Zëri: “Tillerson thotë se po ndërmerren hapa për të larguar Assadin” plus 29 more |
- Tillerson thotë se po ndërmerren hapa për të larguar Assadin
- Ky është kushti i Ilir Metës për koalicion me Edi Ramën
- 'Serbia po rikthehet fuqishëm në skenë' (Video)
- Ish e dashura e Ronaldos çmend ndjekësit e saj, publikon foto tërësisht nudo (Foto)
- Mustafa: Kosova do të ketë ushtrinë
- A do të bombardohet Assad nga Amerika?
- Limaj: Presidenti Thaçi shkeli Kushtetutën për ushtrinë, ra në kurthin e vet
- Mjekët: Ja sa gota ujë duhet të pini në ditë
- Mustafa: Zgjedhjet mbahen në vitin 2018
- Shoferi i kamionit e pëson keq derisa tenton ta rregullojë mikserin e betonit (Foto/Video)
- Kandidatin për president të Francës e sulmojnë me miell në tubim (Video)
- Ronaldo dhe Benzema tallen keq me Vasquezin, e konsiderojnë 'fëmijë' (Foto)
- Limaj: Kryeministri i ardhshëm është nga opozita
- Jabllanoviq nuk u kërkon falje nënave të Gjakovës, thotë se nuk i ka fyer
- Kur Policët parkojnë veturën vend e pa vend (Foto&Video)
- Limaj: Franca të veprojë si Gjermania e Zvicra për fletëarrestet e Serbisë
- Mustafa godet Shpend Ahmetin: Me Prishtinën ka dështuar (Video)
- Kërcënohet prokurori i Krimeve të Rënda në Prizren
- Pasi ia theu këmbën, futbollisti bën një gjest të madh (Foto)
- Kuvendi spo mund ta kryejë detyrën, ta kontrollojë Qeverinë (VIDEO)
- Stavileci: Kjo rritje ekonomike nuk mjafton
- Hapet ekspozita 'Fmitë e non-të-dhetave' (FOTO)
- Kështu u kacafytën deputetët serbë në Kuvend (Video)
- Mbështetja e Putinit për Assadin 's'është e pakushtëzuar'
- Rrahje masive mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë (Video)
- Maqedoni, dita e 39-të e protestave kundër Platformës Shqiptare
- Damasku vendos kushte për hetimin e OKB-së
- Facebook nuk do tju lejojë më të postoni pornografi
- Ky është koncepti më i mirë i iPhone 8 që e keni parë deri më tani
- Shoferi e ndal autobusin dhe ia lidh tojat e këpucëve një të moshuari (Video)
| Tillerson thotë se po ndërmerren hapa për të larguar Assadin Posted: 06 Apr 2017 02:36 PM PDT Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka deklaruar se se janë duke u ndërmarrë hapa për të larguar presidentin sirian Bashar al-Assad. Duke folur në bordin e Air Force One, presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se duhet të bëhet diçka në lidhje me Assad pas sulmit me armë kimike që ka lënë të vdekur qindra njerëz, mes tyre edhe shumë fëmijë. “Mendoj se ajo çfarë bëri Assad është e tmerrshme. Unë mendoj se ajo që ndodhi në Siri është një nga krimet më...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ky është kushti i Ilir Metës për koalicion me Edi Ramën Posted: 06 Apr 2017 02:25 PM PDT Ilir Meta ka ripërsëritur qëndrimin e LSI-së për koalicion me PS-në, koalicion që sipas tij mund të bëhet vetëm nëse Edi Rama angazhohet për të zgjidhur krizën politike. “Si do që të hyjë LSI-ja, në cdo rast ata që votojnë për LSI-në votojnë për LSI-në. Ne e kemi bërë të qartë angazhimin tonë për të vazhduar me PS-në nëse e dëshiron këtë gjë. Por e kemi bërë të qartë që kjo varet nga angazhimi i lidershipit të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| 'Serbia po rikthehet fuqishëm në skenë' (Video) Posted: 06 Apr 2017 02:08 PM PDT Analisti Halil Matoshi, ka thënë se Serbia po rikthehet fuqishëm në skenë, ndërsa Kosova në sy të publikut botëror po del se kinse kosovarët kanë kryer me dhjetëra masakra e jo Serbia. “Serbia po rikthehet fuqishëm në skenë duke i lajthitë edhe shtetet sidomos ish shtetet që dikur Serbia i ka pas aleatë sidomos në dy luftat botërore, Kosovës iu është shkaktu një dëm i madh sepse në sy të publikut botëror del se kinse edhe kosovarët të cilët praktikisht janë dhjetëra e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ish e dashura e Ronaldos çmend ndjekësit e saj, publikon foto tërësisht nudo (Foto) Posted: 06 Apr 2017 02:06 PM PDT Irina Shayk ka vendosur t’i çmend ndjekësit e saj në “Instagram” Irina Shayk, ish e dashura e Cristiano Ronaldos, ka vendosur t’i shpërblejë ndjekësit e saj në rrjetin social, “Instagram”, shkruan Gazeta Express. Ajo ka postuar një foto pothuajse tërësisht e zhveshur, duke i treguar edhe njëherë yllit të Real Madridit se çfarë ka humbur. Kjo foto ka marrë shumë pëlqime. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mustafa: Kosova do të ketë ushtrinë Posted: 06 Apr 2017 02:04 PM PDT Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se iniciativa për transformimin e FSK-së është bllokuar nga Serbia përmes Listës Serbe. “Nuk ka të drejtë askush që të ta mohojë ushtrinë. Ne do të jemi të dakordim dhe harmoni me partnerët tanë me SHBA-të dhe NATO-në”. “Duhet të ketë trysni nga ndërkombëtarët që tek Beogradi”, ka thënë Mustafa në RTK. Sipas tij, nuk ka dileme për ushtrinë e Kosovës. “Edhe presidenti i Kosovës,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| A do të bombardohet Assad nga Amerika? Posted: 06 Apr 2017 01:51 PM PDT Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson tha se SHBA po shqyrtojnë “përgjigjen e duhur” lidhur me sulmin kimik të martën që vrau dhjetra civilë. Ai i bëri komentet të enjten në Palm Beach të Floridës. Tillerson tha se kjo është një çështje serioze dhe kërkon një përgjigje serioze, njofton VoA. Ndërkaq, sipas gazetës Washington Post, e cila citon zyrtarë amerikanë, administrata e Presidentit Trump po shikon mundësinë e një kundërpërgjigjeje ushtarake, por sipas gazetës kjo...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Limaj: Presidenti Thaçi shkeli Kushtetutën për ushtrinë, ra në kurthin e vet Posted: 06 Apr 2017 01:38 PM PDT Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj ka thënë se Iniciativa e presidentit Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në ushtri është anti-kushtetutese. “Nuk guxon presidenti të marrë veprimet anti-kushtetuese, është e dënueshme, imagjinojeni kur këtë e bën presidenti”, ka thënë Limaj, njofton Klan Kosova. “Presidenti nuk guxon me ndërmarrë veprime anti-kushtetuese”, ka pohuar Limaj në “Zona e Debatit”. Sipas Limajt, Thaçi ka nisur një lojë ku është munduar të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mjekët: Ja sa gota ujë duhet të pini në ditë Posted: 06 Apr 2017 01:34 PM PDT Uji që ne pijmë gjatë ditës ka një ndikim të madhe në shëndetin tonë. Uji rregullon temperaturën trupore, bart vlerat ushqyese dhe oksigjenin dhe ndihmon gjatë nxjerrjes së materieve toksike nga trupi. Megjithatë, shumica nga ne nuk konsumon aq sa duhet ujë gjatë ditës. Ja disa këshilla si të jemi mjaft të hidratuar gjatë ditës. Sasia e mjaftueshme e ujit, të cilin duhet ta konsumoni gjatë ditës është ajo sasi e ujit të cilën e humbni përmes djersës, urinës, frymëmarrjes…...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mustafa: Zgjedhjet mbahen në vitin 2018 Posted: 06 Apr 2017 01:29 PM PDT Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur edhe për idenë e opozitës për mocion mosbesimi. Por ai ka theksuar se zgjedhje nuk do të ketë para vitit 2018. “Opozita nuk ka punë tjetër. Është e drejtë e tyre që të mendojnë ashtu. Nëse ne punojmë mirë kështu…Nuk kemi probleme tjera. Është në dobi të vendit që të kemi qeveri stabile, prandaj ne do të vazhdojmë të punojmë më partneritetin tonë deri në qershor të viti 2018”, ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Shoferi i kamionit e pëson keq derisa tenton ta rregullojë mikserin e betonit (Foto/Video) Posted: 06 Apr 2017 01:17 PM PDT Shoferi i kamionit e pëson keq derisa tenton ta rregullojë mikserin e betonit (Foto/Video, +18) Burri po qëndronte mbi mikserin e betonit në qytetin kinez Heilongjiang, për të kontrolluar mjetin e tij transportues kur befasisht ndodh shpërthimi, transmeton Telegrafi. Nuk dihet nëse shoferi i mikserit ka pësuar lëndime trupore, ndërsa ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur më 31 mars. Në video mund të shihet cisterna e ndaluar në rrugë, dhe një burrë i veshur me të zeza duke qëndruar sipër saj. Duket se ai...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kandidatin për president të Francës e sulmojnë me miell në tubim (Video) Posted: 06 Apr 2017 01:16 PM PDT Kandidati i republikanëve për postin e Presidentit të Francës, François Fillon, është sulmuar sot nga nga një protestues, i cili ka hedhur miell në fytyrën e tij gjatë një tubimi në Strasburg. Sulmuesi ishte maskuar si mbështetës i tij, për t'iu afruar ish-kryeministrit francez. Pas sulmit ndaj Fillonit, ai është larguar menjëherë nga sigurimi. Fillon është pastruar para se të ngjitej në skenë për t'iu adresuar mbështetësve të tij. Republikani, i cili raportohet...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ronaldo dhe Benzema tallen keq me Vasquezin, e konsiderojnë 'fëmijë' (Foto) Posted: 06 Apr 2017 01:13 PM PDT Ronaldo dhe Benzema janë tallur keq me Vasquezin Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo dhe sulmuesi Karim Benzema, janë tallur keq me anësorin e ri, Lucas Vasquez, pak para ndeshjes me Betisin javën e kaluar, transmeton Gazeta Express. Në momentin kur po dilnin në fushë, Ronaldo e Benzema tentuan t’ia zgjasin dorën Vasquezit për të dalë në fushë ashtu siç janë të obliguar të bëjnë me fëmijë, në njëfarë mënyre duke e konsideruan atë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Limaj: Kryeministri i ardhshëm është nga opozita Posted: 06 Apr 2017 01:10 PM PDT Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj ka thënë se ata bashkë me partnerin tjetër të koalicionit me AAK-në janë duke punuar që t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai më tej ka deklaruar se kryeministri i ardhshëm i Kosovës do të vjen nga opozita aktuale, njofton Klan Kosova. “Ne po punojmë që të fitojmë zgjedhjet si opozitë, kryeministri i ardhshëm i Kosovës është nga opozita. Ky është ndryshimi, dhe ky është angazhimi im dhe i Nismës për Kosovën”, ka thënë Limaj...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Jabllanoviq nuk u kërkon falje nënave të Gjakovës, thotë se nuk i ka fyer Posted: 06 Apr 2017 01:01 PM PDT Aleksandar Jabllanoviq, i cili po pretendon se është serish kryetar i Listës Serbe, ka deklaruar se Lista Serbe, punët mesë miri i ka kryer kur e ka dëgjuar Qeverinë e Serbisë, ndërsa ka porositur opozitën që të mos merren me punët e Listës Serbe, “nëse ata mendojnë se janë të fuqishëm dhe përzihen në çdo çorbë, atëherë ajo çorbë atyre do t’u bie në kokë”. Në një intervistë të dhënë për Tribuna Channel, ai ka pohuar se...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kur Policët parkojnë veturën vend e pa vend (Foto&Video) Posted: 06 Apr 2017 12:52 PM PDT Rastet kur veturat e Policisë së Kosovës parkohen në vende të ndaluara, tashmë s'janë të rralla. Një rast i tillë ka ndodhur edhe të martën në Prishtinë. Dy makina të policës së Kosovës janë parë të parkuara në vende të ndaluara për parking. Lexuesit e “Zeri.info”, kanë dërguar fotografi në redaksi, të veturave të zyrtarëve policorë që janë të parkuara në rrugë e trotuar. Ashtu edhe siç mund të shini në fotografi,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Limaj: Franca të veprojë si Gjermania e Zvicra për fletëarrestet e Serbisë Posted: 06 Apr 2017 12:34 PM PDT Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj ka thënë se është për habi ajo se çka po ndodh me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj që është ndaluar në Francë tash e tre muaj. “Që nga fillimi deri më tash krejt çka ka ndodh me Ramushin më ka befasuar. Nuk jam befasuar shumë që është ndaluar, por me stërzgjaten e çështjes”, ka thënë Limaj, njofton Klan Kosova. Limaj pohon se edhe Franca duhet të veprojë sikurse Gjermania e Zvicra të mos...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mustafa godet Shpend Ahmetin: Me Prishtinën ka dështuar (Video) Posted: 06 Apr 2017 12:32 PM PDT Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar punën që është duke e bërë kryetari Shpend Ahmeti në Prishtinë. Mustafa ka thënë se Ahmeti nuk ka bërë asgjë, veçse, sipas tij, ka premtuar shumë. Shefi i qeverisë thotë se kryetari i Prishtinës ka përfunduar vetëm punët që janë nisur më herët. “Nuk ka punuar asgjë. Ahmeti ka premtuar shumë. Unë mendoj se nuk i ka realizuar as për së afërmi ato. Nuk e kemi asnjë premtim që Ahmeti ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kërcënohet prokurori i Krimeve të Rënda në Prizren Posted: 06 Apr 2017 12:14 PM PDT Personi me inicialet H.P. është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për 48 orë për shkak se kanosi prokurorin e krimeve të rënda në Prizren. Lajmin për kallxo.com e konfirmoi vet prokurori Mehdi Sefa, i cili tha se personi i dyshuar kishte kërkuar prokurorin në recepcion dhe me të hyrë në zyrë kishte filluar ta ofendonte dhe kërcënonte. “Ai më fajësonte për dënimin që kishte marrë djali i tij, lëndën e të cilit e kam pasë unë. Më quajti me fjalë fyese “gomar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Pasi ia theu këmbën, futbollisti bën një gjest të madh (Foto) Posted: 06 Apr 2017 11:54 AM PDT Fidan Hasani e ka vizituar në Spitalin e Gjakovës Drilon Nuzën Mbrojtësi i Flamurtarit, Fidan Hasani, e ka vizituar në Spitalin e Gjakovës sulmuesin e Vëllaznimit, Drilon Nuza, të cilit ia theu këmbën javën e kaluar, transmeton Gazeta Express. “Shërim të shpejtë vëlla... kthim sa më të shpejtë në fushë...”, ka shkruar në rrjetet sociale Hasani. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kuvendi spo mund ta kryejë detyrën, ta kontrollojë Qeverinë (VIDEO) Posted: 06 Apr 2017 11:48 AM PDT Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk po ia dalin ta kryejnë një nga obligimet kryesore që kanë. Ata nuk po arrijnë të kontrollojnë Qeverinë që e kanë detyrë kushtetuese. Këtë fakt e ka konstatuar Avokati i Popullit në raportin e tij kur flet për këtë institucion, njofton Klan Kosova. Sipas Jasharit, mungesa e këtij kontrolli mund të shkaktojë edhe moszbatim të ligjeve. Bile në raportin që ka nxjerr avokati i popullit, thuhet se moszbatimit i ligjeve mbetet problem i përhapur në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Stavileci: Kjo rritje ekonomike nuk mjafton Posted: 06 Apr 2017 11:40 AM PDT Ministrit të zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci, nuk po i pëlqejnë shifrat e rritjes ekonomike të publikuara në raportin e Bankës Botërore. Rritja ekonomike prej 3.6 për qind , më e madhja në rajon dhe në vendet perëndimore, sipas tij është e vogël në krahasim me atë se sa i duhet Kosovës. "Edhe pse ky raport tregon që Kosova vazhdon të mbetet vendi me rritjen më të madhe ekonomike në rajon, ne jemi të vetëdijshëm se kjo rritje ekonomike nuk mjafton. Ne duhet të punojmë shumë më...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Hapet ekspozita 'Fmitë e non-të-dhetave' (FOTO) Posted: 06 Apr 2017 11:32 AM PDT Në ambientet e Galerisë Qahili në Prishtinë ka zënë vend mbrëmjen e së enjtes ekspozita “Fmitë e non-të-dhetave”. Me këtë ekspozitë kjo galeri hapi edhe programin e saj vjetor për vitin 2017, shkruan "zeri.info". Në kuadër këtë ekspozitë kolektive po prezantohen gjashtë artistë të rinj. Jetë Dobranja, Engjell Berisha Jr., Era Buza, Meddy Huduti, Nita Qahili eYll Xhaferi me punimet e tyre tregojnë periudhën në të cilën janë rritur, atë të viteve të 90-ta....... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kështu u kacafytën deputetët serbë në Kuvend (Video) Posted: 06 Apr 2017 11:23 AM PDT Përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës krijuan goxha tollovi sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Deputetë e ministra nga Lista Serbe, subjekt ky që është edhe pjesë e institucioneve kosovare, janë ngatërruar mes vete. Arsyeja po del të jetë lufta për pushtet. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mbështetja e Putinit për Assadin 's'është e pakushtëzuar' Posted: 06 Apr 2017 11:06 AM PDT Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, i ka thënë agjencisë Associated Press se mbështetja e Rusisë për presidentin sirian, Bashar al-Assad nuk është e pakushtëzuar. “Mbështetja e pakushtëzuar nuk është e mundshme në këtë botë”, tha Dmitry Peskov. Ai shtoi se sidoqoftë, “nuk është korrekte të thuhet se Moska mund ta bind zotin Assad që të bëjë çfarëdo që Moska dëshiron”. Peskov tha se Assadi dhe ushtria e tij “janë fuqia e vetme...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rrahje masive mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë (Video) Posted: 06 Apr 2017 10:55 AM PDT Tifozët e Tiranës dhe Vllaznisë janë përleshur në prag të finales së madhe Një sherr masiv ka ndodhur në prag të ndeshjes finale të basketbollit mes Tiranës e Vllaznisë në kryeqytet, transmeton Gazeta Express. Për një moment, tifozët e Tiranës kanë hyrë në parket duke sulmuar tifozët e Vllaznisë, ku u krijua një kaos i vërtetë. Për më shumë shikoni videon më poshtë të postuar nga “Procesi Sportiv”. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Maqedoni, dita e 39-të e protestave kundër Platformës Shqiptare Posted: 06 Apr 2017 10:37 AM PDT Zhvillimet në Kuvendin e Maqedonisë ngjallën reagime edhe në rrjetet sociale ku gjatë ditës u apelua për protesta masive kundër mënyrës së zgjedhjes së kreut të Kuvendit. Por pavarësisht paralajmërimeve se do të mbaheshin më herët, protestat filluan në kohën e zakonshme respektivisht në orën 17 ndërsa nuk është vërejtur as numër i shtuar protestuesish, shkruan Alsat M. Pjesëtarët e nismës për Maqedoni të përbashkët përsëritën qëndrimet se janë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Damasku vendos kushte për hetimin e OKB-së Posted: 06 Apr 2017 10:34 AM PDT inistri i Jashtëm sirian ka vendosur kushte për çdo hetim të OKB-së në lidhje me vdekjen e dhjetëra njerëzve të martën nga ajo që dyshohet të jetë një sulm kimik. Walid Muallem tha për BBC se hetimi duhet të jetë jo-politik, të përfshijë “shumë vende” dhe “të fillojë nga Damasku”, në mënyrë që qeveria siriane të lejojë diçka të tillë. Ai mohoi se Siria kishte hedhur armë kimike nga ajri. Agjencia për fëmijë brenda OKB-së...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Facebook nuk do tju lejojë më të postoni pornografi Posted: 06 Apr 2017 10:32 AM PDT Facebook po merr masa kundër përhapjes së “pornografisë hakmarrëse” në platformën e tyre. Ky rrjet social po e bën të pamundur që të ripostohen apo shpërndahen fotografi intime të njerëzve që mendohet se janë ngarkuar pa lejen e tyre, posa të që këto imazhe të identifikohen, meqë rast do të fshihen, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Kjo masë po merret në Facebook, Messenger dhe Instagram por jo edhe në Whatsapp, duke e ditur se Facebook ka në pronësi këto...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ky është koncepti më i mirë i iPhone 8 që e keni parë deri më tani Posted: 06 Apr 2017 10:29 AM PDT Apple pritet që ta lansojë një iPhone të ridizajnuar këtë vjeshtë. Nëse jeni një fans i Apple, sigurisht se do ta dëshironi një të tillë. Ky vit shënon 10 vjet prej kur u lansua iPhone i parë nga Steve Jobs, kështu sipas thashethemeve, iPhone 8 do t’i ngjajë iPhone-it origjinal. Disa sugjerojnë se iPhone i ridizajnuar nuk do të quhet iPhone 8, por iPhone X ose iPhone 10, transmeton Gazeta Express. Natyrisht, Apple nuk komenton rreth produkteve të ardhshme, kështu që tani për tani këto mbesin vetëm...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Shoferi e ndal autobusin dhe ia lidh tojat e këpucëve një të moshuari (Video) Posted: 06 Apr 2017 10:29 AM PDT Një shofer autobusi ka marrë lëvdata të mëdha nga udhëtarët pasi që e kishte ndalë autobusin për t’ia lidhur tojat e këpucëve një të moshuari, të cilën e kishte parë duke ecur në një rrugë në Edinburg. Jackie Downie e parkoi autobusin e kompanisë “Lothian” dhe i ndihmoi të moshuarit, i cili po ecte me ndihmën e bastunit, për të cilin ai ishte druajtur se do të mundë të merrte në thua në tojat e këpucëve dhe të rrëzohej, transmeton...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





