Lajmi.net: “Bes Kallaku uron nënë: Më fal që nuk ta plotësova dëshirën… (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Bes Kallaku uron nënë: Më fal që nuk ta plotësova dëshirën… (Foto)” plus 8 more


Bes Kallaku uron nënë: Më fal që nuk ta plotësova dëshirën… (Foto)

Posted: 04 May 2017 11:49 PM PDT

Ai shihet bashkë me nënën e tij e cila sot ka ditëlindjen, shkruan lajmi.net

Në urimin e bërë, përpos fjalëve të bukura, Besi nuk i ka lënë anash shakatë.

Duke qenë se njihet si komedian dhe person që çdo të dytën fjalë e thotë me shaka, Besi i kërkoi falje të ëmës që nuk ia plotësoi dëshirën që ai të zë mend ndonjëherë./Lajmi.net/

18297282_652731871585129_956015011_o

“Jemi lodhur nga trajnimet, MCC-ja do të investojë në projekte konkrete”

Posted: 04 May 2017 11:47 PM PDT

Ai ka thënë se qytetarët do të jenë në fokus të këtyre projekteve.

Në një intervistë për gazetën "Epoka e re", Selimi ka bërë të qartë se nuk do të shpenzohen mjetet vetëm në trajnime dhe asistencë teknike.

"Jemi lodhur me trajnime dhe asistencë teknike, MCC-ja do të investojë në projekte konkrete që do të kenë efekt për shumë qytetarë, sidomos shtresat më të varfra", është shprehur ai.

Selimi ka treguar se programi i MCC-së është i pavarur nga zhvillimet politike dhe mjetet e përfituara nuk i dedikohen Qeverisë. Ai ka theksuar se në dy linja programore kanë paraparë edhe fonde mbështetëse me grante për organizata të shoqërisë civile dhe mediet. Në këtë intervistë Selimi ka folur edhe për angazhimin në PDK.

 

Milan transferon 2 sulmues (FOTO)

Posted: 04 May 2017 11:39 PM PDT

Milan do të bëjë ndryshime në ekip për sezonin e ri.

Klubi nga San Siro do të fokusohet në sulm ku pas largimeve të disa futbollistëve, pritet të transferohen dy sulmues.

“Tuttosport” raporton se Milan ka krijuar një listë me përforcimet e mundshme, përcjell “lajmi.net”.

Në listën e “Rossonerëve” janë:  Kasper Dolberg (Ajax), Nikola Kalinić (Fiorentina), Keita Baldé Diao (Lazio), dhe Andrea Petagna (Atalanta). /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy 

E jashtëzakonshme: Maturantët e Malishevës shpikin Wireless të ri (Foto/Video)

Posted: 04 May 2017 11:34 PM PDT

 

Nxënësit e Qëndres së Kompetencës, të drejtimit TIK, mbajtën një aktivitet ku fillimisht prezantuan një ide të tyre se si krijohet një Router-Wireless.

Prezantimi u bë në kabinetin e informatikës, nën monitorimin e profesorit të tyre Mifail Sertollit. Të pranishëm në këtë panair ishin edhe nxënësit nga shkolla tjetër e mesme, Gjimnazi "Hamdi Berisha".

Ky prezantim dhe kjo shpikje e re e tyre rezultoi të jetë i sukseshëm, raporton Gazeta NewBorn.

Këta nxënës kanë përdorur shtëpizat e vjetra të kompjuterëve si mjet pune. Mundësia e krijimit të të këtij ruteri Mikrotik Wireless Ap që transmeton sinjal është me frekuencë 2.4 Ghz.

Gazeta NewBorn, ka arritur t’i siguroi disa pamje ekskluzive të praktikimit të kësaj ideje.

m7 m9 m8 malish3-1 m6-1 m5 m4-1 malish3 m6 m4 malish2 malish

 

Çfarë po ndodh? Bombarduesit rusë fluturojnë në afërsi të SHBA-së

Posted: 04 May 2017 11:28 PM PDT

Zyrtarët kanë thënë se pas shumë vjetësh bombarduesit rusë janë shoqëruar nga avionë luftarakë rusë.

Avionët rusë fluturuan rreth 50 milje nga bregdeti i Alaskës më 2 maj, kanë thënë zyrtarët. Ata kanë fluturuar jashtë hapësirës ajrore amerikane, por kanë qenë në zonën në perimetër prej 200 miljesh, ku ushtria amerikane kërkon nga drejtuesit e mjeteve fluturuese të identifikojnë veten.

Avionët luftarakë amerikanë F-22 kanë vëzhguar fluturimin e avionëve rusë.

Zëdhënësi i NORAD, Kapiteni, Scott Miller e ka përshkruar komunikimin me avionët rusë si "profesional" dhe ka thënë se historikisht avionët ushtarakë rusë dhe ata amerikanë janë takuar jashtë Alaksës.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë fluturimet mbi ujërat neutrale në Oqeanin Paqësor, përgjatë ishujve Aleutian, ishin "rutinë" dhe ishin në përputhje të rregullave ndërkombëtare të hapësirës ajrore./rel/

Bastoret shpallin ‘fituesin’ e “Topit të Artë” (FOTO)

Posted: 04 May 2017 11:27 PM PDT

Argjentina është rikthyer fuqishëm, ja nga cili vend nxjerrë poza (Foto)

Posted: 04 May 2017 11:27 PM PDT

Ajo para ca muajsh lansoi këngën 'Pse', baladë kjo që u mirëprit nga fansat e saj të shumtë, shkruan lajmi.net

Mirëpo, këngëtarja ka filluar menjëherë që të punojë në projektin tjetër muzikor.

Argjentina në Instagram ka hedhur një foto ku shihet në studion e Cricket ku po incizonte. Ndonëse nuk janë zbuluar detaje të reja, kjo këngë që po vjen, padyshim që do mirëpritet nga simpatizuesit e saj./Lajmi.net/

🍳🥘

A post shared by Argjentina Ramosaj (@argjentinaramosaj) on

Specialja, e gatshme për ndjekje penale në qershor

Posted: 04 May 2017 11:18 PM PDT

Gjykata Speciale do të jetë e gatshme për ndjekje penale edhe zyrtarisht në muajin qershor. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, dje në konferencën e saj të parë për shtyp.

Sipas saj, nëse të gjitha procedurat tjera shkojnë si duhet, atëherë qershori pritet të jetë muaji kur Dhomat e Specializuara do të mundë të pranojnë dorëzimin e parashtrimeve dhe të kryejnë procedura penale. Trendafilova bëri të ditur se tashmë ajo është në procesin e thirrjes së seancës së dytë plenare të gjykatësve. Sipas saj, pritet që duke punuar në mënyrë të përshpejtuar nga fundi i majit 2017 të miratohen korrigjimet e nevojshme të këtyre rregullave e më pas Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese do t'i shqyrtojë sërish këto rregulla.

Rregullorja e Procedurës dhe e Provave do të hyjë në fuqi shtatë ditë pasi të jetë vendosur se është në përputhshmëri me Kushtetutën. Nga ai moment Dhomat e Specializuara do të mundë të pranojnë dorëzimin e parashtrimeve dhe të kryejnë procedura penale.

Ende herët të flitet për emra konkretë

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Kosovë, Ekatarina Trendafilova, në një konferencë për medie ka shpalosur detaje rreth procedurave për mbrojtjen e dëshmitarëve për krimet e kryera të UÇK-së. Ajo ka bërë me dije se do të ketë bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për ndryshimet ligjore të mundshme. Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Kosovë ka potencuar se këto procedura do të aplikohen me ligjet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare.

Ajo foli për bashkëpunimin me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës që të ketë ujdi për ndryshimet ligjore të mundshme. Lidhur me emra konkretë, ajo theksoi se "në këtë moment nuk kam se ç'të them". Ajo shpaloi vizionin dhe përparësitë e veta në lidhje me themelimin e Dhomave të Specializuara, rezultatet e arritura, si dhe afatet në të ardhmen. "Në të gjithë përpjekjet e mia të deritanishme kam qenë fuqimisht e motivuar që institucioni ynë t'u përmbahet standardeve më të larta në fushën ligjore, që t'i ngulisim praktikat më të mira, të marrim vendime gjyqësore sa më cilësore dhe t'i kryejmë detyrat tona me profesionalizëm dhe ndershmëri maksimale", deklaroi kryetarja Trendafilova. Ajo shprehu kënaqësinë me përparimin e deritanishëm të Dhomave të Specializuara, arritur brenda afateve ambicioze dhe pa vonesa.

Pas një procesi aktiv dhe rigoroz të përzgjedhjes, që çoi në emërimin e gjykatësve ndërkombëtarë në regjistër, këta gjykatës miratuan dokumente kyç, të nevojshme për kryerjen e procedurave në Dhomat e Specializuara: Rregullorja e Procedurës dhe e Provave (që rregullon kryerjen e procedurave penale në të gjitha nivelet e Dhomave të Specializuara), Rregullorja për Caktimin e Gjykatësve (ku përcaktohen kriteret mbi bazën e të cilave kryetarja cakton gjykatësit e regjistrit në procedura konkrete) dhe Kodi i Etikës Gjyqësore (që përcakton standardet profesionale në fuqi për gjykatësit).

Së shpejti seanca e dytë

Trendafilova theksoi një sërë konceptesh që janë risi në dokumentet e miratuara. "Me miratimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave në më pak se dy muaj pas emërimit të tyre gjykatësit kanë treguar profesionalizëm dhe dijeni të shkëlqyera dhe përkushtim të pandalshëm për të mundësuar procedura efikase dhe të drejta para Dhomave të Specializuara", deklaroi kryetarja Trendafilova.

Lidhur me vendimin e shqiptuar nga Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, më 26 prill 2017, e cila konstatoi se për 9 nga 208 rregulla të Rregullores së Procedurës dhe të Provave nevojitet shqyrtim i mëtejshëm nga gjykatësit e Plenares, ajo u shpreh: "Shqyrtimi dhe përfundimet e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në asnjë mënyrë nuk zbehin cilësinë e punës së kryer nga Plenarja. Nuk është e pazakontë që dokumentet legjislative t'i nënshtrohen një analize të hollësishme dhe në këtë mënyrë përmirësohet cilësia e tyre. Kjo është një provë dhe garanci më shumë se procedurat para Dhomave të Specializuara të Kosovës do të kryhen në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të paanshme". Gjithashtu ajo foli në lidhje me nëntë rregullat e përmendura më lart dhe shpjegoi në hollësi pikat e diskutueshme.

Në lidhje me hapat vijues kryetarja Trendafilova bëri të ditur se tashmë ajo është në procesin e thirrjes së seancës së dytë plenare të gjykatësve. Pritet që duke punuar në mënyrë të përshpejtuar nga fundi i majit 2017 të miratohen korrigjimet e nevojshme të këtyre rregullave. Më pas Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese do t'i shqyrtojë sërish këto rregulla. Rregullorja e Procedurës dhe e Provave do të hyjë në fuqi shtatë ditë pasi të jetë vendosur se është në përputhshmëri me Kushtetutën. Nga ai moment Dhomat e Specializuara do të mundë të pranojnë dorëzimin e parashtrimeve dhe të kryejnë procedura penale.

Gjithashtu Trendafilova nënvizoi rëndësinë e raportimit profesional dhe të saktë prej medieve dhe nevojën e dhënies së rregullt dhe transparente të informacionit prej Dhomave të Specializuara të Kosovës. "E konsideroj nder që mu besua udhëheqja e këtij misioni për të mundësuar që Dhomat e Specializuara të bëjnë drejtësi në mënyrë efikase, të shpejtë, ekonomike, të pavarur nga çdo ndërhyrje dhe duke mbrojtur e garantuar sigurinë e dëshmitarëve dhe të drejtat themelore të të akuzuarve", ka përfunduar ajo.

Parashikimi i motit

Posted: 04 May 2017 11:14 PM PDT

Sipas MeteoAlb, gjatë orëve të pasdites vranësirat do të jenë disi më të dendura duke u shtirë në pjesën më të madhe të vendin me përjashtim të zonave jugore të cilat do të mbeten në ndikimin e motit të kthjellët.

Edhe gjatë natës, kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në vlerat minimale ndërsa maksimalet do të pësojnë një rënie të lehtë të tyre.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të ketë valëzim të ulët. /albeu.com