“Harry Styles prezanton të dashurën” plus 9 more 24 ore lajme

“Harry Styles prezanton të dashurën” plus 9 more 24 ore lajme


Harry Styles prezanton të dashurën

Posted: 10 May 2017 07:48 AM PDT

Ai ka vërtetuar në një farë mënyre se nuk është shumë me fat në dashuri edhe pse është cilësuar si një ndër meshkujt më tërheqës në botë. Por duket se Harry Styles më në fund ka gjetur recetën se si të ketë një romancë të gjatë pasi është lidhur me kuzhinieren dhe blogeren Tess Ward. ...

Çifti i famshëm, sherr në mes të rrugës?!

Posted: 10 May 2017 07:42 AM PDT

Justin Timberlake dhe Jessica Biel duket se kanë kaluar një moment të keq, ditën e martë. Bukuroshja është parë teksa ecën para bashkëshortit të saj pasi kanë drekuar në qytetin e New York-ut. Ndërkohë që ecte përpara, këngëtari i famshëm është parë ta thërrasë atë po ajo nuk është kthyer për t'ju përgjigjur. Asnjëri prej ...

Një mama në modë si Beyonce

Posted: 10 May 2017 07:40 AM PDT

Nëse mbretëresha e muzikës nuk do të ishte e tillë, e sigurtë që në karrierën e saj do të ishte një modele. 35-vjeçarja Beyonce, në pritje të binjakëve ka postuar në Instagram foto të saj e veshur me mjaft stil për një darkë me bashkëshortin Jay Z. E veshur me një fustan të zi me ...

Rrëzimi i qeverisë, Haradinaj: Vija të kuqe për PDK apo LDK

Posted: 10 May 2017 07:24 AM PDT

Në një konferencë për shtyp pas rrëzimit të qeverisë, udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ndihet mirë që ka pasur një reflektim të deputetëve në pushtet për rrëzimin e qeverisë "Mustafa", një bashkëqeverisje mes PDK-së dhe LDK-së. Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit, që në zgjedhjet e parakohshme ...

VMRO: Gruevski të largohet!

Posted: 10 May 2017 07:11 AM PDT

Mediet në Maqedoni shkruajnë se njëri prej themeluesve të VMRO-DPMNE-së, njëherazi kryetar i Forumit të Patriotëve Mendjelirë, Vladimir Zmejkovski i ka bërë thirrje Nikola Gruevskit të largohet nga drejtimi i partisë. Ai e akuzon kryetarin aktual për lojëra të pista, kriminalizim të shërbimeve që lejuan të ndodhin rastet "Smilkova" e "Kumanova", vetëm që të kishte ...

Bie qeveria Mustafa, Kosova në zgjedhje të parakohshme

Posted: 10 May 2017 06:57 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Deputetët e parlamentit të Kosovës votuan për rrëzimin e qeverisë së Isa Mustafës. Në Kuvendin e Kosovës, në momentin kur u votua për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, të pranishëm ishin 114 deputetë. Nga ta, 78 votuan pro, ...

Shullazi në gjyq, shtyhet për të enjten seanca

Posted: 10 May 2017 06:53 AM PDT

Kur mungon një nga anëtarët e trupës gjyqësore proceset shtyhen me ditë të tëra. Por e njëjta gjë nuk mund të ndodhë kur bëhet fjalë për gjykimin e hapur kunder Emiliano Shullazit dhe të tjerëve. Mungesa e një gjyqtareje e detyroi pjesën tjetër të trupës ta shtyjë procesin për pesë orë, duke caktuar orën 15.00 ...

Çudia në listat MEGA dhe PAD, i gjithë fisi deputetë

Posted: 10 May 2017 06:50 AM PDT

Listat e kandidatëve për deputet të paraqitura në KQZ gjithnjë ngjallin interes, për të parë se kush janë ata që do të përfaqësojnë qytetaret në parlamentin e ardhshëm. Por veç interesit të madh, në listat e 15 partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, ka dhe disa fakte që janë në ...

Ankimimi, PAA çon “18 qershorin” në Kolegj Zgjedhor

Posted: 10 May 2017 06:41 AM PDT

Partia Agrare Ambientaliste e drejtuar nga Agron Duka ankimon sot listat e kandidatëve për deputetë të partive me pretendimin se janë të pavlefshme, pasi janë regjistruar jashtë afatit ligjor. Sipas PAA afatet e përcaktuara në Kod për dorëzimin e listave ishte ora 24:00 e datës 28 prill dhe jo ora 24:00 e 29 prillit. Ndërkohë, ...

Veseli pas rrëzimit të qeverisë: Kosovës i duhet një fillim i ri

Posted: 10 May 2017 06:36 AM PDT

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli menjëherë pas votimit në Kuvend të mocionit për rrëzimin e qeverisë, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, se Kosova ka nevojë për një fillim të ri. "Kuvendi sot votoi që t'i japë fund mandatit të qeverisë. Një fillim i ri është i nevojshëm për Kosovën që ...