Lajmi.net: “James përshëndetë “Santiago Bernabeun” (VIDEO)” plus 8 more |
- James përshëndetë “Santiago Bernabeun” (VIDEO)
- Këto janë mënyrat më të mira për të humbur shumë kalori (Foto)
- Koalicioni anti-PDK s’pritet të ndodhë
- Dy ish-gjyqtarët spanjollë tregojnë a ishte i rregullt goli i Nachos (VIDEO)
- Ja cili këngëtar shqiptar diplomoi dje (Foto)
- 25 gra virgjine kanë lindur fëmijë
- Ky është moti për këtë javë
- Lumir Abdixhiku sot i bashkohet LDK-së?
- Francë: Presidenti i ri në ditën e parë të punës e emëron kryeministrin
| James përshëndetë “Santiago Bernabeun” (VIDEO) Posted: 14 May 2017 11:41 PM PDT ![]() Pas zëvendësimit nga Zinedine Zidane, kolumbiani ka përshëndetur tifozët. Ata i kanë dhënë një duartrokitje të fuqishme, për ta emocionuar pafund, përcjellë “Lajmi.net”. Sipas mediave spanjolle, kolumbiani do të largohet në verë dhe e dëshironte shumë një lamtumirë të tillë. Pavarësisht se Zidane nuk llogariti shumë në të, James mbetet ndër lojtarët e preferuar të tifozëve të Realit. /Lajmi.net/
|
| Këto janë mënyrat më të mira për të humbur shumë kalori (Foto) Posted: 14 May 2017 11:40 PM PDT ![]() Ka shumë gjëra që duhet t'ja bashkangjitni regjimit të ushtrimeve, të plotësoni nevojat e trupit, të gjeni diçka që ju jep kënaqësi, dhe të kuptoni se se jeni duke bërë ndryshim në shëndetin e trupit tuaj, transmeton lajmi.net Fillimisht, duhet të kuptoni sa kalori ju djeg secilli ushtrim që bëni. Por, përveç kësaj, më e rëndësishmja është të dini se vetëm pse një ushtrim ju djeg shpejt kaloritë, s'do të thotë se është opsioni më i duhur për juve. Ushtrimi më i mirë për ju është ai i cili zgjoheni për ta bërë me vet-dëshirë. Hatha joga | 228 kalori/orë Ecje e ngadaltë | 255 kalori/orë Bowling | 273 kalori/orë Ballroom dancing | 273 kalori/orë Volejboll | 364 kalori/orë Golf | 391 kalori/orë Bejsboll | 455 kalori/orë Hiking | 546 kalori/orë Basketboll | 728 kalori/orë Tenis | 728 kalori/orë Vrapimi | 755 kalori/orë Vrapimi nëpër shkallë | 819 kalori/orë
/Lajmi.net/
|
| Koalicioni anti-PDK s’pritet të ndodhë Posted: 14 May 2017 11:34 PM PDT ![]() Partia Demokratike e Kosovës (PDK) lehtësisht do të binte nga pushteti pas gati një dekade qeverisjeje po qe se subjektet e mëdha politike në vend do të bënin koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Madje pas rrëzimit të qeverisë "Mustafa" në Kuvend spekulohej për një koalicion parazgjedhor mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe lëvizjes "Vetëvendosje", e cila vlerësohej se do të dilnin si koalicioni më i madh në zgjedhjet e muajit të ardhshëm. Por gjasat për një koalicion të tillë janë minimale dhe në vend se të bënin koalicione të mëdha partitë kryesore parlamentare aktualisht janë të interesuara për bashkëpunim me partitë më të vogla, veçanërisht me AKR-në e Behgjet Pacollit.
|
| Dy ish-gjyqtarët spanjollë tregojnë a ishte i rregullt goli i Nachos (VIDEO) Posted: 14 May 2017 11:29 PM PDT ![]() Dy ish-gjyqtarët e La Ligas, Andujar Oliver dhe Rafa Guerrero, e kanë vlerësuar golin e Nachos ndaj Sevillas nga goditja e dënimit, si të rregullt. Ata e kanë cilësuar golin si të rregullt pasi që topi nuk ishte duke ecur dhe lojtarët e Sevillas ishin me shikim nga topi, përcjellë “Lajmi.net”. Ky gol ka krijuar shumë polemika, sidomos nga tifozët e Barcelonës. Reali e fitoi ndeshjen me rezultat të pastër, 4:1, por falë këtij goli zhbllokoi rezultatin në fillim. /Lajmi.net/ |
| Ja cili këngëtar shqiptar diplomoi dje (Foto) Posted: 14 May 2017 11:27 PM PDT ![]() Ai përfundoi studimet në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK), këtë gjë e bëri të ditur vetë Ylli me anë të disa fotove të publikuara në rrjete sociale, shkruan lajmi.net. Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit të këngëtarit ishin edhe familja e tij, me të cilët shkrepi disa foto pasi u diplomua. Kujtojmë se kënga e fundit e Yllit është 'Ke pi sonte shume' e cila u publikua me 5 prill të këtij viti. /Lajmi.net/ |
| 25 gra virgjine kanë lindur fëmijë Posted: 14 May 2017 11:20 PM PDT ![]()
25 gra në UK, të gjitha që kanë qenë heteroseksuale apo kanë qenë në të 20'tat e tyre, janë prirur të pranojnë procedurën IVF për të qenë nëna, për këto pesë vitet e fundit, kanë thënë mjekët për the Mail. Disa gra të cilat ende kanë pasur 'lindje virgjine' kanë thënë se e kanë marrë këtë vendim për shkak se janë duke pritur për partnerin e duhur- ndërkaq disa të tjera thonë se kanë frikë nga komplikimet që mund të kenë gjatë marrëdhënies. Ndonëse është mësuar që lindja të bëhet tradicionalisht në një familje, këto gra qëndrojnë mirë emocionalisht dhe financiarisht në krahasim më të tjerat që janë ndarë me partnerët e tyre pasi kanë lindur foshnjet. /Lajmi.net/ |
| Posted: 14 May 2017 11:17 PM PDT ![]() Nga dita e enjte do të ketë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s. |
| Lumir Abdixhiku sot i bashkohet LDK-së? Posted: 14 May 2017 11:16 PM PDT ![]() Periskopi merr vesh nga burimet e veta se Abdixhiku do ta zyrtarizojë sot aderimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Tash e disa ditë në media u raportua për këtë aderim të Abdixhikut, pas një takimi që ky i fundit kishte pasur me kryetarin e LDK'së, Isa Mustafën, por nuk kishte asgjë zyrtare./Periskopi |
| Francë: Presidenti i ri në ditën e parë të punës e emëron kryeministrin Posted: 14 May 2017 11:14 PM PDT ![]() Zoti Macron dje në Paris u inaugurua në postin e presidentit, me ç'rast e ka paraqitur agjendën tij për ripërtritjen e unitetit francez dhe rindërtimin e besimit në Bashkimin Evropian. Shumë ekspertë thonë se zoti Macron, sot në ditën e tij të parë të plotë të punës, me gjasë për kryeministër do ta emëroj politikanin nga Patia Republikane, Edourad Philippe. Më vonë, presidenti Macron në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me synim të forcimit të raporteve të vendit të tij me aleatin shumëvjeçar, Gjermaninë. Pas fitores së zotit Macron, 39 vjeçar, kundër rivales së tij të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, në zgjdhjet presidenciale franceze, kancelarja Merkel e ka përshëndetur presidentin e ri, Emmanuel Macron. |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







┼








