“Këto vende do të mbesin pa rrymë ditëve në vijim” plus 9 more Ferizaj Press

“Këto vende do të mbesin pa rrymë ditëve në vijim” plus 9 more Ferizaj Press


Këto vende do të mbesin pa rrymë ditëve në vijim

Posted: 16 May 2017 09:02 AM PDT

Kjo është komunikata e plotë e KEDS'iT:

Më 18.05.2017 në NS 35/10kV Mazgit  do të shkyçet:

Dalja 10 kV Brezhnica (Kodi:15019009)   prej orës 10:00 deri në orën 15:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Breznicë, Kozaricë dhe Barilevë.

Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e shtyllave ne L.P 10 kV.

2.

Më 18 05.2017  në NS 35/10 kV Fushë-Kosovë do të shkyçet:

Dalja 10  kV Bardhi i Madh ( Kodi: 15018018) prej orës 09:00 deri në ora 14:00.     

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Lagja 28, pjesa e Fushë-Kosovës pas Hekurudhës, Kuzmini dhe Bardhi  i  Madh.                                           

Arsyeja e shkyçjes: Premontimi i shtyllës se betonit 12/1600.

3.

Më 18.05.2017 në NS 220/35/10 kV Podujeva  do të shkyçet:

Dalja 10 kV Fshatrat 2 (Kodi: 14000010)   prej orës 10:00 deri në orën 15:30 

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Podujeva pjesërisht dhe fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë,  Majac dhe Popovë.

Arsyeja e ndërprerjes: Pastrim i trasesë.

4.

Më   18.05.2017   në NS 35/10 kV Mazgit do të shkyçet :

Dalja 10 kV Prugovc (15019008)  prejë ores  11:00 deri në ora  12:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin : Raskova,Bakshia,Mulliri Prugovc,Berishët,Arena rstor,Plashnik Prugovc,Vehbi Pllana privat.

Arsyeja e ndërprerjes: Testim i mbrojtjes dhe revizion i daljes

Më   18.05.2017   në NS 35/10 kV Mazgit do të shkyçet :

5.

Dalja 10 kV RTK Bakshi (15019010)  prej ores  12:00 deri në ora  13:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin : RTK Bakshi

Arsyeja e ndërprerjes: Testim i mbrojtjes dhe revizion i daljes

6.

Më 18 05.2017  në NS 35/10 kV Mazgit do të shkyçet:

Dalja 10  kV Lumi i madh ( Kodi: 15019006) prej orës 13:00 deri në ora 14:00. 

 

  

 

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Millosheva, Brezhnica (një pjesë), Stanovci i Epërm, Stanovc i Ulët, Lumi i Madh (Velika Rekë) dhe Prilluzha.

Arsyeja e ndërprerjes: Testim i mbrojtjes dhe revizion i daljes

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Me  18.05.2017  në NS 35/10 kV Drenasi do të shkyçet :

·         Dalja 10 kV  Shtrobullova  (Kodi:16021004) prej orës 09:00 deri në ora 12:00 dhe 15:00 deri ne ora 18:00.

Gjate kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbeten:Shtrubullovë, , Krajkovë, Domanek, Baicë, Tërdevc, Obri.

Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e Konzollave dhe përquesit nën LP ekzistues 10 kV, nga kompania G3 Inxhiniering.

Prizren

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 18.05.2017  në NS 110/35/10 kV Theranda do të shkyçet :

·         Dalja 10 kV Mushtishti  (32000002)  prejë ores  10:00 deri në ora  14:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin : Sopi , Savrovë , Bukosh , Vraniq , Dvaran , Popolan , Maqitevë , Dolloc , Mushtisht , Baqevc Nita Shirokë , Fab.Tekstilit , Parketeria Sopi .

Arsyeja e ndërprerjes: Bartja e rrjetit ne shtylla të reja të TM dhe pastrim i trasesë.

 2.

  Më  18.05.2017 në NS 110/10 kV Prizren 3 do të shkyçet:

·         Dalja 10 kV Kurilla (31000011)  prej orës 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Adem Jashari, Brigada 125, Qazim Berisha, Haxhi Zeka, Beteja e Llapushnikut, Azem Shkrreli, Bojniku, Agim Shala, Mevlana, Istriotët, Bedri Pejani, Kurilla, Sherif Agë Turtulla, Lulzim Rexhepi, Islam Spahiu, Ramadan Qejku, Epirotët, Mehdi Bardhi, Musha Shehzade, Shkëlzen Dragaj, Mehmetqik, Ahmet Krasniqi, Refki Shala, Hysen Rexhiq, Kasimbeg, Dragoman, Sylejman Drini, Jonuz Emra, Selman Riza, Hafiz Ismail Haki, Nijazi Alishani, Ali Pashë Elbasani, Vatrat Shqiptare, Enver Haradinaj, Sharri dhe Zona e Pashtriku.

Arsyeja e ndërprerjes: Bartja e rrjetit ne shtylla të reja të TM .

Peja

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Me  18.05.2017  në NS 110/10 kV Istog (Burimi) do të shkyçet :

·         Dalja 10 kV Vrella  (Kodi: 54000002)  prej ores  10:00 deri në ora  14:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin : Cerrcë , Lubozhdë , Vrellë , Stupe .

Arsyeja e ndërprerjes: Nderrimi i dy ndarsave te TM dhe pastrimi i linjës.

2.

Me 18.05.2017 në NS 110/10 kV Deçani   do të shkyçet:

·         Dalja 10 kV Isniqi  (53000008)    prej  orës 11:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Ahmetgjekajt. Tishukajt. Mehmetaj, Mulajt, Kuklec, Osadautaj.Tahirsylaj, Rexhametaj dhe Osmanajt.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion i daljes.

3.

Me 18.05.2017 në NS 110/10 kV Deçani   do të shkyçet:

·         Dalja 10 kV Lluka  (Kodi:53000009) prej orës 12:00 deri në ora 13:00 

Gjatë kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Lluka e eperrme dhe Lluka Muqajt.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion i daljes.

4.

Me 18.05.2017 në NS 110/10 kV Deçani   do të shkyçet:

·         Dalja 10 kV ARC (Kodi: 53000010)  prejë ores  13:00 deri në ora 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin : ARC  , Policia , Gurethyesi , Qyteti i Deqanit .

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion i daljes.

5.

Me 18.05.2017 në NS 110/10 kV Peja 2   do të shkyçet:

·         Dalja 10 kV 7_2 (Kodi: 51000016)  prej ores  11:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:TS 7/1, 7/2, 7/3, 7/4, Xhamia e Kuqe .

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtim i mbrojtjes rele.

6.

Më 18.05.2017 në NS 110/10 kV Peja 2 do të shkyçet:

·         Dalja 10 kV Bankosi (Kodi:51000017)  prej orës 12:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bankosi 1/1, Bankosi I, TS VI, TS II, Gjihad Deçani, Bankosi II.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtim i mbrojtjes rele.

7.

Më 18.05.2017 në NS 110/10 kV Peja 2 do të shkyçet:

·         Dalja 10 kV Zahaqi(Kodi:51000010)  prej orës 11:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qyshk, Pavlan, Zahaq, një pjeës e Llabjanit, Deponia, Ramuni nje pjesë, Gllaviqica, Kërstovci, Leshan, Klinqin, Sverka e Thatë, Jabllanica e Leshanit, Rosujat.

Arsyeja e nderprerjes: Revizionim, kontrollim dhe shtrëngim i QS dhe dhe QP ne TMRr

8.

Më 18.05.2017 në  NS 110/10 kV Peja 2,  do të shkyçet:

Dalja 10 kV Dugagjini ( Kodi:51000011) prej orës 12:00 deri ne ora 13:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shtypshkronja Dugagjini dhe Hotel dugagjini.

Arsyeja e nderprerjes: Revizionim, kontrollim dhe shtrëngim i QS dhe dhe QP ne TMRr

9.

Më 18.05.2017 në  NS 110/10 kV Peja 2,  do të shkyçet:

Dalja 10 kV Dardania 3( Kodi:51000012) prej orës 13:00 deri ne ora 14:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:Dardanija8, Dardanija5, Kolonija te keku

Arsyeja e nderprerjes: Revizionim, kontrollim dhe shtrëngim i QS dhe QP ne TMRr

10.

Më 18.05.2017 në NS 110/10 kV Peja 2 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Sh. e kultures (Kodi:51000018)  prej orës 10:00 deri ne ora 11:00 dhe prej ores 13:00 deri ne ora 14:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shtepia e kulturës, Jarina, Agro Kukaj, Banesat Standardi 2.

Arsyeja e nderprerjes: Punime

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më  18.05.2017  në  NS 110/10 kV Peja 2  do të  shkyçet:

·         Dalja 10 kV Qerdhja e fëmijëve  (Kodi: 51000003)  prej orës 13:00 deri në orën 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbetet: Rr.TMK-së nga Shtëpia e mallrave deri te  Universiteti Haxhi Zeka,Qerdhja e fëmijëve, banesat e pensionerëve,Lagja rreth Kullës së Pashës,banesat Selman Uka.

Arsyeja e ndërprerjes: Kyqja e konsumatorit "Arben Cekaj" Pejë. Punime nga firma V3-Ing.

Gjakova

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 18.05.2017 në NS 35/10 kV Gjakova 1 do të shkyçet:

·         Dalja 10 kV Cermjani (Kodi:80080012)  prej ores  11:00 deri në ora  14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbeten fshatrat: Bardhaniq, Bare e Madhe, Bec, Bërdosana, Cermjan, Doblibarë, Gërgoc, Jabllanicë, Kodrali, Krlan, Meqe, Netiç, Rashkoc, Vraniq, Zhabel, Zhdrellë.Gurthyes seperacioni Hajdar Podrimja,Restorant Gasper Nushi,Seperacioni Smajl Feta.

Arsyeja e ndërprerjes:Nderrimi i ormanit te T.U ne TS Bordosan.

 

2.

Me  18.05.2017  në NS 35/10 kV Malisheva do të ketë shkyçet :

·         Dalja 10 kV Bellanica (Kodi : 82082005)  prej orës  12:00 deri në orën  15:00  

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin : Rr.605 Rilindja Kombëtare (1 konsumatorë), Rr.608 Hamdi Berisha (1 konsumatorë), fshatrat: Balincë, Bardhë, Bellanicë, Javor, Lladroc, Lladroviç, Lubizhdë, Lluzhnic, Ngucat, Senik, Temeqinë.

Çitaku në OKB: Nuk ka Shqipëri të Madhe

Posted: 16 May 2017 09:01 AM PDT

Ajo u ka bërë thirrje të gjithëve të vijnë në Kosovë dhe të shohin realitetin, pasi deklarimet e Serbisë nuk përkojnë me këtë realitet.

"Ne kemi shumë sfida përpara dhe kemi shumë për të bërë", ka thënë Çitaku, duke shtuar se serbët janë pakica më e privilegjuar në Evropë, derisa shqiptarët ballafaqohen me probleme në Serbi.

Çitaku ka thënë se Kosova është shtet i pavarur, derisa i ka quajtur raciste qëndrimet serbe karshi Kosovës, ndërkohë që ka përmendur sukseset e Majlinda Kelmendit në sportin e xhudos. Për më tepër, ajo ka theksuar se UNMIK-u nuk ka rol për të ruajtur në Kosovë dhe se qasja për misione paqeruajtëse duhet ndryshuar. Çitaku ka falënderuar ambasadorin amerikan dhe atë francez që kanë thënë se është moment i duhur për të mbyllur misionin e UNMIK-ut në Kosovë.

"UNMIK-u nuk ka më rol në Kosovë dhe jemi të befasuar se kemi parë se buxheti i UNMIK-ut për vitin e ardhshëm është rritur", ka thënë ajo.  Duke folur për dialogun, ambasadorja Çitaku tha se Serbia po keqpërdorë procesin e dialogut dhe Interpolin, derisa ka përmendur rastin e Ramush Haradinajt, i cili brenda disa muajve u lirua si i pafajshëm nga autoritetet franceze. "Haradinaj është liruar dy herë nga Tribunali i Hagës. Serbia nga aspekti ushtarak ka humbur Kosovën në vitin 1999 dhe me vendimin e GJND-së më 2009", ka thënë Çitaku.

Ajo ka thënë se Serbia vazhdon të refuzojë përgjegjësinë në Kosovë për gjërat që kanë ndodhur para syve të botës. "Serbia duhet ta pranojë Kosovën të barabartë dhe si shtet", ka thënë ambasadorja Çitaku.

Ajo ka përkujtuar se është zero numri i të dënuarve për krime të kryera nga ana e Serbisë në Kosovë.

Çitaku ka folur edhe për procesin zgjedhor të 11 qershorit dhe qeveria e re do të ketë nevojë për kredibilitet për të çuar përpara agjendën. "Nuk ka Kosovë të Madhe dhe as Shqipëri të Madhe", është shprehur ajo.

LDK dhe AKR nënshkruajnë koalicionin në pallatin e Pacollit?

Posted: 16 May 2017 09:01 AM PDT

Lajmi.net merr vesh se koalicioni do të nënshkruhet në shtëpinë e Pacollit në Hajvali.

LDK-ja sot ka nënshkruar koalicion me Lëvizjen për Drejtësi dhe Alternativën e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës.

Nga ana tjetër, zyrtarë të LDK'së i kanë thënë Gazetës Express se partia me Avdullah Hotin kandidat për Kryeministër ende nuk është dakorduar për koalicion parazgjedhor me AKR'në e Behgjet Pacolllit. 

Të njëjtit, kanë konfirmuar se bisedimet për një marrëveshje të tillë janë duke u vazhduar, pasur parasysh se afati për deklarimin e koalicioneve në KQZ përfundon në mesnatë.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar para pak çastesh edhe koalicionin parazgjedhor me Alternativën.Vendi më 11 qershor shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi Qeveria u rrëzua përmes një mocioni të inicuar nga Nisma.

Bahtiri tregon se çka i ofroi LDK’ja AKR’së për të hyrë në koalicion

Posted: 16 May 2017 09:01 AM PDT

Aleanca Kosova e Re sipas marrëveshjes së arritur do të marrë kryeparlamentarin dhe presidentin – në afat kushtetues, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës kryeministrin me një numër të caktuar ministrish.

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se kjo draft marrëveshje është ende duke u shqyrtuar dhe nuk është nënshkruar akoma.

"Kjo draft marrëveshje qëndron dhe deri në përfndim të gjithë këtij procesi, jemi duke shqyrtuar draftin të cilin e ka bërë oferta e LDK-së".

"Kryesia e AKR-së është duke shqyrtuar, duke diskutuar çdo vendim ose propozim dhe jemi në rrugë të një marrëveshje".

"Ne kemi postin e kryeparlamentarit dhe presidenti në mandatin e  duhur, që të mbështetet nga LDK. Jemi duke biseduar për ministritë dhe të gjithë e dinë se ne kemi pjesën kryesore të zhvillimit ekonomik".

"Ne do t'i shqyrtojmë të gjitha marrëveshjet apo propozimet që kanë ardhur nga partitë e tjera dhe në fund do të dalim me një vendim konkret". /klankosova/.

Ekipi i Departamentit të Shërbimeve Emergjente të Universitetit “Utah Valley” të ShBA-së ligjëruan para studentëve të UShAF

Posted: 16 May 2017 07:48 AM PDT

Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, z. Afrim Loku priti sot në takim profesorin, John Fisher, si dhe profesorë të tjerë dhe studentë të Universitetit "Utah Valley", të ShBA-së, ku u bisedua në përgjithësi për çështje që kanë të bëjnë me shërbimet emergjente.

Përfaqësuesit e këtij Departamenti, në ligjëratën që mbajtën para studentëve të UShAF, folën gjerësisht për emergjencat si: tërmetet, zjarret, vërshimet, aksidentet ajrore dhe fatkeqësi të tjera natyrore.

Profesorët iu demonstruan studentëve se si duhet të reagohet në rast të ndonjë fatkeqësie dhe si duhet të jepet ndihma e parë, ndërsa folën edhe për punën që bëjnë ata si pjesë e Universitetit "Utah Valley".

Prorektori Loku falënderoi përfaqësuesit e këtij Universiteti për kohën që e ndanë për të informuar studentët e UShAF për mbrojten nga fatkeqësitë e ndryshme me të cilat mund të përballen ata dhe tha se kjo ligjëratë është e nevojshme jo vetëm për studentët, por për të gjithë ne.

Ndërsa, profesori Fisher u shpreh i kënaqur që kishte interesim të jashtëzakonshëm të studentëve në këtë ligjëratë dhe tha se kjo tregon se ne të gjithë kemi nevojë për një ligjëratë të tillë. Ai, po ashtu, u shpreh shumë falënderues ndaj UShAF, që ua mundësoi që t'i ndajnë përvojat e veta me studentët.

Departamenti i Shërbimeve Emergjente i Universitetit "Utah Valley", përgatitë praktikimin e shërbimeve profesionale emergjente ndërmjet programit, i cili balancon aftësitë teknike, të menduarit kritik dhe etik, udhëheqjen dhe komunikimin efektiv.

Topalli: Edhe mërgimtarët mund të kandidojnë për deputetë

Posted: 16 May 2017 07:07 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se në listën e tyre të kandidatëve për deputetë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, do të jenë pjesë edhe veprimtarë nga mërgata.

Kështu ka thënë deputeti i këtij subjekti partiak Faton Topalli derisa shtoi se një gjë të tillë Vetëvendosje bën që nga zgjedhjet e vitit 2010 dhe 2014, njofton Klan Kosova.

"Vetëvendosje në zgjedhjet 2010 dhe 2014 ka pasur kandidatë nga mërgata njëri nga ta kam qenë edhe unë kam drejtuar një pjesë të legjislaturës së katërt. Do të ketë kandidatë për deputetë nga mërgata të cilët do të përfshihen në listë",  ka përfunduar Topalli në konferencën e mbajtur për media, njofton Klan Kosova.

Gjuha hap rrugë –të rinjtë ferizajas inkurajohen për mësimin e gjuhës gjermane

Posted: 16 May 2017 06:51 AM PDT

Dhjetëra të rijnë ferizajas kanë pasur mundësinë që paraditen e sotme të njihen me mundësitë se si të mësojnë gjuhën gjermane dhe të njihen me format e përfitimit të bursave për studime në Gjermani gjatë një aktiviteti të organizuar nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me këtë rast inkurajoi të rinjtë ferizajas që të mësojnë sa më shumë gjuhë të huaja të cilat hapin rrugët e studimeve dhe integrimeve pro perëndimore.

"Është një aktivitet i mirë i organizuar nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë që ka të bëjë me ditët e gjuhës gjermane me qëllim edhe të mësimit të gjuhës gjermane, por edhe të njohjes së kësaj gjuhe për qëllime studimi në Gjermani. Testet që i shoh këtu tregojnë për disa pyetje që në një mënyrë flasin për interesimin e të rinjve për mësimin e kësaj gjuhe të rëndësishme të komunikimit në Evropë edhe për çështje të lehtësimit të proceseve integruese në të cilat synon të integrohet Kosova" tha me këtë rast kryetari Svarqa duke përgëzuar organizatorët e këtij aktiviteti.

Ndërkaq punonjës nga ambasada e Gjermanisë deklaruan me këtë rast se interesimi i të rinjve ferizajas është i mirë, prandaj kanë dëshirë që të plotësojnë kureshtjet e tyre.
Sipas organizatorëve aktiviteti do të shtrihet nëpër disa komuna të Kosovës i titulluar si gjuha gjermane në lëvizje ose ditët e gjuhës gjermane.

Ata thanë se janë të gëzuar që ka një rritje të interesimit të të rinjve ferizajas për mësimin e gjuhës gjermane duke nisur edhe nga moshat më të reja ku ofrohen kurse e bursa fillestare për studime në Gjermani.

 

“Mërgimtarët e Degendorfit” bëjnë me shtëpi familjen Bytyqi në Mirash të Ferizajt

Posted: 16 May 2017 05:35 AM PDT

Komuna i gëzohet ndërtimit të shtëpisë së për familjen Bytyqi në Mirash, premtohet angazhim maksimal për strehimin e familjeve të tilla

Familja e Salih Bytyqit në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt muaj më parë pësoi nga një fatkeqësi ku nga shkaqe të panjohur mbeti e djegur shtëpia e tyre.

Mes skamjes dhe vështirsive kjo familje po e bën jetën nëpër shtëpitë e huaja. Por bashkatdhetarët  nga  Shoqata Humanitare “Mërgimtarët e Degendorfit” me qëndrim në Gjermani mblodhën mjetet e nevojshme dhe filluan sot ndërtimin e një shtëpia për këtë familje 6 anëtarëshe.

Në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të kësaj shtëpie mori pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa cili shprehu gëzimin e tij që edhe kjo familje do të ketë strehë mbi kokë.

Më tutje ai theksoi se angazhimet e komunës po shtohen sita ditës që shtëpitë e solidaritetit të jenë sa më të shpeshta.

"Është një moment i veçantë për të gjithë ne sot këtu në fshatin Mirash ku po fillon ndërtimi i një shtëpie përmes solidaritetit të treguar nga mërgimtarët e koncentruar në Degendorf. Besoj dhe pushtetit komunal. Kjo shoqatë është e njohur për ndihëm dhe solidaritetin e treguar edhe në disa raste të tjera në fshatin Mirash.

Besoj se ky është një shembull sa prekës aq edhe përkushtues për të treguar një ndjenjë solidariteti me njerëzit të cilët kanë nevojë. Sepse këtu kemi të bëjmë më një familje që ka anëtarë të moshuar e të sëmurë.

Falë mërgimtarëve dhe të gjithë neve po tregohet një përkushtim për lehtësimin e vështirësive me të cilat po përballet kjo familje" tha me këtë rast kryetari Svarqa.

I pari i komunës së Ferizajt duke falënderuar iniciatorët për ndihmë familjeve të tilla premtoi një rritje të angazhimit edhe nga ana e pushtetit komunal për ndërtimin edhe të disa shtëpive për rastet e familjeve.

Ai paralajmëroi organizimin e një edhe për sivjet të një gala-mbrëmje ku afaristët e suksesshëm do të japin kontributin e tyre ashtu siç kanë bërë viteve të kaluara.

Edhe bashkëfshatarët e veprimtarët e fshatit Mirash shprehën mirënjohjen e tyre të thellë për shtëpinë e re në familjen Bytyqi dhe për faktin se nuk po harrohen nga institucionet.

Ndërkaq kryefamiljarja Nafie Bytyqi nga fshati Mirash me lot në sy shprehu falënderim për të gjithë ata që u kujtuan t'a bëjnë me shtëpi atë dhe familjen e saj për të cilën i ishin shuar shpresat.

SHBA-ja nuk i do të korruptuarit në listat zgjedhore

Posted: 15 May 2017 11:34 PM PDT

Kjo pasi legjislacioni aktual ndalon përfshirjen në lista vetëm të atyre personave që janë dënuar me vendim të plotfuqishëm të gjykatave, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa partitë politike nuk kanë treguar nëse do të përfshihen në lista personat që kanë aktakuza, diplomatë të huaj kanë bërë thirrje që vija e kuqe të jetë aktakuza dhe dënimi i gjykatës. Zëdhënësja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Michelle Schohn, ka thënë për "Kohën Ditore" se shpresojnë që ata të cilët janë të përfshirë në afera korrupsioni mos të jenë listat e kandidatëve për deputetë.

"Siç tha ambasadori Delawie gjatë një interviste javën e kaluar se është shumë e rëndësishme që të gjitha partitë politike të kenë parasysh kë e përfshijnë në listat e tyre të kandidatëve, dhe të zgjedhin njerëz që mund të frymëzojnë rininë e Kosovës dhe që vënë në rend të parë interesat më të mira të Kosovës dhe qytetarët e saj", ka thënë Schohn.

"Në të kaluarën ne kemi dhënë mbështetje kur zyrtarët e zgjedhur kanë dhënë dorëheqje, kur u është ngritur padi penale; ngjashëm, ne shpresojmë se të gjithë ata që janë njollosur nga korrupsioni nuk do të paraqiten në listat e kandidatëve", ka shtuar ajo.

Mbahet ushtrimi për raste emergjente në Aeroportin e Prishtinës

Posted: 15 May 2017 11:33 PM PDT

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës mbahet ushtrimi gjithë përfshirës për raste emergjente i cili është një proces i përgatitjeve për bashkëpunim në rast të ndodhjes se ndonjë emergjencë në ose rrethinën e Aeroportit.

Plani i emergjencave të aeroportit është një proces i përgatitjeve për bashkëpunim në rast të ndodhjes së ndonjë emergjencë në ose rrethinën e Aeroportit.

Objektiva e planit emergjent te aeroportit është për të minimizuar efektet e emergjences, në vecanti për të shpetuar jetë dhe për të mbajtur operimin e fluturimeve.

Më këtë ushtrim do të aktivizohen të gjitha agjensionet shtetërore të emergjencës.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” Limak Kosovo hapi dyert për të lejuar vizitën e parë dhe të fundit për media në të gjitha pjesët e Terminalit të ri të ANP “Adem Jashari” ne vitin 2013

Ka të  gjitha pjesët e aeroportit si tunelet nëntokësore, dhomat mekanike dhe elektrike si dhe kullën e kontrollit të trafikut ajror në të cilat pjesë do të lejohen të kenë qasje vetëm personeli i aeroportit