Koha.net: “SHBA: Hebrenjtë duan të bëhen gjermanë” plus 29 more |
- SHBA: Hebrenjtë duan të bëhen gjermanë
- Mustafa nuk kandidon për kryeministër, Walker synon bashkimin e opozitës
- Salihaj: Elektorati i LDK-së po e do koalicionin me VV- AKR-PSHDK-Alternativa
- Përlotet Adelina Thaçi
- Nadali mposht Gjokoviqin, arrin finalen në Madrid Open
- Në zemër të Revolucionit Amerikan
- Deulofeu shpëton Milanin nga humbja
- Ulqini po bëhet gati për sezonin turistik
- Kompanitë teknologjike në Evropë akuzojnë Google për keqpërdorim të tregut
- Sektori ndërtimit ndikon në rritjen e investimeve
- Pas 49 vitesh rikthehet në Serie A
- Në Madrid, protestohet kundër luftës me dema
- Lëndohet Luiza Gega, nuk arrin ta përfundojë garën në “Diamond League”
- Hamilton “pole position” në Spanjë
- Rama: I trishtuar nga sheshi gjysmë i zbrazur i protestës së PD-së
- Locke: Duam fitore edhe në shtëpi ndaj Prishtinës
- G7 zotohet të bashkojë luftën kundër krimeve kibernetike
- Pesë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit të vogël në Mostar
- Prakuraitis paralajmëron Bashkimin: Do kthehemi fuqishëm
- Radoviq: Kjo fitore ndaj Prishtinës do na udhëheq drejt titullit
- Bashkimi fiton përballjen e parë finale ndaj Prishtinës
- Arsenali shkel Stoke Cityn, ngushton diferencën me Liverpoolin
- Lumir Abdixhiku në LDK?
- Mustafa: Dega e LDK-së në Istog po gufon
- E diela me Koha Ditore flet për “PDK-LDK, Episodi III, Shkurorëzimi i interesave”
- Geti mezi pret ta shohë Marinën nuse
- Drançolli tregon si u shpik e si u kthye nga kishtar në politik termi “Metohi”
- Nio EP9, hiper-vetura elektrike që theu rekord në Nurburgring
- Çka ka në “O Sa Mirë” të kësaj jave
- Podujeva synon t’i mbrojë pyjet nga shkatërrimi duke përdorur dron
SHBA: Hebrenjtë duan të bëhen gjermanë Posted: 13 May 2017 02:28 PM PDT Që kur është zgjedhur President i ri i SHBA Donald Trumpi, gjithnjë e më shumë hebrenj të New Yorkut kërkojnë nënshtetësinë gjermane. Shumë kanë të drejtë ta marrin - dhe prandaj shohin një shans në të. 75 përqind e hebrenjve të SHBA votuan në nëntor 2016 për Hillary Clintonin. Por ajo humbi përballë Donald Trumpit, i cili ndër të tjera u dallua për retorikë nacionaliste. Që atëherë, numri i hebrenjve që kërkojnë nënshtetësinë gjermane në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mustafa nuk kandidon për kryeministër, Walker synon bashkimin e opozitës Posted: 13 May 2017 02:20 PM PDT Isa Mustafa nuk është i interesuar për të qenë në krye të qeverisë së ardhshme. Në Istog ku u shënua 27 vjetori i themelimit të partisë që udhëheq, LDK-së, Mustafa ka rikujtuar se me partinë e tij, kishin vendosur që të kenë një kandidat tjetër, qysh në zgjedhjet e kaluara. Derisa për kandidatë të mundshëm, janë përmendur emrat e Kujtim Shalës e Avdullah Hotit, e ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë. Gjatë kësaj të shtune, aktive kanë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Salihaj: Elektorati i LDK-së po e do koalicionin me VV- AKR-PSHDK-Alternativa Posted: 13 May 2017 02:18 PM PDT Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Salihaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook i është drejtuar anëtarëve të LDK-së. “Të dashur miq, E shoh të arsyeshme ta bëj publik qëndrimin tim rreth koalicioneve. Qëndrimi im është se koalicioni LDK-VV-AKR--PSHDK-ALTERNATIVA është koalicioni më i mirë për rrethanat,në të cilat gjendet Kosova”, ka thënë Salihaj. “Nga kontaktet që kemi me elektoratin, këto janë pritjet dhe disponimi i pjesës dërmuese...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 13 May 2017 02:12 PM PDT Duke rrëfyer për atë se si vajzat, e sidomos e madhja e kanë përjetuar periudhën kur Bardhyli ishte në shërim jashtë vendit, Adelina ka shpërthyer në lot. Ajo ka treguar se nuk ka mundur të jetë në një koncert të fundvitit të vajzave, gjë e cila e ka bërë atë të ndihet shumë keq. Rrëfimin emocionues mund ta ndiqni në video. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Nadali mposht Gjokoviqin, arrin finalen në Madrid Open Posted: 13 May 2017 02:05 PM PDT Katër herë kampioni Rafael Nadal i dha fund serisë tre vjeçare, shtatë ndeshje, pa fitore ndaj serbit Novak Gjikoviq, për t’u kualifikuar në finale të Madrid Open. Spanjolli fitoi sot me rezultat 6-2, 6-4 për të shënuar fitoren e tij të parë ndaj serbit që nga viti 2014 në finalen e French Open, raporton BBC. Kjo ishte fitorja e tij e 24 në 50 përballje, transmeton Koha.net. 30 vjeçari në finale do ta ketë përballë austriakun Dominic Thiem, apo uruguaianin Pablo Ceuvas, në finalen e së dielës. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Në zemër të Revolucionit Amerikan Posted: 13 May 2017 01:52 PM PDT Ndalesa e radhës e Mikah Meyer ishte në qytetin e Bostonit në shtetin verilindor Masaçusets, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në Revolucionin Amerikan (1775-83). Historia e pasur e qytetit shihet në shumë pika turistike të tij. Në Parkun Kombëtar të Bostonit, Mikah pati mundësinë të shikojë nga afër një luftanije mbi 200 vjeçare si dhe një demonstrim me të shtëna topash. Parku Historik Kombëtar i Bostonit është shtëpia e fregatës USS Constitution, një anije prej druri e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Deulofeu shpëton Milanin nga humbja Posted: 13 May 2017 01:46 PM PDT Milani nuk ka arritur më shumë se një pikë në udhëtim tek Atalanta. Skuadra e Etrit Berishës kaloi në epërsi në epërsi në minutën e 44 përmes Contit, transmeton Koha.net. Por, Milani arriti të barazojë shifrat në minutën e 88 përmes spanjollit, Deulofeu, që shënoi pas asistimit nga Lapadula. Milani pas këtij barazimi mban vendin e gjashtë me 60 pikë, derisa Atalanta ka 66 pikë në vendin e pestë. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ulqini po bëhet gati për sezonin turistik Posted: 13 May 2017 01:37 PM PDT Komuna bregdetare e Ulqinit po bën përgatitjet për mbarëvajtjen e sezonit turistik duke përmirësuar infrastrukturën, si dhe me projekte për pastërtinë e ambientit dhe akomodimin e turistëve. Manifestimi tradicional “Të gjithë për turizmin”, i cili u mbajt në fillim të këtij muaji, mblodhi me mijëra mysafirë nga rajoni e posaçërisht nga Kosova, të cilët hapen sezonin turistik dhe bënë promovimin e tij. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kompanitë teknologjike në Evropë akuzojnë Google për keqpërdorim të tregut Posted: 13 May 2017 01:35 PM PDT Komisioni Evropian ka pranuar akuza të shumta nga kompani teknologjike në Evropë në lidhje me mos respektimin e praktikës afariste të lojtarëve të mëdhenj në treg, përfshirë Apple dhe Google. Kompanitë evropiane, përfshirë Spotify, Rocket Internet dhe Dezzer, konsiderojnë se aplikacionet për tregti në pronësi të kompanive të mëdha amerikane keqpërdorin pozitat e tregut. Komisioni Evropian është duke përgatitur ligjin e ri, i cili do të rregullojë praktikat jo të ndershme afariste në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Sektori ndërtimit ndikon në rritjen e investimeve Posted: 13 May 2017 01:24 PM PDT Banka e Shqipërisë (BSH) ka njoftuar se investimet u rritën në 3-mujorin e parë të vitit 2017, të ndikuara nga investimet në sektorin e ndërtimit. Sipas BSH-së, rritja me 5.7% e investimeve në këtë tremujor kontribuoi në masën 22% në zgjerimin e kërkesës agregate. Përmirësimi i gjendjes financiare, rritja e normës së shfrytëzimit të kapaciteteve, rritja e lejeve të ndërtimit, si dhe përmirësimi i besimit të bizneseve në ekonomi mbetën faktorë favorizues për rritjen e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Pas 49 vitesh rikthehet në Serie A Posted: 13 May 2017 01:07 PM PDT Spal është ekipi nga Ferrare që ka siguruar plasmanin në Serie A, ndërsa herën e fundit kur ishte në ligën më të mirë italiane të futbollit ka qenë viti i largët 1968. Spal ka pësuar humbje nga Ternane 1:2, por pavarësisht kësaj ka siguruar vendin e vet në Serie A, duke iu falënderuar humbjes së Frosinones, e cila nuk mundi të arrijë pozitën e parë dhe 75 pikët e grumbulluara nga Spal, transmeton kp. Autori i të dy golave për fitore ishte Pettinari, ndërsa për mysafirët...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Në Madrid, protestohet kundër luftës me dema Posted: 13 May 2017 01:01 PM PDT Mijëra aktivistë për mbrojtjen e kafshëve kanë protestuar sot në Madrid kundër traditës së dyluftimit me demat në Spanjë, i njohur si Bullfighting. Demonstruesit qëndruan në qendër të kryeqytetit spanjoll dhe kishte një mesazh të vetëm “Bullfighting është i dhunshëm dhe duhet parandaluar”, raporton AP. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Lëndohet Luiza Gega, nuk arrin ta përfundojë garën në “Diamond League” Posted: 13 May 2017 12:59 PM PDT Debutim i pafat për Luiza Gegën në mitingun e “Diamond League”, Shanghai 2017. Atletja shqiptare nuk arriti të vendoste rekord kombëtar, në 3.000 metra me pengesa, madje nuk arriti të përfundonte dot as garën. Në Kinën e largët, rekordmenia shqiptare konkurroi në këtë disiplinë me objektivin e qartë për të thyer kohën 9:28.52, të mbajtur nga ajo vetë. Por, konkurrimi i 28-vjeçares u komprometua prej xhiros së parë. Luiza u përplas me një atlete kundërshtare në kalimin e një...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Hamilton “pole position” në Spanjë Posted: 13 May 2017 12:50 PM PDT Binomi Mercedes-Ferrari shfaqet edhe në Çmimin e Madh të Spanjës, në ndalesën e radhës së Botërorit të Formula 1. Në pistën e Montmelosë në Barcelonë, ai që shkëlqeu gjatë provave zyrtare ishte Hamilton, i cili dominoi gjatë gjithë kohës. Piloti britanik e fitoi “pole position” e kësaj gare me kohën 1 minutë 19 sekonda e 149 të mijtat. Nuk ishte shumë larg tij, Sebastian Vettel që në çastet e fundit shënoi kohën e dytë më të mirë me vetëm 51...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rama: I trishtuar nga sheshi gjysmë i zbrazur i protestës së PD-së Posted: 13 May 2017 12:38 PM PDT Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi të shtunën se Partia Demokratike është katandisur sot në një fantazëm të jetës politike, në arratinë e saj prej zgjedhjeve për parlamentin e ri. Duke komentuar protestën e sotme të opozitës, kryeministri Rama u ndal te pamja gjysmë e zbrazët e bulevardit, që sipas tij ishte trishtuese. “Të gjithë demokratëve të zakonshëm, që e duan Shqipërinë njësoj si unë, si ne të tjerët, që s’jemi votues të Partisë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Locke: Duam fitore edhe në shtëpi ndaj Prishtinës Posted: 13 May 2017 12:28 PM PDT Ylli i Bashkimit, Kayel Locke është i lumtur për fitoren e parë në ndeshjet finale ndaj Prishtinës, por ka kërkuar fitore edhe në “Sezai Surroi” për ta dërguar në 2-0 serinë e fitoreve. Për Koha Ditore lojtari më efikas i Bashkimit sonte ndaj Prishtinës ka thënë se ekipi është shumë i motivuar. Locke ishte më meritori për fitoren 66-76 sonte Prishtinës, duke shënuar 20 pikë, pati një kërcim dhe dy asistime. “Mendoj se për të fituar në Prishtinë duhet të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
G7 zotohet të bashkojë luftën kundër krimeve kibernetike Posted: 13 May 2017 12:24 PM PDT Ministrat e financave të vendeve anëtare të G7-s, u zotuan sot në takimin që zhvilluan në Bari të Italisë, se do të bashkojnë përpjekjet e tyre në luftën kundër krimeve kibernetike. Ministrat theksuan se incidentet kibernetike paraqesin një kërcënim në rritje për ekonomitë e tyre dhe kjo çështje duhet të jetë prioritet, përcjell ksp. Bota është duke u përballur me kërcënimet në rritje nga krimet kibernetike, si në ekonomi, shëndetësi dhe siguri. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Pesë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit të vogël në Mostar Posted: 13 May 2017 12:18 PM PDT Pesë persona kanë humbur jetën, tre nga ta janë fëmijë, si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të vogël në afërsi të Mostarit. Aeroplani u rrëzua në ora 15:50 në fshatin Jasenica, në Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Ksp. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Prakuraitis paralajmëron Bashkimin: Do kthehemi fuqishëm Posted: 13 May 2017 12:15 PM PDT Trajneri i Prishtinës, Audrius Prakuraitis pas humbjes nga Bashkimi ka deklaruar për Koha Ditore se ekipi i tij do të kthehet fuqishëm, ndërsa beson se seria e finaleve të shkojë në pesë ndeshje. Prishtina humbi përballjen e parë finale sonte në shtëpi ndaj Bashkimit me rezultat 66-76. Prakuraitis është shprehur gjithashtu se ka pritur një ndeshje shumë të vështirë duke ditur se sa shumë lufton Bashkimi. “E kemi ditur se do të jetë vështirë, pasi Bashkimi lufton shumë. Ne u dorëzuam,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Radoviq: Kjo fitore ndaj Prishtinës do na udhëheq drejt titullit Posted: 13 May 2017 12:05 PM PDT Trajneri i Bashkimit, Dragan Radoviq beson se fitorja e parë e ndeshjeve finale ndaj Prishtinës do ta udhëheqë ekipin e tij drejt titullit. Bashkimi sot fitoi përballjen e parë e serisë finale si mysafir i Prishtinës me dhjetë pikë epërsi, 66-76. “Erdhëm me dëshirën për të luajtur fort prej fillimit dhe ia dolëm mbanë duke fituar ndeshjen. Patëm dëshirë të madhe për fitore dhe përgëzoj ekipin për angazhimin që tregoi. Besoj se kjo fitore do të na udhëheqë drejt fitoreve tjera...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Bashkimi fiton përballjen e parë finale ndaj Prishtinës Posted: 13 May 2017 11:56 AM PDT Finalja e parë e finales së madhe në basketboll ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit, i ka takuar këtij të fundit. Klubi prizrenas shënoi fitore si mysafir me dhjetë pikë epërsi, 66-76, raporton Koha.net. Më meritori për këtë fitore të Bashkimit ishte Kayel Locke, i cili shënoi 20 pikë, pati një kërcim dhe dy asistime. Ai u ndihmua nga Justin Black që shënoi 14 pikë, pati nëntë kërcime dhe një asist. Te vendasit më i miri në parket sonte ishte Nenad Deliq, që shënoi 23 pikë,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Arsenali shkel Stoke Cityn, ngushton diferencën me Liverpoolin Posted: 13 May 2017 11:28 AM PDT Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 1-4 në udhëtim te Stoke City, duke ngushtuar kështu diferencën e pikëve me Liverpoolin. Giroud shënoi golin e parë në minutën e 42, kurse Ozil e dyfishoi epërsinë në minutën e 55, raporton Koha.net. Stoke City ngushtoi epërsinë në minutën e 67 pas asistimit nga Arnautoviq, por Arsenali gjeti edhe dy herë rrugën e golit. Sanchez e Giruoud shënuan për rezultatin përfundimtar 1 me 4. Arsenali tani ka 69 pikë në vendin e pestë, një më pak se...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 13 May 2017 11:18 AM PDT Portali Koha.net merr vesh se sot gjatë ditës, kreu i LDK-së Isa Mustafa është takuar me drejtorin e Riinvestit, Lumir Abdixhiku. Sipas një burimi brenda LDK-së, takimi mes tyre ka zgjatur rreth 1 orë dhe aty Isa Mustafa i ka bërë ofertë Abdixhikut për t’iu bashkuar partisë së tij. Burimi, në kushte anonimiteti, thotë se zyrtarizimi i Abdixhikut në LDK pritet të ndodhë në ditët në vazhdim. Koha.net ka provuar të kontaktojë me Abdixhikun, por qasja në telefonin e tij të shtunën pasdite ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mustafa: Dega e LDK-së në Istog po gufon Posted: 13 May 2017 11:12 AM PDT Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Istogu rikonfirmoi sot se “është Kështjellë e pamposhtshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës”. “Pas 27 vjetësh fitoresh të njëpasnjëshme, Dega e LDK-së në Istog po ‘gufon’ me të reja e të rinj, të cilët na sigurojnë se Istogu do të mbetet bastion i mirëqeverisjes, unitetit dhe zhvillimit, të cilat i garanton vetëm LDK-ja”, ka thënë ai. Po në Istog Mustafa ka thënë se nuk do të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
E diela me Koha Ditore flet për “PDK-LDK, Episodi III, Shkurorëzimi i interesave” Posted: 13 May 2017 01:41 PM PDT “PDK-LDK, Episodi III, Shkurorëzimi i interesave” është titulli i kryetemës së të dielës në Koha Ditore. Në shkrimin kryesor për këtë temë, mund të lexoni për koalicionin që nisi e përfundoi me tradhti, për përfituesit që u ishte cenuar karriera politike, motivet e lidhjes dhe divorcit, e po ashtu edhe pasojat nga kjo bashkëjetesë. Për rënien e maskave të politikanëve me rënien e qeverisë dhe faturën që do ta paguajë populli, vjen shkrimi “Grindjet në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Geti mezi pret ta shohë Marinën nuse Posted: 13 May 2017 11:03 AM PDT Reperi i mirënjohur kosovar, Getoar Selimi-Geti ka thënë se nuk i pritet që ta shohë nuse prezantuesen nga Shqipëria, Marina Vjollcën. Në rrjetet sociale Geti ka shkruar se Marina Vjollca i ka bërë realitet gjithçka që ka ëndërruar, transmeton Koha.net. “Në mes ëndrrës dhe realitetit nuk ka asnjë ndryshim, sepse ti di të bësh realitet gjithçka që kam ëndërruar. Marina Vjollca po e pres me padurim ditën kur të të shoh nuse”, ka shkruar Geti. Ne mes endrres dhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Drançolli tregon si u shpik e si u kthye nga kishtar në politik termi “Metohi” Posted: 13 May 2017 10:53 AM PDT Të shtunën pasdite, historiani i njohur kosovar, Jahja Drançolli është marrë me gjenezën e termit “Metohija”. Në një artikull të gjatë të publikuar në profilin e tij në Facebook a ka shkruar se si u shpik ky term, e si, i njëjti, u kthye nga koncept kishtar në koncept politik. Lexojeni të plotë dhe pa ndërhyrje artikullin: Kriza Lindore e shoqëruar me një sërë ndryshime politike, të cilat kishin sjellë në jetë përveç tjerash edhe shtete moderne të Ballkanit, si, Greqia,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Nio EP9, hiper-vetura elektrike që theu rekord në Nurburgring Posted: 13 May 2017 10:50 AM PDT Kjo hiper-veturë elektrike ka tejkaluar xhiron e saj të mëparshme më të shpejtë për 19.22 sekonda. Nio EP9 ka shënuar rekordin e ri në pistën e njohur të Nurburgringut. Në fillim të këtij viti, kjo hiper-veturë elektrike ka thyer rekordin në konkurrencën e veturave elektrike me 7 minuta e 5.12 sekonda, transmeton Koha.net. Tani, Nio ka vërtetuar edhe njëherë se është më i shpejti në botë, duke bërë një xhiro në Nurburgring për vetëm 19.22 sekonda. Si e ka arritur këtë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Çka ka në “O Sa Mirë” të kësaj jave Posted: 13 May 2017 10:40 AM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Podujeva synon t’i mbrojë pyjet nga shkatërrimi duke përdorur dron Posted: 13 May 2017 12:36 PM PDT Në regjionin e Prishtinës komuna e Podujevës është më e prekura sa i përket prerjes ilegale të pyjeve. Për t’i mbrojtur pyjet nga shkatërrimi dhe zjarret e mundshme, kjo komunë ka dalë me një propozim. Përmes përdorimit të dronit, nënkryetari i kësaj komune synon që të parandalojë në masë të madhe shkatërrimin e pyjeve, raporton KTV. E këtë iniciativë, Rudari thotë se do ta realizojnë bashkë me Agjencinë e Pyjeve, derisa beson se do të ishte mirë që...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from KOHA.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |