““Koalicioni PDK-PD do të dalë fitues”” plus 9 more GazetaBlic |
- “Koalicioni PDK-PD do të dalë fitues”
- Bienalja e Venecias, Sislej Xhafaj dhe Kosova në mediat prestigjioze
- Respektoni këto pesë rregulla, që të keni lidhje të mirë pas lindjes së fëmijës
- Po ktheheshin nga dasma, aksidentohen dasmorët në Prishtinë (Video)
- Serbët padisin NATO-n për përdorimin e uraniumit të varfëruar
- Sa shpesh duhet ta ndërroni furçën e dhëmbëve
- Ministri i Jashtëm i Estonisë Sven Mikser sot në Kosovë
- Bjen poshtë aktakuza ndaj ish-ministrit Buja dhe ish-sekretarit Dakaj
- Riemërohet Institucioni Parashkollor “Drita” në “Armela”
- Si i humbi Linda Halimi 50 kg? Këngëtarja zbulon dietën
“Koalicioni PDK-PD do të dalë fitues” Posted: 15 May 2017 10:45 PM PDT Kryetari i Partisë së Drejtësisë (PD), Ferid Agani, ka thënë se është i mendimit ta vazhdojë partneritetin me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai ka thënë se janë në fazën përfundimtare të zyrtarizimit të koalicionit me PDK-në, por pritet vetëm konfirmimi i Këshillit Drejtues të PD-së. Në këtë intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re", Agani ka thënë se nga bisedat që kanë pasur me zyrtarë të PDK-së, kanë kërkuar që PD-ja të jetë prijëse e proceseve në sektorin e shëndetësisë dhe atë të arsimit. Ai ka theksuar se nëse PD-ja shkon në koalicion me PDK-në do të përfaqësohet me pesë kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit. Agani ka thënë se koalicioni PDK-PD i ka të gjitha parakushtet të dalë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.
The post “Koalicioni PDK-PD do të dalë fitues” appeared first on GazetaBlic. |
Bienalja e Venecias, Sislej Xhafaj dhe Kosova në mediat prestigjioze Posted: 15 May 2017 10:42 PM PDT Artisti Sislej Xhafaj që përfaqëson Pavijionin e Kosovës në Bienalen e Venecias ka tërhequr vëmendjen e mediave prestigjioze italiane dhe atyre Botërore. Prestigjiozja “Vogue Italia” ka realizuar një intervistë me artistin kosovar Sislej Xhafa, ku u i ka lënë një hapësirë të rëndësishme artistit duke e prezantuar edhe me punën e tij ndër vite. "Sislej Xhafa, i njohur si një artist konceptual bashkëkohor është i pranishëm këtë vit në Bienalen e Venecias me një ekspozitë të fuqishme që përfaqëson shkatërrimin dhe peripecitë e vendit të tij gjatë luftës në Kosovës. Artisti njihet për faktin se ai gjithmonë përpiqet t'i sfidojë stereotipet, paragjykimet dhe realitetin politik", shkruan Vogue për artistin kosovar. Vogue Italy, e konsideron veprën e Xhafës si një ndër më të suksesshmet e këtij Pavijonit. Intervistë me Xhafën i është referuar veprës së tij Lost and Found. Xhafaj i është përgjigjur pyetjeve të intervistueses me disa komente rreth veprës së tij. Ndërsa prestigjiozja britanike "The Guardian" përmend mes emrave të disa artistëve pjesëmarrës në këtë Bienale edhe artistin Sislej Xhafa duke e komentuar për veprën e tij 'Lost and Found". Konkretisht shkruhet se "ai është një lajmëtar për vuajtjen e familjeve shqiptare dhe të gjithë të zhdukurve në luftën e fundit në Kosovë. Ndërsa më tej "The Guardian" shkruan: "Arti mund të t'ju dërgojë kudo. Kurse Bienalja e 57-të në Venecia ju sjell rrotull globit si asnjëherë më parë, që nga anijet e gjuetisë së Inuit në shirat e brazilianëve, nga dyqanet e berberëve koreanë në fushat e minuara të Irakut dhe plazhet në Antiguan. Unë nuk besoj se do të ndihem më mirë para progresivitetit disi të turpshëm të Finlandës, sesa në satirën absurde të Erkka Nissinen me vezët animatronike dhe nuk mund të jem më afër Kosovës sesa përmes telefonit tragjik që kurrë nuk cingëron në kabinën 'Lost and Found' të Sislej Xhafës".
The post Bienalja e Venecias, Sislej Xhafaj dhe Kosova në mediat prestigjioze appeared first on GazetaBlic. |
Respektoni këto pesë rregulla, që të keni lidhje të mirë pas lindjes së fëmijës Posted: 15 May 2017 10:41 PM PDT Kur fëmijët vijnë në jetë, në familje bëhet gëzim i madh. Por, së bashku me gëzimin dhe lumturinë që sjell fëmija, vinë edhe obligime, mërzi e lodhje. Ekspertët e Universitetit Gothenburg në Suedi, kanë gjetur pesë rregulla, që të shpëtohet një lidhje, pasi të ketë lindur fëmija, transmeton Telegrafi. Bashkëshortët duhet të flasin hapur, pastër dhe me mesazhe të menjëhershme. Këto mesazhe duhet të përmbajnë ndjenja, siç është për shembull: "Unë ndihem kështu". Ato, duhet të jenë të qarta dhe të mos lënë vend për keqkuptim. Nxitni aktivitetin seksual Është shumë me rrëndësi, që çiftet të jenë seksual në jetë – edhe pasi të ketë lindur fëmija. Prindërit e rinj, duhet të kenë si primare, të përqafojnë dhe shtrëngojnë njëri-tjetrin. Madje, ata duhet të jenë të prirë për puthje dhe shumë kontakt fizik. Kalimi i kohës së bashku, kur në atë vend është edhe një fëmijë, është i vështirë. Por, përpos kalimit të kohës bashkë në familje, duhet të gjendet kohë, që çifti të jenë bashkë dhe vetëm. Mungesa e kësaj afërsie, bën që ata të ndjejnë se më nuk kanë asgjë të përbashkët, duke shtyrë tek ftohja e lidhjes. Inkurajimi Kur lodhja është e madhe, është vështirë të jeni pozitiv. Por, pa marrë parasysh ndjenjat negative që keni, mos i bartni ato tek partneri. Gjeni mënyrën t'i jepni dashuri dhe sa më shumë përkrahje që mundeni. Mungesa e inkurajimit, e dërgon lidhjen drejt rrënimit. Kërkoni ndihmë para se të jetë vonë Në mënyrë që një lidhje të mbijetoi, është mirë t'i kushtohet rëndësi zemrës. Në mënyrë që të mos ndodhë ndarja, duhet të hapeni dhe të tregoni gjithçka. Nëse ju nuk mundeni të bëni një gjë të tillë, kërkoni ndihmë nga të afërmit. The post Respektoni këto pesë rregulla, që të keni lidhje të mirë pas lindjes së fëmijës appeared first on GazetaBlic. |
Po ktheheshin nga dasma, aksidentohen dasmorët në Prishtinë (Video) Posted: 15 May 2017 10:40 PM PDT Mbrëmë pas mesnate në hyrje të Prishtinës ka ndodhur një aksident komunikacioni. Ky aksident ka ndodhur në Veternik, afër Albi Mall, ndërsa të aksidentuarit ishin dasmorë të cilët po kthehëshin në shtëpi nga një aheng. Nuk dihet nëse ka të lënduar, derisa policia ka dal menjëherë në vendin ku ndodhi aksidenti. The post Po ktheheshin nga dasma, aksidentohen dasmorët në Prishtinë (Video) appeared first on GazetaBlic. |
Serbët padisin NATO-n për përdorimin e uraniumit të varfëruar Posted: 15 May 2017 10:38 PM PDT
Tetëmbëdhjetë (18) vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për të ndalur gjenocidin serb në Kosovë, autoritetet në Beograd kanë vendosur ta paditin aleancën e veriut për përdorimin e uraniumit në Serbi. Agjencia e lajmeve "BIRN", një grup ndërkombëtarë juristësh do ta paditin NATO-n për bombardimet e vitit 1999. Sipas shkencëtarëve serbë, në këto bombardime, NATO ka përdorur uranium të varfëruar, pasojat e të cilit, sipas tyre ndjehen edhe sot. "Kemi ngritur një grup ekspertësh serbë dhe të huaj dhe kemi rreth 50 persona nga qyteti i Nishit dhe rrethinat e tij që kanë të njëjtën diagnosë kancerogjene. Por, unë nuk jam mjek dhe u takon mjekëve që të përcaktojnë nëse kjo është shkaktuar nga bombardimet apo jo", thotë Srdjan Nogo, President i Akademisë Serbe. Ai thotë për BIRN se grupi i ekspertëve përbëhet nga 26 juristë dhe profesorë nga Serbia, Rusia, Gjermania, Franca, Italia, Kina, Britania dhe Turqia. Padia nuk do të ngrihet për gjithë aleancën si bllok në Gjykatën e Hagës. Nogo thotë se paditë do të depozitohen në gjykatat e vendeve anëtare të NATO-s gjatë periudhës së bombardimeve dhe njëra prej kërkesave do të jetë edhe ndihma monetare për trajtimin e pacientëve me kancer në Serbi, citon TCH. NATO nisi bombardimet ndaj Serbisë më 24 mars të 1999 pas refuzimit të presidentit serb, Sllobodan Millosheviç për t'i dhënë fund gjenocidit ndaj shqiptarëve etnikë në Kosovë. Bombardimet zgjatën 78 ditë, ndërsa në fund Millosheviqi pranoi kapitullimin dhe tërheqjen e forcave serbe nga Kosova për në Serbi. Tetë vjet pas ndërhyrjeve të NATO-s, Kosova e shpalli pavarësinë dhe u njoh nga më shumë se 110 shtete demokratike. The post Serbët padisin NATO-n për përdorimin e uraniumit të varfëruar appeared first on GazetaBlic. |
Sa shpesh duhet ta ndërroni furçën e dhëmbëve Posted: 15 May 2017 10:31 PM PDT Higjienës së gojës duhet kushtuar rëndësi shumë të madhe dhe për të bërë një gjë të tillë, një nga gjërat që duhet të bëjmë është të kujdesemi për furçën e dhëmbëve. Një dilemë që të gjithë e kemi është se sa shpesh duhet ndërruar furça e dhëmbëve. Stomatologët thonë se furça duhet ndërrruar mesatarisht 3 herë në javë. Furça grumbullon shumë mikrobe të cilat mund ti shkaktojnë dëme të mëdha shëndetit të dhëmbëve tuaj. Gjithashtu, duhet bërë kujdes për pastërtinë e furçës së dhëmbëve gjatë përdorimit të saj duke e pastruar kohë pas kohe me ujë të vluar.
The post Sa shpesh duhet ta ndërroni furçën e dhëmbëve appeared first on GazetaBlic. |
Ministri i Jashtëm i Estonisë Sven Mikser sot në Kosovë Posted: 15 May 2017 10:31 PM PDT Ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Ministri estonez do të takohet më Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi si dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj. Pas takimit me ministrin Hoxha, do të mbahet konferencë e përbashkët për media me homologin e tij estonez Sven Mikser. The post Ministri i Jashtëm i Estonisë Sven Mikser sot në Kosovë appeared first on GazetaBlic. |
Bjen poshtë aktakuza ndaj ish-ministrit Buja dhe ish-sekretarit Dakaj Posted: 15 May 2017 10:27 PM PDT Ish-ministri i Arsimit, Ramë Buja, i ka "shpëtuar" ndjekjes penale në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Këto ditë shkalla e parë ka marrë vendim që të pushojë akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare kundër tij, si dhe kundër ish-sekretarit të MASHT-it, Xhavit Dakaj. Trupi gjykues, i udhëhequr nga gjyqtari Valon Kurtaj, ka konsideruar se nuk ka elemente se Buja dhe Dakaj kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në vitin 2012. Ndërkaq, siç ka mësuar "Koha Ditore", aktakuza vazhdon të jetë në fuqi për dy të akuzuarit e tjerë, ndaj drejtorit të Prokurimit në MASHT, Xhemajl Buzuku, si dhe ndaj pronarit të kompanisë OE "Alb- Architect", Afrim Demiri. Në këtë rast gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprave penale, me të cilat ngarkohen… The post Bjen poshtë aktakuza ndaj ish-ministrit Buja dhe ish-sekretarit Dakaj appeared first on GazetaBlic. |
Riemërohet Institucioni Parashkollor “Drita” në “Armela” Posted: 15 May 2017 10:24 PM PDT Sot në Podujevë mbahet ceremonia e riemërtimit të Institucionit Parashkollor "Drita" në "Armela". Riemërtimi i këtij institucioni me emrin "Armela" është bërë me iniciativën e kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, në nderim të vajzës 14-vjeçare Armela Segashi, e cila vdiq në një sulm kriminal më 22 korrik 2016 në Munih të Gjermanisë. Zbulimin solemn të mbishkrimit me riemërtimin e kopshtit, do ta bëjë kryetari Agim Veliu bashkë me prindërit e Armelës, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Munih të Gjermanisë. The post Riemërohet Institucioni Parashkollor "Drita" në "Armela" appeared first on GazetaBlic. |
Si i humbi Linda Halimi 50 kg? Këngëtarja zbulon dietën Posted: 15 May 2017 10:23 PM PDT Këngëtraja që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion,Linda Halimi është kthyer në frymëzimin e të gjithëve për shkak të humbjes në peshë. Ajo nuk e ka mbajtur për vete sekretin e suksesit. Ka zbuluar dietën ushqimore që e ndihmoi të rrëzonte 50 kilogramë.Kështu, për hidratim, Linda konsumon rreth 1.41 litër ujë në ditë Dreka: 1 vezë të skuqur me një filxhan oriz të mbushur me kërpudha të skarës, qepë dhe speca.Ushqim të shpejtë (Snack): 1 filxhan me mix manaferrash, çaj mente ose çaj jeshil. Darka: Smoothie me qumësht bajamesh, manaferrash ose ananasi. Pas darke: 1 tas me 60 ml kos dhe mix manaferrash. Linda thotë ndër të tjera se ajo nuk ushqehet me karbohidrate pas orës 5 të pasdites, por gjatë ditës, para se të bëjë palestër ose të ngjitet në skenë, ha makarona ose rizoto (oriz).Ndërkohë që ka 5 vite pa ngrënë një copë pizza. The post Si i humbi Linda Halimi 50 kg? Këngëtarja zbulon dietën appeared first on GazetaBlic. |
You are subscribed to email updates from GazetaBlic. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |