INSAJDERI: “Insajderi sjell hulumtimin për prapaskenat e “Borea”-s multimilionëshe” plus 19 more

INSAJDERI: “Insajderi sjell hulumtimin për prapaskenat e “Borea”-s multimilionëshe” plus 19 more


Insajderi sjell hulumtimin për prapaskenat e “Borea”-s multimilionëshe

Posted: 18 May 2017 09:16 AM PDT

Sonte në Insajderi, në ora 20:00, publikohet hulumtimi që tregon për prapaskenat në projektin multimilionësh "Borea".

Insajderi ka zbuluar se një sërë veprimesh të dyshimta janë ndërmarrë gjatë tenderimit të projektit të promovuar shumë si sukses i madh nga kryeministri në detyrë Isa Mustafa dhe dy ministrat në detyrë: Abdullah Hoti, kandidat për kryeministër dhe Hykmete Bajrami.

Insajderi ka siguruar raporte financiare të "Filav S.A", kompanisë fituese të tenderit të madh. Aty tregohen detaje që shpërfaqin dyshime të mëdha për favorizim të kësaj kompanie me bazë në Zvicër.

Një datë që figuron në këto raporte ka rëndësi të madhe. Është data 30 nëntor 2016.

The post Insajderi sjell hulumtimin për prapaskenat e "Borea"-s multimilionëshe appeared first on INSAJDERI.

Kryeprokurori ka një plan strategjik dhe një kërkesë për gazetarë

Posted: 18 May 2017 09:13 AM PDT

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka marrë pjesë në tryezën e punës kundër korrupsionit të organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë. Në ketë tryezë kanë marrë pjesë edhe Ambasadori Amerikan,  Greg Delawie, Constantine Soupios, Këshilltar Ligjor në Ambasadën Amerikane, si dhe Jennifer Clarke, nga Sektori për Integritet Publik, Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Në  ketë tryezë Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi , tha se lufta kundër korrupsionit dhe trajtimi i lëndëve të korrupsionit është ndër prioritetet kryesore të Prokurorit të Shtetit. Lidhur me ketë  Lumezi tha se kemi filluar të zbatojmë planin strategjik (2016-2018) dhe planin e veprimit për ngritjen e efikasitetit në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike.

Kryeprokurori Lumezi, theksoi se nëpërmjet punës profesionale, transparencës dhe rezultateve të mira në hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit ne duhet të krijojmë siguri te qytetarët, se ata nuk kanë nevoje të japin ryshfet me qëllim që ti realizojnë të drejtat e tyre.

Gjithashtu, Kryeprokurori Lumezi, ka kërkuar nga prokurorët e shtetit që gjatë hetimeve penale të bëjnë edhe hetime financiare për të identifikuar të ardhurat nga krimi, nga ryshfeti, keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe shkeljet tjera lidhur me korrupsionin, me qëllim që t'i konfiskojmë pasuritë e fituara në mënyrë të kundërligjshme dhe ato ti kthejmë në buxhetin e Kosovës.

"Është i nevojshëm edhe fuqizimi i kapaciteteve profesionale dhe zhvillimi i programeve trajnuese për prokurorë në drejtim të zhvillimit të aftësive hetimore komplekse në fushën e  krimeve financiare, prokurimit publik dhe shpëlarjes së parave" u shpreh Lumezi.

Kryeprokurori Lumezi, theksoi se prokurorët duhet të jenë të pavarur në punën e tyre, kjo nënkupton që duhet të jenë të pavarur nga grupet e  ndryshme të interesit, por edhe nga emrat e përvetshëm të zyrtarëve publik, interesat e të cilave preken gjatë hetimeve dhe vendimeve të prokurorëve.

Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi, ka theksuar se duhet të kemi bashkëpunim të mirë me mediat dhe shoqërinë civile të cilët  janë aleatë kryesore në luftën kundër korrupsionit, pa ndihmën e të cilëve nuk mundë të kemi sukses.

"Mediat dhe të gjitha ata që denoncojnë korrupsionin dhe individët e korruptuar nuk mjafton vetëm të akuzojnë por duhet që japin edhe dëshmi apo informatat e mjaftueshme që do të mundësojnë prokurorëve që të iniciojnë hetimet penale", ka potencuar Lumezi.

Kryeprokurori Lumezi, po ashtu, tha se çelësi i suksesit në luftën kundër korrupsionit qëndron në konfiskimin e pasurisë të përfituar me vepër penale dhe marrja e fuqisë ekonomike krimit.

"Nuk ka dyshim se për të luftuar korrupsionin nevojitet edhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar sepse shpeshherë paratë e fituara nga korrupsioni transferohen apo investohen në botën e jashtme në emër të personave të tjerë dhe tentohet që të bëhet kthimi i tyre prapa në Kosovës si  para të ligjshme" theksoi Lumezi.

Kryeprokurori Lumezi, ndër të tjera tha se dënimi me burg nuk lëvizë seriozisht luftën kundër korrupsionit por duhet të nxirren edhe vendime për ndalimin e ushtrimit të detyrës zyrtare pas vuajtjes së dënimit dhe duhet të ju konfiskohet pasuria e fituar me vepër penale.

 

The post Kryeprokurori ka një plan strategjik dhe një kërkesë për gazetarë appeared first on INSAJDERI.

Ronaldo “kërcënon” Juven, 13 gola në 4 javë

Posted: 18 May 2017 08:37 AM PDT

Juventusi është i paralajmëruar. Kur mbeten edhe pak javë nga finalja e Championsit që do të luhet  në Kardif mes bardhezinjëve dhe Realit të Madridit, Los Blancos mund të krenohen me formën e mrekullueshme të Kristiano Ronaldos.

Fituesi i "Topit të Artë" po kalon një moment vërtetë të artë me Ronaldon që është duke udhëhequr Realin drejt një fundi sezoni fantastik me golat dhe paraqitjet e tij në fushë. Ky i dy muajve të fundit është ndoshta Kristiano më i mirë i të gjitha kohërave. Në moshën 32-vjecare, CR7, po shfaqet më deciziv se kurrë për Los Blancos që synojnë ta mbyllin sezonin me dy trofe La Ligan dhe Championsin.

Në Vigo ndaj Seltës, Ronaldo shënoi një dygolësh për ta afruar skuadrën e Zidane gjithnjë e më shumë me fitimin e titullit kampion. Vetëm në muajin e fundit, 4-herë fituesi i Topit të Artë, ka realizuar plot 13 gola. Mes viktimave rë preferuara të CR7-tës, janë edhe Bayern i Mynihut dhe Atletico e Madridit.

Pas një fillimi jo shumë pozitiv të sezonit, Kristiano ka shpërthyer në momentin më të rëndësishëm për tu treguar të gjithëve se kush është dhe se i meriton, 4 Topat e Artë që ka fituar në karrierë, përcjell gazeta-shqip.

Përballë mbrojtjes së Juventusit as një si ai sdo ta ketë të thjeshtë, por në një Ronaldo në formë të tillë, e sigurtë është që Reali do të ketë më shumë shanse për të triumfuar në Cardiff.

 

The post Ronaldo "kërcënon" Juven, 13 gola në 4 javë appeared first on INSAJDERI.

KQZ ka pranuar 2 mijë aplikime nga diaspora për të votuar

Posted: 18 May 2017 08:20 AM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më sot ka pranuar rreth 2 mijë aplikime nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më sot ka pranuar rreth 2 mijë aplikime nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Kështu bëri të ditur sot në mbledhjen e KQZ-së Enis Halimi, kryeshef i SKQZ-së.

" Deri më tash, rreth orës 13 kemi bërë prerjen, kemi pranuar 1716 aplikacione, nga të cilat 1437 janë aprovuar, 219 e kanë statusin të pezulluar në mënyrë që kushtimisht themi as të pranuar as të refuzuar por në pritje për t'u plotësuar dokumentacioni, 1 aplikues është refuzuar dhe 118 aplikacione janë të ashtuquajtura pa status të cilat janë duke i rivlerësuar dhe duke u riproceduar në të njëjtën kohë" , tha ai.

Ai njoftoi KQZ-në se aktualisht është duke u zhvilluar procesi i krijimit të Listës Votuese e cila bazohet në ekstraktin e Regjistrit Qendror Civil si dhe tregoi se janë më pak se 5 mijë votues me dokumente të skaduara të identifikimit dhe se ky numër po zvogëlohet çdo ditë e më shumë.

Anëtar i KQZ-së, Betim Gjoshi, tha se votimi jashtë vendit është duke shkuar mirë si proces si dhe u shpreh se ata që dëshirojnë të votojnë nga diaspora kanë të drejtë aplikimi deri më 22 maj.

" Për mua është në rregull që ora 12 e natës të datës 22 të jetë afati i fundit por edhe ne do të jemi të shpejtë që mos me i vonua në kthimin e përgjigjeve, besoj që është duke u punuar paralelisht me iu kthye përgjigje atyre që kanë aplikuar deri më tash suksesshëm që mos me u vonua me zënë afatin e votimit", u shpreh ai.

Në këtë mbledhje u shtrua edhe çështja e identifikimit të personit që voton.

Anëtari i KQZ-së Adnan Rrustemi tha se është e domosdoshme që të dhënat që përmban karta e identifikimit të votuesit duhet të jenë identikisht të njëjta me Listën Përfundimtare e Votuesve.

Sipas tij, po identifikohet edhe një problem në përzierjen e dokumenteve të vlefshëm të identifikimit për shkak se sipas tij,  votuesit me kartelë të refugjatit nuk do të duhej të votonin brenda vendit.

" Nëse je refugjat ti nuk je këtu, kjo vlen për votuesit jashtë vendit. Ligji dhe ligjvënësi i ka rendit në të njëjtin vend për shkak që i rendit dokumentet e identifikimit në tërësi për të drejtën e votës por, praktika i ndan ata që janë me karta të refugjatëve dhe me kartela të personave të zhvendosur e përdorin për me votua nga jashtë vendit se nuk munden me votua brenda vendit kur nuk janë këtu, nuk ka logjike kjo", u shpreh Rrustemi, njofton RTK.

Ndryshe, në mbledhjen e së enjtes KQZ-ja legjitimoi me anë të votimit fletudhëzimin e njëjtë që është përdorur në zgjedhjet e fundit.

 

The post KQZ ka pranuar 2 mijë aplikime nga diaspora për të votuar appeared first on INSAJDERI.

Milaim Zeka dikur thoshte se Limaj vepron si kali i Balit Fekë në Llaushë

Posted: 18 May 2017 07:44 AM PDT

Gazetari Milaim Zeka, i cili të enjten zyrtarizoi aderimin tek Nisma për Kosovën, në të kaluarën nuk kursente akuzat në drejtim të kryetarit të këtij subjekti, Fatmir Limaj.

Në shkurt të vitit 2016, duke komentuar protestën e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, ai e cilësonte me ironi Limajn si partizan të anti-korrupsionit.

Thoshte se Fatmiri "me company" e ka shkatërruar pronën publike dhe se po blente gazetarë.

"Krejt në fund të prononcimeve, fjalën e mori partizani antikorrupcion, dhe njeriu për “shtet ligjor”, Fatmir Lima. Nuk diti çka me folë pos që e leshoi një grusht miza, bash si kali i Balit Feke ne Llaushë, duke thëne që 'ju te RTK se, keni problem me Derzhaven'!…Mirë e ka Fatmiri. RTK-në e ka si arat e babës. Saherë ka dashtë ka ardhë dhe vjen në RTK", shkruante Zeka.

"Ama krejtë pronën publike e ka shkatërru bash Fatmiri me company.  Veç RTK-ja ka mbetë pa shkatërru përfundimisht. Shkatërrojeni edhe këtë. Të gjithë keni krijuar mediume private. Te gjithë keni ble e po bleni gazetarë. Veq përpara. Kopjoni piratet Ilir. Nisjani me kalle e me shkatërru si Kmeteret eKuq ne Kambogjia. Veç përpara drejte shkatërrimit. Ju fytyre s'keni. Prokurorit dhe Zotit nuk i frikoheni!".

Kurse në prill të vitit të kaluar, teksa komentonte një dokumentar të Gazetës Express që shpërfaqte pasurinë e ish-komandantëve të UCK-së, Zeka akuzonte edhe Limajn si një nga ata që kanë përfituar pas luftës.

"Mirë ish kanë, që ju fukarenjte dhe të papunët, të mos e shikoni këtë dokumentar. Ndalohet rreptësisht të shikohet nga invalidët e luftës, dhe ata djem dhe vajza që kane luftu me shpirt për këtë vend, po qe nuk kane cigare për të pi. Ndalohet sidomos për Fatmir Limen, te cilit i “dhimti” zemra për shpenzimet e presidentit Thaçi", ka shkruar ai.

"Shikoni se sa ka shpenzuar djali i tij ne Amerikë, po edhe të tjerët, hic udhën nuk ia leshojnë njeri tjetrit…"./Insajderi.com


The post Milaim Zeka dikur thoshte se Limaj vepron si kali i Balit Fekë në Llaushë appeared first on INSAJDERI.

Kërcënohet zyrtarja ligjore e AKP-së në Pejë

Posted: 18 May 2017 07:39 AM PDT

Agjencia Kosovare e Privatizimit njoftoi se dje në Gjykatën Themelore në Pejë është kërcënuar zyrtarja Ligjore e AKP-së nga një person privat, që është palë pretenduese për pronë shoqërore, për të cilin rast është duke u zhvilluar proces gjyqësor.

Rasti ka ndodhur në korridor të Gjykatës, pas daljes nga seanca gjyqësore ku po shqyrtohej pretendimi i palës, përderisa zyrtarja ligjore ishte përfaqësuese e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

"AKP dënon fuqishëm kërcënimin ndaj zyrtares së saj ligjore në objektet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe pret ndërmarrjen e masave të duhura ligjore nga organet përgjegjëse për ofrimin e kushteve të sigurisë fizike për zyrtarët e saj që përfaqësojnë interesat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit në procese gjyqësore", thuhet në njoftimin e AKP-së.

Agjencia konsideron se cenimi i autoritetet të Agjencisë dhe zyrtarëve të saj është atak i drejtpërdrejt ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Agjencia Kosovare e Privatizimit është organ i pavarur publik i cili i ushtron funksionet dhe përgjegjësitë e administrimit me Ndërmarrjeve Shoqërore sipas Ligjit Nr. 04/L-034 të miratuar nga në Kuvendit i Republikës së Kosovës.

The post Kërcënohet zyrtarja ligjore e AKP-së në Pejë appeared first on INSAJDERI.

I aderuari në Nismë para disa ditëve, sot kaloi në Vetëvendosje

Posted: 18 May 2017 07:23 AM PDT

Avni Tafili, i cili kishte aderuar ditë më parë në Nismën për Kosovën, ka braktisur këtë subjekt politik pas koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ndërsa sot Tafili zyrtarizoi aderimin e ri në Lëvizjen Vetëvendosje.

Tafili kishte dalur menjëher kundër koalicionit PDK-AAK-Nisma, pasi kjo e fundit u zyrtarizua të martën në sekondat e fundit kur edhe do të përfundonte afati i koalicioneve parazgjedhore.

Koalicionin PDK-AAK-Nisma, Tafili e kishte quajtur si marrëveshje kundër Kosovës dhe perspektivës së saj.

"Koalicioni AAK-NISMA me PDK, marrëveshje kundër Kosovës dhe perspektives se saj. Kundër lirisë, kundër drejtësisë, kundër zhvillimit, pro hajnisë, tradhtisë e mashtrimit. Shpresoj, pas kësaj pabesie, të bojkotohet masovikisht ky Koalicion!", kishte shkruar Tafili në llogarinë e tij në Facebook.

Tafili nga Partia e Drejtësisë kishte kaluar në atë të Nismës më 21 prill të këtij viti ndërsa tani i takon Lëvizjes Vetëvendosje./Insajderi.com

 

The post I aderuari në Nismë para disa ditëve, sot kaloi në Vetëvendosje appeared first on INSAJDERI.

Xavi: Topi i Artë duhet të shkojë për Buffon

Posted: 18 May 2017 07:07 AM PDT

Topi i Artë duhet të shkojë për Buffon. Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka shprehur opinionin e tij në lidhje me finalen e  Champions League, Juventus-Real Madrid. 37-vjecari parashikon një përballje interesante, ku shanset janë 50 me 50, por sipas tij bardhezinjtë janë favoritë, pasi ata kanë një skuadër kompakte dhe poriteri i Zonjës së Vjetër e meriton një trofe të tillë në karrierën e tij dhe më pas të pasohet më një tjetër sic është ai i Topit të Artë.

"Juventusi është një skuadër e madhe, këtë gjë e treguan duke eleminuar Barcelonën. Mbrojtja është një plus më shumë për ta. Shanset për fitimin e Champions League janë 50 me 50. Personalisht shpresoj të triumfojë Juventusi, për shkak të Buffon i cili e meriton plotësisht një trofe të tillë e më pas të regjistrojë një tjetër sukses, atë të Topit të Artë."

Më pas Xavi u ndal edhe tek gara në La Liga. Ai e sheh si të pamundër dështimin e Realit të Madridit në xhiron e fundit të kampionatit, nëse një gjë e tillë ndodh do të ishte një mrekulli për Barcelonën, por shanset janë pothuajse zero, njofton supersport.al.

"Në javën e fundit në kampionat Reali do të ndeshet më Malagën, një kundërshtarë i vështirë, por shanset janë të pakta që Reali të gabojë. Barcelonës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të presë sezonine ardhshëm për ta fituar La Ligën."

 

The post Xavi: Topi i Artë duhet të shkojë për Buffon appeared first on INSAJDERI.

Labinotë Demi-Murtezi i bashkohet AKR-së

Posted: 18 May 2017 07:07 AM PDT

Aleanca Kosova e Re përmes një komunikate për medie ka njoftuar se kësaj partie i janë bashkuar ish-deputetët Labinotë Demi-Murtezi dhe Amir Ahmeti.

"Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në zyrat e AKR-së Labinotë Demi–Murtezin si dhe Amir Ahmetin, kryetar i Nismës për Drejtësi dhe Zhvillim, më të cilët ka nënshkruar një marrëveshje për t'iu bashkuar listës për deputetë të Aleancës Kosova e Re për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2017", thuhet në njoftimin e AKR-së.

AKR ka konfirmuar se dy prurjet e reja në parti do jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputet të Kosovës.

"Labinotë Demi-Murtezi dhe Amir Ahmeti, do të jenë pjesë e grupit parlamentar të AKR-së në Kuvendin e Kosovës, bashkë me partnerin e AKR-së LDK-në dhe të tjerët. Për palët e nënshkruara lider i kësaj liste është Behgjet Pacolli", thuhet në njoftim.

Labinotë Demi-Murtezi dhe Amir Ahmeti më herët ka qenë pjesë e Partisë së Drejtësisë./Insajderi.com

The post Labinotë Demi-Murtezi i bashkohet AKR-së appeared first on INSAJDERI.

11 kryeministrat e Greqisë me origjinë shqiptare

Posted: 18 May 2017 06:59 AM PDT

Gjatë historisë arvanitasit kanë dhënë kontribut në të gjithë fushat e jetës politike dhe kulturore të Greqisë. Ata shënojnë majën më të lartë, piramidën politike greke dhe ishte kontributi i tyre që i dha lavdi Greqisë së Re.

Me ndihmën e historianit Arben Llalla dhe të Arkivës së Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë do të udhëtojmë në biografinë e emrave më të njohur shqiptarë që udhëhoqën institucionet qeveritare greke ndër vite.

Sipas historianit Llalla, arvanitasit kanë dhënë një kontribut të madh në të gjitha fushat e jetës politike dhe kulturore të Greqisë. Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shndritshëm, që i dhanë lavdi Greqisë së Re.

Por sot pozicioni i gjuhës, kulturës dhe i traditave të tyre nuk e meritojnë vendin që u ka lënë shtetin grek.

Ku çdo gjë që ka lidhje me arvanitasit fshihet, izolohet dhe konservohet nëpër bodrumet e harresës për të mos dalë më në dritë e vërteta e atyre që janë zotër të Greqisë.

1- Gjergj KUNDURIOTI (1782-1858) lindi në ishullin e Hidrës. I takon familjes së Kunduriotëve që ia dhanë shumë kryengritjes së 1821. Tok me vëllanë Llazarin, dhanë shumën prej 1.948.158 franga ari (4/5 të pasurisë së tyre) për mbështetjen të Kryengritjes të 1821. Ishte Kryetar i Greqisë në periudhën 11.10.1824-6.2.1825. Kryetar dhe anëtar i Komisionit Drejtues më 1832. U zgjodh kryetar i mbledhjes së Pleqërisë së parë(1844-1845), të mbledhjes së Pleqërisë së dytë(1845-1846), dhe të mbledhjes së tretë(1846-1847). Në janar të 1844 u bë kryeministër dhe ministër i Marinës.

U bë kryeministër përsëri në vitin 1848, dhe dha dorëheqjen për shkak të mospajtimit me mbretin Otton. Në vazhdim ishte deputet dhe kryetar i Kuvendit të mbretërisë së Greqisë më 1856. Vdiq më 1858 në ishullin e Hidrës.

2- Andon KRYEZIU (1796-1865) lindi në ishullin e Hidrës më 1796. Familja e tij kishte ardhur në ishull në shekullin XVII. Rrënjët e fisit të Kryezinjve gjenden në fshatin arvanitas Krieza të Eubesë jugore. Qysh në fillim të luftës së 1821 luftoi gjithnjë në vijën e parë dhe si dorë e djathtë e admiral Andrea Miauli. Më 1836 bëhet ministër i Marinës detare greke, më vonë bëhet krye kujdestar i oborrit të mbretit Otton dhe zgjidhet kryeministër në 1842-1844, dhe në vitin1849-1854. Gjatë periudhës që ishte kryeministër zgjidhi problemin e madh kishtar të asaj kohe me shpalljen e Kishës Autoqefale Greke më 1850 duke e shkëputur përgjithmonë nga qendra e fesë ortodokse në Stamboll. Ishte i pari njeri që u bë nënadmiral i Marinës greke dhe u caktua adjutant i mbretit Gjeorgjit të parë të Greqisë. Vdiq më 1865 në Athinë dhe u varros me nderime të veçanta të mëdha.

3– Dhimitër VULGARI (1801-1877) lindi më 1801 në ishullin e Hidrës. Ishte bir i beut të Hidrës, Gjeorgjio Vulgarit. Në moshën 17 vjeç u bë anëtar i Këshillit të Hidrës dhe më 1822, u zgjodh kryetar i përfaqësisë së Hidrës, u bë dhe drejtues i anijes luftarake në ishull. Më 1826 ishte prokuror i Hidrës dhe më 1848 u bë ministër i Ekonomisë.

Ishte kryeministër nga viti 1855-1857, 1862-1863, 1863-1864, 1868-1869, 1871-1872, dhe nga 1874-1875. Gjatë periudhës që ishte kryeministër u bë bashkimi i Shtat Ishujve me Greqinë, dhe mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës.Vdiq më 1877 në Athinë.

4-Athanas MIAULI (1815-1867) lindi në ishullin e Hidrës më 1815 dhe ishte djali i të lavdishmit Andrea Miaulit. U rrit pranë babait në det dhe mësoi në anije Fregatë shkrim e këndim në gjuhën greke nga Filip Joanu. Ai mbaroi Fakultetin Ushtarak të Mynihut në Gjermani dhe shërbeu si oficer i marinës greke. U bë adjutant i mbretit Otton dhe ministër i Marinës në vitin 1855. Kryeministër i Greqisë u zgjodh nga viti 1857-1862. Vdiq në Paris të Francës në vitin 1867.

5- Pavlo KUNDURIOTI (1855-1935) lindi në ishullin e Hidrës më 1855. Pavloja ishte nipi i Gjeorgjio Kunduriotit dhe bëri karrierë si oficer i Marinës, me një veprimtari të gjerë. Në vitin 1905 u bë adjutant i mbretit Gjeorgjio i Parë, në prag të luftës së 1912 u bë komandant i flotës së Egjeut dhe në vazhdim u bë nënadmiral.

Pushtoi ishujt Limons, Tenedos, Tasos, Samothraqit, Psara dhe Mitilini. Mundi flotën turke në dhjetor të vitit 1912 dhe në janar 1913.

Më 1915 u zgjodh ministër i Marinës dhe më 1916 anëtar i Treshes arvanitase Venizellos, Dangëlliu, Kundurioti që drejtonte lëvizjen më 1917, dhe u bë ministër i Marinës. Më 1920 u bë mëkëmbësi i mbretit të Greqisë dhe më 1923 u bë Kryetar i parë i Republikës Greqisë deri më1926. Në vitin 1926 u zgjodh Kryetar i Republikës Greke arvanitasi tjetër Teodoros Pangallos. Në vitin 1929 u rizgjodh përsëri Kryetar i Republikës së Greqisë dhe dha dorëheqjen për shkaqe shëndetësore në dhjetor të vitit 1929. Vdiq më 1935 në Faliro të Greqisë.

6- Petro VULGARI (1884-1957) lindi në ishullin e Hidrës më 1884. Ishte oficer i Marinës në Luftërat Ballkanike dhe mik i ngushtë i Pavlo Kunduriotit. U bë në periudhën 1926-1935, komandant i përgjithshëm i aviacionit të marinës, komandant i bazës së nëndetëseve dhe më vonë atashe ushtarak në Ankara të Turqisë. U bë ministër i Aviacionit në Qeverinë e Lindjes së Mesme, dhe nga 8-4-1945 e deri më 17-10-1945 u bë kryeministër i Greqisë. Nuk pranoi kurrë shpërblimet për detyrën si kryeministër. Ai vdiq në Athinë më 1957.

7- Diomidh QIRIAKO (1811-1869) lindi në ishullin e Specas në vitin 1811. Familja Qiriako i dha shumë Kryengritjes të 1821. Vëllai i tij, Jani Qiriako ishte nënadmiral i flotës së ishullit të Specas dhe u vra në luftën e Mesollogjis.

Diomidhi studioi për drejtësi në Universitetin e Pizës dhe të Parisit. Më 1835 u bë prokuror i Gjyqit të Shkallës së Parë. Në vitin 1840 u zgjodh i plot fuqishëm i ishullit të Specas. Ishte redaktori kryesor i Kushtetutës të vitit 1843 dhe qysh nga viti 1851 ishte profesor i së Drejtës Kushtetuese.

8- Emanuil REPILI (1863-1924) lindi më 1863 në Kranidhi. Studioi për drejtësi dhe u mor dhe me gazetari. Ishte kryeredaktor i gazetës "Akropol" dhe ishte artikullshkruesi special për më se një dekadë. U bë ministër i Jashtëm më 1910 dhe më 1913, në krah të kryeministrit Elefterios Venizellos. Ai mori administrimin e përgjithshëm dhe organizimin e Greqisë së Veriut. Në vitin 1925 u zgjodh ministër i Ekonomisë dhe më 1916 ministër i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i qeverisë. Si ministër i Jashtëm përpunoi dhe arriti të votohet ligji për Bashkitë dhe Komunat që tregonte sistemin e drejtimit të bashkive dhe komunave. U zgjodh kryeministër më 21-8-1917 deri 28-8-1917, dhe nga 19-10-1917deri 3-1-1918. Vdiq në Kranidhi më 1924.

9- Aleksandër KORIZI (1885-1941) lindi më 1885 në ishullin e Poros. Studioi për Drejtësi dhe në vitin 1903 u emërua nëpunës në Bankën Kombëtare Greke. U bë drejtor i kësaj banke më 1921 dhe nëndrejtor i saj më 1928. Në vitin 1929 krijoi Bankën Bujqësore dhe ishte i pari drejtor i saj. Më 1936 u bë ministër i Komunikacionit dhe më 1939 u bë përsëri drejtor i Bankës Kombëtare Greke. Me vdekjen e kryeministrit Metaksait në janar të vitit 1941, kur askush nuk ndërmerrte qeverisjen e Greqisë, mori detyrën e kryeministrit më 19-1-1941, dhe më 18 prill 1941, pas një mbledhje të vështirë të Këshillit të Ministrave, kur u kthye në shtëpi, vrau veten.

10- Kiço XhAVELl (1801-1855), në s'është më i rëndësishmi i fisit të madh Suljot të Xhavellave, është gjithsesi, më i rëndësishmi i Xhavellave që morën pjesë në Revolucionin e 1821. Xhavella më i rëndësishëm cilësohet Fotoja, për të cilin Kollokotroni thoshte: "Marko Boçari nuk kapej, por Fotoja ishte përsosmëria. Kiço Xhavella u rrit në Korfuz, ku ishin shpërngulur suljotët pas pushtimit të Sulit nga Ali Pasha. Më 1820 rikthehet në Sul pas marrëveshjes të suljotëve me Aliun dhe shpallet kapedan në moshën 19 vjeç. Shkonte në Itali me detyrë të siguronte municione, por kur u kthye, Ali Pasha ishte vrarë dhe suljotët, u shkulën përse dyti nga Suli prej turqve të Sulltanit. Xhavella shkon në Etolakanani dhe merr pjesë në të gjitha betejat e rrethinës, qoftë nën komandën e Marko Boçarit qoftë dhe vetëm. Kur Gjeorgji Karaiskaqi u bë kryegjeneral i Rumelisë, Kiço Xhavella me suljotët e ndoqën pas, pavarësisht nga kundërshtimet fillestare. Më 1835 mbreti Othon e bëri nëngjeneral dhe Mbikqyrës i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe adjutant të vet. Kiço Xhavella shërbeu si prokuror, kryegjeneral pas vdekjes së Karaiskaqit, ministër i mbrojtjes më 1844. Më 1847-1848 ishte kryeministër. Vdiq më 1855 në Mesologgji.

Sot pjesëtarët e fisit të Xhavellave i kemi në Shqipëri, Greqi, ShBA dhe Australi. Ata që jetojnë në Shqipëri e kanë ndryshuar mbiemrin nga Xhavella në Tasho. Trashëgimtarët e fisit të Xhavellave çdo 6 gusht mblidhen në Melesin në kishën e Shën Sotirit ku festojnë së bashku dhe kujtuar të parët e tyre. Xhavellasit kanë qenë pjesëtarë edhe të gardës së Skënderbeut.

11.Jonani Teodor KOLOKOTRONI (1804-1868) lindi më 1804 në Zakintho. Që në moshë të re 17 vjeçare mori pjesë në kryengritjen kundra turqve. Mori pjesë në disa beteja të mëdha për çlirimin e Greqisë si në Tripoli, Navplio, dhe luftoi përkrah arvanitasit Gjeorgjio Karaiskaqit deri në vrasjen e tij. Pas kësaj Joani u kthye në Peloponezi për të luftuar edhe aty kundra turqve. Ishte mik i arvanitasit tjetër Joani Kapodistrisë dhe u burgos më vonë nga kundërshtarët politik që kundërshtoni ardhjen e mbretit Otton. Në vitin 1836, kur Greqinë e udhëhiqte mbreti Otton ishte gjeneralmajor i ushtrisë së tij.

U zgjodh Kryeministër i Greqisë në vitin 1862 dhe luftoi për të mbrojtur mbretin Otton të cilët kundërshtarët politik donin ta rrëzonin nga pushteti. Me largimin e mbretit Otton nga fronti mbretëror u largua për në Itali. U rikthye në Greqi pas ardhjes të mbretit Gjeorgjit të Parë. Vdiq më 20 maj 1868

The post 11 kryeministrat e Greqisë me origjinë shqiptare appeared first on INSAJDERI.

Vuçiq: Pjesëmarrja e Haradinajt në dialog do të ishte poshtëruese për Serbinë dhe BE-në

Posted: 18 May 2017 06:58 AM PDT

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të enjten që do të ishte poshtëruese dhe shkatërruese së pari për BE-në që Ramush Haradinaj të jetë pjesë e delegacionit nga Prishtina në Bruksel, përderisa beson që BE-ja nuk do të mund ta ndalë këtë.

Vuçiq tha se do të ishte jashtëzakonisht shkatërrimtare dhe poshtëruese për Serbinë dhe për BE-në që dikush të ketë kryer krime kaq të rënda të marrë pjesë në negociata, njofton Insajderi.

Presidenti ardhshëm i Serbisë, Vuçiq ka komentuar me fjalë të zgjedhura për Behgjet Pacollin duke thënë se është pjesë e koalicionit që favorizohet nga amerikanët.

"Në Prishtinë, para zgjedhjeve, janë dy rryma, njëra është linjë e UÇK-së dhe tjetra është përkrahje direkt amerikane për Pacollin", ka thënë Vuçiq, njofton, novisat.rs.

Vuçiq ka thënë më tutje gjasat më të mëdha i ka koalicioni i UÇK-së se ai pro amerikan i Behgjet Pacollit.

Vuçiq më tutje kërkoj të mos flitet për fyerjet e Ramush Haradinajt por për mos themelimin e asociacionit i cili nuk po ndodhë tash e katër vite./Insajderi.com

The post Vuçiq: Pjesëmarrja e Haradinajt në dialog do të ishte poshtëruese për Serbinë dhe BE-në appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet kosovari në Gjermani për vrasje të sirianit

Posted: 18 May 2017 06:51 AM PDT

Një shqiptar 24-vjeçar nga Kosova është arrestuar në qendër të Paderbornit në Gjermani dhe akuzohet për veprën penale "vrasje të mbetur në tentativë", shkruan tage.24.de.

Ai tani është dërguar në paraburgim.

Një grup shqiptarësh dhe sirianësh kishin pasur mosmarrëveshje më 5 maj, rreth orës 16:00 të ditës, përcjell albinfo.ch.

Përveç 24-vjeçarit nga Kosova, pjesëmarrës ishin edhe katër shqiptarë tjerë nga mosha 19 deri më 23 vjet, kurse në anën e viktimës ishin edhe tre sirianë. Përveç sirianit 18-vjeçar, i cili ishte plagosur, edhe dy sirianë tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta.

Hetimet po vazhdojnë për të gjitha palët e përfshira.

 

The post Arrestohet kosovari në Gjermani për vrasje të sirianit appeared first on INSAJDERI.

CNN: Shteti Islamik, celulë të re për armët kimike

Posted: 18 May 2017 06:42 AM PDT

Shteti Islamik po krijon një celulë të re për armët kimike, të përbërë nga të gjithë ekspertët e tij në këtë fushë, të cilët vijnë nga Iraku dhe Siria.

Kështu pretendojnë shërbimet inteligjente amerikane, të cituara nga CNN.

Celula, sipas burimeve të rrjetit informativ amerikan, përbëhet nga specialistë që nuk kanë punuar kurrë së bashku dhe e ka bazën në një zonë të kontrolluar nga ISIS në Siri, në luginën e lumit Eufrat, mes lokaliteteve Majadin dhe Kaim, jo shumë larg kufirit iraken.

Zona në fjalë, vijon raportimin e tij CNN, është de fakto kryeqyteti i ri i Shtetit Islamik për shkak të presionit të fortë ushtarak të ushtruar ndaj tij në Raka nga ana e forcave të koalicionit dhe atyre lokale.

Sipas ekspertëve amerikanë, ISIS po konsolidon njohuritë e tij sa i përket armëve kimike, për të përforcuar kapacitetet me qëllim mbrojtjen e atyre pak bastioneve të mbetura.

Një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga SHBA, Ryan Dillon nuk ka konfirmuar lajmin në fjalë, por i ka thënë rrjetit informativ se në të kaluarën ISIS ka përdorur agjentë kimikë të nivelit të ulët.

"E dimë që ISIS është i gatshëm të përdorë armët kimike, ndaj nuk duam që të bëhen të zotë në këtë fushë", ka thënë Dillon.

The post CNN: Shteti Islamik, celulë të re për armët kimike appeared first on INSAJDERI.

Milaim Zeka zyrtarizon aderimin në NISMA

Posted: 18 May 2017 06:36 AM PDT

Gazetari, Milaim Zeka ka aderuar sot në partinë, NISMA për Kosovës.

Gjatë konferencës ai ka thënë se arsyeja pse ai është futur në politikë është që ti ndimojë gazetarëve dhe të bëjë kritika ndaj kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Ramush Haradinaj.

"Unë kam lyp diçka shumë të thjeshtë, që Milaimin mos me shit, që me kon kritik në parlamentin e Kosovës ti bëhet kritikat më të ashpra kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Ramush Haradinaj, ti ndihmoj gazetarëve, grave dhe fëmijëve", ka thënë Zeka.

Ai është shprehur se "deri në vdekje, Adem Jashari do të jetë Muhameti im, Krishti im ndërsa UÇK-ja do të jetë Kurani dhe Bibla jem". /Insajderi.com

The post Milaim Zeka zyrtarizon aderimin në NISMA appeared first on INSAJDERI.

Bordet e ndërmarrjeve publike në duar të politikës

Posted: 18 May 2017 06:32 AM PDT

Partitë politike në Kosovë, të cilat vijnë në pushtet, në vazhdimësi kanë emëruar anëtarë të partive të tyre në bordet e ndërmarrjeve publike, duke iu shkaktuar dëme të mëdha dhe duke i politizuar ato, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.

Marrëveshjet për ndarjen e posteve në ndërmarrjet publike, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, bëhen edhe përmes marrëveshjeve të partive politike për koalicione qeverisëse.

Agron Demi, analist i politikave në Institutin për Hulumtime të Avancuara GAP, thotë se bordet e ndërmarrjeve publike kanë qenë të politizuara që nga momenti kur këto ndërmarrje kishin kaluar nga UNMIK-u tek institucionet e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë.

"Në fund të vitit 2008, qeveria e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës, pati vendosur pothuajse në të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike militantë të koalicionit qeverisës me një shumicë të PDK-së. Atëherë kishte intervenim të ndërkombëtarëve dhe ishin bërë disa ndërrime të vogla, por politizimi kishte vazhduar deri në qeverisjen e cila është në largim", thekson Demi.

Procesi i emërimit të anëtarëve të bordit, sipas Ligjit, duhet të kryhet në procedurë të hapur, transparente dhe konkurruese, e cila ka për qëllim që të gjitha emërimet të bëhen ekskluzivisht në bazë të meritës.

Por, të gjitha këto procedura thotë, Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet "Çohu", nuk janë përfillur.

Demhasaj thotë për Radion Evropa e Lirë se në bazë të hulumtimeve që organizata e tij i ka bërë është vënë në pah se në ndërmarrjet publike janë emëruar 'militantë të partive politike të cilat kanë qenë të pushtet'.

"Se si duhet të rregullohet kjo çështje? Kjo bëhet vetëm nëse në legjislaturën e ardhshme bëhet një ligj i cili rreptësisht e ndalon që njerëz që kanë pasur të kaluar politike dhe që janë pjesë e këtyre strukturave t'u pamundësohet të vinë në pozicione të tilla".

"Përndryshe nëse do të vazhdojë të mbetet në vullnetin e partive politike që janë në qeveri, që të mos emërojnë njerëzit e tyre nëpër borde, kjo nuk do të ndalet asnjëherë pasi që partitë politike i shohin këto ndërmarrje si mundësi për punësim të militantëve të tyre në ato borde. Përmes atyre njerëzve arrijnë të kontrollojnë këto agjenci dhe kompani publike", thekson Demhasaj.

Në anën tjetër, Agron Demi, analist i politikave në Institutin për Hulumtime të Avancuara GAP, thotë se vetëm qeveria e cila është në largim kishte zëvendësuar mbi 80 anëtarë të bordeve e të cilat u ndanë në mënyrë të barabartë nga partnerët e koalicionit.

Demi thotë se si shoqëri civile kishin evidentuar shkelje të ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe kishin kërkuar në vazhdimësi ndalimin e praktikës së shkeljes së ligjit dhe anulimin e vendimeve të paligjshme.

Kjo praktikë e emërimit të njerëzve të partive politike në këto ndërmarrje publike shton Demi, fatkeqësisht do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

"Tani kemi hyrë në zgjedhje të reja ku priten koalicione të reja qeverisëse dhe është shumë e mundur që pjesë e atyre koalicioneve përveç posteve qeveritare të përfshihen edhe ndërmarrjet publike, pasi që në këtë formë pritet që të arrijnë të krijojnë koalicione qeverisëse duke krijuar vende të punës apo pozita të reja të punës për militantët e tyre partiak, e që vetëm në ndërmarrjet publike mund të sistemohen diku rreth 200 anëtarë të partive", thekson Demi.

Vendet më të preferuara për punësim në Kosovë vazhdojnë të mbesin bordet e ndërmarrjeve publike për shkak të vlerës së lartë të pagave dhe përfitimeve të tjera. Në çdo konkurs, numri i aplikuesve është shumë i madh./Insajderi.com

The post Bordet e ndërmarrjeve publike në duar të politikës appeared first on INSAJDERI.

Në New York shitet piktura me çmimin më të shtrenjtë

Posted: 18 May 2017 06:15 AM PDT

Në ankandin e hapur “Arti i pasluftës dhe arti bashkëkohor”, të mbajtur në New York të SHBA-ve, veprat e disa autorëve janë shitur për 448 milionë dollarë.

Në shtëpinë e ankandit Christie për shitje janë ofruar veprat e disa artistëve në mesin e të cilave ishin Cy Twombly dhe Francis Bacon.

Piktura e Twombly “Akulli dhe Mjellma” e punuar në vitin 1962 me dimensionet 191×200 cantimetra me ngjyra vaji, me laps dhe ngjyra dylli u shit për 52.8 milionë dollarë, e cila ishte edhe vepra më e shtrenjtë e mbrëmjes.

Interes të madh ka tërhequr edhe vepra e Bacon-it “Tre punë për portretin e George Dyer” nga viti 1963, e cila u shit për 51.7 milionë dollarë.

“La Hara”, vepra e artistit Jean-Michel Basquiat, të realizuar në vitin 1981 është shitur për 35 milionë dollarë.

Për 18.7 milion dollarë është shitur vepra e Andy Warhol “Darka e Fundit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ankandin, i cili zgjati më pak se dy orë janë ofruar 71 vepra dhe është realizuar shitje prej 448 milionë dollarë, ndërsa vitin e kaluar në të njëjtën kategori është arritur shitje prej 318.8 milionë dollarë.

Përveç kësaj, piktura e Mark Grotjahn është shitur për 16.7 milionë dollarë, ajo e David Salle për 583 mijë dollarë amerikan ndërsa vepra e skulptorit Robert Gober u shit për 4.5 milionë dollarë që paraqet rekord të ri personal të artistit.

The post Në New York shitet piktura me çmimin më të shtrenjtë appeared first on INSAJDERI.

Arrestohen dy të dyshuar për nxitje të urrejtjes

Posted: 18 May 2017 06:13 AM PDT

Policia e Kosovës ka arrestuar dy  shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit të nxitjes së urrejtës, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor fetar apo etnik.

Stolic, 17 vjeçar dhe J. Jakovlevic 20 vjeçar dyshohet të jenë të përfshirë në rastin e shkrimeve të grafiteve në shkollën fillore dhe të mesme në "Pandeli Sotiri" në fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit.

Policia nga dy të dyshuarit ka sekuestruar një sprej që dyshohet të jetë përdorur në shkrimin e grafiteve.

Pas përfundimit të  veprimeve të nevojshme hetimore të dyshuarit janë lënë të lirë në procedurë të rregullt./Insajderi.com

The post Arrestohen dy të dyshuar për nxitje të urrejtjes appeared first on INSAJDERI.

Të mirat e dredhëzave

Posted: 18 May 2017 06:02 AM PDT

Të kuqe dhe të bukura, me një formë "zemre" afërsisht, këto janë luleshtrydhet.

Ato kanë vitaminën C dhe flavanoidët dhe për këtë kanë një mijë veti të këtij fruti mik të shëndetit dhe të mirëqënies sonë.

Larg anemisë

Luleshtrydhet përmbajnë shumë vitaminë C, mendoni që pesë luleshtrydhe kanë vitaminë C sa një portokall, dhe siç e dimë kjo vitaminë favorizon përthithjen e hekurit, mjaft të nevojshëm për rruazat e kuqe të gjakut dhe për muskujt.

Lamtumirë peshore

Mikesha të dietës, luleshtrydhet janë të psaura me enzima të afta të aktivizojnë metabolizmin e yndyrnave duke ndihmuar trupin të dobësohet me më pak lodhje. Si të mos mjaftonte, e dini që luleshtrydhet kanë një sasi të madhe fibrash që jo vetëm na ndihmojnë të tresim më shpejt, por ndihmojnë punën e zorrëve, si dhe shtojnë ndjesinë e ngopjes, pra, kontrollin e peshës.

Rinia e bekuar

Luleshtrydhet janë të pasura me magnez dhe kalium duke e renditur direkt në 20 frutat me veti të mëdha antioksidante. Prezenca e antocianinës, pigmenti që u jep luleshtrydheve ngjyrën e kuqe, provokon në fakt një rritje të acidit urik.

Larg atritit

Fenolet janë substanca antiinflamatore. Prandaj konsumimi i luleshtrydheve është shumë i nevojshëm për të lehtësuar simptomat inflamatore për ata që vuajnë nga osteoatriti, asma apo aterosklerozë. Përveç fenolit, kaliumi, vitamina K dhe magnezi që përmbajnë janë mjaft të mira për shëndetin e kockave.

Ndonjë ide si ti konsumoni? Ja disa: të freskëta pa sheqer, apo me limon dhe uthull molle për të stimuluar diurezën, apo në frulator me një tas kos natyral dhe një fletë mente. Pse jo dhe një centrifugë me mollë dhe banane. Të shijshme!

The post Të mirat e dredhëzave appeared first on INSAJDERI.

Edhe Gjermania pezullon Shengenin

Posted: 18 May 2017 06:02 AM PDT

Pas Italisë edhe Gjermania ka pezulluar Shengenin dhe arsyeja është e njëjtë, Samitet e G7 dhe G20.

Italia ka pezulluar Shengenin për dhjetë ditë dhe kjo do të vlejë deri në fund të muajit maj.

Samiti i G20 do të mbahet më 7-8 korrik në Hamburg dhe në mënyrë për t'iu shmangur rreziqeve të ndryshme do të kontrolle shumë të mëdha para dhe pas samitit, njofton albinfo.ch.

Kontrollet kufitare do të jenë shumë të rrepta, derisa të gjitha institucionet janë të njoftuara për këta hapa.

The post Edhe Gjermania pezullon Shengenin appeared first on INSAJDERI.

McAllister përshëndet marrëveshjen Rama-Basha

Posted: 18 May 2017 05:57 AM PDT

Hartuesi i paketës së marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, David McAllister i quan të suksesshme përpjekjet e BE dhe SHBA për ti dhënë fund krizës politike në Shqipëri.

“Me gëzim të madh, kjo përpjekje e madhe e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara për ti dhënë fund krizës politike në Shqipëri rezultoi me sukses. Mesazhi kryesor është se zgjidhje të qëndrueshme mund të arrihen kur qeveria dhe opozita kërkojnë dhe zhvillojnë dialog të drejt për drejtë më njëri-tjetrin”, shkruan ai në Facebook./TCH

The post McAllister përshëndet marrëveshjen Rama-Basha appeared first on INSAJDERI.