“Babai i Paul Walker thyhen heshjten” plus 9 more 24 ore lajme

“Babai i Paul Walker thyhen heshjten” plus 9 more 24 ore lajme


Babai i Paul Walker thyhen heshjten

Posted: 09 May 2017 07:49 AM PDT

Babai i yllit të Hollivudit Paul Walker ka folur për dhimbjen për largimin e djalit dhe luftën e vazhdueshme për të kuptuar vdekjen e djalit të tij edhe katër vjet më vonë. Në një intervistë emocionuese për DailyMail, Paul Walker Sr, ka folur dhe mbi filmin e fundit "The Fate and the Furious", i pari ...

Ronaldo, pushimet romantike në Ibiza

Posted: 09 May 2017 07:45 AM PDT

Në ndarjen e çmimeve të Futbollit të FIFA në Zyrih, në janar të këtij viti ata u shfaqën në tapetin e kuq si çift. Pesë muaj më pas Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez duket se janë mjaft të lidhur teksa shijojnë pushimet e tyre në diellin e Ibiza. 32-vjeçari, futbollist i Realit të Madridit, tregon ...

Kim i rikthehet kohëve të vjetra

Posted: 09 May 2017 07:36 AM PDT

Kim Kardashian është munduar të vishet sa më serioze që nga grabitja e saj në Paris, e cila e la të tronditur dhe pa diamantët e saj të çmuar. Por ditën e hënë, ylli 36-vjeçar duket se i është rikthyer kohëve të vjetra, duke u veshur me lëkurë teksa ka dalë për të takuar mikun ...

Lëkundje tërmeti në juglindje të vendit

Posted: 09 May 2017 07:19 AM PDT

Një tërmet relativisht i lehtë ka goditur pjesën juglindore të Shqipërisë, por lëkundjen janë ndjerë edhe në Elbasan dhe në kryeqytet. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 3.5 ballë me epiqendër 9 kilometra në perëndim të Përrenjasit. Nuk ka të dhënë për dëme materiale.

Premtimi i PS për vendet e punës, Blushi: Në 4 vjet rilindja punësoi vetëm banditë

Posted: 09 May 2017 07:07 AM PDT

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me kongresin e mbajtur sot nga Partia Socialiste. Blushi shprehet se rilindja punësoi vetëm 20 banditë në parlament dhe 20 të tjerë nëpër bashki. Sipas tij, Rama nuk mbajti premtimin e dhënë për 300 mijë vendet e punës. "KONGRESI ...

Pajisja kompjuterike, prokuroria i bllokon pasaportën shtetasit grek

Posted: 09 May 2017 07:00 AM PDT

Prokuroria e Tiranës bllokoi pasaportën e shtetasit grek Joannis Dragounis, i cili u ndalua për të dalë nga Shqipëria pasi posedonte një pajisje kompjuterike të dyshimtë. Prokurorët thanë se bllokimi i pasaportës do të jetë si masë sigurie derisa ekspertët e kriminalistikës të japin një përgjigje se për çfarë bëhet fjalë. Ndërkohë, hetimet janë hapur ...

Dëmin e bërë në Kuvend do ta mbulojë një kompani sigurimesh

Posted: 09 May 2017 06:53 AM PDT

Dëmin e bërë në Kuvendin e Maqedonisë pas protestave të dhunshme të enjtes së zezë do ta mbulojë një kompani e vendit për sigurime, shkruan Telegrafi Maqedoni. Kjo kompani ka marrë mostra nga inventari i dëmtuar në Kuvend dhe gjithashtu ka dokumentar me fotografi dhe me video të gjithë mjetet teknologjike të dëmtuar. "Salla e ...

Dita e Evropës: Maqedonia e ka të domosdoshme t’i kthehet rrugës evropiane

Posted: 09 May 2017 06:46 AM PDT

Sot në BE Info Qendrën në Shkup është shënuar Dita e Evropës, ku ka mbajtur fjalim Arbër Ademi, zëvendëskryeministri për eurointegrime, euroambasadori Samuel Zhbogar dhe ambasadori francez Christian Thimonier, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ademi ka deklaruar se është e nevojshme sa më shpejtë të jetë e mundur që të zgjidhet qeveria e orintuar kah reformat e ...

Rasti i Kumanovës, shkaqet e konfliktit mbeten ende enigmë

Posted: 09 May 2017 06:42 AM PDT

Edhe dy vjet pas ngjarjeve të 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë, mbeten enigmat se çfarë në të vërtetë ndodhi në këtë zonë urbane të këtij qyteti, ku nga luftimet e ashpra mes forcave policore dhe një grupi të armatosur që prezantohej si Ushtria Çlirimtare Kombëtare mbeten të ...

“Fushata” e PD, Basha: Asgjë nuk ndryshon pa zgjedhje të lira

Posted: 09 May 2017 06:43 AM PDT

Paralel me Kongresin Elektoral të Socialistëve, demokratët bënë në çadrën e protestës bilancin 4-vjeçar të qeverisë. "Katër vjet vetëm për veten e tyre duke katandisur Shqipërinë në një vend nga i cili qytetarët duan vetëm të largohen. Kanë varrosur shtetin, kanë ndërtuar shtetin e dështuar, kriminal dhe narko-republikën dhe në këtë mënyrë kanë asgjësuar shpresat ...