Koha.net: “Vjen dorëheqja e parë në PDK pas koalicionit me AAK-në e Nismën” plus 29 more

Koha.net: “Vjen dorëheqja e parë në PDK pas koalicionit me AAK-në e Nismën” plus 29 more


Vjen dorëheqja e parë në PDK pas koalicionit me AAK-në e Nismën

Posted: 16 May 2017 05:11 PM PDT

Ahmet Rrahmani, asamblist i PDK-së në Malishevë, publikisht është larguar nga kjo parti pas koalicionit të arritur parazgjedhor me AAK-në e Nismën. Ai e ka quajtur këtë koalicion të papranueshëm. Ka dhënë dorëheqje nga partia e tij në lidhjen e drejtpërdrejtë në Interaktiv. “Për mua ky koalicion është i papranueshëm. Me ardhjen e Nismës në Malishevë 140 arsimtarë janë larguar menjëherë nga puna”, ka thënë ai në një lidhje direkte në Interaktiv të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zemaj nuk është befasuar nga koalicioni PDK-AAK-Nisma

Posted: 16 May 2017 05:07 PM PDT

Armend Zemaj nga LDK-ja thotë se nuk është befasuar nga arritja e marrëveshjes PDK-AAK-Nisma. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Interaktiv, Zemaj ka thënë se ky koalicion ishte bërë për shkak të frikës së PDK-së që do të humbë zgjedhjet nga LDK-ja. Zemaj është shprehur optimist se koalicioni LDK-AKR do të jetë fitues i zgjedhjeve dhe ka “ftuar qytetarët të mos tremben nga koalicione të tilla si ai PDK-AAK-Nisma”. “Për mua s’është risi qoftë si......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lekaj thotë se frika për humbje e PDK-së ishte shkaktar i koalicionit PDK-AAK-Nisma

Posted: 16 May 2017 04:52 PM PDT

Pal Lekaj nga AAK-ja ka thënë për Interaktiv të KTV-së se frika e PDK-së se nuk do të mund të përfundonte e para pas marrëveshjes së LDK-së me AKR-në ka bërë që të arrihej koalicioni PDK-AAK-Nisma. Ai ka thënë se koalicioni i LDK-së me partitë tjera tani nuk mund të vlerësohet si koalicion fitues. “Sonte në mbrëmje është nënshkruar koalicioni trepalësh PDK-AAK-Nismë, i nominuar për kryeministër është Ramush Haradinaj. Duke parë se gjykata kushtetuese ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sherifi: PDK iu afrua AAK-së dhe Nismës

Posted: 16 May 2017 04:46 PM PDT

Bilall Sherifi, nga Nisma ka thënë se ofertën për koalicion e kanë marrë nga Partia Demokratike e Kosovës. “Unë mendoj se PDK ka hy në koalicion sepse ata e kanë ftuar Haradinajn, i kanë bërë ofertë pastaj kemi kontaktuar me Limaj, dhe pas negociatave të vazhdueshme kemi ardhë në përfundim për Haradinajn kryeministër”, ka thënë Sherifi. Sherifi ka thënë se do të jenë në listë bashkë me AAK-në dhe PDK-në, në ndarje 50%-50%".  “Është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nisma për koalicionin me PDK-në: Ky nuk ishte qëllimi kur u nis mocioni

Posted: 16 May 2017 04:26 PM PDT

Bilall Sherifi nga Nisma ka rikonfirmuar mbështetjen e partisë së tij për kandidaturën e Ramush Haradinajt për kryeministër nga koalicioni parazgjedhor mes PDK-së, AAK-së e Nismës. Sherifi në konferencën e jashtëzakonshme për media ka thënë se ky bashkëpunim nuk ishte menduar në kohën kur ishte nisur mocioni. “Mund të them se kur është nisur mocioni nuk ishte ky qëllim”, ka thënë ai pas akuzave të shumta se Nisma kishte bashkëpunuar me PDK-në që të rrëzonte qeverinë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Matoshi komenton vendimin për kandidimin e Haradinajt për kryeministër

Posted: 16 May 2017 04:24 PM PDT

Anëtari i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Halil Matoshi, ka thënë se vendimi për kandidimin e Ramush Haradinajt për kryeministër të vendit ishte vendimi më i mirë. Postimi i plotë i Halil Matoshit: Per here te pare ne jete jam rreshtu me fituesin - ky asht Ramush Haradinaj! Kam thane se i besoj dhe ai e fitoi garen... Ne parti hyhet me i fitu zgjedhjet dhe me marr pushtetin per me e qeverise vendin! Asht koha me marr pergjegjesi per Atdheun, nuk asht koha e fjaleve te bukura por e vendimeve te mdhaja!!! I Juej: Halil Matoshi Ramush, ktheje......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këto janë koalicionet parazgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit

Posted: 16 May 2017 04:16 PM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur periudha e deklarimit të Partive Politike për Koalicione, 11 maj – 16 maj. Gjatë kësaj periudhe, në Zyrën për Regjistrim të Partive dhe Certifikim këto Parti Politike kanë deklaruar Koalicionet si në vijim: {gallery} ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kuçi: Haradinaj, kundërpërgjigje se Kosova nuk mund të udhëhiqet nga Mustafa e Pacolli

Posted: 16 May 2017 04:06 PM PDT

Blerim Kuçi nga AAK ka thënë se kandidatura e Ramush Haradinajt për kryeministër është një kundërpërgjigje më e mirë se Kosova nuk mund të udhëheqet nga tipat si Isa Mustafa e Behgjet Pacolli. Muharrem Nitaj nga AAK-ja ka konfirmuar zyrtarisht se lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj është kandidati i koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër të vendit. “Koalicioni i sotëm ka qenë një zgjidhje e imponuar. E kemi pasë të rëndësishme që një parti e madhe të rreshtohet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj jep arsyet e bashkimit të PDK-së me AAK-në e Nismën

Posted: 16 May 2017 04:04 PM PDT

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka thënë se partia e tij është bashkuar me AAK-në e Nismën sepse është e interesuar që të ketë zhvillim në vend dhe se PDK nuk lufton për interesa partiake. Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë udhëheqës që nuk luftojnë vetëm për të mirën personale, por që sjellin zhvillim në vend. “Qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë vend udhëheqës që mund ta udhëheqë vendin me guxim, që të krijojnë vende pune,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma

Posted: 16 May 2017 03:56 PM PDT

Muharrem Nitaj nga AAK-ja ka konfirmuar zyrtarisht se lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj është kandidati i koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër të vendit. Ai e ka quajtur koalicion të imponuar por ka thënë se kjo është bërë për të mirën e vendit. “Duke parë rrethanat dhe zhvillimet e fundit, kemi ardhur në përfundim që ky vend ka nevojë për një kredibilitet, për këtë kemi vendosur për Ramush Haradinaj”, ka thënë ai në konferencën e jashtëzakonshme të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj më 10 maj: Vijë të kuqe koalicionit me LDK-në e PDK-në

Posted: 16 May 2017 03:48 PM PDT

Presidenti i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media më 10 maj i ishte gëzuar lajmit për rrëzimin e qeverisë Mustafa dhe kishte thënë se partia e tij i ka vënë vijë të kuqe koalicionit të mundshëm me PDK-në apo LDK-në.  “Nuk ka asnjë marrëveshje me partitë në pushtet. AAK, vi të kuqe me partitë në pushtet. AAK ka një marrëveshje me Nismën, por jo me partitë në pushtet”, ishte shprehur kreu i AAK-së. Megjithatë, partia e tij sot arriti......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Koalicioni PDK-AAK-Nisma

Posted: 16 May 2017 03:47 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ahmeti: Vija e zezë, jo e kuqe

Posted: 16 May 2017 03:47 PM PDT

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve të fundit për koalicion në zgjedhjet e parakohshme, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar në Facebook. Ai ka thënë se tani më së miri shihet situata në vendin tonë. Shkrimi i Ahmetit në Facebook: Shumë mirë është votuesi me e pas situatën e kthjellët pa mjegull e vendimin e merr qartë. Vija e zeze, jo e kuqe ✔️VV Vetëvendosje do të garojë e vetme në zgjedhje. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Molliqaj: Kemi thënë moti se AAK e Nisma janë bërë bashkë me PDK-në

Posted: 16 May 2017 03:34 PM PDT

Dardan Molliqaj nga Vetëvendosja ka kritikuar marrëveshjen e çasteve të fundit mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës si koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit. “Ka kohë që e kemi thënë se AAK dhe NISMA moti kanë bërë koalicion me PDK-në. Që në kohën kur e tradhëtuan opozitën e bashkuar. Sonte vetëm e zyrtarizuan koalicionin! Çdo minutë më shumë po definohet se kush e ka përnjëmend kauzën për ndryshime në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: PDK-AAK-Nisma në koalicion parazgjedhor

Posted: 16 May 2017 03:28 PM PDT

Në minutat e fundit të afatit për njoftim për koalicione parazgjedhore është njoftuar zyrtarisht se PDK-AAK dhe Nisma kanë arritur marrëveshje. Valmir Elezi nga KQZ ka konfirmuar një koalicion të tillë. Miradie Maviriqi, nga KQZ-ja, ka thënë se sot janë bërë disa koalicione të cilat kanë aplikuar të garojnë për zgjedhje. Janë në koalicion LDK-AKR, gjithashtu PDK me 13 parti tjera, përfshirë AKK dhe Nismën.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AAK në konferencë të jashtëzakonshme për media

Posted: 16 May 2017 03:23 PM PDT

Valon Tolaj, sekretar organizativ i AAK-së, nuk ka konfirmuar koalicionin parazgjedhor të shumë përfolur në minutat e fundit mes PDK-së, AAK-së e Nismës. Ai ka thënë se do të ketë shumë shpejt konferencë për media dhe aty do të jepet njoftimi zyrtar. “AAK mban konference te jashtzakonshme shtypi ne oren 1 ne seline e AAK”, thuhet në një njoftim të fundit të AAK-së. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbyllet afati për koalicione parazgjedhore

Posted: 16 May 2017 03:06 PM PDT

Ka skaduar afati për njoftim në KQZ për koalicione parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Nuk dihet për zhvillimet në minutat e fundit, por sot gjatë ditës dy partitë më të mëdha PDK-ja dhe LDK-ja ishin shumë aktive. Në minutat e fundit raportohet se PDK përpos koalicioneve të tjera ka arritur koalicion edhe me AAK-në e Nismën, por një gjë e tillë akoma nuk është zyrtarizuar. PDK arriti koalicion me shtatë parti më të vogla gjatë ditës, ndërsa LDK......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haxhiu “konfirmon” koalicionin PDK-AAK-Nisma

Posted: 16 May 2017 02:59 PM PDT

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka “konfirmuar” koalicionin parazgjedhor mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës. Këtë e ka bërë me një foto në Facebook në të cilën ka shkruar “Fillimi i ri – PDK-AAK-Nisma”. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sejdiu: AKR-ja do të jetë motor për qeverinë e ardhshme

Posted: 16 May 2017 02:55 PM PDT

Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu në Interaktiv të KTV-së ka thënë se në AKR do të ketë figura të reja të cilat po vijnë vetëm që t’i përkushtohen popullit të vetë, dhe qeverisë së ardhshme. Fokusi i fushatës së AKR-së, siç ka thënë Sejdiu nuk janë vetëm fjalët, por veprat. “Qëllimi i AKR-së nuk është që të lexojnë faqe, por të japim një zgjidhje për qytetarët tanë sepse ata e meritojnë një qeverisje......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Raportohet për koalicion parazgjedhor PDK-AAK-Nisma

Posted: 16 May 2017 02:48 PM PDT

Edhe pse akoma s’ka asgjë zyrtare, është duke u raportuar për një koalicion parazgjedhor në mes të PDK-së, AAK-së e Nismës për Kosovën. Një zyrtar i lartë i PDK-së tha për KosovaPress se marrëveshja është arritur vetëm se pritet që edhe të bëhet zyrtare. Edhe një zyrtar i AAK-së tha se është arritur marrëveshja, por pa dhënë detaje tjera. Kanë mbetur edhe 15 minuta kur duhet të dorëzohen në KQZ koalicionet parazgjedhore. Koha.net ka provuar të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sejdiu tregon pse nënshkruan marrëveshje për koalicion me LDK-në e jo Vetëvendosjen

Posted: 16 May 2017 02:44 PM PDT

Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu në Interaktiv të KTV-së ka thënë se marrëveshja për koalicion parazgjedhor e nënshkruar me LDK-në, ka qenë vendim i vështirë, sepse edhe vendimmarrja brenda vetë AKR-së ka qenë i vështirë, por një pjesë më e madhe brenda tyre vendosën të ketë koalicion me LDK-në. “Kjo është më e mira për të ardhmen e Kosovës, një koalicion që e përkrah elektorati”, ka thënë Sejdiu. Fillimisht, ai ka bërë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

LDK dhe AKR dorëzojnë në KQZ marrëveshjen për koalicion

Posted: 16 May 2017 02:32 PM PDT

Koalicioni LDK-AKR dhe partitë tjera ka dorëzuar në KQZ edhe zyrtarisht marrëveshjen për koalicion që do të garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit. LDK sot gjatë ditës para marrëveshjes me AKR-në kishte nënshkruar koalicion edhe me Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi. {gallery} ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Marrëveshja PS-PD drejt dështimit, shkak data e zgjedhjeve

Posted: 16 May 2017 02:10 PM PDT

Kur dukej se gjithçka po merrte drejtimin e duhur, marrëveshja politike mes PS dhe PD ka dështuar sërish. Shkaku i këtij dështimi mes palëve, ka qenë data e zgjedhjeve, pasi sipas PD-së, kryeministri Rama nuk pranon që të shtyhen përtej datës 18 qershor, ndërsa opozita kërkon që të zhvillohen në vjeshtë, shkruan Shqip. Takimi i tretë i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me aleatët parlamentarë, ku më herët u mblodhën dy herë për të diskutuar rreth paketës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haziri tregon përse nuk kandidoi për kryeministër

Posted: 16 May 2017 02:08 PM PDT

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar marrëveshjen e partisë së tij për koalicion parazgjedhor me AKR-në, Alternativën e Lëvizjen për Drejtësi si dhe nominimin e Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër. Ai ka thënë se është i nderuar që i ishte kërkuar të kandidonte për kryeministër të Kosovës, por ka shtuar se i dhimbsen qytetarët e komunës që ai udhëheq, Gjilanit, që të dalin katër herë në votime gjatë verës. “Unë personalisht kisha......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bie rrjeti social Instagram

Posted: 16 May 2017 01:56 PM PDT

Rrjeti social Instagram ka rënë nga sistemi te shumica e përdoruesve, si në uebfaqe ashtu edhe në aplikacionin për telefona të mençur, transmeton Koha.net. Disa njerëz tashmë janë duke raportuar se po mund të qasen në të, derisa shumë të tjerë ende nuk po munden. Megjithatë ky është një lajmi i mirë për Twitterin, pasi të gjithë janë duke e raportuar këtë problem në të. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fitore e re e Cityt, synohet “Championsi” nga pozita e tretë

Posted: 16 May 2017 01:53 PM PDT

Manchester City ka shënuar fitoren e tretë rresht në Premier Ligë dhe ka kaluar në pozitën e tretë të tabelës. Gabriel Jesus, Kevin De Bruyne dhe Yaya Toure shënuan golat për Cityn në triumfin 3 me 1 ndaj WBA-së. Robson-Kanu shënoi golin e vetëm për mysafirët. “Qytetarët” tani kanë 75 pikë në tabelë, dy më shumë se Liverpooli që është i katërti dhe tri më shumë se Arsenali që është i pesti. Në xhiron e fundit, Cityt i duhet një fitore për të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Koalicionet e sotme garantojnë integrimet euroatlantike

Posted: 16 May 2017 01:49 PM PDT

Gjatë ditës së sotme, Lëvizja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje për koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme të këtij viti me Alternativën, Lëvizjen për Drejtësisë dhe AKR-në. Këto koalicione, kryeministri në largim Isa Mustafa i konsideroi si shpresë për të ardhmen e vendit dhe të fëmijëve. Shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook: Të dashur bashkëqytetarë, Sot formësuam Koalicionin e shpresës dhe besimit për të ardhmen e vendit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Korab Sejdiu, sonte në Interaktiv

Posted: 16 May 2017 01:47 PM PDT

Korab Sejdiu, nënkryetar i AKR-së, sonte është i ftuar në Interaktiv të KTV-së. Çfarë thotë Sejdiu për koalicionin parazgjedhor me LDK-në? Cilat janë pritjet e tij për zgjedhjet e 11 qershorit? Kë e përjashton AKR nga koalicionet paszgjedhore? Këto e shumë çka tjetër do të bisedohen sonte në Interaktiv me fillim prej orës 23:20. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VV e vetme në zgjedhje

Posted: 16 May 2017 01:42 PM PDT

Vetëvendosje do të garojë si e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit. Kështu kanë bërë të ditur burimet e portalit Koha.net. Gjatë ditës u fol për një koalicion të mundshëm të VV-së me partitë tjera opozitare, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë në orët e fundit të afatit për koalicionet parazgjedhore. PDK dhe LDK ishin më aktivet në këtë aspekt. PDK ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me shtatë parti, teksa LDK ka arritur marrëveshje me AKR-në,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: Perandori epis. 199 ®

Posted: 16 May 2017 06:55 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now