“Kjo është pasuria dhe kursimet e Avdullah Hotit, kandidat për kryeministër i LDK-së” plus 9 more GazetaBlic |
- Kjo është pasuria dhe kursimet e Avdullah Hotit, kandidat për kryeministër i LDK-së
- Turqia do të krijojë bazë të përhershme ushtarake në Siri
- Mbahet konferenca rajonale me trupat menaxhuese të zgjedhjeve
- Befasitë e koalicioneve
- Kosovari gjen vdekjen në vendin e punës në Zvicër (Foto)
- Çfarë i ndodh organizmit në qoftë se mbani urinën për një kohë të gjatë
- Ilir Deda: Çlirimi i dytë ndodh më 11 qershor
- Vjen dorëheqja e parë në PDK pas koalicionit me AAK-në e Nismën
- Lekaj thotë se frika për humbje e PDK-së ishte shkaktar i koalicionit PDK-AAK-Nisma
- Haradinaj: Dua të marr përgjegjësinë të udhëheq vendin
| Kjo është pasuria dhe kursimet e Avdullah Hotit, kandidat për kryeministër i LDK-së Posted: 16 May 2017 10:22 PM PDT Avdullah Hoti është kandidat zyrtar për kryeministër të Kosovës, nga radhët e LDK-së. Avdullah Hoti nga Ministria e Financave, ka 160 mijë euro pasuri. 128 mijë euro, kanë kushtuar vetëm banesat e tij. E vetura që vozit, ka vlerën e 5,800 euro, raporton Periskopi. Hoti ndër të tjera, ka edhe para të kursyera sikur në emrin e tij ashtu edhe të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Siç ka deklaruar ai, merr gjysmë page nga Universiteti i Prishtinës, ku është profesor, pagën si ministër dhe merr pagë nga një Kolegj privat, varësisht prej orëve që ligjëron. Të hyra të tjera në familjen e tij janë paga e bashkëshortes që punon në KGJK dhe merr para nga një banesë e lëshuar me qira. Hoti kishte këto poste më parë: 2010-2013 Nënkryetar i Komunës së Prishtinës 2008-2009 Këshilltar për ekonomi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës 2007-2009 Anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës 2006-2007 Këshilltar për arsim të lartë i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë 1999-1994 Hulumtues në Institutin për Hulumtime Zhvillimore "Riinvest" The post Kjo është pasuria dhe kursimet e Avdullah Hotit, kandidat për kryeministër i LDK-së appeared first on GazetaBlic. |
| Turqia do të krijojë bazë të përhershme ushtarake në Siri Posted: 16 May 2017 10:19 PM PDT Ushtria turke synon krijimin e një baze të përhershme ushtarake pranë qytetin sirian el-Babit, i cili ka qenë fokusi kryesor i operacioni ndërkufitar të Turqisë kundër grupit terrorist të ashtuquajtur Shteti Islamik, thotë zv/kryeministri turk Veysi Kaynak. Vendndodhja e bazës që aktualisht po shqyrtohet nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke është Aqil Hill, në perëndim të al-Bab, tha zyrtari për Hürriyet Daily News. Ushtria turke krijoi një bazë të përkohshme në vendin strategjik pas marrjes nën kontroll të saj në shkurt, ndërsa synimi është krijimi i bazës së përhershme. Duke folur pas një udhëtimi në Bosnjë dhe Herzegovinë, Kaynak shtoi se prania ushtarake turke në zonë është zvogëluar nga 8,000 në kulmin e Operacionit "Eufrat Shield" në 1,500. Ai shtoi se Ankaraja gjithashtu po zgjedh një vendndodhje për një postë, e cila do të përdoret për të monitoruar situatën në provincën Idlib, ku një zonë e sigurt fluturimesh është vendosur nga Rusia, Turqia dhe Irani. "Ky veprim do të përmirësonte sigurinë e kufirit të Turqisë", tha ai. Turqia dërgoi ushtrinë e saj në Siri në gusht të vitit të kaluar për të përkrahur milicitë lokale aleate me Ankaranë kundër Shtetit Islamik dhe forcave kurde. Një vendosje e njëanshme e një baze ushtarake të përhershme në Siri, e ngjashme me atë që Turqia ka në Irak, do të jepte praninë e saj ushtarake më të fortë, duke kundërshtuar një kërcënim të mundshëm nga luftëtarët kurdë. The post Turqia do të krijojë bazë të përhershme ushtarake në Siri appeared first on GazetaBlic. |
| Mbahet konferenca rajonale me trupat menaxhuese të zgjedhjeve Posted: 16 May 2017 10:17 PM PDT Sot do të mbahet konferenca e parë rajonale me trupat menaxhuese të zgjedhjeve, ku pjesëmarrës janë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – Kosovë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga Mali i Zi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga Shqipëria dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga Maqedonia. Konferenca do të ofrojë mundësi për Trupat Menaxhuese Zgjedhore nga rajoni për të shkëmbyer përvojat e tyre për Teknologjinë në zgjedhje si sistemin elektronik të identifikimit të votuesit, numërimin elektronik të votave dhe transmetimin e drejtpërdrejtë të rezultateve preleminare. Kjo ngjarje ka për qëllim ngritjen e nivelit të njohurive dhe kuptimit të TMZ-ve për praktikat e mira në aplikimin e teknologjisë në zgjedhje, avantazhet dhe disavantazhet në përdorimin e teknologjisë në zgjedhje dhe shqyrtimi i mundësisë së përdorimit të saj në zgjedhjet e ardhshme. Në hapje të Konferencës do të flasë Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka dhe Ambsadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu. The post Mbahet konferenca rajonale me trupat menaxhuese të zgjedhjeve appeared first on GazetaBlic. |
| Posted: 16 May 2017 10:14 PM PDT Dy partitë më të mëdha politike në Kosovë, PDK dhe LDK kanë zënë hapat e fundit ligjor, për të lidhur koalicione me partitë më të vogla politike, me shpresë se do të dalin numër një në zgjedhjet e 11 qershorit. Befasinë kësaj radhe e ka bërë Partia Demokratike e Kosovës e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, e cila në mesnatë ka bërë koalicion me rivalët më të mëdhenj, Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn nga blloku opozitar AAK-NISMA. Marrëveshja u nënshkrua vetëm pak minuta para se të kaloj afati ligjor i përcaktuar nga KQZ. Sipas kësaj marrëveshje, kandidati i përbashkët i koalicionit PDK-AAK-NISMA për kryeministër është Ramush Haradinaj. Në listën e përbashkët do të figurojnë 50 për qind të kandidatëve të AAK-NISMA dhe 50 për qind të PDK-së. Listës së këtij koalicioni do t'i prij Kadri Veseli, ndërsa PDK pritet t'i marr numrin më të madh të dikastereve qeveritare. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës e cila përveç se ka nxjerr Avdullah Hotin, kandidat për kryeministër, ka lidhur koalicion me partinë e Behgjet Pacollit, Aleancën Kosova e Re. Po ashtu LDK ka lidhur koalicion me disa parti më të vogla, përfshirë edhe partinë më të re, Alternativën, që drejtohet nga Mimoza Kusari dhe Ilir Deda. Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës që drejtohet nga Kadri Veseli, ka lidhur koalicione parazgjedhore edhe me disa parti të vogla, që edhe më herët ka qenë me këtë parti. Veseli sot ka nënshkruar koalicion me Partinë e Drejtësisë, me Alternativën Demokratike të Edita Tahirit, me Lëvizjen për Bashkim dhe disa parti të vogla më pak të njohura. Kurse e fundit dhe krejt e veçantë, pa asnjë koalicion ka mbetur Lëvizja Vetëvendosje e cila do të garojë e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit. Lufta më e madhe do të zhvillohet ndërmjet dy rivalëve, LDK-së e PDK-së, të cilat edhe do ta drejtojnë qeverinë e re. Në rast se fiton LDK, atëherë partia e Isa Mustafës obligohet që kryetarin e Kuvendit t'ia ndaj Behgjet Pacollit, e pasi Hashim Thaçi ta përfundoj mandatin, biznesmeni kosovar ta marrë detyrën e presidentit, një post që e ka ëndërruar gjithmonë. "Jam i bindur se fitorja është me ne. Ne do t'i fitojmë zgjedhjet dhe me këtë fiton e mira, do të parandalohet e keqja. Së bashku me LDK-në do të arrijmë ta implementojmë programin tonë që garanton rritje ekonomike mbi 8 për qind", tha Pacolli pas nënshkrimit të marrëveshjes me LDJK-në. Ndryshe, sipas Kushtetutës, partia apo koalicioni parazgjedhor që fiton më së shumti vota në zgjedhje, e ka të drejtën e zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri, e rrjedhimisht edhe formimin e qeverisë së re. Zgjedhjet në Kosovës mbahen më 11 qershor, ndërsa fushata zgjedhore është vetëm 10 ditë pasi zgjedhjet janë të parakohshme. The post Befasitë e koalicioneve appeared first on GazetaBlic. |
| Kosovari gjen vdekjen në vendin e punës në Zvicër (Foto) Posted: 16 May 2017 10:11 PM PDT Mesdita e 12 majit 2017 ishte dita më fatkeqe dhe më e kobshme për familjen Mehmeti,nga Bradashi i Podujevës. Djali i kësaj familje Besim Nezir Mehmeti 42 vjeç me punë dhe qëndrim prej vitesh në Solothurn të Zvicrës,ka humbur jetën tragjikisht. I ndjeri Mehmeti derisa sa po voziste në vendin e tij të punës një mjet transportues është goditur nga një veturë .Me ç'rast mjeti që ai drejtonte është rrokullisur dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Ekipet emergjente të mjekëve të kantonit Solothurn menjëherë kanë ardhur në vendngjarje, por përpjekjet e tyre kanë rezultuar të kota ngase Besimi, nga plagët e pësuara ka vdekur gjatë rrugës për në spital. Lajmi mbi vdekjen e tij të parakohshme dhe aksidentale i ka tronditur familjarë, shokë, e bashkombës të tij të shumtë. Inxh. Florin Llugaliu thotë se Besimi ishte i sjellshëm dhe i dashur për të gjithë. Ai, si anëtar i vyeshëm FC Iliria të Solothurn-it përveç ndihmës çdoherë na ofronte si dhuratë të veçantë buzëqeshjen e ngrohtë dhe miqësore. Kalimi i çasteve me te tek secili sillte butësi e optimizëm për arritje të reja. Andaj mungesën e tij krahas familjes do ta ndjejmë edhe ne shokët dhe miqtë e Besimit,me të cilin një periudhë të gjatë ndamë momente gëzimi dhe dhembjeje. Në shenjë nderi dhe respekti udhëheqësit e FC Iliria të Solothurn-it,kanë organizuar një aksion bamirësie në mbështetje të familjes Mehmeti. Ata me lot në sy në ndarje me te thanë: "Besim i dashur, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, i munguar prej vitesh". Sot,në fshatin e tij të lindjes Bradash të Podujevës, me praninë e shumë qytetarëve llapjanë është bërë varrimi i mërgimtarit Besim Nezir Mehmeti. The post Kosovari gjen vdekjen në vendin e punës në Zvicër (Foto) appeared first on GazetaBlic. |
| Çfarë i ndodh organizmit në qoftë se mbani urinën për një kohë të gjatë Posted: 16 May 2017 10:07 PM PDT E keni parasysh atë momentin e vështirë ku pasi keni rrëkëllyer disa gota, keni harruar të shkoni të tualet ose jeni kujtuar në mes të rrugës se ju duhet të urinoni? Një takim që zgjat më shumë se duhet ose dëshira për të mos u dukur keq në një ngjarje të rëndësishme, si dhe pafundësi justfikimesh ju detyrojnë që herë pas here të mos urinoni në momentin e duhur. Edhe pse mund t'ju duket një temë jo fort e këndshme për t'u diskutuar, duhet të dini rëndësinë e urinimit për shëndetin. Urinimi është një ndër mënyrat më efektive për eleminimin e toksinave nga organizmi. Mbajtja e urinës për një kohë të gjatë mund të dëmtojë seriozisht shëndetin tuaj. Fshikëza e urinës mund të mbajë deri në gjysmë litri urinë, por duke qenë se ajo i ngjan një pellgu ka nevojë të zbrazet pasi mund të kthehet në një çerdhe infeksionesh. Këto janë dy problemet kryesore që rrezikoni nëse nuk urinoni në kohën e duhur. 1.Gurë në veshka: Gurët në veshka, të njohur në gjuhën shkencore si kolikët renalë, janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave.Janë të përbëra nga kalciumi, fosfati dhe acidi urik. Përmasat e tyre variojnë nga 2 -12 mm, por të dhënat e ndryshme kanë treguar që mund të arrijnë deri në disa centimetra. 2.Cistitet: Cistitet janë inflamacion i mureve të fshikëzës së urinës që shfaqet kryesisht tek femrat. Shoqërohet me dhimbje të veshkave, fundit të barkut, ndjenjë ankthi, të dridhura, temperaturë e lartë, të dridhura, dhimbje barku dhe kruajtje. The post Çfarë i ndodh organizmit në qoftë se mbani urinën për një kohë të gjatë appeared first on GazetaBlic. |
| Ilir Deda: Çlirimi i dytë ndodh më 11 qershor Posted: 16 May 2017 05:20 PM PDT Tashmë kandidati për deputet i Alternativës së Kosovës, Ilir Deda – që bëri koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës Ilir Deda, ka ardhur me deklaratën e tij të parë për zgjedhjet Ai prapë ka sulmuar PDK'në derisa ka thënë se "çlirimi i ri do të vije më 11 qershor". "Çlirimi i dytë me 11 qershor, në 18 vjetorin e lirisë!", ka shkruar ai në një postim të tij në Facebook. The post Ilir Deda: Çlirimi i dytë ndodh më 11 qershor appeared first on GazetaBlic. |
| Vjen dorëheqja e parë në PDK pas koalicionit me AAK-në e Nismën Posted: 16 May 2017 05:19 PM PDT Ahmet Rrahmani, asamblist i PDK-së në Malishevë, publikisht është larguar nga kjo parti pas koalicionit të arritur parazgjedhor me AAK-në e Nismën. Ai e ka quajtur këtë koalicion të papranueshëm. Ka dhënë dorëheqje nga partia e tij në lidhjen e drejtpërdrejtë në Interaktiv. "Për mua ky koalicion është i papranueshëm. Me ardhjen e Nismës në Malishevë 140 arsimtarë janë larguar menjëherë nga puna", ka thënë ai në një lidhje direkte në Interaktiv të KTV-së. Me këtë rast, ai ka thënë se do të japë dorëheqje menjëherë nga PDK. "Më nuk do të jem pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës", ka deklaruar Rrahmani. The post Vjen dorëheqja e parë në PDK pas koalicionit me AAK-në e Nismën appeared first on GazetaBlic. |
| Lekaj thotë se frika për humbje e PDK-së ishte shkaktar i koalicionit PDK-AAK-Nisma Posted: 16 May 2017 05:05 PM PDT Pal Lekaj nga AAK-ja ka thënë për Interaktiv të KTV-së se frika e PDK-së se nuk do të mund të përfundonte e para pas marrëveshjes së LDK-së me AKR-në ka bërë që të arrihej koalicioni PDK-AAK-Nisma. "Sonte në mbrëmje është nënshkruar koalicioni trepalësh PDK-AAK-Nismë, i nominuar për kryeministër është Ramush Haradinaj. Duke parë se gjykata kushtetuese ka thënë që ai që del i pari ka të drejtë të bëjë koalicione pazgjedhure dhe të nominojë kryeministrin, kemi dashur që ta thjeshtësojmë këtë procedurë. Mund të themi që është edhe ajo se frika e PDK-së për humbje nga koalicioni LDK-AKR i bëri që të ofrojnë postin e kryeministrit për Ramush Haradinajn. Është e pamundur që ky koalicion (LDK-AKR) të jetë koalicion i fitores. Elektorati është bukur i përafërt dhe nuk do të harxhojmë kohë për t'ua sqaruar, por do të merremi për përafrimin e programeve. Unë është e vërtetë që e kam akuzuar koalicionin e zorit dhe mbes prapa kësaj fjalie. Fare nuk ndërlidhet me Gjykatën Speciale, por ndërlidhet me interesin e qytetarëve dhe të Kosovës", ka thënë ai. The post Lekaj thotë se frika për humbje e PDK-së ishte shkaktar i koalicionit PDK-AAK-Nisma appeared first on GazetaBlic. |
| Haradinaj: Dua të marr përgjegjësinë të udhëheq vendin Posted: 16 May 2017 04:58 PM PDT Ramush Haradinaj duke folur në "Opinion" tha se ka ambicie për kryeministër i Kosovës. "Dua të marr përgjegjësi të drejtoj vendin", tha ai. Lideri i AAK akuzoi qeverinë "Mustafa" se ka punuar në dëm të Kosovës dhe ishte ngjarje e lirë që kjo qeveri u rrëzua. Sipas tij, demarkacioni dhe zajednica janë gabimet kryesore të Mustafës. Ndërsa fevziu i kujton se qeveria e drejton partia e parë që fiton zgjedhjet, ai tha se VV dhe PDK nuk janë para AAK me vota. "S'jemi larg njëra tjetrës. Edhe ne kemi përkrahje gjithnjë në rritje", u shpreh ai, duke shtuar se ishte i hapur edhe për koalicione. Deri tani jemi në koalicion me Nismën por jemi të hapur edhe për partitë e tjera, shtoi ai. Ndërsa pyetjes nëse AAK vazhdon të jetë e fortë në Dukagjin dhe e dobët në Prishtinë, ai tha se "është e vërtetë që AAK po fiton terren edhe në zonat e mëdha. The post Haradinaj: Dua të marr përgjegjësinë të udhëheq vendin appeared first on GazetaBlic. |
| You are subscribed to email updates from GazetaBlic. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






