“Banorët e një kantoni zviceran kundërshtojnë ndalimin e burkas” plus 17 more Radio Evropa e Lirë |
- Banorët e një kantoni zviceran kundërshtojnë ndalimin e burkas
- 72 vjet nga çlirimi i kampit të përqendrimit të Mauthausen nga trupat e SHBA-së
- Ngecjet në integrime evropiane, terren për ideologjitë ekstreme
- Franca voton për presidentin
- Pengu francez është liruar në Sudan
- Mini-maratona në Prishtinë
- Koreja e Veriut thotë se ka arrestuar një qytetar amerikan
- Pakistani thotë se ka vrarë 50 forca të sigurisë afgane
- Zaev: Na duhet pajtim nacional dhe ndëretnik
- Zaev: Qeveria deri në fund të muajit, na duhet pajtim nacional dhe ndëretnik
- Presidenti gjerman nis vizitën në Izrael
- Mijëra afganë largohen për shkak të luftimeve në provincën e Kunduzit
- Forcat irakiane përparojnë në Mosulin Perëndimor
- Dy zyrtarë të administratës Obama do të dëshmojnë për “ndërhyrjen ruse” në zgjedhje
- Boko Harami liron 82 vajza të rrëmbyera në Nigeri
- Mbi 6 mijë migrantë janë shpëtuar në Mesdhe në dy ditët e fundit
- Francezët votojnë në zgjedhje presidenciale
- Maqedoni: Pushteti në largim po fsheh shpërdorimet e bëra
| Banorët e një kantoni zviceran kundërshtojnë ndalimin e burkas Posted: 07 May 2017 08:48 AM PDT Banorët në kantonin Glarus të Zvicrës, kanë marrë pjesë në një një takim, ku kanë kundërshtuar ndalesën për veshjen e burkas, apo veshjes myslimane ku gruaja mbulon komplet trupin dhe fytyrën. Në takimin e mbajtur në sheshin kryesor në Glarus, banorët kanë kundërshtuar dënimin e grave myslimane që mbajnë burka në publik. Më herët, qeveria dhe legjislatura e këtij kantoni ku flitet gjermanisht, ka kundërshtuar një ndalesë të tillë. Ndërkaq kantoni italiano-folës, Ticino është i vetmi kanton nga 26 sa janë në Zvicër, që vitin e kaluar ka votuar pro ndalimit të burkës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| 72 vjet nga çlirimi i kampit të përqendrimit të Mauthausen nga trupat e SHBA-së Posted: 07 May 2017 07:54 AM PDT Rreth 7 mijë persona kanë marrë pjesë në një ngjarje në afërsi të qytetit Linz në Austri, për të shënuar 72 vjetorin e çlirimit nga trupat amerikane, të kampit të përqendrimit Mauthausen. Mauthausen, ishte njëri prej kampeve më të mëdha të përqendrimit në kohën naziste. Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen dhe kancelari, Christian Kern, kanë bërë thirrje për solidaritet dhe tolerancë. Ata kanë thënë se "me nacionalizëm, me shkeljen e dinjitetit njerëzor, me refuzimin e të huajve, nuk zgjidhet asnjë problem por ndodh e kundërta, krijohen probleme të reja", raporton DPA. Në mes të viteve 1938 dhe 1945, rreth 200 mijë të burgosur kanë qëndruar në Mauthausen dhe 49 kampet e tij të jashtme. Në këto kampe, 119 mijë të burgosur u vranë ose vdiqën si rezultat i kushteve jonjerëzore, në të cilat janë mbajtur ata. Në mesin e të burgosurve ka pasur hebrenj, pjesëtarë të komunitetit rom dhe të burgosur politikë nga e gjithë Evropa. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ngecjet në integrime evropiane, terren për ideologjitë ekstreme Posted: 07 May 2017 07:16 AM PDT Ngecja e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane, mund të krijojë efekte mjaft negative në vend, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe të integrimeve evropiane. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 07 May 2017 06:40 AM PDT Votuesit francezë sot zgjedhin presidentin e vendit, në zgjedhjet që po shihen si përcaktuese për të ardhmen e vendit. Në raundin e dytë të zgjedhjeve, francezët do të zgjedhin ndërmjet kandidatit të qendrës, Emmanuel Macron, dhe kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.(Video: Reuters) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Pengu francez është liruar në Sudan Posted: 07 May 2017 06:30 AM PDT Një qytetar francez, që ishte rrëmbyer në Çad në muajin mars, dhe ishte dërguar në rajonin Darfur të Sudanit, është liruar, ka thënë sot zyra e presidentit në Francë. "Presidenti i Republikës ka mësuar se është liruar bashkëqytetari jonë, i cili ishte rrëmbyer në lindje të Çadit dhe ishte dërguar nga rrëmbyesit e tij në Sudan", thuhet në deklaratë. Shërbimi i sugirsë kombëtare të Sudanit, ka thënë më herët se personi, identiteti i të cilit nuk është publikuar, është liruar dhe është nisur për në kryeqytetin Khartoum. Mohamed Tabiedy, zëdhënës i këtij shërbimi, u tha gazetarëve se francezi është lriuar gjatë një operacioni të shpëtimit të kryer në koordinim me inteligjencës franceze dhe të Çadit. Pesë prej rrëmbyesve janë arrestuar gjatë këtij operacioni. Shumë qytetarë të vendeve perëndimore janë rrëmbyer nga grupet militante në perëndim dhe në Afrikën Qendore gjatë viteve të fundit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 07 May 2017 05:46 AM PDT Në Prishtinë është mbajtur për të tretën herë me radhë mini-maratona prej 5 kilometrash, me moton "Vrapo edhe Ti". Mjetet e mbledhura nga shitja e numrave, sipas organizatorëve të kësaj maratone, do t'iu dedikohen fëmijëve të prekur me kancer, konkretisht Repartit të Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Koreja e Veriut thotë se ka arrestuar një qytetar amerikan Posted: 07 May 2017 05:36 AM PDT Koreja e Veriut ka thënë sot se ka arrestuar një tjetër qytetar amerikan, nën dyshimin se ka kryer akte ndaj shtetit. Kim Hak Song është arrestuar më 6 maj. Ai punonte në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë të Phenjanit, ka njoftuar agjencia verikoreane, KCNA. "Një institucion i rëndësishëm tani është duke kryer hetime të detajuara për krimet e kryera nga ai", ka thënë kjo agjenci. Edhe një qytetar tjetër amerikan, Kim Sang Dok, u arrestua në muajin prill, për veprime armiqësore, ka njoftuar media shtetërore e Koresë së Veriut. Arrestimet e qytetarëve amerikanë vijnë në kohën e tensionimit të raporteve mes Uashingtonit he Phenjanit për shkak të programit bërthamor dhe testeve raketore të Koresë së Veriut. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Pakistani thotë se ka vrarë 50 forca të sigurisë afgane Posted: 07 May 2017 05:09 AM PDT Policia pakistaneze ka thënë se ka shkatërruar të paktën 5 pika të kontrollit të Afganistanit, në kufirin mes dy vendeve, duke vrarë të paktën 50 forca të sigurisë afgane. Gjenerali Nadeem Ahmad u ka thënë sot gazetarëve se në pikëkalimin kufitar në Chaman, gjatë përleshjes, janë vrarë dy ushtarë pakistanezë dhe janë plagosur edhe nëntë ushtarë të tjerë. Nuk ka pasur reagim të menjëhershëm për këtë ngjarje nga ana afgane. Forcat pakistaneze dhe ato afgane janë përleshur në afërsi të kufirit që prej 5 majit Të dy palët fajësojnë njëra-tjetrën për nisjen e luftimeve. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zaev: Na duhet pajtim nacional dhe ndëretnik Posted: 07 May 2017 04:47 AM PDT Qeveri të re do të ketë deri në fund të muajit, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili pret t'ia ndajë mandatin presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov për të formuar Qeverinë e Maqedonisë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zaev: Qeveria deri në fund të muajit, na duhet pajtim nacional dhe ndëretnik Posted: 07 May 2017 04:32 AM PDT Qeveri të re do të ketë deri në fund të muajit, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili pret t'ia ndajë mandatin presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov për të formuar Qeverinë e Maqedonisë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Presidenti gjerman nis vizitën në Izrael Posted: 07 May 2017 04:20 AM PDT Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka arritur në Jerusalem, ku do të zhvillojë viitë katër ditore. Zyra e Steinmeier ka njoftuar se ai do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu më 7 maj dhe më pas do të takohet me presidentin e këtij vendi, Reuven Rivlin, me të cilin ishte takuar më 6 maj, në Jerusalem. Steinmeier pritet që të takohet edhe me presidentin e autoritetet palestinez, Mahmud Abbad më 8 maj, në selinë e tij në Ramallah. Kjo është vizita e parë e Steinmeier që prej se është zgjedhur president më herët gjatë këtij viti. Ai kishte vizituar më herët Izraelin, në cilësinë e ministrit të Jashtëm. Vizita e presidentit gjerman në Izrael, vjen në kohën e tensionimit të raporteve në mes të kryeministrit izraelit, Netanyahu dhe ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel. Netanyahu më 25 prill kishte anuluar takimin me Gabriel, pasi ministri gjerman ishte takuar me grupe për të drejtat e njeriut, që kritikojnë qeverinë izraelite. Në vizitën e tij katër ditore, Steinmeier nuk është paraparë që të takohet me ndonjë përfaqëseus të të drejtave të njeriut. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mijëra afganë largohen për shkak të luftimeve në provincën e Kunduzit Posted: 07 May 2017 03:39 AM PDT Mijëra afganë janë larguar për shkak të luftimeve në mes të forcave afgane dhe militantëve talibanë në provincën Kunduz, që prej se talibanët morrën nën kontroll një qark kyç në këtë provincë prej nisjes së ofensivës pranverore muajin e kaluar, ka thënë Këshilli norvegjez për Refugjatë. Talibanët kanë arritur të marrin nën kontroll qarkun Qala-i-Zal, në perëndim të qytetit Kunduz më 6 maj. Ky këshill ka njoftuar se civilët afganë janë larguar nga qarku Khanabad. "Qindra familje afgane janë duke u larguar nga konfikti i armatosur në provincën Kunduz", ka thënë Kate O'Rourke, drejtoreshë për Afganistanin e këtij këshilli. "Shumica janë duke u strehuar tek familjarët e tyre që i kanë nëpër vende të ndryshme por disa janë duke fjetur nën qiellin e hapur", ka shtuar O'Rourke. Në 18 muajt e fundit, luftëtarët talibanë, dy herë kanë arritur që të marrin nën kontroll qendrën e qytetit të Kunduzit, për periudha të shkurtëra kohore. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Forcat irakiane përparojnë në Mosulin Perëndimor Posted: 07 May 2017 02:22 AM PDT Forcat irakiane kanë avancuar në veri të Mosulit Perëndimor, duke liruar dhe evakuar dhjetëra civilë të cilët ishin nën kontrollin e grupit militant Shteti Islamik. Shefi i policisë, Read Chaker ka thënë se forcat e tij, e kanë larguar IS-in nga qarku al-Haramat, në veriperëndim të Mosulit, duke marrë rreth 500 metra territor nga militantët, që prej se ofensiva e re nisi më 3 maj. "Forcat kanë evakuar dhjetëra civilë pasi i kanë çliruar ata nga betejat në al-Haramat", ka thënë ai, duke shtuar se rreth 15 militantë janë vrarë gjatë luftimeve. Raportimet për avancimin e forcave irakiane vijnë një ditë pasi forcat irakiane, të mbështetura nga SHBA-ja, larguan IS-in nga qarku Musherfa në perëndim të Mosulit, duke marrë nën kontroll territorin dhe duke lejuar që civilët të largohen për në lindje të qytetit. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 300 deri në 500 mijë banorë janë në qarqet në Mosul, të cilat kontrollohen nga IS-i. Mosuli Lindor është shpallur i çliruar, ndërkaq forcat irakiane tash janë duke luftuar për të larguar militantët nga pjesa perëndimore e qytetit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Dy zyrtarë të administratës Obama do të dëshmojnë për “ndërhyrjen ruse” në zgjedhje Posted: 07 May 2017 02:06 AM PDT Dy zyrtarë të lartë të administratës së ish-presidentit Barack Obama, më 8 maj do të dëshmojnë para një komiteti të Senatit, si pjesë e hetimit për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara më 2016. Para Komitetit për Drejtësisë të Senatit do të dëshmojë, Sally Yates, e cila qëndroi në administratën Trump përpara se të largohej nga puna 10 ditë më pas. James Clapper, që ka shërbyer si drejtor i inteligjencës kombëtare në administratën Obama, po ashtu do të dëshmojë para këtij komiteti. Senati dhe komitetit për inteligjencë të Dhomës së Përfaqësuesve po ashtu janë duke hetuar ndërhyrjen e Rusisë në fushatën zgjedhore dhe për çfarëdo lidhje që mund të ketë pasur në mes të Moskës dhe ekipit të Trumpit. Yates pritet të dëshmojë për atë se çfarë dinte administrata e Trumpit për komunikimet me zyrtarët rusë para dhe pas zgjedhjeve, të ish-këshilltarin e presidentit për siguri kombëtare, Michael Flynn. Flynn u largua nga puna nga presidenti Donald Trump më 13 shkurt, vetëm 24 ditë pasi kishte marrë detyrën. Trump kishte deklaruar se e ka përjashtuar nga puna Flynnin për shkak se ai kishte gënjyer se kishte biseduar me ambasadorin rus në Shtetet e Bashkuara gjatë periudhës tranzitore të pushtetit në SHBA. Ndërkaq, Clapper me gjasë pritet të dëshmojë në atë se a ka ndonjë provë se anëtarët e ekipit tranzitor të Trumpit, kanë bashkëpunuar me Rusinë për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Boko Harami liron 82 vajza të rrëmbyera në Nigeri Posted: 07 May 2017 01:28 AM PDT Nigeria ka thënë se 82 nxënëse që janë rrëmbyer nga Boko Harami më 2014 janë liruar, në këmbim të lirimit të disa anëtarëve të dyshuar të këtij grupi ekstremist. Qeveria nigeriane ka thënë më 7 maj se zyrtarët kanë konfirmuar raportimet për lirimin e nxënësve nga Chibok, një ditë më parë. Por në njoftimin e qeverisë nuk është thënë se sa militantë të dyshuar të Boko Haramit janë liruar. Zyrtarët nigerianë kanë thënë se qeveria zvicerane dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kyq kanë ndihmuar në negociatat me grupin Boko Haram. Vajzat e liruara janë takuar me presidentin e Nigerisë, Muhammad Buhari. Në prill të vitit 2014, 276 nxënëse u rrëmbyen nga Boko Harami, nga një shkollë në qytetin Chibok, në veri të Nigerisë. 57 nxënse arritën të ikin nga grupi, disa muaj pas rrëmbimit. Edhe 21 vajza u liruan në tetor të 2016-ës dhe disa të tjera u liruan po ashtu në janar të 2017. Edhe pas lirimit të 82 vajzave, edhe 113 besohet se po mbahen nga grupi Boko Haram. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mbi 6 mijë migrantë janë shpëtuar në Mesdhe në dy ditët e fundit Posted: 07 May 2017 12:47 AM PDT Mbi 6 mijë migrantë janë shpëtuar në dy ditët e fundit, në Detin Mesdhe kanë thënë zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të flotës italiane. Roja bregdetare italiane ka thënë se rreth 3 mijë persona janë shpëtuar më 6 maj, pothuajse numër i njëjtë i migrantëve të shpëtuar më 5 maj. Roja bregdetare ka thënë se flota italiane, agjencia e BE-së, Frontex dhe disa organizata joqeveritare kanë marrë pjesë në operacionet e shpëtimit. Disa prej migrantëve të shpëtuar janë dërguar në Itali, ndërkaq 730 migrantë, në një anije të Mjekëve pa Kufi, janë nisur po ashtu drejt brigjeve italiane. Roja bregdetare libiane i ka thënë agjencisë Associated Press se ka shpëtuar 170 migrantë më 6 maj por nuk ka mundur që të shpëtojë më shumë migrantë për shkak të mungesës së burimeve. Italia dhe Libia kanë bashkëpunuar në përpjekjet për të shpëtuar migrantët, të cilët po marrin rrugën e rrezikshme detare për të arritur në Evropë. Ogranizata ndërkombëtare për Migrantë, ka thënë se 43,490 migrantë kanë arritur në Evropë përmes detit, që prej 26 prillit. Zyrtarët thonë se rreth 1 mijë migrantë kanë vdekur këtë vit, ndërkaq mbi 4 mijë e 500 migrantë, kanë vdekur ose konsiderohen të zhdukur dhe ka frikë se janë mbytur më 2016. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Francezët votojnë në zgjedhje presidenciale Posted: 06 May 2017 11:33 PM PDT Votuesit francezë sot do të zgjedhin presidentin e vendit, në zgjedhjet që po shihen si përcaktuese për të ardhmen e vendit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Maqedoni: Pushteti në largim po fsheh shpërdorimet e bëra Posted: 06 May 2017 10:22 AM PDT Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit ka asgjësuar materiale të shumta të arkivit të periudhës 2002-2014, të cilat me automjete të posaçme, i janë dërguar një kompanie që merret me prodhimin e letrës dhe ambalazhit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





