“Dita botërore e familjes” plus 9 more GazetaBlic |
- Dita botërore e familjes
- Policia ende s’jep detaje për hetimet në rastin e Arbana Xharrës
- Alarmi i mjekëve: Ndaloni së përdoruri këtë produkt para se të jetë shumë vonë
- Ky është bashkëshorti i Jeta Xharres (Foto)
- Microsoft: Sulmi kibernetik duhet të trajtohet si ‘thirrje zgjimi’
- MAPL publikon raportin e monitorimit të komunave
- Institucionet përgjegjëse bëjnë të ditura përgatitjet për zgjedhje
- Zbulohet shkaku pse femrat preken nga depresioni pas lindjes
- 16 vjet nga Korniza Kushtetuese mbi vetëqeverisjen e përkohshme në Kosovë
- KQZ miraton sot kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore
Posted: 14 May 2017 10:46 PM PDT Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 15 maj shpalli "ditën ndërkombëtare të familjes", në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që këto çështje të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare. Në këtë ditë në gjithë botën organizohen aktivitete në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, që kanë për qëllim të tregojnë zona të ndryshme të rëndësishme për familjen dhe proceset shoqërore, ekonomike dhe demografike që prekin familjet. Qëllimi i shënimit të ditës ndërkombëtare të familjes është që të promovojë familjen dhe vlerat e familjes, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin. Familja e shëndoshë është gjeneratori kryesor i një shoqërie të shëndoshë, i një të ardhmeje të sigurt, si dhe njëri prej faktorëve kryesorë i ecurisë normale të shtetit. Për të ekzistuar familja, së pari si nocion, e pastaj si realitet, duhet që patjetër t'i jepet rëndësia e duhur martesës. Fenomeni i martesës, pa më të voglin dyshim, është esenca e familjes dhe shoqërisë, por nuk përjashtohet mundësia se, martesa mund të shërbejë, edhe për shkatërrimin e familjes, duke qenë njëkohësisht në numër të gjithë pjesëtarët që e përbëjnë atë. Në shoqërinë e sotme, divorcet dhe mungesa e harmonisë në familje është bërë një realitet i pamohueshëm. Është e nevojshme të hartohen politika dhe strategji për nxjerrjen e shoqërisë nga ky proces ku është futur. Në Ditën Botërore të Familjes, apeli më i mirë është rritja e vëmendjes ndaj familjes, duke zbatuar një politikë strehimi tepër lehtësuese për familjet e reja, lehtësi në punësimin e tyre si dhe ndihma direkte për shkollimin e fëmijëve për familjet në nevojë. Për të nxjerrë shoqërinë nga problematika e ditëve të sotme, është e nevojshme që familjet në nevojë të trajtohem me lehtësira financiare. Të hapen rrugë dhe perspektiva për to, të reduktohet varfëria, të luftohet krimi, droga, të parandalohen dhe të luftohen sëmundjet seksualisht të transmetueshme etj. Në shoqërinë bashkëkohore, për fat të keq, struktura familjare është ligështuar ndjeshëm, sepse i është nënshtruar një sërë sulmesh të karakterit moral, ekonomik etj. Kjo sjell si pasojë kolapsin e lindjeve. Ndërsa numri i lindjeve në Amerikë vijon të jetë i kënaqshëm e në vendet aziatike i bujshëm, në Evropë çiftet janë të brishta. Bashkimi ndërmjet tyre zgjat pak, nuk kanë projekte as për veten e aq më pak për brezat e ardhshëm. Prandaj mbizotëron mendimi konsumistik, që ka në qendër të vëmendjes blerjen e shtëpisë, të automobilit etj. E kjo sjell si pasojë kolapsin e strukturave familjare, ligështimin e tyre të mëtejshëm e, natyrisht kolapsin demografik, me pasoja të rënda. The post Dita botërore e familjes appeared first on GazetaBlic. |
Policia ende s’jep detaje për hetimet në rastin e Arbana Xharrës Posted: 14 May 2017 10:41 PM PDT Një ditë pas rrahjes që i është bërë ish-gazetares, tash anëtares më të re të Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, policia nuk ka dhënë detaje për rastin. Ndërsa në po këtë ditë, në asamblenë e Gruas Demokratike të Kosovës, të cilën e ka kryesuar kryetari PDK-së, Kadri Veseli, emri i anëtares së re të tyre nuk është përmendur fare, shkruan sot "Koha Ditore". Policia ka thënë se është ende në fazën e hetimeve. "Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente është duke kryer hetime intensive me qëllim të zbardhjes së këtij rasti", ka qenë përgjigjja e policisë rreth këtij rasti. Policia e Kosovës tha se po vazhdon hetime të ngjeshura për ndriçimin e sulmit ndaj ish gazetares, Arbana Xharra, e kthyer në politikane, e cila u sulmua dhe u rrah nga persona ende të panjohur në hyrje të apartamentit të saj në Prishtinë, natën ndërmjet të premtes dhe të shtunës. Edhe më tej policia nuk ka njohuri për autorët apo motivet e mundshme të sulmit që u dënua në shkallë të gjerë në Kosovë. Zonja Xharra është trajtuar në spitalin e Prishtinës para se të lirohej për t’u trajtuar në shtëpi. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, u shpreh i “tmerruar” me sulmin ndaj zonjës Xharra duke shfaqur shpresën se përgjegjësit do të vihen shpejt para drejtësisë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu shqetësimin e tij me këtë sulm. Në reagimin e tij ai thekson se është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës dhe asgjë nuk e arsyeton atë. Si shoqëri nuk bën të lejohet që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë, thuhet në reagim. Kryeministri në largim Isa Mustafa, tha se sulmi mbi Arbana Xharrën është akt i ulët dhe i turpshëm. Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, u shpreh e tronditur nga sulmi duke e cilësuar atë sulm ndaj vlerave njerëzore, për të cilat angazhohet Bashkimi Evropian. Te papranueshëm dhe të dënueshëm e kanë cilësuar sulmin edhe përfaqësuesit e institucioneve tjera dhe te partive politike. Ish-kryeredaktorja e të përditshmes "Zëri", Arbana Xharra, ditë më parë, la gazetarinë duke iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Vendimi i saj, që u mor një ditë para se të binte qeveria dhe të shpërndahej parlamenti, nxiti debate të gjera në rrjetet sociale. E njohur për kritikat ndaj zyrtarëve të kësaj partie por edhe partive tjera për korrupsion e përfshirje në veprimtari kriminale, ajo u kritikua nga një numër i kolegëve të saj nga mediet dhe shoqëria civile. Veprimtarë të të drejtave të njeriut u shprehën të shqetësuar me siç u tha, “fjalorin e dhunshëm” që pasoi anëtarësimin e zonjës Xharra në Partinë Demokratike të Kosovës. Para se të përfshihej në politikë, zonja Xharra dhe shoqatat e gazetareve kishin denoncuar disa herë kërcënime ndaj saj. Dy vjet më parë ish kryeredaktorja e të përditshmes Zëri, Arbana Xharra, ishte fituese e Çmimit prestigjioz ndërkombëtar për Gra të Guximshme, që ndahet nga sekretari amerikan i shtetit. The post Policia ende s’jep detaje për hetimet në rastin e Arbana Xharrës appeared first on GazetaBlic. |
Alarmi i mjekëve: Ndaloni së përdoruri këtë produkt para se të jetë shumë vonë Posted: 14 May 2017 10:40 PM PDT Naftalina është një përbërës i rrezikshëm, në formën e një substance të bardhë që ka aromë shumë të fortë. Disa prej nesh e njohin naftalinën që përdoret kundra molave dhe për të larguar insektet. Ajo njihet si një pesticid që nga viti 1948. Për më tepër, ashtu si pesticidet e tjera, naftalina nuk është e sigurt për ne, sidomos kur është e ekspozuar në hapësirat ku jetojmë. Pse naftalina është e rrezikshme?Naftalina mund të shkatërrojë ose të ndryshojë qelizat e kuqe të gjakut. Kështu, ata nuk do të jenë në gjendje të mbajnë oksigjen, të cilat mund të çojnë në dëmtime të organeve. Helmimi i naftalinës zakonisht ndodh tek fëmijët që aksidentalisht konsumojnë topa naftaline, por kjo nuk do të thotë që të rriturit janë të sigurt. Në fakt, ka pasur helmime të dokumentuara te të rriturit për shkak të ekspozimit në punë dhe çuditërisht edhe abuzimit me disa raste të raportuara:Një grua shtatzënë 26 vjeçare thithi aromën e naftalinës gjatë tremujorit të saj të tretë dhe u prek nga anemia.Një grua tjetër, 19 vjeç, hëngri topa mol (naftaline) gjatë shtatzënisë së saj dhe u bë anemike gjithashtu.Një djalë 15-vjeçar nuahati aromën e naftalinës dhe kishte dhimbje stomaku dhe vjellje. Ai gjithashtu u diagnostikua me anemi. Një nga shenjat e menjëhershme të helmimit me naftalinë është dhimbja e stomakut, por zakonisht kjo shfaqet dy ditë më pas, së bashku me diarrenë dhe vjelljen. Disa njerëz kanë ethe dhe simptomat bëhen më keq me kalimin e kohës, të cilat mund të përfshijnë:Dhimbje kokePresion të ulët të gjakutVerdhëzProbleme me frymëmarrjenProbleme urinare Për fat të keq, disa njerëz përfundojnë në koma pasi helmohen me naftalinë. Për më tepër, njerëzit që kanë mungesë glukoza-6-fosfat dehidrogjenazëm, përjetojnë efekte më të këqija. Është e rëndësishme të sillni menjëherë personin në spital në rast helmimi me naftalinë. Në dhomën e urgjencës , ai ose ajo mund t'i nënshtrohen disa testeve, siç janë testet e gjakut dhe urinës.Për më tepër, ekzistojnë ilaçe të tjera që mund të përdoren për molat dhe insektet, të tilla si përdorimi i qymyrit aktiv për të ndaluar helmimin nga absorbimi në sistemin e tretjes. The post Alarmi i mjekëve: Ndaloni së përdoruri këtë produkt para se të jetë shumë vonë appeared first on GazetaBlic. |
Ky është bashkëshorti i Jeta Xharres (Foto) Posted: 14 May 2017 10:36 PM PDT Jeta Xharra është gazetare tejet e njohur, sidomos për qasjen e drejtpërdrejt dhe guximin që ka, shkruan “Kosovarja”. Jeta e “Jeta në Kosovë” dhe e debateve të forta, kurrë nuk ka preferuar që ta mediatizoj jetën private. Në “Kosovare” ju njohim me bashkëshortin e gazetares, që quhet Alex Anderosn dhe dy vajzat e tyre, Eliza dhe Hana. Ky është portreti familjar i Jeta Xharres Agresiviteti i saj gjatë emisioneve televizive, Jeta në Kosovë, fillimisht mund ta ketë irrituar shumëkënd, por – me kalimin e viteve – me temat që ka trajtuar dhe me punën hulumtuese që ka bërë me ekipin e saj të BIRN-it – Jeta Xharra ka arritur të zbulojë shumë skandale, të kontribuuojë në zgjimin nga gjumi të sistemit tonë juridik dhe të sigurisë, por edhe të politikanëve në përgjithësi. The post Ky është bashkëshorti i Jeta Xharres (Foto) appeared first on GazetaBlic. |
Microsoft: Sulmi kibernetik duhet të trajtohet si ‘thirrje zgjimi’ Posted: 14 May 2017 10:36 PM PDT Një sulm kibernetik që ka goditur 150 vende që nga e premtja duhet të trajtohet nga qeveritë anembanë botës si një “thirrje zgjimi”, thotë Microsoft. Gjiganti informativ tha se dobësitë e programeve të grumbulluara nga qeveritë kishin shkaktuar “dëm të përhapur”. Ka pasur paralajmërime për sulme të tjera “ransomware” të hënën. Shumë ekspertë nga shumë kompani kanë punuar gjatë fundjavës për të parandaluar infeksione të reja, shkruan BBC. Virusi mori kontrollin e dosjeve të përdoruesve dhe kërkonte pagesa prej $ 300 (£ 230) për të rivendosur aksesin. Përhapja e virusit u ngadalësua gjatë fundjavës, por afati mund të jetë i shkurtër, thanë ekspertët. Deri më tani janë prekur më shumë se 200,000 kompjuterë. Por të hënën, Koreja e Jugut tha se ishin gjetur vetëm nëntë raste të 'ransomware', duke mos dhënë detaje të mëtejshme. The post Microsoft: Sulmi kibernetik duhet të trajtohet si 'thirrje zgjimi' appeared first on GazetaBlic. |
MAPL publikon raportin e monitorimit të komunave Posted: 14 May 2017 10:35 PM PDT Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) organizon ngjarjen vjetore të publikimit të Raportit të Funksionimit të Komunave për vitin 2016. Në takim marrin pjesë Kryetarët e Komunave, Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave, përfaqësuesit e shoqërisë civile, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare dhe mediave. Raporti i monitorimit të komunave përfshinë të dhënat e përgjithshme të punës dhe aktiviteteve të organeve të komunave, për periudhën janar-dhjetor 2016 për 38 komuna të Republikës së Kosovës. The post MAPL publikon raportin e monitorimit të komunave appeared first on GazetaBlic. |
Institucionet përgjegjëse bëjnë të ditura përgatitjet për zgjedhje Posted: 14 May 2017 10:33 PM PDT Drejtues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë, Policisë, Këshillit Gjyqësor dhe PZAP mbajnë konferencë të përbashkët për media lidhur me përgatitjet e zgjedhjeve në Kosovë. Konferenca do të mbahet në Zyret e KQZ-së duke filluar nga ora 11:00. The post Institucionet përgjegjëse bëjnë të ditura përgatitjet për zgjedhje appeared first on GazetaBlic. |
Zbulohet shkaku pse femrat preken nga depresioni pas lindjes Posted: 14 May 2017 10:26 PM PDT Zbulimi vjen nga Instituti gjerman 'Max Planck' në Lipcia dhe mund të shërbejë për parandalimin e një patologjie qe kohët e fundit është përhapur se tepërmi. Përgjithësisht, të gjitha gratë pas lindjes pësojnë ndryshime që lidhen edhe me gjendjen e tyre të humorit. Kjo fazë në jetën e një gruaje quhet ndryshe edhe "Baby Blues" dhe lidhet kryesisht me uljen e nivelit të hormoneve estrogjene ne organizëm. Por ka edhe shumë raste të tjera, kur këto fenomene nuk lidhen vetëm me fazën e sipërcituar, por paraqesin simptoma të qarta të depresionit. Sipas këtij studimi, përgjegjëse për këtë patolologji është një enzimë, e cila quhet Monoammina ossidasi A, e cila në trurin e nënave që paraqesin simptoma depresioni arrin nivele të larta, shkruan noa. Është përcaktuar që pasoje e kësaj enzime është ndarja e dy neurotransmetues që përcaktojnë gjendjen e mirë të organizmit, përkatësisht serotonina dhe dopamine. The post Zbulohet shkaku pse femrat preken nga depresioni pas lindjes appeared first on GazetaBlic. |
16 vjet nga Korniza Kushtetuese mbi vetëqeverisjen e përkohshme në Kosovë Posted: 14 May 2017 10:22 PM PDT Korniza Kushtetuese është hartuar nga Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe nënshkruar nga shefi i UNMIK-ut, Hans Hackeroup më 15 maj të vitit 2001. Ky dokument prej 30 faqesh ishte kujdesur të sqarojë në detaje çdo hap që çon deri te krijimi i institucioneve të dala nga zgjedhjet e lira. "Më 15 maj 2001, unë kam nënshkruar rregulloren e UNMIK-ut 2001/9, e cila do të sjellë një fazë të re të vetëqeverisjes në Kosovë. Kjo është, pa dyshim, rregullorja më e rëndësishme e lëshuar në dy vitet e fundit, që nga ardhja e UNMIK-ut dhe KFOR-it në Kosovë, sepse kjo krijon një kornizë kushtetuese gjithëpërfshirëse për vetëqeverisje në Kosovë. Korniza Kushtetuese mbi Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë përshkruan institucionet, të cilat do të lihen në duar të liderëve kosovarë dhe nëpunësve publik pas zgjedhjeve, më 17 nëntor 2001. Ky është vërtetë një dokument historik: Ai do të drejtojë popullin e Kosovës drejt themelimit të strukturave demokratike dhe implementimi i tij i suksesshëm do të ndihmojë në masë të madhe procesin e për caktimit të statusit përfundimtar të Kosovës", kishte shkruar në atë kohë përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Hans Hackeroup. Ndryshe, pas hapjes së rrugës dhe dhënies së sinjalit për zgjidhjen e statusit politik, filluan edhe përpjekjet e para për të bërë Kushtetutën. Shpallja e pavarësisë së Kosovës, pas përpjekjeve të gjata, që rezultuan me bisedimet e Vjenës dhe Pakon e Ahtisaarit – mbi bazën e të cilës edhe u krijua shteti ynë – shtruan nevojën e domosdoshme për të pasur një Kushtetutë, në kuadër të forcimit dhe të funksionalizimit të shtetit të ri. Duke u thirrur në efektet e aktit me të cilin u themelua shteti i Kosovës, Deklaratës së Pavarësisë, më pak se dy muaj pas shpalljes së pavarësisë, konkretisht më 9 prill 2008 u miratua akti ma i lartë juridik dhe njëherazi akti që materializoi Deklaratën e Pavarësisë. Kurse, hyri në fuqi më 15 qershor 2008. Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit. The post 16 vjet nga Korniza Kushtetuese mbi vetëqeverisjen e përkohshme në Kosovë appeared first on GazetaBlic. |
KQZ miraton sot kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore Posted: 14 May 2017 10:19 PM PDT
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e saj, ku edhe do të vendoset për procesin zgjedhor. Përmes një komunikate për media, KQZ ka njoftuar edhe për pikat e rendit të ditës të cilat do të shqyrtohen nesër nga ky komision. Ndër to është edhe shqyrtimi dhe miratimi i kufizimeve të shpenzimeve të fushatës për subjektet politike. Ja njoftimi i plotë: Këto janë aktivitetet e parapara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për ditën e hënë, 15 maj: 09:30 – MBLEDHJA E KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE Rendi i ditës: 1. Hyrje – znj. Valdete Daka – Kryesuese e mbledhjes së KQZ-së; 2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së lidhur me procesin zgjedhor; 3. Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim: – Shqyrtimi i rekomandimit për iniciativën politike "Partija Kosovskih Srba – PKS", – Shqyrtimi dhe miratimi i kufizimeve të shpenzimeve të fushatës për subjektet politike. 4. Të ndryshme; The post KQZ miraton sot kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore appeared first on GazetaBlic. |
You are subscribed to email updates from GazetaBlic. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |