“Homazhe për dëshmorët në Kaçanik” plus 9 more GazetaBlic

“Homazhe për dëshmorët në Kaçanik” plus 9 more GazetaBlic


Homazhe për dëshmorët në Kaçanik

Posted: 13 May 2017 10:46 PM PDT

Nën organizimin e OVL të UÇK-së në Kaçanik, sot bëhen homazhe në 18-vjetorin e rënies së dëshmorëve Qamil Ilazi (komandant Bardhi), Selim Shehu, Esat Axhami, Burhan Zeneli, Sakip Mulaku, Rizvan Bela dhe Ejup Dushkaja.

Ky aktivitet do të fillojë me homazhe te lapidari në vendin e rënies në fshatin Xhurxhedell, pastaj në fshatin Llanishtë, te livadhet e Veselëve vendi ku ra Komandanti i Brigadës 162 "Agim Bajrami" Qamil Ilazi dhe po ashtu do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve bëhen në ora 14:30.

The post Homazhe për dëshmorët në Kaçanik appeared first on GazetaBlic.

Shënohet 18-vjetori i masakrave në Qyshk, Zahaq dhe Pavlan

Posted: 13 May 2017 10:43 PM PDT

Sot bëhen 18 vjet nga masakrat e kryera ndaj popullatës civile në fshatrat e Pejës Qyshk, Zahaq dhe Pavlan, ku mizorisht u vranë 82 shqiptarë të paarmatosur.

Më 14 maj 1999 forcat policore e ushtarake serbe, pasi kanë sulmuar me armatim të rëndë fshatin Qyshk të Pejës, kanë depërtuar te popullata civile ku kanë vrarë dhe masakruar mizorisht 44 shqiptarë.

Në masakrën barbare kundër shqiptarëve të paarmatosur kishte marrë pjesë edhe grupi i quajtur "Çakallët", vrasës të liruar nga burgu me qëllim për të masakruar shqiptarë.

Po atë ditë forcat ushtarake e policore të armikut, në fshatrat Pavlan dhe Zahaq Pejës vranë edhe 38 shqiptarë nga radhët e popullatës civile.

The post Shënohet 18-vjetori i masakrave në Qyshk, Zahaq dhe Pavlan appeared first on GazetaBlic.

Këngëtarja “merr flakë” në skenë (FOTO)

Posted: 13 May 2017 10:41 PM PDT

Eurovision 2017 nisi me 18 performanca elektrizuese në Kiev të Ukrainës, një prej të cilave shpërtheu në flakë.
Përfaqësuesja e Gjeorgjisë, Tamara Gachechiladze u përfshi nga flakët gjatë gjysmëfinales së parë të këtij kompeticioni.

Imazhet e performancës së saj e tregonin këngëtaren të rrethuar nga flakët dhe shumë prej shikuesëve u shqetësuan se mos diçka kishte shkuar keq me piroteknikën.

Menjëherë pas performacës së Tamara Gachechiladze shumë prej shikuesëve vërshuan në rrjete sociale për të parë nëse artistja ishte mirë. Siç mund të shihet edhe në video, gjithçka shkoi për mrekulli

The post Këngëtarja "merr flakë" në skenë (FOTO) appeared first on GazetaBlic.

E papritur çka thotë shenja jote e horoskopit

Posted: 13 May 2017 10:35 PM PDT

Lexo shenjën tënde
Dashi

Sot do të ndiheni mjaft superior. Këtë gjë do ta vënë re edhe personat e tjerë rreth jush dhe do t'ju vënë në dijeni rreth kësaj. Nga ana tjetër femrat e kësaj shenje do të ndihen shumë autoritare sa i përket figurës së nënës dhe të gruas. Por, kujdes duhet të tregoheni të sjellshëm në lidhje me çdo situatë.

Demi

Sot do të keni një dëshirë të madhe për të bërë diçka, ndryshe nga rutina e zakonshme e juaja. Ajo që kërkoni më shumë është të mos qëndroni në shtëpi, por dilni të zbuloni vende të reja dhe njerëz të rinj. Nëse nuk keni mundësi të udhëtoni larg, mund të zgjidhni të eksploroni qytetin tuaj. Mundohuni të bëni diçka të re dhe emocionuese sot.

Binjakët

Sot preferoni të qëndroni të distancuar dhe të mos bëni marrëzirat që bëni zakonisht. Keni nevojë për kohë që të qëndroni vetëm, mënjanë dhe të mendoni për veten tuaj. Në ambientin e punës do ndjeheni shumë mirë në prani të kolegëve dhe do kuptoheni shkëlqyeshëm. Kujdes duhet të tregoni me shëndetin.

Gaforrja

Sot Hëna është në shenjë tuaj që do të thotë se duhet të bësh shumë përpjekje që të arrish të kesh marrëveshje me të tjerët. Nuk është për fajin tuaj, por kështu ndodh kur Hëna është në shenjën tuaj. Duhet të mundoheni të jeni akomodues, të sjellshëm dhe bashkëpunues me të tjerët.

Luani

Sot ndiheni superior. Kjo për shkak se Dielli është në shenjën tuaj dhe kjo ju bën që të bini në sy tek të tjerët. Përdoreni këtë si armë të fortë nëse keni dëshirë të qëndroni në qendër të vëmendjes. Gjithashtu jeni të fokusuar në çështjet e shëndetit sot. Ditë e mirë për të konsumuar shumë lëngje.

Virgjëresha

Kjo është një ditë e gjatë dhe argëtuese për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Si fundjavë do të ndiheni mirë nëse shkoni në shfaqje të ndryshme si kinema, teatër, piknik etj. Çdo gjë që ju jep një ndryshim të peizazhit do të jetë një dhuratë e mirëpritur. Financat do arrini t'i mbanin nën kontroll.

Peshorja

Sot vëmendja juaj përqendrohet te shtëpia, familja dhe jeta juaj personale. Pas një jave të lodhshme keni nevojë t'i kushtoni më shumë kohë familjes suaj. Pasi këto momente janë të rralla për ju. Shfrytëzojini këto momente, njerëzit tuaj të afërt kanë nevojë për praninë tuaj.

Akrepi

Kjo është një ditë stimuluese. Ju dëshironi biseda kuptimplota me të tjerët, jo vetëm biseda sipërfaqësore për motin. Gjithashtu, dëshironi të dini se çfarë mendojnë të tjerët për gjëra të rëndësishme. Ndërkohë, nëse mundeni, bëni edhe një sy gjumë sepse keni nevojë për më shumë pushim.

Shigjetari

Jini të durueshëm me partnerin/en dhe miqtë e ngushtë që duket se janë të bezdisshëm tani. (Dhe janë realisht.) Sot fokusi juaj është paraja dhe pasuria. Ju jeni duke menduar për atë që me të vërtetë ka rëndësi. Është mjaft e përshtatshme.

Bricjapi

Sot Hëna është në shenjën tuaj, e cila mund të të bëjë më emocionale sesa zakonisht. Vendosja e Diellit ju bën të dëshironi të luani, të relaksoheni dhe të shijoni një pushim ose një eveniment sportiv. Ju gjithashtu do t'i gëzoheni argëtimit në shtëpi.

Ujori

Sot do të kërkoni të keni një ditë të qetë. Keni nevojë të rrini vetëm, pasi keni nevojë për pak vetmi. Do të kërkonit të relaksoheshit në një nga ambientet e shtëpisë suaj. Beqarët bëjnë mirë t'i pranojnë ftesat për takime që do ju bëhen sot. Shëndeti do jetë disi delikat, por gjithçka kalimtare.

Peshqit

Biseda me një mik apo femër do të jetë kuptimplotë për ju sot. Mund të dëshironi edhe të ndani idetë tuaja për të ardhmen për të marrë disa reagime. Kjo është një kohë me ritme të shpejta për ju tani pjesërisht, për shkak të kaosit që po ndodh në shtëpi. Kujdesuni pak më tepër për financat që të shmangni problemet.

The post E papritur çka thotë shenja jote e horoskopit appeared first on GazetaBlic.

70% të zviceranëve nuk duan të kenë kolegë pune një shqiptar!

Posted: 13 May 2017 10:32 PM PDT

Pyetja ka qenë ndoshta pak sugjeruese: Me cilin nga kombet NUK do të dëshiroje të punoje në një zyrë!.

Kjo pyetje u është drejtuar 1700 banorëve të Zvicrës dhe rezultati ka qenë mjaft dekurajues: paragjykimet janë shumë të shprehura ndaj të huajve ndërsa veçanërisht shumë ndaj të huajve nga shtetet myslimane, shkruan 20minuten.ch.

Dy nga tre të anketuarit në raportin më të ri të racizmit, nuk e marrin dot me mend që të punojnë bashkë me një arab, transmeton albinfo.ch. Ndërsa kur është fjala për shqiptarët, paragjykimi rezulton edhe më i rëndë: 70 për qind të tyre nuk duan ta ndajnë zyrën me një shqiptar!

Afrikanët dhe turqit po ashtu nuk ndahen shumë më mirë, ndaj tyre kanë paragjykime më shumë se gjysma e të pyeturve. Por kur vjen fjala për ngjyrën e lëkurës, përqindja e paragjykuesve është çuditërisht e ulët, gjithsej 14%. Nacionaliteti dhe religjioni kanë më shumë peshë në sytë e zviceranëve mesatarë, së paku këtyre që janë anketuar.

Nga ana tjetër, gjë që është e kuptueshme, më së paku paragjykime për bashkëpunëtorët në zyrat e tyre zviceranët kanë ndaj italianëve, austriakëve dhe gjermanëve, përcjell albinfo.ch. Por, në krahasim me vitet e mëparshme është rritur rezistenca në raport me bashkëpunëtorët e huaj. Paradoksalisht, vetëm te shqiptarët, rusët dhe arabët, paragjykimet kanë shënuar një rënie në krahasim me raportin e kaluar! Megjithatë, paragjykimi për ta vazhdon të mbetet në shkallë më të lartë në krahasim me atë për komunitetet tjera.

The post 70% të zviceranëve nuk duan të kenë kolegë pune një shqiptar! appeared first on GazetaBlic.

Në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë mund të garojnë edhe persona me të kaluar kriminale

Posted: 13 May 2017 10:29 PM PDT

Persona të dyshuar për korrupsion dhe krime, si dhe ata nën hetime dhe me akuza nëpër gjykata, mund të jenë sërish nëpër listat zgjedhore të partive politike.

Mungesa e një ligji apo kodi të mirësjelljes, përmes së cilit do të pranoheshin rregullat e reja për pjesëmarrje në zgjedhje, bën që partitë politike të vendosin vetë nëse në lista do t'i përfshijnë edhe personat nën hetime apo edhe ata me të kaluar kriminale.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha për Radion Evropa e Lirë se në listat zgjedhore nuk mund të përfshihen personat që janë shpallur fajtor me vendim përfundimtar të gjykatës këto tre vjetët e fundit. Ndërkaq, për personat tjerë, ajo tha se mbetet te partitë politike që të vendosin, pasi që ligji nuk parasheh ndalesa tjera.

"Ata që janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës këto tri vitet e fundit, nuk mund të jenë kandidat në lista, ndërkaq të tjerët të cilët kanë aktakuza të ngritura mund të jenë kandidat, por është çështje tjetër sa partitë politike e konsiderojnë atë morale dhe sa e konsiderojnë të përshtatshme", theksoi Valdete Daka.

Betim Musliu nga Instituti për Drejtësi tha për Radion Evropa e Lirë se mundësia që në zgjedhje të garojnë edhe njerëz nën hetime apo me procese të hapura gjyqësore, është tregues se Kosova ende nuk do të jetë në atë shkallë të zhvillimit që të ndërtojë institucione me njerëz me të kaluar të pastër.

"Është fatkeqësi e madhe që sërish individë, të cilët kanë probleme me ligjin, në këtë rast që janë në procedura hetimore, apo kanë aktakuza të ngritura ose janë të dënuar në disa shkallë, të kenë mundësinë që të jenë pjesë e listave dhe të bëhen pjesë e qeverisjes së ardhshme".

"Ky është një tregues që shpresat për të pasur një qeverisje më të mirë janë të zbehta po qe se partitë politike do të vendosin që kandidatët me të kaluar kriminale t'i vendosin në lista zgjedhore dhe me ta të ndërtojnë qeverinë", thotë Betim Musliu.

Zgjedhjet e parakohshme, pamundësuan hartimin dhe miratimin e një kodi, i cili ishte prezantuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilit, pretendohej se do t'u ndalohej pjesëmarrja në zgjedhje dhe puna në institucionet e shtetit të gjithë personave që kanë lëndë të hapura nëpër gjykata.

Institucionet e Kosovës nuk duhet të kenë poste për njerëz nën hetime, kishte deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

"Unë do të propozoj një kod për dekriminalizimin e politikës, ku asnjë kandidat nuk do të jetë në listat zgjedhore për deputet, nëse ai ka çfarëdo lloj aktakuze. Kjo do ta rriste cilësinë dhe nivelin e Kuvendit të Republikës së Kosovës", kishte deklaruar Thaçi.

Por, nisma e Thaçit, sipas Betim Musliut, ishte e gabuar që nga fillimi. Sipas tij, kjo çështje nuk mund të rregullohet me Kodin Penal, por me një Kod të Mirësjelljes, i cili do të pranohej nga të gjitha subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje.

"Një çështje e tillë do të mund të rregullohej përmes një ligji të veçantë apo më së miri do të ishte që të rregullohej përmes një Kodi të Mirësjelljes që do të nënshkruhej nga vetë partitë politike dhe të cilat do të parandalonin në njëfarë forme që individë të tillë të jenë pjesë e listave dhe qeverisjes", vlerëson Musliu.

Gjatë të gjitha mandateve paraprake, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ministra të Qeverisë dhe poste nën-ministrore e deri te përfaqësuesit e institucioneve në nivelin lokal, janë ballafaquar në vazhdimësi me aktakuza, gjykime dhe ndjekje penale.

Pavarësisht thirrjeve që u janë bërë nga diplomatë ndërkombëtar dhe përfaqësues të shoqërisë civile, partitë politike në zgjedhjet e kaluara patën garuar edhe me kandidat nën hetime, duke pretenduar se askush nuk është i fajshëm, përderisa nuk ka një vendim të prerë nga gjykata.

Andaj, në mungesë të rregullimit me ligj, mbetet të shihet se si do të sillen partitë politike në zgjedhjet e 11 qershorit dhe nëse në listat e tyre, do t'i përfshijnë sërish personat me lëndë të hapura nëpër gjykata.(REL)

The post Në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë mund të garojnë edhe persona me të kaluar kriminale appeared first on GazetaBlic.

Parashikimi i motit

Posted: 13 May 2017 10:22 PM PDT

Mot me diell dhe me vranësira
Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion normal dhe stabil atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjeserisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 grad Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe jugperendimi me shpejtësi deri 5m/s./

The post Parashikimi i motit appeared first on GazetaBlic.

Dhëndrri shuplakë nuses në ceremoninë e kurorëzimit (Video)

Posted: 13 May 2017 10:11 PM PDT

Gjatë një ceremonie kurorëzimi në Shtetet e Bashkuara, dhëndrri ia ka dhënë një shuplakë fytyrës gruas së tij të ardhshme, duke dashur t'ia largojë një bletë.

Të pranishmit kanë nisur të qeshin, sepse menjëherë është parë se flakaresha nuk ishte e qëllimshme, ndërsa këtë e vërtetoi me mahi edhe zyrtari për kurorëzim që ishte para tyre, transmeton Telegrafi.

"Më mirë këtë sesa të pickohesha", ka thënë nusja lidhur me rastin, derisa edhe më tutje ia mbante duart bashkëshortit.

Pas disa të qeshurave, ata kanë vazhduar edhe më tutje me betimet për jetë të përbashkët, ndërsa videoja ka qarkulluar në internet duke marrë shumë pëlqime.

The post Dhëndrri shuplakë nuses në ceremoninë e kurorëzimit (Video) appeared first on GazetaBlic.

Ja si e shohin botën foshnjet

Posted: 13 May 2017 10:07 PM PDT

Vizioni i fëmijëve ndryshon që nga lindja.

Të posalindurit e kanë vizionin e dobët, ata i shohin ngjyrat mirëpo pamjet nuk janë plotësisht të qarta.

Kur foshnjet bëhen një muaj, kanë aftësinë të fokusojnë objekte tre këmbë larg tyre, dhe fytyrat që i kanë përballë.

2 muaj- sytë e foshnjes bëhen më të kordinuar për të punuar bashkë.

3 muaj- foshnjet I kërkojnë objektet që i shohin.

4 muaj- foshnjet ende nuk arrijnë ta kuptojnë se njerëzit vazhdojnë të ekzistojnë edhe kur fshehen.

5 muaj- foshnjet mund ta përceptojnë botën në 3D

6 muaj- foshnjet më mirë e përceptojnë spektrin e ngjyrave

7 muaj- edhe pse mund të shohin gjërat më larg, i duan më shumë gjërat afër.

8 muaj-vazhdojnë të shohin personin e huaj në pasqyrë, pa e kuptuar që janë vet ata, deri në moshën 15-18 muaj.

9-10 muaj, janë aktivë, tentojnë të ecin dhe kjo ndihmon në koordinimin e tyre.

12-12 muaj, vizioni është plotësisht i qartë.

The post Ja si e shohin botën foshnjet appeared first on GazetaBlic.

Fitues i ‘Eurovision 2017’ është Portogalia

Posted: 13 May 2017 03:36 PM PDT

Tashmë është kuptuar edhe fituesi i festivalit më të madh të muzikës në botë 'Eurovision 2017' që u mbajt në Kiev të Ukrainës.

Në mesin e 26 shteteve që përfaqësuan vendin e tyre, fituese doli të jetë Portogalia, shkruan GazetaBlic.com

Salvador Sobral  me këngën 'Amar Pelos Dois', ishte ai i cili me shumë meritë arriti të dërgoj 'Eurovisionin' në shtetin e tij, kështu duke lenë pas shumë shtete larg me pikë.

Vitin e ardhshëm shpresohet qe edhe Kosova të jetë pjesë e Eurovision, ndërsa ky edicion do të mbahet në Portugali.

Kjo pasi që fitues doli përfaqësuesi nga Portogalia i cili arriti të marr një numër të madh të votave, duke udhëhequr kështu që nga fillimi i votimit.

The post Fitues i 'Eurovision 2017' është Portogalia appeared first on GazetaBlic.