Lajmi.net: “Befason, zhvishet edhe Halle Berry (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Befason, zhvishet edhe Halle Berry (Foto)” plus 8 more


Befason, zhvishet edhe Halle Berry (Foto)

Posted: 17 May 2017 11:33 PM PDT

Aktorja 50-vjeçare postoi në Instagram një shkrepje artistike, ku tregon linjat përtej një xhami.

Postimi u prit mirë nga 1.4 milionë ndjekësit e saj, ndërkohë që imazhi synonte më shumë të përçonte një mesazh: "Liria nuk është frikë", shkruante aktorja.

 

Ish-shefi i FBI-së heton lidhjet e dyshuara Trump-Rusi

Posted: 17 May 2017 11:28 PM PDT

Ky veprim, i cili u mirëprit edhe nga demokratët, edhe nga republikanët në Kongres, erdhi pas rritjes së kërkesave për hetimeve të pavarura të dyshimeve se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016, në favor të zgjedhjes së Trumpit president.

Zëvendësi i prokurorit të përgjithshëm të SHBA-së, Rod Rosenstein, tha se ka vendosur të emërojë një këshilltar të posaçëm jo sepse ai beson se "janë kryer krime", porse beson se "këshilltari i posaçëm është i nevojshëm, në mënyrë që populli amerikan të ketë besim të plotë në rezultatin e hetimeve".

"Interesi publik kërkon nga unë që t'i vendos hetimet nën autoritetein e një personi, i cili ushtron një shkallë pavarësie nga zinxhiri normal komandues", tha Rosenstein.

Një këshilltar i posaçëm konsiderohet i pavarur, sepse ai ka autoritetin për të kryer hetime me staf të zgjedhur nga ai dhe pa konsultuar ose informuar Departamentin e Drejtësisë ose Shtëpinë e Bardhë për rrjedhën e hetimeve të tij. Këshilltari i posaçëm po ashtu është i autorizuar të ndjekë penalisht çdo krim të zbuluar nga hetimet e tij.

Dyshimet që Shtëpia e Bardhë mund të ketë bërë përpjekje të ndikojë hetimet e Departamentit të Drejtësisë për çështjen ruse, janë ngritur pasi presidenti Trump ka shkarkuar drejtorin e FBI-së, James Comey, një javë më parë.

Dyshime të tjera janë ngritur më 16 maj, pas raporteve se Trump i ka kërkuar Comeyt të përfundojë hetimet mbi ish-këshilltarin e tij për siguri kombëtare, Michael Flynn. Flynn ka dhënë dorëheqje në muajin shkurt, pasi ka keqinformuar nënpresidentin për kontaktet e tij me zyrtarët rusë.

Disa kongresistë kanë thënë se nëse Trump ka kërkuar ndërprerjen e hetimeve për Flynnin, ai mund të ketë penguar drejtësinë – gjë që është vepër penale në SHBA.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Pas emërimit të këshilltarit të posaçëm, Trump ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se nuk ka lidhje të dyshuara midis Rusisë dhe bashkëpunëtorëve të tij.

"Një hetim i plotë do të konfirmojë atë që e dimë tashmë: nuk ka pasur asnjë bashkëpunim midis fushatës sime dhe ndonjë entiteti të huaj. Pres që kjo çështje të përfundojë shpejt", tha Trump.

Më herët, Trump kritikoi mbulimin mediatik të çështjes ruse, duke thënë se "asnjë politikan në histori nuk është trajtuar më keq apo më padrejtësisht se ai".

A e dini sa vjet ka tani Gabriela e “Pasioneve të fshehta” ? (Foto)

Posted: 17 May 2017 11:26 PM PDT

Dhjetë yjet e filmit dhe muzikës që ndryshuan emrat (Foto)

Posted: 17 May 2017 11:23 PM PDT

Edhe yjet e muzikës si Katy Perry e Lady Gaga i janë prezantuar publikut me emra skenikë të ndryshëm nga ata në jetën reale.

E njëjta gjë vlen edhe për aktoret e mirënjohura si Mila Kunis e Natalie Portman.

Më poshtë keni një listë prej disa yjeve të botës së filmit dhe muzikës që i kanë ndryshuar emrat e tyre:

Reese Witherspoon — Laura Jeanne Reese Witherspoon

Mila Kunis — Milena Markovna Kunis

Katy Perry — Kathryn "Katy" Hudson

Joaquin Phoenix — Joaquin Rafael Bottom/Leaf Phoenix

Natalie Portman — Natalie Herschlag

Miley Cyrus — Destiny Hope Cyrus

Ben Kingsley — Krishna Pandit Bhanji

Oprah Winfrey — Orpah Winfrey

Lady Gaga — Stefani Joanne Angelina Germanotta

Bruno Mars — Peter Gene Hernandez

 

 

Lumir Abdixhiku i bashkohet sot LDK-së

Posted: 17 May 2017 11:19 PM PDT

Adixhiku ka qenë kritik i zhvillimeve politike dhe ekonomike në Kosovës, por edhe i partisë që po i bashkohet, LDK.

Ai ditë më parë nuk e kishte qartësuar hyrjen në politikë, por kishte thënë se nuk do të hynte i vetë./Lajmi.net/

Përfundon takimi, Rama dhe Basha: 100 % dakord

Posted: 17 May 2017 11:14 PM PDT

Të dy liderët dolën bashkë nga takimi, dhe pranuan se ka një marrëveshje, e cila do të detajohet dhe do të bëhet publike në orët e ardhshme.

“Kemi një marrëveshje, bazuar te paketa McAllister. Kjo marrëveshje do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm më pas do të kemi një komunikim publik”, tha kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ishte edhe më i prerë në komunikimin e tij, duke thënë: “Jam dakord 100% me kreun e opozitës”.

Asnjë nga të dy nuk dha detaje mbi datën e zgjedhjeve, ndërsa midis tyre pati edhe një shtrëngim duarsh në publik./ Top Channel

Shtëpia e Bardhë kërcënon me tërheqje nga NATO

Posted: 17 May 2017 10:50 PM PDT

"Ai nuk do të mbetet në NATO nëse NATO nuk bën më shumë përparim së shpejti", tha zyrtari amerikan.

Muajin e kaluar, Trump ka thënë se aleanca nuk është më "organizatë e vjetruar". Gjatë fushatës zgjedhore, ai ka kritikuar shpesh aleatët e NATO-s, duke thënë se nuk bëjnë sa duhet për mbrojtjen dhe për të luftuar terrorizmin.

Në përgjigje, të gjitha vendet e NATO-s i janë bashkuar koalicionit që lufton grupin militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

Trump do të takojë liderët e tjerë të NATO-s në një samit në Bruksel më 25 maj.

SHBA zgjat marrëveshjen bërthamore me Iranin

Posted: 17 May 2017 10:46 PM PDT

Lehtësimi i sanksioneve është pjesë e një marrëveshjeje bërthamore që është arritur në vitin 2015 nga administrata e presidentit të atëhershëm Barack Obama dhe pesë fuqi të tjera botërore.

Trump e ka përshkruar marrëveshjen si ujdinë më të keqe, të bërë ndonjëherë.

Megjithatë, Thesari amerikan lëshoi sanksione të reja kundër zyrtarëve specifikë dhe një biznesi kinez, që ka lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Ky veprim do të thotë se sanksionet që ndalojnë kompanitë amerikane të punojnë me Iranin, tash për tash mbeten të pezulluara.

Në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, Irani ka kufizuar aktivitetin e tij bërthamor.

Mbahet konventa e “Evropianëve të rinj”

Posted: 17 May 2017 10:36 PM PDT

Në Konvent marrin pjesë 600 senatorë  të rinj nga Komunat e Kosovës ,organizata dhe forume që janë pjesë e KREK-ut.

Qëllimi i organizimit të konventës "Evropianët e rinj", është promovimi i  të rinjve kosovar, pranë organizatave dhe agjencive të të rinjve nga vendet e ndryshme të botës, të cilat do të marrin pjesë në këtë konventë të organizuar nga KREK-u.

Në këtë konventë për tri ditë rreshtë do të marrin pjesë 1800 të rinjë nga Kosova, dhe 30 të rinjë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe vendeve tjera të botës.

Related Posts: