Lajmi.net: “Barcelona zbulon vendimin për trajnerin e ri (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Barcelona zbulon vendimin për trajnerin e ri (FOTO)” plus 8 more


Barcelona zbulon vendimin për trajnerin e ri (FOTO)

Posted: 16 May 2017 11:49 PM PDT

Drejtuesit e skuadrës së Barcelonës nuk kanë dashur të emërojnë trajnerin e ri në shenjë respekti për Luis Enriquen.

E përditshmja sportive katalane, Mundo Deportivo, ka zbuluar se drejtuesit e Barcelonës me 29 maj do të mblidhen dhe do të shpalosin emrat e trajnerëve që kanë në listë.

Kandidatë për ta marrë drejtimin e Barcelonës janë: Ernesto Valverdes, Roland Koeman, Juan Carlos Unzué, Eusebio Sacristán dhe Roberto Martinez. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S

Me mendjen te Joshua, Klitschko pushon me vajzën (Foto)

Posted: 16 May 2017 11:47 PM PDT

Duket se Wladimir Klitschko po kërkon të rigjejë forcën për ndeshjen e ardhshme me britanikun dhe kush më mirë se vajza e tij dy vjeçare do ta qetësonte atë nga ana psikologjike.

Ai është fotografuar së bashku me vajzën e tij Kaya në Majemi duke kaluar momente të bukura bashkë.

Megjithëse ende nuk është përcaktuar asgjë zyrtare, një ndeshje tjetër e madhe mes Klitschko e Joshua është mëse e mundshme.

“Koalicioni AAK-NISMA me PDK-në, koalicion i mjerimit dhe i fatkeqësisë”

Posted: 16 May 2017 11:40 PM PDT

Nëpërmjet një statusi në "Facebook", ai ka theksuar se ky është imoralitet i lartë politik. "Shpresoj, pas kësaj pabesie, te bojkotohet masovikisht ky Koalicion! Koalicion i Mjerimit dhe i Fatkeqësisë", ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Koalicioni AAK-NISMA me PDK, marreveshje kunder Kosoves dhe perspektives se saj.

Kunder lirise, kunder drejtesise, kunder zhvillimit, pro hajnise, tradhtise e mashtrimit.

Shpresoj, pas kesaj pabesie, te bojkotohet masovikisht ky Koalicion!

Koalicion i Mjerimit dhe i Fatkeqesise.

Imoralitet i larte politike!

Vërtetohet edhe shkencërisht: Mendimet pozitive jua largojnë stresin

Posted: 16 May 2017 11:39 PM PDT

Sipas studimit të fundit nga Universiteti Rutgers, të menduarit për kujtime pozitive mund të ndikojë në heqjen e stresit. Për këtë konkludim, i cili është publikuar në Nature Human Behavior, hulumtuesit kanë kryer eksperimente të ndryshme me 13 vullnetarë.

Sipas ekspertëve, ata të cilët kishin menduar kujtime të lumtura gjatë periudhave nën stres kishin pasur rritje të aktivitetet në regjionet e trurit të cilat ndërlidhen me rregullimin emocional dhe kontrollin kognitiv.

Prandaj, falë këtyre hulumtimeve tani ne e dimë se vlera e mendimeve pozitive është më e madhe sesa një këshillë.

Haradinaj i prin ‘krahut të luftës’ kundër LDK-së dhe VV-së

Posted: 16 May 2017 11:32 PM PDT

Ramush Haradinaj

Koalicioni i madh mes PDK-AAK-"Nismës" është arritur pak minuta para se të përfundoj afati zyrtar i KQZ-së për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore. Përveq koalicionit me AAK-në dhe Nismën, PDK ka arritur marrëeshje edhe me shtatë parti të tjera të vogla.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë dy marrëveshje, të cilat ata besojnë se do të jenë të rëndësishme për fatin e zgjedhjeve, ai me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe "Alternativën".

Partia e vetme e cila ka vendosur t'i hyjë e vetme kësaj gare zgjedhore ka mbetur lëvizja "Vetëvendosje". Kjo parti deri në orën e përcaktuar nga KQZ-ja nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për koalicion.

Tortë me qershi

Posted: 16 May 2017 11:31 PM PDT

6 të bardha të vezës
6 lugë sheqer pluhur
4 lugë miell
14 lugë kokos
680 gr qershi (ose një kavanoz qershi (vishnje) nga kompoti
1 puding (vanilje)
3 lugë sheqer
2 puding (vanilje)
4 lugë sheqer
750 ml qumësht
500 ml ajkë (e ëmbël, hoplla për ëmbëlsira)
100 gr çokollatë për zierje
50 gr margarinë

Hapat: 

Perziejme te bardhat e vezes derisa te behet shkume e forte,shtojme sheqerin gradualisht duke perzier dhe en fund shtojme miellin dhe kokosin.

Perzijme mire qe te gjithe perbersit dhe masen e qesim ne kallep te lyer dhe permillur me madhesi 35-45.

Pjekim ne 180 grade per 15-20 minuta.

Qershite-vishnjet I kullojme nga kompoti,kurse ne kompot te nxehte shtojme sheqerin dhe pluhurin e pudinges te tretur me 3-4 luge kompot te ftohet.

Perzijme derisa te trashet kremi I pudinges me kompotin dhe ne te shtojme pastaj qershite dhe kremin e nxehte e qesim mbi pandispanjen e pjekur dhe te ftohur tashme.

Pastaj ne nje ene qesim 600 ml qumesht dhe sheqerin,kurse pluhurin e pudingave e tretim me 150 ml qumesht te ftohet.

Perzijme se bashku pasi te vloje qumeshti dhe perziejme vazhdimisht derisa te trashet pudinga.

Ne pudingen e ftohur shtojme ajken e tundur ne shkume te forte dhe perziejme mire.

Kremin e qesim mbi kremin me qershit dhe rrafshojme mire. Persiper qesim glazuren me cokollaten e shkrire me margarine.

Pasi te ftohet mire presim ne katrorka sipas deshires. /kuzhinashqiptare/

Brenda shtëpisë përrallore të Genta Ismajlit (Foto)

Posted: 16 May 2017 11:27 PM PDT

Ajo është çdo vit aktive me projekte të reja muzikore, gjersa nuk mungon angazhimi i saj maksimal në koncerte.

Përveç mënyrës së të kënduarit, Genta bie gjithnjë në sy edhe për paraqitjet skenike dhe mënyrën e vallëzimit.Ndërkohë, ajo bën një jetë mes Amerikës dhe Kosovës, ku pjesën më të madhe të vitit e kalon në vendlindjen e saj.

Të gjithë e dinë që ajo posedon një shtëpi të madhe luksoze, e cila ndodhet në rrugën nga Prishtina për në Gjilan, shtëpi në të cilën Genta për momentin jeton vetëm.Ajo ndan herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, gjersa së fundmi ka publikuar një fotografi të zakonshme në Instagram, ku shfaqet në një nga ambientet më lukzose të kësaj shtëpie.

Dhe në fakt, ambienti në të cilin këngëtarja Ismajli jeton duket përrallor dhe nuk i mungon asgjë, që nga orenditë e ndryshme e deri tek detajet si pianoja në hyrje të dhomës së ndenjës.

 

 

Urimi romantik i Getit për ditëlindjen e Marinës, ja si ia kthen ajo (Foto)

Posted: 16 May 2017 11:19 PM PDT

Kjo pasi bukuroshja bjondinë ka ditëlindjen e 27-të të saj, shkruan lajmi.net

Me rastin e kësaj dite të veçantë ajo ka marrë urime të shumta por ai më i miri që ka mund të pranoi ishte urimi nga dashuria e jetës.

Ishte Geti ai i cili si kurrë më parë u tregua shumë romantik me një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Ghetto Geasy ka zgjedhur një foto të përbashkët me Marinën për ta uruar me rastin e ditës së lindjes.

”Urime ditëlindjen nusja jeme, kena me u plak bashkë” ishte urimi i Getit pas të cilit nuk kishte se si të mos reagonte Marina e cila ia ktheu:

”Dashnia jem ma mbushe zemrën me gëzim, të duaa pa fund”, i ka komentuar ajo./Lajmi.net/

Njihuni me 5 femrat më të fuqishme të botës dhe pasuritë e tyre marramendëse

Posted: 16 May 2017 11:15 PM PDT

1. Christy Walton 36,7 miliardë dollarëChristy Walton e mori në dorë pasurinë në vitin 2005, kur burri i saj vdiq. Burri i saj John Walton ishte një nga bijtë e Sam Walton (themeluesi i Walmart).Gjithë familja Walton është shumë e pasur por Christy Walton ka investuar dhe ne First Solar dhe renditet si gruaja më e pasur në botë

 2. Liliane Bettencourt 34,5 miliardë dollarëLiliane Bettencourt është aksioneria kryesore e gjigandit te kozmetikës L'Oreal. Babai i saj ka themeluar kompaninë dhe Liliane ka punuar fillimisht ne kompani si në moshën 15 vjeçare. Ajo e ka trashëguar e kompaninë nga babai i saj.

3. Alice Walton 34,3 miliard dollarëAlice Walton është bija e Sam Walton e Walmart. Ajo është filantropi i madh në familjen e saj. Ajo nuk ka trashëguar vetëm pasurinë e babait të saj, ajo gjithashtu bëri një emër për veten duke punuar në industrinë financiare. Ajo gjithashtu u bë një forcë shtytëse për ndërtimet në Northwest Arkansas Regional Airport.

4. Jacqueline Badger Mars 20 miliard dollarëJacqueline Badger Mars është trashëgimtare e familjes Mars. Mars është kompania më e madhe e karamele në botë dhe Jacqueline e ndan shoqërinë me dy vëllezërit e saj.

5. Gina Rinehart 17,7 miliardë dollarëKjo australiane e ka pasurinë e saj nga projektet e mineraleve te hekurit dhe qymyrit në pjesët perëndimore dhe veriore të Australisë. Hekuri dhe qymyri është zbuluar nga babai i saj dhe ajo ka trashëguar pasurinë e tij duke u bere kështu një nga femrat me te pasura ne bote.