INSAJDERI: “Vehbi Kajtazi shpërblehet për gazetari hulumtuese nga Bashkimi Evropian” plus 19 more

INSAJDERI: “Vehbi Kajtazi shpërblehet për gazetari hulumtuese nga Bashkimi Evropian” plus 19 more


Vehbi Kajtazi shpërblehet për gazetari hulumtuese nga Bashkimi Evropian

Posted: 04 May 2017 09:45 AM PDT

Kryeredaktori i Gazetës Online Insajderi, Vehbi Kajtazi, është shpërblyer me çmimin e tretë për gazetari hulumtuese të ndarë nga Bashkimi Evropian.

Kajtazi është shpërblyer për serinë e shkrimeve në kuadër të "Dosjes së Shefave" të publikuar vitin e kaluar.

Përmes disa bisedash telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e të tjerë, "Dosja e Shefave" ka dëshmuar se si këta njerëz e shtrijnë kontrollin dhe ndikimin e tyre mbi secilin institucion te Kosovës, përfshirë këtu edhe në sistemin gjyqësor e prokuorial, Policinë e Kosovës, universitetet dhe mediet.

Ai kishte fituar çmimin e parë për këtë storie në fund të vitit 2016. Ai çmim ishte ndarë nga sociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Çmimin e parë e ka fituar redaktori i Gazetës Express, Leonard Kerquki, me storiene tij "Shtabi i Milionerëve ", kurse me çmimin e dytë është shpërblyer Drejtoresha e BIRN për Kosovë, Jeta Xhara, me storien "Vjedhja e Organizuar Tatimore".

Dokumentari i Kerqukit trajton mënyrën si si janë pasuruar një numër ish-komandantësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas përfundimit të luftës.

Duke folur para të pranishmëve, Kerquki ka thënë se çmimi që ka pranuar është shpagim moral për punën që ka bërë gjatë këtij viti. Ai ka treguar se pas publikimit të kësaj storie, ka marrë edhe kërcënime me vrasje.

Çmimi i BE-së për gazetarinë hulumtuese ka për qëllim promovimin e të arriturave të larta të gazetarëve hulumtues dhe përmirësimin e vizibilitetit të cilësisë së gazetarisë hulumtuese në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Çmimi është themeluar nga Komisioni Evropian duke ndjekur strategjinë e BE-së për Zgjerim e cila parasheh nevojë të fuqishme për të siguruar lirinë e shprehjes në media, për mbështetje të gazetarisë hulumtuese në monitorimin e proceseve reformuese, si dhe për të ruajtur momentin historik drejt anëtarësimit në BE./Insajderi.com

The post Vehbi Kajtazi shpërblehet për gazetari hulumtuese nga Bashkimi Evropian appeared first on INSAJDERI.

Haziri nuk shqetësohet nga mocioni për rrëzimin e Qeverisë

Posted: 04 May 2017 09:19 AM PDT

Nënkryetari i Lidhjes Demokaratike të Kosovës Lutfi Haziri nuk beson që mocioni i nisur nga Nisma për Kosovën do të ketë mundësinë që ta shkarkojë qeverinë aktuale

Pavarësisht që sot gjatë ditës ka pasur raportime se opozita i ka mbledhur 41 nënshkrime të cilat mundësojnë thirrjen e seancës për mosbesim ndaj Qeverisë, ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga inicuesit e këtij mocioni.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri nuk pret që të ndodh rrëzimi i Qeverisë përmes mocionit të nisur nga opozita.

Haziri tha të enjten për Express se edhe nëse ka nënshkrime për thirrje të seancës, të njëjtët nuk i kanë votat për ta rrëzuar Qeverinë.

"Nuk besoj që mund të ndodh por edhe nëse ka nënshkrime për mocion nuk ka vota për rrëzim të qeverisë, është punë e partive opozitare" tha nënkryetari i LDK-së.

Nisma për Kosovën kishte nisur mocionin për mosbesim ndaj Qeverisë për afro një muaj dhe kanë paralajmëruar se shumë shpejtë do të deklarohen rreth këtij procesi.

Sipas zyrtarëve të Nismës, përveç opozitës e cila i ka dhënë mbështetje këtij mocioni, për rrëzimin e Qeverisë janë edhe deputetë brenda koalicioni qeverisës, e që këta të fundit nuk po pranojnë të dalin publikisht për ta shprehur moskënaqësinë e tyre ndaj pushtetit.

The post Haziri nuk shqetësohet nga mocioni për rrëzimin e Qeverisë appeared first on INSAJDERI.

Varrezat e vjetra në Prizren, organizata turke i emëron “varrezat e osmanlive”

Posted: 04 May 2017 09:07 AM PDT

Organizata TIKA së fundi ka financuar një projekt për ndërtimin e një muri rrethues të varrezave të vjetra në Prizren. E pas investimit, kjo organizatë shtetërore e Turqisë që operon në Kosovë, ka vendosur një tabelë në të cilën varrezave u referohet si "Varrezat e Osmanlinjve".

"Muri rrethues i Varrezave të Osmanlinjve (Karabash) është ndërtuar nga ana e Administratës Ndërkombëtare për Bashkëpunim dhe Zhvillim Turke (TIKA)", shkruan në tabelën e vendosur tek varrezat e qytetit të Prizrenit.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar aktivisti i shoqërisë civile Naim Cahnai, i cili thotë se ky veprim i TIKA's nuk është bërë pa dijeninë e institucioneve lokale e atyre qendrore.

"Paradoksi nuk është ndryshe. Varrezat e vjetra te prizrenaseve quhen varreza të osmanlive. Ky veprim nuk është i bane pa vetëdije, e as pa dijeninë e institucioneve lokale apo qendrore. Imagjinoni me një të ardhme të afërt me pas kësi tabele tek varrezat aktuale edhe të cilesume si varreza të “jugosllaveve”. Inferioritet, pa shtet. Marre", ka shkruar aktivisti në Facebook.

TIKA nuk është hera e parë që gjendet përballë një skandali të ngjashëm. Kjo organizatë turke në Prishtinë kishte larguar nga shkollat fotografitë në mure të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, duke i zëvendësuar ato me simbole turke.

Ndryshe, disa media turke, në janar të 2015'ës këtë organizatë e kishin lidhur fortë me organizata të mbyllura në Kosovë për aktivitete anti-kushtetuese dhe organizata terroriste ku kishte xhihadistë kosovarë të ISIS'it e Al-Kaida's. Por, TIKA po vazhdon punën edhe më tutje në Kosovë./GE

The post Varrezat e vjetra në Prizren, organizata turke i emëron "varrezat e osmanlive" appeared first on INSAJDERI.

Studimet tregojnë se edhe meshkujt mund të preken nga kanceri i gjirit

Posted: 04 May 2017 09:04 AM PDT

Kur bëhet fjalë për kancerin e gjirit automatikisht të shkon mendja te një grua. Në fakt, të dhënat tregojnë se mund të preken edhe meshkujt, ndonjëse në një numër shumë të kufizuar

Kanceri i gjirit është një sëmundje e cila prek kryesisht gratë midis moshës 45 dhe 55 vjeç.

Sipas "The Sun", kjo sëmundje mund të prekë edhe meshkujt në një përqindje shumë të vogël, kryesisht ato mbi moshën 60 vjeç.

Është e nevojshme të tregohet se ka raste të njerëzve në Peru të prekur nga kjo sëmundje e keqe. Pavarësisht se ka vetëm vlerësime dhe jo statistika zyrtare, rritja e numrit është e konsiderushme. Meshkujt duhet të dinë se gjëndra e qumështit ekziston edhe në gjoksin mashkullor, dhe si rrjedhojë mundësitë janë të mëdha për shfaqjen e kancerit.

Sipas specialistëve, në pesë vitet e ardhshme do të vazhdojë të ketë një rritje në mënyrë dramatike të numrit të prekurve me kancer në gji. Për këtë rekomandohen kontrollet e rregullta në mënyrë që ta shmangni atë, sepse vetëm nëse kapet në fazën fillestare ekziston mundësia e shërimit.

Në rastin e femrave, mjekët rekomandojnë që çdo grua duhet të bëjë vetë ekzaminim të gjirit në bazë mujore, vlerësim klinik një herë në vit dhe mamografi pas moshës 40 vjeçare në bazë vjetore, njofton gazeta-shqip. Ky test i fundit ndihmon në zbulimin e hershëm të kancerit te pacientët të cilët nuk shfaqin simptoma të sëmundjes.

Por, tashmë duhet që edhe meshkujt t'i drejtohen mjekut për konsulta mjekësore për të parë nëse çdo gjë shkon mirë me shëndetin e tyre.

Simptomat kryesore të kancerit të gjirit te meshkujt lidhen kryesisht:

1.Ndryshimi në madhësinë ose formën e gjoksit

2.Skuqje të gjoksit

3.Ënjtje në sqetull ose në zonën përreth

4.Ndryshimi në cilësi të lëkurës

5.Dhimbje të vazhdueshme

 

The post Studimet tregojnë se edhe meshkujt mund të preken nga kanceri i gjirit appeared first on INSAJDERI.

Pesë prioritetet e Barcelonës në afatin e verës

Posted: 04 May 2017 08:52 AM PDT

Merkatoja e verës për Barcelonën pritet të jetë shumë aktive. Rekrutuesit e klubit katalanas janë duke avancuar në heshtje ndaj lojtarëve që konsiderohen si përforcimet e duhura për kampionin në fuqi të Spanjës.

Sipas "Mundo Deportivo"-s, janë pesë emrat që figurojnë në krye të listës së elementeve që ndiqen nga klubi. Bëhet fjalë për Theo Hernandez (i huazuar te Alaves nga l'Atlético Madrid), Hector Bellerin (Arsenal), Marco Verratti (PSG), Philippe Coutinho (Liverpool) dhe Gérard Deulofeu (i huazuar nga Everton tek AC Milan).

I njëjti burim që shkruan  "Barça-n së të nesërmes" saktëson se prioriteti i klubit katalanas është të rekrutojë "një lojtar të krahut të djathtë të klasit të lartë dhe një mesfushor me potencial të madh", përcell telesport.

Pa harruar emërimin e trajnerit të ri që do të pasojë Luis Enrique-n i cili do të largohet nga drejtimi i stolit katalanas në fund të sezonit.

The post Pesë prioritetet e Barcelonës në afatin e verës appeared first on INSAJDERI.

Specialja sërish nënvizon rëndësinë që do t’iu kushtojë dëshmitarëve

Posted: 04 May 2017 08:46 AM PDT

Dhomat e Specializuara, që ndryshe njihen edhe me emrin Gjykata Speciale për krime lufte, po i bëjnë përgatitjet e fundit për nisjen e punës. Aktualisht ka mbetur që të bëhet harmonizimi i akteve rregullative të funksionimit të këtyre dhomave me Kushtetutën e Kosovës.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatësja, Ekaterina Trendafilova, në konferencën e parë për media të mbajtur në Hagë, shpalosi vizionin për punën që pritet të nisë.

Gjykatësja Trendafilova theksoi se që prej emërimit, synimi i saj kryesor ka qenë ngritja e një strukture ligjore për Dhomat e Specializuara.

"Me miratimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave në më pak se dy muaj pas emërimit të tyre, gjykatësit kanë treguar profesionalizëm dhe dijeni të shkëlqyera dhe përkushtim të pandalshëm për të mundësuar procedura efikase dhe të drejta para Dhomave të Specializuara," deklaroi Trendafilova.

Kurse në lidhje me hapat vijues, Trendafilova bëri të ditur se tashmë ajo është në procesin e thirrjes së seancës së dytë plenare të gjykatësve.

Rregullorja e Procedurës dhe e Provave, ka nënvizuar ajo, do të hyjë në fuqi shtatë ditë pasi të jetë vendosur se është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Trendafilova ka siguruar se gjatë punës së Gjykatës Speciale, një kujdes i veçantë do t'i kushtohet programit të mbrojtjes së dëshmitarëve. Sipas saj, ata do të jenë plotësisht anonim, të mbrojtur dhe të përkrahur nga Gjykata, njofton rel.

Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-UÇK-së që, siç thuhet, 'i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000', siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty.

The post Specialja sërish nënvizon rëndësinë që do t'iu kushtojë dëshmitarëve appeared first on INSAJDERI.

Ushtria e Kosovës shkon një hap tutje  përkundër tërheqjes së presidentit

Posted: 04 May 2017 08:30 AM PDT

Pos deputetit Bojan Mitic nga Lista Srpska, i cili përfaqëson qëndrimin e partisë së tij kundër procedimit të ligjit për ushtrinë në Kuvend, komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, kanë përkrahur Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Me këtë rast, kryetari i Komisionit, Daut Haradinaj ka bërë të ditur se shqyrtimi i amendamenteve të projektligjit, qëllimi i takimit të tyre sot, është procedimi i mëtejmë i projektligjit për ushtrinë në Kuvend

Komunikata e dërguar për media sqaron se Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, kryesuar nga kryetari i komisionit, Daut Haradinaj, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën është shqyrtuar Projektligji nr.05/L-156 për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast, kryetari i Komisionit Haradinaj, bëri të ditur se shqyrtimi i amendamenteve të projektligjit (37 sish) është bërë në një varg mbledhjesh paraprake, ndërkaq, qëllimi i takimit të sotëm është procedimi i mëtejmë i projektligjit.

Ai po ashtu sqaroi se me vendimin e sotëm lidhur me këtë projektligj, Komisioni do të përmbushë obligimet e tij kundruall përgjegjësive që ka.

Në favor të procedimit të mëtejmë, në harmoni me Rregulloren e Punës së Kuvendnit, përpos deputetit Bojan Mitić nga Lista Serbe, u shprehën të gjithë deputetët e tjerë të pranishëm.

Në mbledhje nuk ishte i pranishëm deputeti Rexhep Selimi, por, për qëndrimin e tij lidhur me këtë projektligj bëri të ditur kryetari i Komisionit Haradinaj.

Lidhur me këtë, kryetari i Komisionit Haradinaj njoftoi se, deputeti Selimi gjendet për vizitë në Republikën e Shqipërisë, ndërkaq, nëpërmjet telefonit ka deklaruar qëndrimin e tij në mbështetje të procedimit të mëtejmë të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

 

The post Ushtria e Kosovës shkon një hap tutje  përkundër tërheqjes së presidentit appeared first on INSAJDERI.

Zaev viziton Ziadin Selën në spital

Posted: 04 May 2017 07:48 AM PDT

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev e ka vizituar Ziadin Selën në Spitalin e Tetovës për të parë gjendjen e tij shëndetësore, transmeton Gazeta Express.

Pas vizitës Zaevi sqaroi për opinionin aspekte të veprimeve të mëtutjeshme politike drejt marrjes së mandatit dhe krijimit të qeverisë së re.

"Disa thonë se Sela dhe Zaevi janë lënduar më shumë, por qytetarët e dijnë saktë se çfarë ndodhi. Nuk dua të komentoj këtë më, sepse të gjithë duam të shohim përpara. Uroj të mos përsëriten këto gjëra më në Maqedoni. Më vjen mirë që kolegu im Ziadin Sela është duke u përmirësuar. Biseduam me të për hapat e radhës politik si partnerë të mundshëm koalicioni. Me atë shkëmbyem mendime, ide dhe plane”.

Zaev deklaroi se janë në pritje të mandatin nga Ivanovi në afat prej 10 ditësh, ndërkohë që shpreson që ky mandet t`i jepen në afat edhe më të shkurtër.

“Kam marrë pajtueshmëri nga Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela, ndërsa do të takohem edhe me Bilall Kasamin, që si koalicion me 67 nënshkrime ta vizitojmë kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov, që t'ia vërtetojmë unitaritetin e shtetit, respektimin e shumëetnicitetit, rendit kushtetues. Të gjithë jemi për një plan për t'i ndihmuar Ivanovit që ta jep mandatin”.

Zaev viziton Ziadin Selën në spital

 

 

The post Zaev viziton Ziadin Selën në spital appeared first on INSAJDERI.

Kërkohet dënimi me burg për superyllin e Barcelonës

Posted: 04 May 2017 07:41 AM PDT

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, është detyruar që të shkojë në gjykatë pas akuzave për mashtrim me tatime.

Braziliani është akuzuar për korrupsion dhe mashtrim në lidhje me transferimin e tij kundërthënës te klubi spanjoll në vitin 2013 për, siç u tha asokohe, 57 milionë euro.

Mirëpo, çmimi i vërtetë besohet të ketë qenë 83 milionë euro, ashtu që autoritetet spanjolle e kanë hetuar atë, pasi besohet se rreth 40 milionë euro i ka përfituar familja e tij, për

Tash, një gjykatë në Spanjë e ka detyruar 25-vjeçarin që të paraqitet në gjykatë duke hedhur poshtë apelin e avokatëve tij.

Prokurorët spanjollë po kërkojnë burg dyvjeçar dhe 10 milionë euro gjobë për pjesëmarrjen e tij në këtë aferë korruptive.

The post Kërkohet dënimi me burg për superyllin e Barcelonës appeared first on INSAJDERI.

Mjekët protestojnë para Qeverisë më 17 maj

Posted: 04 May 2017 07:27 AM PDT

Punëtorët shëndetësor të Kosovës do të protestojë më 17 Maj duke filluar nga ora 11:00 para Qeverisë së Kosovës.

Ky vendim siç bëhet e ditur në një njoftim është marrë pas mbledhjes së sotme të jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues të Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës.

Qëllimi i kësaj proteste është shfuqizimi në tërësi i ligjit mbi paga dhe rritja e pagave prej 15%, ligj ky i cili sipas federatës është diskrimunes për punëtorët shëndetësorë.

Kjo sindikatë njëherit ka uruar që të përmbushet premtimi i kryeministrit Isa Mustafa për rritjen e pagave të shërbyesve civil.

"Duke u nisur nga fakti se Protesta jonë nuk e ka fokus të vetëm rritjen e pagave, ne kemi vendosur që kërkesat tona t`i mbështesim deri në realizimin e tyre", thuhet në kumtesë

The post Mjekët protestojnë para Qeverisë më 17 maj appeared first on INSAJDERI.

Bie numri i rusëve që do të votonin për Putinin

Posted: 04 May 2017 07:22 AM PDT

Një sondazh i ri tregon se 48 përqind e votuesve do të votonin për presidentin aktual të Rusisë, Vladimir Putin, nëse zgjedhjet presidenciale do të mbaheshin në të ardhmen e afërt.

Sondazhi është kryer nga Qendra ruse Levada në datat 21-24 prill.

Rezultati tregon se mbështetja për Putinin ka rënë, krahasuar me 62 përqind sa ka qenë në prill të 2015-ës dhe 53 përqind në janar të 2016-ës.

Putin – në pushtet herë si president, herë si kryeministër qysh më 1999 – pritet të garojë edhe për një mandat gjashtëvjeçar të presidentit në mars të 2018-ës, njofton rel.

Qendra Levada ka bërë anketën me 1,600 të rritur në gjithë Rusinë, duke i pyetur: A do të votojnë dhe për kë nëse zgjedhjet mbahen të dielën e ardhshme?

The post Bie numri i rusëve që do të votonin për Putinin appeared first on INSAJDERI.

10 vjet burg për personin që vrau me lopatë

Posted: 04 May 2017 07:07 AM PDT

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me dhjetë vite burg personin R.M i cili akuzohej se kishte kryer vrasjen e të ndjerit R.C.

Sipas Gjykatës Themelore në Ferizaj, personi me iniciale R.M në muajin gushtë të vitit të kaluar në fshatin Koshare të Komunës së Ferizajt kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore të ndjerit R.C lëndime ato që edhe i kishin shkaktuar vdekjen.

I ndjeri kishte shkuar në një autoservisë për të kërkuar ulëse për veturën e tij, ndërsa pronari i autoservisit e kishte udhëzuar që të shkoj tek një autoservisë tjetër që gjendej në anën e kundër të rrugës.

I ndjeri kishte pranuar rekomandimin e pronarit, përderisa po kthehej tek vetura e tij i pandehuri së bashku me punëtorët e tij kishin sulmuar me lopatë ku edhe i ndjeri kishte humb vetëdijen.

I ndjeri ishte dërguar menjëherë në emergjencë në Ferizaj dhe pas dhënies së ndihmës së parë transferohet në QKUK në Prishtinë, ku me 16 tetor të vitit të kaluar nga lëndimet e marra ndërroj jetë në QKUK.

Njëri nga punëtorët i cili kishte sulmuar së bashku me shefin e tij të ndjerin R.C edhe më herët kishte pasur konflikt me të ndjerin./Insajderi.com 

The post 10 vjet burg për personin që vrau me lopatë appeared first on INSAJDERI.

Djali i Hashim Thaçit dhe vajza e Lirie Gashit

Posted: 04 May 2017 07:05 AM PDT

Nganjëherë nuk ka nevojë për hulumtime për të dëshmuar pabarazitë në një shtet.

Para dy ditësh qarkulluan fotot e djalit të Presidentit, këtë herë ishte në Miami për pushime. Ndërsa, pas dy ditësh bëhen 11 muaj nga vdekja e vajzës së Lirie Gashit, Xhenetës, si pasojë e neglizhencës institucionale.

Prokurorisë në Prizren nuk i mjaftuan as 11 muaj për të ngritur aktakuzë për rastin e Xhenetës, ndërsa Presidentit po i mjafton vetëm rroga për të financuar udhëtimet e djalit të tij.

Hendeku mes djalit të Hashim Thaçit dhe vajzës së Lirie Gashit është paimagjinueshëm i madh. Edhe pse të dy fëmijë të këtij vendi, praktikisht jetojnë (kjo e dyta fatkeqsisht as nuk jeton më) si në dy universe paralele.

Një shtet ku djali i Presidentit është kaq i privilegjuar dhe në të njëjtën kohë vajza e qytetares anonime privohet nga jeta dhe nuk mund të sigurohet as minimumi i drejtësisë, është në thelb i dështuar.

Xheneta humbi jetën pasi u shemb një monument i mbrojtur, për restaurimin e të cilit institucionet nuk ndanë buxhet.

Familja e saj ishte rast social, ndërsa institucionet nuk ofruan as strehim të sigurt. Sikur paraja publike të përfundonte në vendin e duhur, me gjasë monumenti nuk do të shembej, familja e Xhenetës do të kishte strehim të sigurt, ajo do të ishte gjallë, ndërsa i vetmi dëm do të ishte pamundësia e djalit të Presidentit për të shijuar plazhet e Miamit.

The post Djali i Hashim Thaçit dhe vajza e Lirie Gashit appeared first on INSAJDERI.

Mustafa krenohet me vendimin që para tri vjetësh e quante joetik

Posted: 04 May 2017 06:58 AM PDT

Kryeministri i Kosovës ka premtuar rritje pagash për punëtorët e sektorit publik në kohën kur zgjedhjet  e jashtëzakonshme tashmë janë pranuar si mundësi reale. Një veprim të tillë e kishte bërë në vitin 2014 edhe ish-kryeministri Thaçi, që kishte ngjallur reagimin e ashpër të partisë së Mustafës.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa nuk ka qenë në gjendje të procedojë në kuvend marrëveshjen e demarkacionit, mosratifikimi i së cilës po mban peng qytetarët e Kosovës.

Në vend të kësaj, Mustafa ka premtuar rritjen e pagave të mijërave punëtorëve të sektorit publik, veprim ky që është në kundërshtim me zotimet që ai kishte dhënë pak kohë para se të vinin në pushtet dhe pasi mori drejtimin e Qeverisë.

Rritja e pagave për shërbyesit civilë, punëtorët e arsimit dhe të shëndetësisë, sipas Mustafës, mundësohet për shkak të ecurisë së mirë buxhetore.

Por, në kohën sa ka qenë në opozitë, partia që Mustafa drejton, LDK, kishte kundërshtuar ashpër një vendim të ish-kryeministrit Hashim Thaçi, i cili vetëm pak muaj para zgjedhjeve kishte vendosur t'i rriste pagat e shërbyesve civile për 25 për qind.

Vendimi i atëhershëm i Thaçit cilësohej ekskluzivisht politik, për përfitime elektorale.

"Është jo etike dhe e papranueshme që pagat të rritën dy apo tre muaj para zgjedhjeve, sepse ajo po përvetësohet dhe po bëhet çështje personale ndërkohë buxheti i Kosovës nuk është personal, por është shtetëror", kishte thënë Mustafa në një intervistë për gazetën Zëri atë kohë.

"Mendoj se z. Thaçi është në një lloj paniku, sepse mënyra si po e zhvillon ai fushatën del se po e sheh të nevojshme të japë premtime tepër të mëdha dhe premtime, të cilat objektivisht janë të pa realizueshme dhe të pazbatueshme. Kjo për arsye të situatës ekonomike dhe sociale në të cilën gjendet vendi".

Por, edhe zotimi i Mustafës për rritje pagash në këtë kohë mund të matet me motive elektorale, marrë parasysh se vetë kryeministri ka thënë qe vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme se shpejti nëse nuk arrihet të miratohet demarkacioni me Malin e Zi.

Kjo marrëveshje e nënshkruar para dy viteve u tha se do të dërgohej në Kuvend gjatë kësaj jave nga ana e Qeverisë, e cila ende nuk ka siguruar votat e të gjithë deputetëve të koalicionit qeverisës, përfshirë këtu edhe deputetët e LDK-së.

Por, demarkacioni nuk është përfshirë në pikat e rendit të dy seancave të ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Në fakt, edhe në fillim të mandatit të tij si kryeministër, Mustafa është treguar i rezervuar për mundësinë e rritjes së pagave. Thoshte se ato nuk mund të rriten për çdo vit.

Në këtë frymë, Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk mund të përballojë pensionet e invalidëve të luftës së UÇK-së.

Në dhjetor të këtij viti, Qeveria inicioi ndryshime në ligjin për pensionet e kësaj kategorie, duke u arsyetuar se nuk mund të përballojë koston e lartë për shkak të numrit më të madh se sa pritej të veteranëve të regjistruar.

Këtë vendim Qeveria e kishte marrë në konsulta me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN)./Insajderi.com

The post Mustafa krenohet me vendimin që para tri vjetësh e quante joetik appeared first on INSAJDERI.

Letra e zbuluar pas 194 viteve sfidon versionin e historisë mbi fundin e Ali Pashës

Posted: 04 May 2017 06:56 AM PDT

Falë një bashkëpunimi me Auron Taren dhe studiuesin kosovar Bejtullah Destani, gazeta DITA sjell për herë të parë një dokument të rëndësishëm që sfidon atë që kemi ditur deri sot mbi vdekjen e Ali Pashë Tepelenës.

Ali Pasha nuk është vrarë në përpjekje të armatosur ndërsa gruaja e tij Vasiliqia nuk është ajo që ka paraqitur deri më sot historia.

Ky dokument FO195 /34 i ruajtur në Arkivin e Ministrisë së Jashtme Britanike për 194 vjet hedh dritë mbi disa fakte të panjohura deri më sot mbi njerëzit që komplotuan në vrasjen e Luanit të Janinës.

Në të gjitha veprat deri më sot vrasja e Aliut njihet gjerësisht ajo që përshkruhet nga konsulli francez Pouqueville (Pukëvil), i cili flet për një betejë heroike të Aliut dhe rojeve të tija në shkallët e shtëpisë në ishullin e Liqenit të Janinës.

Falë këtij përshkrimi ku nuk mungojnë edhe dialogët midis palës sulmuese dhe asaj mbrojtëse të bie në sy "fjalët e fundit të Aliut" i cili kërkonte që rojet e tij të vrisnin Vasiliqinë besnike gruan e Pashait "që ajo të mos binte në duart e turkut".

Hrushid Pasha, rrethuesi i Aliut, vrau veten në rrethana të paqarta disa muaj më pas

Në mungesë të dëshmitarëve apo dokumentave autentike, vdekja e Aliut njihet ende nga kjo veper e Pouqueville, madje dhe në ditët e sotme në shtëpinë e ishullit te Janines turisteve kurioze ju tregohen "vrimat e plumbave te cilat vranë Vezirin e Famshem".

Por dokumentat sjellin ndërmjet dëshmive autentike një tablo te ndryshme mbi fundin e Aliut duke i dhënë fund ngjarjes së treguar nga Pouqueville.

Bëhet fjalë për zbulimin e një letre-dëshmi të shkurtit të vitit 1822 që Reis Efendi, ministri i jashtëm i Perandorisë Otomane të kohës i jep Ambasadorit të Britanisë Lordit Strangford për Sekretarin e Shtetit, Lord Castlereagh mbi fundin e Aliut.

"Këto dëshmi jane të vetmet fakte që vijnë nga burimet osmane në kohë reale mbi përfundimin e rebelimit të Pashait shqiptar. Prandaj mendojmë se vertetesia e tyre është shumë afër ngjarjes së vërtetë – thotë Auron Tare.

Nga dëshmia ku përshkruhet me hollësi vrasja e Aliut, del se veziri i madh i Janinës, personalitet i jashtëzakonshëm i epokës së tij, vdiq në vetmi, i vrarë nga një shqiptar dhe se gruaja e tij Vasiliqia ishte bashkëpunëtore e fshehtë e Portës së Lartë.

Dëshmia se Vasiliqia ka bashkëpunuar me Portën e Lartë për vdekjen e Aliut është vërtet mbresëlënëse, pasi figura e saj e njohur nga një sërë veprash të orientalizmit europian është konsideruar si simboli i besnikerise ndaj Pashait plak.

Portret i zonjës Vasiliqi. Autor i panjohur, shtëpia e ankandeve Sotheby.

E trajtuar gjithmonë me nota idealizmi dhe keqardhje për fatin e saj tragjik, roli i Vasiliqisë në vdekjen e Aliut sipas burimit osman që sjellin Tare-Destani, duket se ka qenë vendimtar.

Nje tjeter fakt shumë i rëndësishëm mbi figurën e Vasiliqisë është cilësimi i saj qartësisht në raportin e ministrit otoman si "vajza e një prifti grek". Kjo dëshmi mbi prejardhjen e saj hedh poshtë ndonjë perpjekje sporadike të studiuesve për shndërrimin e saj në "shqiptare ortodokse nga Çamëria".

Roli i Vasiliqisë në fundin e Vezirit nuk ka qene asnje herë i ndriçuar nga burimet e kohes. Me sa duket veprimet e saja ne dobi te Portës së Lartë kanë qenë aq sekrete, sa askush deri më sot nuk ka dyshuar mbi tradhetine e saj, edhe pse dihej se pas renies se Aliut ajo mori papritur në zotërim disa prona të rëndësishme.

Por dëshmia më interesante e raportit britanik bazuar në informacionin e Ministrit te Jashtem Otoman eshte emri i personit që ekzekutoi atë.

Ne kundërshti nga pershkrimi plot ngjyra i Pouqueville për një fund plot lavdi, Ambasadori Britanik e quan vdekjen e Aliut "nje vrasje të pastër".

Dhe jo pa arsye. Pasi la me këmbënguljen e gruas fortesën e tij Aliu u strehua ne nje shtepize te vogel ne Ishullin e Janines, ku priste faljen e premtuar nga Stambolli.

Më shume pak pasues nga te cilet disa po komplotonin per fundin e tij duket se Aliu ishte rrethuar nga tradhtia.

Mohamed Pasha, ekzekutori i Aliut

I përgatitur ndoshta për një betejë përfundimtare, por i genjyer nga te gjithe personazhet që e vizitonin nga kampi kundërshtar, Aliu pret ne audience nje shqiptar mjaft të shquar por shume pak te njohur nga historia. Muhamed Pashën e Moresë i njohur edhe si Dramaliu, i cili ishte Princ i Portës së Lartë.

Me sa duket rangu dhe qenia shqiptar e Muhamedit të Moresë mund të mos kenë ngjallur dyshime te Aliu.

Por ishte pikërisht ky shqiptar, i cili sipas deshmise se Ministrit të Jashtëm Otoman ka ngulur ne trupin e Vezirit plak kamën e Sulltanit duke i dhene fund një jetë plot trazira dhe lavdi.

Të njëjtat rrethana të vrasjes së Aliut si dhe tradhtia e gruas së tij janë publikuar 4 vjet më vonë, në 1826 në një botim ende të panjohur për publikun shqiptar që ka për autor Robert Walsh, ish-prifti i Ambasadës Britanike.

Gravura që shoqëron këtë shënim ka për autor pikërisht Walshin dhe tregon ekspozimin e kokës së Aliut në kamaren e Portës së Lartë.

Walsh, i cili ka vizituar personalisht ekspozenë e kokës së pashait jep një përshkrim me detaje dhe përcakton si datë të kësaj ekspozeje 24 shkurtin e vitit 1822.

The post Letra e zbuluar pas 194 viteve sfidon versionin e historisë mbi fundin e Ali Pashës appeared first on INSAJDERI.

Land Rover sjell modelin e ri Discovery

Posted: 04 May 2017 06:51 AM PDT

Kompania e mirënjohur e auto veturave Land Rover, ka krijuar versionin më të ri të modelit Discovery.

Land Rover Discovery 2017 e cila ka shtatë ulëse, është një veturë luksoze, por edhe për terrene të vështira.

Prodhuesi i makinave tregon se ky model i ri është krijuar për terrene të ndryshme, duke përfshirë trotuarin, terrenin e rrëshqitshëm, terrenin e vështirë, madje edhe ujin. Çmimi i këtij modeli sillet rreth 45 mijë funte.

The post Land Rover sjell modelin e ri Discovery appeared first on INSAJDERI.

Thyen masën e sigurisë për tu takuar me të dashurën

Posted: 04 May 2017 06:45 AM PDT

Një i ri nga Tirana është duke vuajtur 8 muaj burgim për një takim me shoqen e tij. Eduart Leti është shpallur fajtor për largim në cilësinë e të burgosurit nga vendi i qëndrimit, pasi ka thyer masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Leti ishte nën hetim i dyshuar për veprën penale të mashtrimit dhe për shkak të kësaj akuze, Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Por edhe pse vendimi specifikon qartësisht se nuk lejohet të dalësh nga banesa pa marrë më parë leje apo miratimin e autoriteteve, i riu Leti rrezikoi për të takuar një shoqen e tij.

Dhe pikërisht në atë moment, kur të rinjtë po takoheshin policia bëri verifikim në banesën e Letit duke konstatuar mungesën e tij. Nëpërmjet celularit, policia komunikoi me te riun, i cili u tregoi vendin ku po qëndronte bashkë me shoqen e tij, shkruan TopChannel.

Por pavarësisht motiveve, ky veprim i kushtoi të riut arrestimin e menjëhershëm, ndërsa Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 8 muaj burgim për akuzën e largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit.

Në argumentimin e saj, gjykata e cilësoi largimin e të riut nga banesa ku qëndronte në arrest shtëpie, të njëjtë me largimin e të burgosurit nga ambientet e burgut. E ndërsa i riu kishte arritur t'i shpëtonte burgut për akuzën e mashtrimit, ai ra brenda për të takuar shoqen e tij.

The post Thyen masën e sigurisë për tu takuar me të dashurën appeared first on INSAJDERI.

“Paralajmërimi i kryeministrit për rritje pagash po bëhet për blerje votash”

Posted: 04 May 2017 06:36 AM PDT

Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë ku planifikohet rritja e pagave në arsim, shëndetësi e administratë të shtetit.

Sipas tij, kjo po bëhet me qëllim për blerjen e votave të kategorive që Qeveria po planifikon t’ua rrisë me paratë publike.

“Këtë që e bëni tani, nuk ka asnjë dyshim e bëni për blerjen e votave të kategorive që ua ngritët pagat, me paratë publike dhe për ketë nuk keni të drejtë. Pse ngritjen nuk e bëtë në fillim ose në mes të mandatit qeverisës, por në fund të tij”, thotë ai.

Shkrimi i Krasniqit:

VETËM TË PUNËSUART NË ARSIM, SHËNDETËSI E ADMINISTRATË TE SHTETIT  NUK JANË SHTETAS TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS?!

Nuk ka asnjë dyshim, ngritja e pagave në arsim, shëndetësi e administratë të shtetit është lajm i mirë, jo vetëm pse u janë ngritur të ardhurat kategorive të përmendura, por edhe pse është rritur Buxheti i shtetit e cila rritje po e mundëson ketë ngritje të pagave. Pastaj nuk ka asnjë dyshim se ky investim nuk është i mjaftueshëm për sa i përket arsimit dhe shëndetësisë. Këto shërbime publike kërkojnë një përkujdesje shumë herë më të madhe e më të dinjitetshme. Vetëm ngritja e pagave në këto shërbime nuk mjafton! Duhet përkujdesje tjetër! Për një përkujdesje tjetër në diskonim i kishit tri vite. Çka betë deri tani?

Në një situatë të tillë, natyrshëm shtrohet pyetja? Nga viti 2000/2001 e deri me sot, sa herë u janë ngritur pensionet, pensionistëve të moshës dhe atyre që prapa veti kanë vite të tëra të punës? Sa herë u janë ngritur ndihmat kategorive të ndryshme sociale, ku bëjnë pjesë të verbëritë e kategoritë tjera me aftësi të kufizuara? Të gjitha këto kategori dhe të punësuarit në bizneset private, të cilët shfrytëzohet në mënyrën më të egër e pa asnjë mbrojtje institucionale (ligjore)?! Të gjithë këta që u përmenden duke i përfshirë edhe 25.000 familjet që nuk e kanë asnjë të punësuar janë shtetas të Republikës së Kosovës! Si këto kategori ta fitojnë interesimin e qeveritarëve?

Pse, pensionet dhe ndihmat e këtyre kategorive nuk rriten krahas shërbyesve publik dhe atyre të administratës se shtetit?! A nuk duhet edhe këta t'i gëzohen rritjes se Buxhetit të shtetit?! A nuk janë edhe këta kontribuues të këtij Buxheti?

Ketë që e bëni tani, nuk ka asnjë dyshim e bëni për blerjen e votave të kategorive që ua ngritët pagat, me parat publike dhe për ketë nuk keni të drejtë. Pse ngritjen nuk e betë në fillim ose në mes të mandatit qeverisës, por në fund të tij?

Nuk kam asnjë dyshim, kjo mënyrë e praktikë e keqe e qeverisjes duhet të ndërpritet, sa më parë aq më mirë!

The post "Paralajmërimi i kryeministrit për rritje pagash po bëhet për blerje votash" appeared first on INSAJDERI.

PDK në Istog nuk e mbështet Gani Dreshajn për kryetar komune

Posted: 04 May 2017 06:31 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Istog nuk ka lidhur koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet lokale në këtë komunë, të cilat do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Kështu thuhet në reagimin e PDK-së, dega në Istog.

"Rrjedhimisht, nuk e mbështet kandidatin e AAK-së për kryetar të Komunës së Istogut, z. Gani Dreshaj, siç ka deklaruar mbrëmë ky i fundit në një intervistë në 'RTV Dukagjini'", thuhet në reagim.

Dega e PDK-së në Istog thotë se i ka të gjitha strukturat e veta drejtuese  më aktive të cilat janë duke i bërë përgatitjet për zgjedhje dhe se shumë shpejt do të dalin me emrin e kandidatit për kryetar të Istogut dhe listën e kandidatëve për Asamble.

"Me punën dhe angazhimin e të gjitha strukturave dhe me mbështetjen e kryetarit z.Kadri Veseli, Dega e PDK-së në Istog padyshim që është alternativa më e mirë për qytetarët e Istogut në Zgjedhjet Lokale të 2017", thuhet në reagim.

The post PDK në Istog nuk e mbështet Gani Dreshajn për kryetar komune appeared first on INSAJDERI.

Rusia, Turqia dhe Irani arrijnë marrëveshje për Sirinë

Posted: 04 May 2017 06:31 AM PDT

Rusia, Turqia dhe Irani kanë nënshkruar sot një memorandum për të krijuar zona të sigurta në Siri. Por, delegacioni i forcave të armatosura të opozitës siriane e lëshoi takimin duke shprehur zemërim pas një rundi të ri të bisedimeve për paqe të mbajtura në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

Rusia, Turqia dhe Irani veprojnë si garantuese të procesit të paqes të Astanës.

Ministri i Jashtëm i Kazakistanit, Kairat Abdrakhmanov, ka thënë se rundi i radhës i bisedimeve për paqe do të mbahet kah mesi i muajit korrik në Astana.

The post Rusia, Turqia dhe Irani arrijnë marrëveshje për Sirinë appeared first on INSAJDERI.