Lajmi.net: “Beyonce si një mbretëreshë e vërtetë në “Art Gala” (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Beyonce si një mbretëreshë e vërtetë në “Art Gala” (Foto)” plus 8 more


Beyonce si një mbretëreshë e vërtetë në “Art Gala” (Foto)

Posted: 30 Apr 2017 11:55 PM PDT

Beyone ishte e ftuar në një event në "Galerinë e Arteve" në të cilin ishte veshur me një fustan të kuq në të cilin dukej për mrekulli, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Beyonce ishte e pranishme në galeri bashkë me bashkëshortin e saj Jay Z dhe e mori tërë vëmendjen e asaj ngjarje në Los Angeles.

Por, i veçantë ishte një detaj që e bënte atë të dukej një mbretëreshë e vërtetë, është kurora përplot me lule që këngëtarja kishte vënë në kokë. /Lajmi.net/

Benatia transferohet në Turqi?

Posted: 30 Apr 2017 11:51 PM PDT

Sipas “Mundo Deportivo”, mbrojtësi do të largohet nga Juventusi në fund të këtij edicioni.

Ai është i huazuar te kampioni italian nga Bayern Munchen, por deri më tani nuk ka dëshmuar të jetë i rëndësishëm për Juven, përcjellë “Lajmi.net”.

Përkundër këtij fakti, Juventus ka shprehur interesim për ta mbajtur Benatian, por ish-mbrojtësi i Romës dëshiron një skuadër ku mund të luajë rregullisht.

Një gjë të tillë mund ta bëjë te Besiktas dhe Galatasaray, që kanë shfaqur interesim të fuqishëm gjatë ditëve të fundit. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Përse shohim ëndrra të frikshme? (Video)

Posted: 30 Apr 2017 11:50 PM PDT

Në këto ëndrra, ju jeni në gjendje tranzicioni, pra gjysmë gjumë dhe gjysmë zgjuar. Një pjesë e trurit është ende në fazën e thellë të trurit, ku ai është më aktiv.

Kur filloni të  zgjoheni, imazhet e ëndrrave të gjumit REM, ndërhyjnë në gjendjen e zgjimit, kjo ju bën që të keni halucinacione.

Ju mund të ndjeni se dikush është duke ju prekur, duke ju thirrur. Këto halucinacione shpesh herë janë të aq të gjalla, po aq edhe të frikshme.

Ju mund ta shmangni këtë përmes gjumit të rregullt, 7-8 orë çdo natë.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë. /Lajmi.net/

v

Denis Suarez ia kthen përgjigjen gjigantit italian (FOTO)

Posted: 30 Apr 2017 11:41 PM PDT

Mesfushori i Barcelonës, përkundër minutazhës së vogël këtë edicion, ka vendosur që të qëndrojë edhe më tej në “Camp Nou”.

Sipas mediave katalunase, drejtori i ri i Romës, Monchi, ka bërë përpjekje për ta bindur Suarezin që të transferohet në “Olimpico”, por mesfushori e ka refuzuar një gjë të tillë, përcjellë “Lajmi.net”.

Kujtojmë që ai ka luajtur 25 ndeshje në La Liga këtë edicion.

Ai erdhi te Barca në verë nga skuadra e Villarrealit. /Lajmi.net/

1111

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Duhet të laheni në mëngjes apo në mbrëmje?

Posted: 30 Apr 2017 11:40 PM PDT

Sipas pedagoges në Harbard, të quajtur Shelly, duhet të laheni në mëngjes, nëse ju duhet të keni kreativitet në punën tuaj.

Dushi para gjumit mund t’i ndihmojë njerëzit që vuajnë nga pagjumësia. Gjumi rregullon temperaturën e trupit dhe ndihmon për të pasur lëkurë më të pastër.

Ndryshimi i rutinës suaj për gjumin është i mirë për juve, nga që mund të shijoni dushin në mëngjes dhe atë në mbrëmje, duke përfituar në të dyja anët.

Shikoni videon e publikuar nga ‘këshilla për shëndetin’ në mënyrë që të mësoni më shumë për arsyet e kohës së dushit. /Lajmi.net/

Tensione SHBA-Kore Veriut, të dyja vendet paralajmërojnë “pasoja katastrofike”

Posted: 30 Apr 2017 11:39 PM PDT

Koreja e Veriut, e cila po bën përpjekje të zhvillojë një raketë me rreze të gjatë, me kapacitet për të arritur kontinentin e SHBA-së 9,000 kilometra larg, ka kryer të shtunën një test të ri raketor, por Koreja e Jugut ka thënë se ai ka dështuar.

Nëse lideri verikorean, Kim Jong Un, kryen test të ri, nuk do të isha i lumtur, tha Trump për televizionin CBS.

"Mund t'ju them se as presidenti i Kinës, i cili është një burrë i respektuar, nuk do të ishte i lumtur", shtoi ai.

I pyetur nëse kjo do të thotë se SHBA mund të ndërmarrë "veprime ushtarake kundër regjimit verikorean, Trump tha: "Nuk e di, do të shohim".

Trump e përshkroi Kim Jong Unin si "person të zgjuar", por tha se SHBA nuk mund të lejojë që Koreja e Veriut të zhbillojë armë bërthamore dhe fajësoi administratat e mëparshme amerikane për mostrajtimin e ambicieve ushtarake të Phenjanit.

Phenjani ka bërë testin raketor të shtunën, vetëm disa orë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka paralajmëruar Kombet e Bashkuara për "pasoja katastrofike" nëse komuniteti ndërkombëtar, e veçanërisht Kina, nuk i bëjnë presion Koresë së Veriut për t'i dhënë fund programit të armëve bërthamore.

Televizioni jugkorean jep lajmin për provën raketore që ka kryer Koreja e Veriut, më 29 prill.

Televizioni jugkorean jep lajmin për provën raketore që ka kryer Koreja e Veriut, më 29 prill.

Tensionet në rajon janë rritur së voni dhe të dyja Koretë bëjnë stërvitje të vazhdueshme ushtarake.

Amerika ka dërguar luftanije në rajon, ndërsa ka nisur edhe instalimin e një sistemi të mbrojtjes raketore në Korenë e Jugut.

Të dielën, përmes një artikulli në agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA, Phenjani i kërkoi SHBA-së të "meditojë mbi pasojat katastrofike që do të sjellin provokimet e saj të pamenduara ushtarake".

Sot, Japonia ka dërguar luftanijen e saj më të madhe Izumo për të shoqëruar një anije amerikane që do të furnizojë flotën detare në rajon.

Anija Izumo, e gjatë 249 metra, mund të bartë deri në nëntë helikopterë.

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo tha se anija është nisur nga baza Yokosuka në jug të Tokios, për t'iu bashkuar anijes amerikane të furnizimit dhe për ta shoqëruar atë në Shikoku, në perëndim të Japonisë.

Izumo është luftanija e parë që aktivizohet, jashtë stërvitjeve, në bazë të një ligji të ri, të miratuar në vitin 2015, i cili i lejon Japonisë t'i dalë në ndihmë një aleati.

Kritikët thonë se ky ligj shkel Kushtetutën paqësore të Japonisë së pas Luftës së Dytë Botërore. Ata po ashtu thonë se ligji mund ta dërgojë vendin në luftëra të panevojshme.

Sërish borë në Serbi (Foto)

Posted: 30 Apr 2017 11:36 PM PDT

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka treguar se temperaturat gjatë javës në Kosovës do të jetë relativisht të mira, në Serbi, në shumë vende kanë nisur reshjet e borës.

Zlatibori, Tara dhe disa qytete të tjera janë goditur edhe nga temperaturat e ulëta, në minus, shkruan Blic.rs/GazetaExpress/

Moti sot në Maqedoni

Posted: 30 Apr 2017 11:32 PM PDT

Nata do të jetë e ftohtë me 10 gradë celsius, ndërsa që nga ora 08:00 temperatura gradualisht do të ritet dhe pika më e nxehtë e ditës do të shënohet rreth orës 16:00 me 25 gradë celsius.

Në Ohër dhe Strugë, moti do të jetë pak më i freskët dhe me vranësira ku temperatura maksimale e ditës do të shënojë 19 gradë celsius.

Leonora ‘shkëlqeu’ në fotosesionin e fundit (Foto)

Posted: 30 Apr 2017 11:30 PM PDT

Këto elemente nuk i përjashtoi as në fotosesionin e fundit, në të cilin erdhi madhështore si çdo herë shkruan lajmi.net.

Duket se këtë fotosesion ajo e realizoi për t'i promovuar kreacionet e fundit të stilistit të saj, Valdrin Sahiti dhe që padyshim ja doli për mrekulli.

Që nga tetori i vitit të kaluar, Leonora nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri, i fundit është 'Të kam jetë'. /Lajmi.net/