“Berisha: Rama po mbron karrigen, Shqipëria drejt humnerës” plus 9 more 24 ore lajme

“Berisha: Rama po mbron karrigen, Shqipëria drejt humnerës” plus 9 more 24 ore lajme


Berisha: Rama po mbron karrigen, Shqipëria drejt humnerës

Posted: 03 May 2017 07:37 AM PDT

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për takimin Rama-Basha. Berisha shkruan se Rama po shtyn vendin drejt humnerës. Sipas tij, kryeministri mbron karrigen dhe jo vendin. Postimi i Berishës Karrigia e Norieges se Shqiperise, Edi Rames, po shtyn vendin drejt humneres! Ne vend te nje zgjidhje politike, zgjedh mbrojtjen ...

Lëvizje në polici, largohen drejtues të lartë

Posted: 03 May 2017 07:27 AM PDT

Lëvizjet në rradhët e policisë së shtetit kanë vijuar edhe pas shkarkimit të 29 drejtuesve të lartë javën e kaluar. Top Channel ka arritur të zbardhë disa prej këtyre lëvizjeve dhe emërimeve të reja ku bie në sy shkarkimi i drejtorit të parandalimit të krimit Skënder Kalemi, i cili është një prej zyrtarëve që ka ...

Prokuroria kërkon Metën, Berishën, Ramën e Tahirin, si dëshmitarë në gjyqin ndaj Doshit, Frrokut dhe Bamit

Posted: 03 May 2017 07:05 AM PDT

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i brendshëm Sajmir Tahiri, thirren me cilësinë e dëshmitarëve në Gjykatën e Lartë. Prokuroria, kërkoi që Berisha, Meta, Rama e Tahiri të thirren dhe të pyetën si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj të pandehurve Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami, të ...

Presidenca: Palët prezantuan pikëpamjet e tyre

Posted: 03 May 2017 07:02 AM PDT

Me anë të një njoftimi për shtyp, Presidenca bëri me dije se në takimin që u zhvillua midis kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha, "palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj". "Presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje ...

”Gruevski, një Hitler që fshihet nëpër bunkerë”

Posted: 03 May 2017 06:40 AM PDT

Partia e Re Social-Demokrate (PRSD) konsideron se Gruevski, në mënyrë dëshpëruese, tenton që të fshihet pas popullit dhe ta sakrifikojë atë, edhe me çmimin e jetës së njeriut, përcjell Telegrafi Maqedoni. PRSD-ja bën krahasim të Gruevskit me Hitlerin, duke vlerësuar se Gruevski tenton të fshihet ashtu siç është fshehur Hitleri nëpër bunkerë të regjimit të ...

Ky është kushti bullgar për të mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Posted: 03 May 2017 06:28 AM PDT

Deputeti socialist dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Kristian Vigenin, është shprehur se do të mbështetë anëtarësimin e Maqedonisë në BE, vetëm se ka një kusht, përcjell Telegrafi Maqedoni.  Sipas tij, do të mund të mbështetet Maqedonia për në BE vetëm nëse e pranon marrëveshjen e fqinjësisë së mirë dhe miqësisë me Bullgarinë. ...

Stojanoviq synon t’i kthejë në Kosovë 19 mijë serbë nga Kraleva

Posted: 03 May 2017 06:22 AM PDT

Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq ka shkuar në fundjavë në Kralevë të Serbisë për të biseduar me serbët, të cilët kanë ikur nga Kosova dhe që janë vendosur në territorin e Kralevës për kthimin e tyre në Kosovë. Stojanoviq synon që t'i kthejë në Kosovë mbi 19 mijë serbë, të cilët jetojnë në territorin e ...

Ahmetaj: Kosova do ta ketë përkrahjen e Malit të Zi në procesin e integrimit Evropian

Posted: 03 May 2017 06:10 AM PDT

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti sot në takim ministrin e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Aleksandar Andrija Pejoviq. Gjatë takimi me Ministrin Pejoviq, u diskutua për rëndësinë e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe rolin tejet të rëndësishëm që ka përfshirja e të gjithë rajonit në ...

Hoxhaj në Bruksel: Në ditët në vijim vendime të rëndësishme në Kuvend

Posted: 03 May 2017 06:01 AM PDT

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha të mërkurën në Bruksel se "Kuvendi i Kosovës brenda ditësh mund të marrë vendimin për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi". Hoxhaj, që po fliste përpara Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian, tha se shpreson që ky të jetë kushti i fundit ...

Nis restaurimi i Kishës së Shën Mërisë në Bënjë

Posted: 03 May 2017 05:45 AM PDT

Një tjetër projekt për rijetëzimin e thesareve kulturore ka nisur të marrë jetë. Kisha e Shën Mërisë në Bënjë të Përmetit do t'i nënshtrohet tashmë restaurimit të plotë të saj, i cili është parashikuar të kryhet në dy faza. Fillimin e punës në këtë kantier të ri të kulturës, e inspektoi nga afër ministrja Mirela ...