Lajmi.net: “Festa e të izoluarve!” plus 8 more |
- Festa e të izoluarve!
- Noizy po sjell ‘bombën’ e radhës, projektin “Bora” (Video)
- Barcelona – Villarreal, shikojeni formacionin e Enriques (FOTO)
- Amerika dhe Gjermania s’i përkrahin zgjedhjet
- Dafina sjell imazhe nga kënga e re (Foto)
- Maqedonia në pritje të qeverisë së re
- Granada – Real Madrid, shikojeni sulmin e ekipit të Zidane (FOTO)
- Ditëlindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut
- E kërkon Barcelona, transferohet në Real Madrid (FOTO)
Posted: 05 May 2017 11:47 PM PDT Para ambasadave në Kosovë numër i madh i qytetarëve, me dokumente të shumta në dorë, presin në radhë për ta marrë një përgjigje për një vizë, e cila do t'i çonte rrugëve të Evropës. Të lodhur e të indinjuar ata thonë se po maltretohen duke vrapuar me muaj të tërë për dokumente. Rreth 40 mijë qytetarë aplikojnë për vizë vetëm në Ambasadën Gjermane brenda një viti, disa prej të cilëve u aprovohet kërkesa, e shumë të tjerëve jo. Në Ministrinë e Integrimit Evropian shprehen optimistë se pas ratifikimit të Demarkacionit (kusht ky kryesor për liberalizim), Bashkimi Evropian do të marrë vendime më të shpejta rreth kësaj çështjeje. Ndërkaq njohës të proceseve të integrimit vlerësojnë se edhe pas miratimit të Demarkacionit pengesë për liberalizimin mbetet vota në Këshillin e BE-së, ku shtetet anëtare mund mos të votojnë "pro" kësaj çështjeje, shkruan Zeri. |
Noizy po sjell ‘bombën’ e radhës, projektin “Bora” (Video) Posted: 05 May 2017 11:39 PM PDT Disa prej tyre veçse kanë lansuar projketet e tyre, e disa po paralajmërojnë shumë të reja, shkruan lajmi.net. Në mesin e tyre edhe Noizy ka paralajmëruar këngën "Bora" të cilën ka thënë se do ta publikojë së shpejti. Përmes profilit të tij në Instagram, Noizy ka publikuar një video në të cilën dëgjohet një pjesë e këngës. Fansat e tij u shprehën entuziastë në lidhje me këngën e re të reperit, duke i thënë se e presin me padurim projektin e radhës. /Lajmi.net/ |
Barcelona – Villarreal, shikojeni formacionin e Enriques (FOTO) Posted: 05 May 2017 11:34 PM PDT |
Amerika dhe Gjermania s’i përkrahin zgjedhjet Posted: 05 May 2017 11:32 PM PDT Amerika dhe Gjermania nuk e përkrahin iniciativën e disa subjekteve politike parlamentare që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Partia opozitare "Nisma për Kosovën" ka arritur t'i sigurojë mbi 40 nënshkrime të deputetëve, të cilat i ka dorëzuar dje në Kuvend, për mocionin e votëbesimit të Qeverisë. Menjëherë pas kësaj kryesia e Kuvendit ka vendosur që të mërkurën, më 10 maj 2017, të mbahet seanca për votëbesimin e Qeverisë. Përpos deputetëve nga tri partitë opozitare, mocionin e opozitës e kanë mbështetur edhe disa deputetë të partnerit të madh të koalicionit (PDK), si dhe disa ligjvënës nga radhët e minoriteve, por edhe të pavarur. |
Dafina sjell imazhe nga kënga e re (Foto) Posted: 05 May 2017 11:18 PM PDT Së fundi, ajo ka publikuar disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram të cilat duket se janë pjesë nga kënga e re, shkruan lajmi.net. Ashtu si në këngën e fundit, edhe në këtë të radhës, ajo pritet të vjen me këngë e cila do shndërrohet hit menjëherë. Sipër njërës fotografi, Dafina ka shkruar fjalët " Janë vetëm këto ditë me shi, Shpenzohet një pjesë e jetës duke tentuar ta pastrojmë… Deri të del dielli dhe të shndritë përsëri, Buzëqesh për mua, buzëqesh për mua…" Fansat e këngëtares kishin komentuar duke thënë se këto janë vargje të këngës së re të cilën e presin me padurim. /Lajmi.net/ |
Maqedonia në pritje të qeverisë së re Posted: 05 May 2017 11:17 PM PDT Kryeparlamentari Talat Xhaferi theksoi, se thirrja e seancës së radhës të Parlamentit varet nga mbërritja e propozim-programit dhe propozimit për përbërjen e Qeverisë së re. Ai ka thënë se kjo do të kryhet në një afat prej 15 ditëve. “Presidenti Ivanov ka obligim që në një afat prej 10 ditësh të reflektojë dhe të japë mandat. Nëse ai nuk jep mandat, në mënyrë hipotetike tani Parlamenti ka të drejtë ekskluzive për çështje të vendosjes së zgjedhjes të qeverisë së ardhëshme dhe në këtë kontekst kompetenca e Parlamentit dhe kryetarit të parlamentit nuk varet nga asnjë institucion tjetër", shprehet kryetari i parlamentit Talat Xhaferi. Zaev: Çdo pengim i transferimit të pushtetit do të ndëshkohet Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, beson se presidenti kësaj radhe nuk do ta shkelë Kushtetutën dhe do t’i japë atij mandatin për formimin e qeverisë së re. Ai hodhi poshtë pretendimet e kreut të shtetit se shumica e re parlamentare rrezikon të ardhmen e vendit. “Jam i gatshëm që të vizitoj presidentin Ivanov. Do t’i ftojmë edhe partnerët e koalicionit nëse duan të na bashkohen dhe me Ivanovin të bisedojmë për karakterin unitar të shtetit, NATO-n, BE-në, multietnicitetin, pra për të gjitha ato çështje që brengosin Ivanovin. E gjitha kjo do të ishte në funksion që sa më parë të marrim mandatin dhe të formojmë kabinetin e ri qeveritar", ka deklaruar Zaev.Kreu i LSDM-së. Ai beson se deri në fund të muajit mund të formohet qeveria e re, por gjithçka varet nga Ivanovi nëse do t’i japë mandatin. LSDM vlerëson se nevojitet pjekuri nga të gjitha subjektet politike, institucionet, të punësuarit dhe individët, sipas obligimeve ligjore, përgjegjësisë personale dhe në pajtim me interesat shtetërore, të mundësohet formimi i qeverisë së re. “Çdo pengim i transferimitt të pushtetit dhe çdo veprim joligjor është ndëshkues sipas ligjeve ekzistuese", ka deklaruar Zoran Zaev kryetar i LSDM-së. Reagimi i presidentit Nga kabineti i presidentit konfirmojnë marrjen e letrës, përmes së cilës konfirmohet shumica parlamentare dhe zgjedhja e kryetarit të ri të Parlamentit. “Kabineti i kryetarit të shtetit konfirmon se ka arritur letër nga parlamenti. Presidenti Gjorgje Ivanov do të veprojë konform kushtetutës dhe praktikës së vendosur", thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit të Maqedonisë. Kushtetuta ia garanton mandatin shumicës parlamentare Profesori universitar, Vllado Popovski vlerëson se presidenti tani më është i obliguar t’ia jep mandatin Zaevit, sepse janë mbushur të gjitha kushtet. Kushtetuta ështëe qartë në këtë aspekt dhe nuk parasheh obligime tjera të caktuara per presidentin, përpos se është i detyruar që në afat prej 10 ditësh të ndajë mandatin. “Çdo hap tjetër i presidentit do të ishte mosrespektim i Kushtetutës. Ne kemi edhe zyrtarisht një deklaratë nga kabineti i presidentit, se ai do ta respektojë Kushtetutën", thotë Popovski. Kryeparlamentari i ri Talat Xhaferi vetëm njofton presidentin e shtetit se është siguruar shumica parlamentare, ky është hapi i parë për të lëvizur procesin, më pas përgjegjësia për dhënien ose jo të mandatit, i mbetet presidentit, vlerëson eksperti i çështjeve juridike Osman Kadiu . “Me njoftimin duhet të ceken jo të kërkojë nga kryetari besimin e mandatit, kryetari i parlamentit nuk mund të obligojë kryetarin e shtetit, ai e njofton vetëm për dy çështje: është zgjedhur kryetari i parlamentit dhe dy- se është siguruar shumica parlamentare. Më tutje vetë kryetari i shtetit e di se ç’ duhet të bërë. Atë që duhet të bëj kryetari i shtetit e obligon kushtetuta. Kushtetuta thotë, se me plotësimin e kushteve kryetari i shtetit detyrohet ta besojë mandatin përfaqësuesit të koalicionit, i cili ka fituar shumicën parlamentare", shprehet profesori Osman Kadriu. Analisti politik Jove Kekenovski vlerëson se VMRO-DPMNE është detyruar të shkojë në opozitë për shkak të presionit të fuqishëm ndërkombëtar, ndonëse nuk beson se Gruevski do të largohet nga drejtimi i partisë. Kekenovski thotë se Gruevski partinë e shfrytëzon si mburojë për të mos iu përgjigjur drejtësisë për akuzat që janë ngritur ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij për përfshirje në vepra kriminale. “Unë jam më shumë se i sigurt se Gruevski tani po edhe gjatë periudhës së ardhshme do të luaj me kartën nacionaliste që partia, përkatësisht anëtarësia e VMRO-DPMNE-së, edhe më tej t’i shërbejë si “mish për top" që ai të mund të shpëtojë nga veprat e shumta kriminale, për të cilat hetohet dhe ndiqet nga Prokuroria Speciale Publike", vlerëson Kekenovski. |
Granada – Real Madrid, shikojeni sulmin e ekipit të Zidane (FOTO) Posted: 05 May 2017 11:16 PM PDT |
Ditëlindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut Posted: 05 May 2017 11:09 PM PDT Ai u mor peng nga Sulltan Murati dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri në vitin 1443, vit në të cilin u largua gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë. Në vitin 1444 ai mblodhi të gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku u vendos unanimisht të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër perandorisë otomane. Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbeu do të korrte 22 fitore të mëdha kundër Perandorisë osmane, në vitet e luftës në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën. Heroi ynë kombëtar do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit. Ai do të njihej si besnik i mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, ku mbështeti mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të viteve 1460–1461. Në vitin 1463 ishte komandant i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II, ndërsa vdis më 17 janarin e 1468, në moshën 63-vjeçare. Gjergj Kastriot Skënderbeu konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve myslimanë. |
E kërkon Barcelona, transferohet në Real Madrid (FOTO) Posted: 05 May 2017 11:06 PM PDT Real Madrid është i gatshëm ta mposht Barcelonën në garë për transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, Hector Bellerin. "Don Balon" raporton se Florentino Perez ka vendosur ta shesë Danilon, për t'i liruar vend ardhjes së Bellerin, përcjell "lajmi.net". Bellerin për një kohë të gjatë kërkohej nga Barcelona. Mirëpo, ai në vend të gjigantit katalan mund të transferohet në Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/
|
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |