“BE rishikon në rritje të lehtë parashikimet për ekonominë në 2017-n” plus 9 more GazetaBlic |
- BE rishikon në rritje të lehtë parashikimet për ekonominë në 2017-n
- Muhaxhiri: PDK-ja “pranoi zyrtarisht” dështimin e vet në Qeveri
- Kurrë nuk bën ta konsumoni ushqimin në të cilin ka qëndruar miza
- Mattis dhe Yildirim flasin për armatosjen e kurdëve në Siri
- Kongresmenët amerikanë sot në Kosovë
- Ja pse gratë në Kinë nuk preken nga kanceri i gjirit
- Gjilani shpall “Qytetar Nderi” Presidentin Nishani
- Java e Dëshmorëve në Rahovec
- BE-ja apelon të mos përdoret fjalori i urrejtjes në fushatën zgjedhore
- Horoskopi i datës 12 maj 2017
| BE rishikon në rritje të lehtë parashikimet për ekonominë në 2017-n Posted: 11 May 2017 10:48 PM PDT Komisioni Evropian rishikoi në rritje të lehtë parashikimet për rritjen ekonomike në zonën euro në vitin 2017 dhe mbajti të pandryshuar perspektivën për vitin 2018, pavarësisht pasigurive ende në rritje, veçanërisht lidhur me BRexit dhe politikën ekonomike amerikane. Në parashikimet e pranverës, ekzekutivi evropian pret tashmë një rritje prej 1,7 për qind në vitin 2017 dhe 1,8 për qind në vitin 2018, pas një rritjeje prej 1,8 për qind në vitin 2016. Më 13 shkurt, gjatë parashikimeve të dimrit, Komisioni kishte parashikuar një rritje prej 1,6 për qind në 2017 dhe 1,8 për qind në 2018 për 19 vendet që kanë miratuar monedhën unike. "Pasiguritë rreth perspektivave ekonomik mbeten të larta", theksoi BE në një komunikatë. Mes faktorëve të rrezikut, Brukseli citon politikën amerikane përsa i përket (..) ekonomisë dhe tregtisë, tensionet gjeopolitike, programin e rregullimit ekonomik të Kinës dhe mbarëvajtjen e sektorit bankar në Evropë. Negociatat e ardhshme me Britaninë e Madhe për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian bëjnë gjithashtu pjesë në pasiguritë e identifikuara nga BE. The post BE rishikon në rritje të lehtë parashikimet për ekonominë në 2017-n appeared first on GazetaBlic. |
| Muhaxhiri: PDK-ja “pranoi zyrtarisht” dështimin e vet në Qeveri Posted: 11 May 2017 10:46 PM PDT Me votimin e mocionit të mosbesimit PDK-ja e ka pranuar zyrtarisht se ministrat e saj në "Qeverinë Mustafa" kanë dështuar, ka vlerësuar analisti Artan Muhaxhiri, një ditë pas rrëzimit të Qeverisë me mocionin e partisë më të vogël, por që u mbështet nga partia më e madhe. "Kabineti qeveritar ka krijuar mosbesim të thellë politik, si dhe reflekton shenja të një mosfunksionimi total brenda vetes. Në këtë kuptim një pjesë e rëndësishme e institucioneve të vendit janë tërësisht jofunksionale", është teksti i mocionit për të cilin votuan pro edhe deputetët e PDK-së. Por, dikastere të rëndësishme brenda kabinetit Mustafa kanë udhëhequr ata të PDK-së, përfshirë zëvendëskryeministrin e parë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Integrimeve, Ministrinë e Dialogut, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Arsimit e Ministrinë e Bujqësisë. "PDK-ja është nisur nga logjika se akti i rrëzimit të Isa Mustafës do t'i eklipsojë të gjitha nëntekstet të cilat përfshihen nga mocioni, rrjedhimisht edhe vlerësimin negativ për punën e ministrave nga radhët e veta", ka thënë Muhaxhiri për "Kohën Ditore". Sipas tij, pushtet real në qeverinë që zyrtarisht ka pasur për kryeministër Mustafën kanë ushtruar edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli. The post Muhaxhiri: PDK-ja "pranoi zyrtarisht" dështimin e vet në Qeveri appeared first on GazetaBlic. |
| Kurrë nuk bën ta konsumoni ushqimin në të cilin ka qëndruar miza Posted: 11 May 2017 10:45 PM PDT Në një hulumtim të publikuar kohë më parë janë pyetur pjesëmarrësit se a do të iknin nga restoranti sikur të shihnin aty minj, buba, miza, buburreca apo gjarpërinj, përkatësisht – në cilin rast do të iknin sa më shpejt. Më shumë se 60 për qind e pjesëmarrësve në një anketë kanë thënë se më parë do të iknin nga bubat. Mirëpo, shkencëtarët tërheqin vërejtjen që rreziku i vërtetë pikërisht vjen nga mizat, sepse bartin dyfish më shumë baktere! Megjithatë, edhe kjo nuk është më e keqja! – transmeton Telegrafi. Në të vërtetë, mizat janë të prira të hallakasin nëpër jashtëqitje, bërllok dhe në kafshë të ngordhura. Duke pasur parasysh që mund të hanë ushqimin të cilin e gjejnë në këto vende të tmerrshme përplot enzime të cilat i pështyjnë dhe pastaj i thithin. Me fjalë të tjera, kur miza bie në pjatën tuaj, ajo pikërisht do të "pështyjë" në ushqimin të cilin jeni duke e ngrënë. Veç kësaj, në trupin e saj, midis qimeve në këmbë, bart baktere dhe viruse të cilat do të mbeten në ushqim. Dëme më të mëdha lidhur me mizën e zakonshme janë bezdia dhe dëmet indirekte të cilat mund të shkaktohen me bartjen e organizmave patogjene (viruseve, kërpudhave, baktereve, protozosë dhe nematodes). Trupi i mizës është me qime dhe në to lehtë "kapet" dhe qëndrojnë papastërtia dhe mikroorganizma nga materialet nëpër të cilat mizat shkojnë dhe ushqehen". Sa për ilustrim, numri mesatar i baktereve të gjetura në trupin e mizës është 4 milionë, ndërkaq nga trakti i zorrëve janë izoluar 50 lloje bakteresh patogjene, 10 lloje protozoe të kuqe, 10 lloje krimba parazitë dhe disa lloje virusesh. The post Kurrë nuk bën ta konsumoni ushqimin në të cilin ka qëndruar miza appeared first on GazetaBlic. |
| Mattis dhe Yildirim flasin për armatosjen e kurdëve në Siri Posted: 11 May 2017 10:43 PM PDT Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis është takuar me kryeministrin turk, në përpjekje për të zbutur tensionet në mes të dy shteteve, pas vendimit të SHBA-së për të furnizuar me armë grupin e kurdëve sirianë, të cilët po luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik. Në takimin me kryeministrin turk, Binali Yildirim në Londër, Mattis ka shprehur përkushtimin e SHBA-së për mbrojtjen e Turqisë, në atë që ai tha se ishte një diskutim "i sinqertë, transparent dhe i dobishëm". Mattis ka pranuar shqetësimet e Turqisë se armët që do t'i jepen kurdëve në Siri, mund të përfundojnë në duart e militantëve kurdë në Turqi dhe Irak, të njohur si Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK). SHBA dhe Turqia e cilësojnë PPK-në organizatë terroriste. "Ne e mbështesim Turqinë në luftën e saj kundër PPK-së", ka thënë Mattis. "Ne asnjëherë nuk i japim armë PPK-së. Kurrë s'e kemi bërë dhe nuk do ta bëjmë këtë", ka thënë ai. Uashigtoni ka ofruar që të ndajë informaicione të inteligjencës me Turqinë, për të ulur shqetësimet e Ankarasë se furnizimi me armë nuk do të shkojë në duart e armiqëve. Yildirim para takimit me Mattis ka paralajmëruar për "rezulutate negative" për SHBA-në, nëse nuk adreson shqetësimet e Turqisë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se do të kërkojë nga presidenti amerikan, Donald Trump që të anulojë vendimin për të furnizuar me armë kurdët sirianë, gjatë takimit që dy liderët do të zhvillojnë më 16 maj në Uashington. The post Mattis dhe Yildirim flasin për armatosjen e kurdëve në Siri appeared first on GazetaBlic. |
| Kongresmenët amerikanë sot në Kosovë Posted: 11 May 2017 10:41 PM PDT Një delegacion nga Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara të Amerikes do ta vizitoj Kosovën ku do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile. Kongresmeni Bob Goodlatte nga Virginia, Kryesues i Dhomës së Përfaqësuesve për Gjyqësorin, do ta udhëheq delegacionin. Delegacioni do ta takoj Kryeministrin Isa Mustafa dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj. The post Kongresmenët amerikanë sot në Kosovë appeared first on GazetaBlic. |
| Ja pse gratë në Kinë nuk preken nga kanceri i gjirit Posted: 11 May 2017 10:34 PM PDT Në këtë artikull do të zbulojmë historinë e Jane Plant, një profesoreshë dhe eksperte e njohur e gjeokimisë, por para se gjithash, një nënë e dedikuar dhe një grua. Parashikimi fillestar ishte se jeta dhe karriera e saj po merrnin fund. Megjithatë, kjo nuk e bëri atë të heqë dorë dhe të dorëzohej ndaj efekteve të kësaj sëmundje tejet vdekjeprurëse. Përkundrazi, ajo vendosi të luftonte edhe pse kanceri iu rikthye 4 herë. Për të qenë më konkret, Jane filloi të ndiqte një dietë revolucionare, ndryshoi zakonet e saj të jetesës dhe kjo më në fund ia shpëtoi jetën. Për shkak të efekteve mahnitëse pozitive që kishte kjo dietë, Jane sot përpiqet të informojë gratë për parimet e saj në mënyrë që ta ngrisë vetëdijen e tyre, transmeton lajmi.net Kur Jane u diagnostifikua me kancer, burri i saj, një shkencëtar i njohur dhe me përvojë, ishte duke punuar në Kinë, kështu që ai nisi të hetonte arsyen pse rastett e kancerit të gjirit janë aq të pakta në Kinë. Gjëja e parë që kuptoi ishte, të ushqyerit dhe këtë i'a rekomandoi gruas së tij. Kjo metodë ka dhënë efekte të mrekullueshme, kështu që është publike tani. Edhe pse shihet si një metodë e diskutueshme nga shumë njerëz, çdo grua ka të drejtë ta zgjedhë metodën e saj për ta luftuar këtë sëmundje dhe për ta shpëtuar vetën. Një pjesë e historisë së saj: "Miqtë dhe kolegët e mi nga Kina kanë dërguar letra, karta si dhe disa supozitorë të pabesueshëm bimor, kështu që ai i solli tek unë. Këta supozitorë kishin për qëllim të trajtonin kancerin e gjirit dhe në të vërtetë ne qeshnim shumë për to, madje thoja se duhet të konsiderohet një mrekulli nëse me të vërtetë janë këta supozitorë që mbrojnë gratë kineze nga kanceri. Pyetja ishte, pse gratë kineze janë të prekura rrallë nga kanceri? Kjo më bëri të shqyrtoj çështjen më nga afër dhe kemi gjetur sipas hulumtimeve se, në dietën mesatare kineze, yndyra përbën vetëm 14 për qind të kalorive, për dallim nga dieta mesatare perëndimore ku yndyrnat përfshijnë rreth 36 për qind. Megjithatë, unë edhe para se të prekesha nga kanceri, jam ushqyer me ushqime që kanë pak yndyrë dhe të pasura me fibra. Për më tepër duhet të dimë se marrja e yndyrnave tek të rriturit, nuk e rrit shkallën e mundësisë të prekjes nga kanceri. Papritmas, një ditë, derisa ishim duke punuar me Pjetrin (burri i saj), dikush nga ne kishte një ide të shkëlqyer: "Kinezët nuk hanë prodhimet e qumështit!" Kjo ishte një tronditje, e përzier me emocion dhe lumturi të madhe në të njëjtin moment. Ne vetëm menduam se jemi aq afër diçkaje të madhe dhe se të gjitha gjërat më në fund ishin absolutisht të qarta. Fillova të mendoj për miqtë e ngushtë kinezë, të cilët mendonin se qumështi ishte vetëm për foshnjat dhe shumë të tjerë që refuzuan produktet e qumështit nga unë. Unë nuk njihja askënd nga Kina që përdorte produkte të qumështit apo lopëve për të ushqyer foshnjat e tyre. Domethënë, njerëzit kinezë nuk e konsumojnë qumështin dhe produktet e tij. Megjithatë, unë gjeta se qumështi ishte shkaku kryesor i shumicës së alergjive dhe se trupi nuk mund ta tretë siç duhet sheqerin e qumështit, laktozën. Para se unë të diagnostifikohesha me kancer të gjirit, konsumova shumë produkte të qumështit ndërsa gjatë kimioterapisë kam konsumuar vetëm jogurt organik për të ndihmuar tretjen dhe për ta mbështetur zhvillimin e baktereve të mira në zorrë. Pastaj, unë kam hequr plotësisht dorë nga produktet e qumështit, përfshirë qumështin, kosin, gjalpin dhe të gjitha produktet të cilat përmbanin qumësht dhe pastaj kam zbuluar se produktet që ne i përdorim çdo ditë si ëmbëlsira, biskota, supat komerciale, vaji i ullirit, margarina, e produkte të tjera, përfshijnë prodhimet e qumështit në një formë ose tjetrën. Kimioterapia e parë nuk kishte sukses, dhe gunga që kisha në qafë nuk u zvogëlua, pasi ndala së konsumuari prodhimet e qumështit, gunga në qafën time filloi të tkurrej, ndërsa grafiku tregonte se kanceri është shëruar, nuk është shtypur. Mjeku im, u nda i habitur por edhe mjaft skeptik me mënyrën time të trajtimit të kancerit. Por unë besoj fuqishëm se zbulimi im për luftimin e kancerit ndërlidhet shumë edhe me ekuilibrin e sistemit hormonal dhe shëndetin e gjinjve. Nga pikëpamja ime, tani unë e lidhë qumështin dhe produktet e tij me kancerin, njëlloj si duhanin me kancerin e mushkërive", shprehet krejt në fund, Jane Plant. Ajo këshillon që ta nxirrni nga dieta juaj, qumështin dhe produktet e saj, pasi është shkaku kryesor i kancerit të gjirit. The post Ja pse gratë në Kinë nuk preken nga kanceri i gjirit appeared first on GazetaBlic. |
| Gjilani shpall “Qytetar Nderi” Presidentin Nishani Posted: 11 May 2017 10:29 PM PDT Me iniciativë të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, sot Kuvendi Komunal i Gjilanit do ta shpallë "Qytetar Nderi" Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Fillimisht, presidenti shqiptar do të takohet me kryetarin Haziri, në ora 10:00, ndërsa me fillim në ora 10:30, në sallën e Kuvendit, presidentit të Shqipërisë, i jepet titulli më i lartë i Komunës, "Qytetar nderi". Ndërkohë, me fillim në ora 11:00, në sallën e teatrit të qytetit, presidenti Nishani shpërndan dekorata për personalitetet e Gjilanit dhe Anamoravës, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për lirinë e shqiptarëve. The post Gjilani shpall "Qytetar Nderi" Presidentin Nishani appeared first on GazetaBlic. |
| Posted: 11 May 2017 10:24 PM PDT Në kuadër të aktivieteteve që mbahen në shënimin e "Javës së Dëshmorëve dhe Heronjve të Komunës së Rahovecit", sot organizohen disa aktivitete për të ndëruar dëshmorët. Do të bëhen homazhe dhe nderime pranë lapidarëve, varrezave të heronjve dhe dëshmorëve në Komunën e Rahovecit. Mbahet akademi solemne dhe program kulturo-artistik në Qendrën e Kulturës "Mensur Zyberaj" dhe zbulohet busti i dëshmorit të kombit Milaim Krasniqi, në oborrin e SHFMU "Milaim Krasniqi" në fshatin Pastasellë. The post Java e Dëshmorëve në Rahovec appeared first on GazetaBlic. |
| BE-ja apelon të mos përdoret fjalori i urrejtjes në fushatën zgjedhore Posted: 11 May 2017 10:21 PM PDT Përpos porosive se "kanë marrë në dijeni" se në Kosovë është rrëzuar qeveria dhe se do të ketë zgjedhje të reja në Bruksel preferojnë që të lënë përshtypjen sikur "nuk u intereson shumë fushata zgjedhore" të cilën e shohin si "çështje e brendshme". Shpallja e zgjedhjeve nuk është diçka e papritur sepse një gjë e tillë ishte paralajmëruar disa herë, shkruan sot Koha Ditore. Në drejtim të zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme i dukej edhe sjellja e Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, i cili për herë të parë në cilësinë e liderit formal udhëheqë PDK-në në zgjedhje. Por sjellja dhe prononcimet e disa diplomatëve amerikanë që ishin shprehur kundër zgjedhjeve kishin bërë që edhe në Bruksel, kohë pas kohe, të besonin se nuk do të ketë zgjedhje, së paku jo para vjeshtës. Një prej arsyeve pse në BE nuk e dëshironin zhvillimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë tash është edhe situata mjaft e tensionuar në rajon, sidomos në Maqedoni dhe Shqipëri. The post BE-ja apelon të mos përdoret fjalori i urrejtjes në fushatën zgjedhore appeared first on GazetaBlic. |
| Posted: 11 May 2017 10:18 PM PDT Horoskopi për ditën e sotme, e premte 12 maj 2017 Demi – Nuk do mund te jeni aspak te qete sot ju te dashuruarit pasi yjet do i keni kundër gjithë kohës. Debatet me partnerin do jene te vazhdueshme, madje edhe për gjera te kota. Beqaret do bëjnë mire te dalin ne kohen e lire dhe jo te mbyllen ne shtëpi, pasi vetëm ashtu do mund ta gjejnë princin e kaltër. Ne planin financiar do jeni te palogjikshëm dhe duke shpenzuar pafund mund te keni probleme shume shpejt. Binjakët – Jeta juaj ne çift do marre drejtimin e shumëpritur gjate kësaj dite. Jupiteri do ndikoje pafund dhe do ju nxisë t'i shprehni ndjenjat dhe te përgatisni edhe surpriza për atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë disa takime, por do duan me shume siguri për te hedhur hapa me tutje. Ne planin financiar yjet do ju këshillojnë mire dhe do e mbani gjithë kohës situatën nen kontroll. Gaforrja – Do jeni rivale te forte me partnerin tuaj sot, por kjo gjithmonë për mire. Secili do mendoje te beje surprizën me te bukur dhe do mundohet qe çdo çast te jete sa me emocionues. Shfrytëzojeni çdo moment sikur te ishte i fundit. Beqaret do kenë flirte interesante, por asgjë me shume sesa aq. Buxheti do jete goxha i mire. Do dini si ta organizoni atë dhe çdo shpenzim do e bëni me llogari. Luani – Për te dashuruarit kjo e sotmja ka për te qene një dite e qete e mbushur me ngrohtësi dhe sensualitet. Buzëqeshja do mbizotërojë gjithë kohen ne fytyrën tuaj. Beqaret do merren me gjera me te rëndësishme sesa kërkimi i dashurisë kështu qe statusi edhe sot do mbetet i njëjtë. Financat do kenë aq shume përmirësime saqë do ju duket edhe vete çudi për ndryshimin e menjëhershëm. Virgjëresha – Mundohuni qe, edhe nëse do keni shume pune, te mos e lini pas dore partnerin tuaj gjate kësaj dite. Here pas here ai do ketë vërtet nevoje për mbështetjen tuaj dhe për disa fjale te ngrohta. Beqaret do i bëjnë te gjitha përpjekjet për ta tërhequr pas vetes një person qe pëlqejnë dhe do ja arrijnë qëllimit. Gjendja e financave ka për te qene e mire dhe mund te bëni edhe investime me te mëdha. Peshorja – Sot do i mendoni gjerat me shume kujdes ju te dashuruarit dhe do ngrini edhe pikëpyetje për jetën ne çift. Nëse keni ndonjë dyshim me e mira do jete te flisni hapur me partnerin sesa t'i mbani ato përbrenda apo te bëni gjera fshehurazi. Beqaret do kenë takime, por përveç aventurave nuk do ketë asgjë me shume. Ne planin financiar do keni sukses me shumice. Akrepi – Për te dashuruarit kjo ka për te qene një dite e zakonshme dhe pa ndonjë emocione me tepër nga me pare. Mundohuni te paktën te mos debatoni për gjera pa vlere. Për beqaret do jete dite e shkëlqyer. Ata jo vetëm qe do kenë takime, por mund te ndihen edhe gati për te filluar lidhje pasionante. Buxhetin, me pak mundim, do arrini ta mbani gjithë kohës te stabilizuar. Shigjetari – Dita e sotme nuk do jete shume e mire për ata qe janë ne një lidhje sidomos mëngjesi dhe dreka. Mund te lindin debate sidomos për shoqërinë qe frekuenton gjithsecili. Beqaret do ndihen me gati se kurrë për te filluar edhe ndonjë aventure kalimtare vetëm qe te mos qëndrojnë me vetëm. Financat nuk do jene aspak te këqija. Me pak durim dhe këmbëngulje mund te arrini edhe ndonjë përmirësim. Bricjapi – Jeta juaj ne çift nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme gjate kësaj dite. Merrni sa me shpejt disa masa ne mënyrë qe situata te konsolidohet dhe te vijnë përmirësimet. Beqaret do kenë takime, por nuk do ndihen shume te sigurte sa për te hedhur hapa me tej. Ne planin financiar do ju duhet te merrni masa drakonike ne mënyrë qe gjendja te ketë përmirësime. Ujori – Planetët do e mbrojnë gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift dhe nuk do lejojnë për asgjë çast qe mes jush dhe partnerit te ketë debate apo mosmarrëveshje. Edhe beqaret kane për te pasur një dite goxha te mire. Jeta e tyre do marre rrjedhën e shumëpritur. Financat me vështirësi do i menaxhoni sepse kufizimi i shpenzimeve nuk është pika juaj me e forte. Me pak mundim , por do ja dilni ta mbani situatën nen kontroll. Peshqit – Merkuri do ju beje me romantike gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene shume me e bukur dhe emocionuese. Beqaret nuk do preferojnë për asnjë moment te dalin me personat qe do i ftojnë duku humbur kështu mundësi te shkëlqyera. Buxhetin jo vetëm qe do e menaxhoni me kujdes, por do gjeni edhe mënyrat me te mira qe shume shpejt gjendja te përmirësohet. The post Horoskopi i datës 12 maj 2017 appeared first on GazetaBlic. |
| You are subscribed to email updates from GazetaBlic. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





