“A e meriton Evropa ta festojmë Ditën e Evropës?” plus 9 more Ferizaj Press |
- A e meriton Evropa ta festojmë Ditën e Evropës?
- Arta Tahiri Beqa përfaqëson Kosovën në Ditën e Evropës
- Spitali i Ferizajt me vetëm një autoambulancë funksionale
- Birra më e mirë se paracetamoli për dhimbje
- Lejoni fëmijët t’i fusin gishtat në hundë dhe t’i lëpijnë ato
- Facebook ka në plan të lansojë një TV
- Zvicra ka një ofertë për kosovarët që duan pasaportë zvicerane (Foto)
- Pajaziti: PDK-ja s’ka vendosur ende a do ta mbështesë rrëzimin e Qeverisë
- Maloku: Kush garanton se zgjedhjet e parakohshme sjellin stabilitet më të madh politik?
- Pritet procedimi i Demarkacionit në Kuvend
| A e meriton Evropa ta festojmë Ditën e Evropës? Posted: 08 May 2017 09:12 AM PDT Festa e 9-Maji festohet më tepër te ne në Kosovë ,se sa në vendet e ndryshme të Evropës. A e meriton Evropa ta festojmë Ditën e Evropës? Kur e themi këtë fakt kemi parasysh se Evropa ka shumë më shumë mundësi të bëjë për çështjen Shqiptare në përgjithësi,duke marrë parasysh ndihmën që e kemi gëzuar gjerë më tani, prapë se prapë nuk është e mjaftueshme.Për Arsye se populli shqiptarë ka bërë me shumë për Evropën se sa që Evropa po bën për ne,duke e marrë parasysh nga epoka e Skënderbeut e gjer më sot. Sot fatkeqësisht Evropa po e përkrah klasën politike korruptive në Kosovë,e cila i gëzon gjitha privilegjet,së bashku me familjarët e tyre.Ndërsa popullin e Kosovës fare pak, në vend që të jetë e kundërta,të përkrahet populli më shumë se sa klasa e korruptuar politike. Urime Dita Evropë me shpresë se do ta ndryshosh qasjen më tepër, në të ardhmen do ti ndihmosh më shumë popullit të shumë vuajtur Shqiptarë,e jo politikave koruptive të pushtetarëve! |
| Arta Tahiri Beqa përfaqëson Kosovën në Ditën e Evropës Posted: 08 May 2017 08:57 AM PDT Në organizimin e EU Delegation i cili u organizua për nder të Ditës se Evropës znj. Arta Tahir Beqa përfaqësoi Kosovën në sesionin e diskutimeve mbi Integrimet evropiane në Ballkanin Perëndimor. Në këtë konferencë shkencore morën pjese përfaqësues të politikës nga vendet si Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Shqipëria dhe Serbia. Gjate këtij panelimi znj Tahiri-Beqa foli për hapat stabilizues të zhvillimit ekonomik drejt BE dhe marrëveshjet të cilat BE ka përkrahur Kosovën në këtë drejtim. Gjithashtu u prezantuan dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova si nga aspekti i zhvillimeve politike në vend, pengesa të cilat ndikojnë direkt në Ekonominë e Integruar të Kosovës në Bashkimin Evropian. “Përfaqësimi im si ligjëruese në EU Delegation është një arritje e cila sot më përmbush në sferën akademike e profesionale. Të përfaqësoja Kosovën në këtë panel ishte përgjegjësi dhe krenari njëkohësisht!” ka thënë Arta Tahiri-Beqa ![]() |
| Spitali i Ferizajt me vetëm një autoambulancë funksionale Posted: 08 May 2017 08:51 AM PDT Spitali Rajonal i Ferizajt nga tri autoambulanca sa posedon, vetëm një prej tyre e ka në funksion, ndërsa dy të tjera vazhdimisht ndodhen në servis. Joaktive shpeshherë ndodhë të jetë edhe e vetmja veturë e cila aktualisht është në funksion. Se mungesa e autoambulancave po u shkakton shumë telashe me pacientë e pohon edhe drejtori i spitalit të Ferizajt Bejtush Jaha. "Në kuadër të spitalit të përgjithshëm të Ferizajt kemi 3 autoambulanca të cilat në shumicën e rasteve nuk janë aktive sepse janë të vjetra, dy autoambulanca janë të prodhimit 1999, kurse njëra është e vitit 2000. Ne kemi frekuentim të madh të pacientëve të cilët në mungesë të kuadrove jemi të detyruar që nga këtu t'i transferojmë në QKUKU, që na nevojitet autoambulanca për transferime dhe shpeshherë jemi objekt cak i mosmarrëveshjeve me pacientë për shkak të mungesës së autoambulancave dhe trasferit me kohë në QKUKU",tha Jaha. Jaha thotë se disa herë kanë kërkuar nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe nga donatorët që të pajisen me ndonjë autoambulancë të re, mirëpo deri më tani nuk kanë hasur në mirëkuptim. "Ne disa herë kemi bërë kërkesa nga donatorë dhe njerëz të vullnetit të mirë që të na ndihmojnë në këtë aspekt, por nuk kemi hasur në mirëkuptim, edhe tek SHSKUK ne vazhdimisht, në çdo raport që e dërgojmë, e potencojmë mungesën e autoambulancave, por deri tani nuk kemi hasur në mirëkuptim",tha Jaha. Përveç mungesës së autoambulancave, Spitali Rajonal po përballet edhe me mungesë të veturave për shërbime spitalore. Për nevoja të tilla ky institucion shëndetësor ka në dispozicion një veturë të vitit 1984. Gani Tërshana, përgjegjës i shërbimeve teknike në spitalin e Ferizajt, thotë se kjo veturë më shumë ndalet në rrugë sesa lëviz. "Mbeturinat i bartim me të dhe çka të kemi nevojë për furnizim të spitalit këtë veturë e kemi në shërbim, rrallëherë që nuk ndalet në rrugë se gjithmonë ndalet në rrugë, asnjëherë vetë nuk shkoj sepse duhet me e lut ndokënd të më ndihmoj për me shty apo me tërheq",tha Tërshana. Në Spitalin Rajonal të Ferizajt, gjatë 24 orëve, me vetëm një autoambulancë kryhen mbi 10 transferime të pacientëve, transmeton Televizioni Tema. |
| Birra më e mirë se paracetamoli për dhimbje Posted: 08 May 2017 07:00 AM PDT Sipas një studimi të ri, të pish dy birra ka më shumë efekt në lehtësimin e dhimbjeve sesa të marrësh qetësues si paracetamoli.Përgjatë 18 studimeve të ndryshme, hulumtuesit nga Universiteti i Greenwich në Londër gjetën se pirja e dy gotave birrë mund të lehtësojë dhimbjet. Duke e çuar përbërjen e alkoolit në gjak në rreth 0.08%, ju do t'i jepni trupit tuaj një "reduktim në dhimbje", transmeton Gazeta Express. Hulumtuesit shpjeguan: "Gjetjet sugjerojnë se alkooli është një analgjezik i dobishëm që sjellë reduktime në intensitetin e dhimbjes". Por, megjithatë, nuk është e qartë nëse alkooli redukton ndjenjat e dhimbjes për shkak se prekë receptorët e trurit apo vetëm sepse ulë ankthin, i cili më pas na bën të mendojmë se dhimbja nuk është aq e keqe. |
| Lejoni fëmijët t’i fusin gishtat në hundë dhe t’i lëpijnë ato Posted: 08 May 2017 06:57 AM PDT Është një nga zakonet e neveritshme që prindërit përpiqen për t'ua hequr fëmijëve të tyre sidomos në vendet publike.Por mund të jetë vendim i gabuar i prindërve ndaj fëmijëve, kur u thuhet të heqin gishtin nga hunda, shkruan DailyMail Ekspertët thonë se kjo praktikë e papërshtatshme, në fakt është e mirë për dhëmbët dhe shëndetin e përgjithshëm për fëmijët. Ata besojnë se bakteret e mbledhura në hundë, nëse hahen mund të përmirësojnë sistemin imunitar të trupit. Doktor Scott Napper, profesor i biokimisë në Universitetin Saskatchewan në Kanada thotë se natyra e shtynë njeriun të bëjë veprime të ndryshme në dobi të shëndetit. "Njerëzimi është zhvilluar në kushte shumë të këqija dhe ndoshta dëshira për ta mbajtur pastër vetëvetën nuk është duke shkuar në avantazhin tonë", ka deklaruar ai. Një tjetër studim i Institutit të Teknologjisë në Massachusetts në SHBA, ka zbuluar se mukusi i mbledhur në hundë ndihmon në parandalimin e infeksioneve duke mbajtur bakteret e këqija nën kontroll. |
| Facebook ka në plan të lansojë një TV Posted: 08 May 2017 06:51 AM PDT Facebook, që definitivisht nuk është një kompani mediale, raportohet se është duke planifikuar të lansojë rreth dy programe origjinale për TV në mes të qershorit.Prapa në dhjetor, raporte të ndryshme online thoshin se Facebook do të ndjekë hapat e Amazon, Hulu dhe Netflix në lojën e kontentit origjinal. Dhe tani, burime të shumta i kanë thënë Business Insider se këto plane janë rrugës së realizimit, transmeton Gazeta Express. Burimet e Business Insider thonë se Facebook do të fusë një tab të ri për video dhe shumë emisione komedi të cilat zgjasin mes pesë dhe tridhjetë minuta. Me këtë mendje, Facebook më nuk do të mbetet vetëm një rrjet social, por edhe një gjigand televiziv me programe të cilat tërheqin rreth 2 miliardë përdoruesit e tij. |
| Zvicra ka një ofertë për kosovarët që duan pasaportë zvicerane (Foto) Posted: 08 May 2017 06:28 AM PDT Së fundi, edhe Kantoni i Cyrihut, dhoma e komunave, ka dalë me një fletëpalosje (flyer) përmes së cilës konkretizohet oferta dhe tregohet saktësisht e në mënyrë figurative se cilat janë përparësitë nga të cilat mund të përfitojnë ata që e bëjnë kërkesën këtë vit, shkruan albinfo.ch. Gjithashtu, sqarohen në mënyrë lehtë të kuptueshme edhe risitë që hyjnë fuqi nga 1 janari 2018 me ligjin e ri, në nivel të Zvicrës. Ato, në mënyrë të përmbledhur janë: ata që e shfrytëzojnë kohën deri më 31 dhjetor 2017 për të bërë kërkesën për natyralizim në mënyrë të rregullt, këtë mund ta bëjnë edhe nëse kanë vizë B edhe F, por me kushtin që të kenë mbushur 12 vjet qëndrimi në Zvicër, me çfarëdo statusi. Sigurisht, janë pastaj edhe kushtet lidhur me afatet e banimit në komunat dhe kantonet përkatëse që ndryshojnë sipas komunave dhe kantoneve. Ndërsa ata të huaj që kërkesën do ta bëjnë në vitin 2018 kanë një sërë vështirësish shtesë. Së pari, këtë mund ta bëjnë vetëm të huajt me vizë C (Leje qëndrimi të përhershëm) dhe jo më ata me vizë B ose F, njofton albinfo.ch. Më tutje, atyre do t` u kërkohet që të mos kenë marrë ndihma sociale së paku gjatë tri viteve të fundit, (ndërsa me ligjin e vjetër kjo kërkohej vetëm në momentin e konkurrimit) etj. Lehtësimi i vetëm me ligjin e ri është afati më i shkurtër i qëndrimit në Zvicër, si kusht për fitimin e nënshtetësisë zvicerane: nga 12 sa është tash në 10 vjet që do të bëhet nga 1 janari 2017. Kjo që po bën tash kantoni i Cyrihut, në kantonet frankofone ka traditë disa vjeçare. Në Gjenevë për shembull, prej disa vitesh, të gjithë të huajve që kanë përmbushur afatet për t`u natyralizuar u dërgohet në postë oferta me informacionet se si ta realizojnë këtë. |
| Pajaziti: PDK-ja s’ka vendosur ende a do ta mbështesë rrëzimin e Qeverisë Posted: 08 May 2017 06:28 AM PDT Shef i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, të hënën i ka thënë Gazetës Express se kjo parti i ka dhënë prioritet koordinimit me partnerët e koalicionit, para se të marrin vendim për votën në Kuvend ndaj mocionit. "Ende nuk kemi diçka të tillë", tha Pajaziti, i pyetur nëse grupi i tij parlamentar ka marrë vendimin karshi mocionit të së mërkurës. "Ne i kemi dhënë si parti, siç e dini, prioritet koordinimit brenda koalicionit, edhe mbetemi të gatshëm dhe me shpresë që me u koordinu gjithë procesi për gjitha përgjegjësitë që i kemi", tha tutje Zenun Pajaziti për Gazetën Express. Por, nëse PDK-ja ende si grup parlamentar s'ka vendim për votim apo kundërshtim të mocionit, disa deputetë të saj tashmë e kanë dhënë nënshkrimin e tyre për mocion, gjë që i mundësoi javën që shkoi opozitës procedimin e tij në Kuvend. E në ditën që ky mocion shkoi në Kuvend, zëvendëskryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të kryesisë së partisë së Kadri Veselit, tha se deputetët e PDK-së janë të lirë në vendimet e tyre. "PDK nuk i ka vendimet autoritare", kishte deklaruar Kuçi të premten në mesditë. Ndryshe, pas procedimit në Kuvend të mocionit ndaj qeverisë Mustafa, për të hënën Qeveria e Kosovës kishte paraparë një mbledhje për procedimin e demarkacionit për votim nga deputetët, para testit të së mërkurës ndaj Qeverisë |
| Maloku: Kush garanton se zgjedhjet e parakohshme sjellin stabilitet më të madh politik? Posted: 08 May 2017 12:05 AM PDT Maloku në llogarinë e vet në "Facebook" ka shtruar këtë pyetje: Kush mund të garantojë se zgjedhjet e parakohshme në këto rrethana, me këto raporte ndërpartiake mund të sjellin krijim të menjëhershëm të Qeverisë dhe stabilitet më të madh politik në Kosovë? Ky është postimi i plotë i Malokut: "Aleatët tanë ShBA dhe Gjermania, pa të cilët rrezikohet edhe ekzistenca fizike e kombit tonë në Ballkan, bëjnë përpjekje maksimale për shuarjen e krizës (së pakuptimtë) politike në Shqipëri dhe, po ashtu, në Maqedoni duke qëndruar (pothuajse) hapur në krah edhe të interesave shqiptare atje. Disa parti shqiptare, me mocionin për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës synojnë krijimin edhe të një krize politike. Kush garanton dhe në bazë të cilave fakte, që zgjedhjet e parakohshme në këto rrethana dhe me këto raporte ndërpartiake, mund të sjellin krijim të menjëhershëm të Qeverisë dhe stabilitet më të madh politik në Kosovë? A JENI ME NE A ME ARUSHEN?". |
| Pritet procedimi i Demarkacionit në Kuvend Posted: 08 May 2017 12:05 AM PDT Sipas paralajmërimeve, në këtë mbledhje pritet procedimi i Marrëveshjes së Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës Të paktën këtë e ka thënë të premten nga Londra kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i cili tregoi se për demarkacionin dhe procedimin e tij në Kuvend kishte biseduar me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Yee. Mustafa tha se me të ishte pajtuar që të hënën Qeveria ta procedojë në Kuvendin të Republikës së Kosovës Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Mbledhja e Qeverisë është paraparë të fillojë në orën 10. |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






