk kalon Demarkacioni në Kuvend, vendi do të shkojë në zgjedhje pasi që, sipas tyre, Grupi Parlamentar i PDK-së është unik sa i përket votimit të kësaj Marrëveshjeje si njëra nga kriteret e BE-së për liberalizim të vizave.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë duhet të mbahen pas një viti, ndërsa mandati i kësaj Qeverie mund të përfundojë para kohe nëse Demarkacioni nuk kalon edhe kësaj here në Kuvend. Prandaj Demarkacioni vlerësohet si "xhoker" i fundit që shefi i Qeverisë ta çojë mandatin deri në fund./zeri.info/

 

Ja si përgjohet televizori juaj, zbuloni metodën se si mund t’ju shohin hakerët se çfarë po bëni në shtëpi

Posted: 01 May 2017 11:13 PM PDT

Jashtë këtij rreziku nuk mbeten as televizorët "inteligjentë" ose siç njihen gjerësisht "Smart TV".

Mjafton një gabim nga përdoruesi i pajisjes, sidomos kur kjo e fundit lidhet me internetin dhe ato janë potencial për të rënë pre e sulmeve kibernetike.

Sulmet e fundit janë aq te sofistikuara saqë dhe kompanitë që prodhojnë "Smart Tv" nuk kane arritur te gjejnë një zgjidhje. Hakerat kane publikuar dhe kodin sesi mund të aksesojnë në televizorët tuaj, por nuk po e publikojmë materialin filmik për të shmangur keqpërdorimin e këtij kodi. Ky është vetëm një imazh e një pjese të këtij kodi.

Pas një hakimi të televizorit tuaj as një "restart" dhe as një rikthim të pajisjes ne gjendjen fillestare nuk do të largonte virusin prej saj. Ai do të veprojë gjatë gjithë kohës në "background".

Një herë i sulmuar dhe sulmuesi mund të ketë kontrollin e televizorit tuaj duke ju shfaqur në ekran përmbajtjen që ata dëshirojnë.

Por jo vetëm kaq! Personat që kryejnë këto sulme mund të kryejnë përgjime në ambientet tuaja të shtëpisë, t'iu filmojnë nëse ekranin e keni me kamera e madje dhe të marrin të dhëna të tjera tuajat si "passwordet" e llogarive të "Facebook-ut" dhe "e-mail-eve" nëse ju keni hyrë më parë në to nga navigimi në televizorin tuaj.