Zëri: “Migrantët afrikanë 'shiten në tregje të skllevërve'” plus 29 more

Zëri: “Migrantët afrikanë 'shiten në tregje të skllevërve'” plus 29 more


Migrantët afrikanë 'shiten në tregje të skllevërve'

Posted: 11 Apr 2017 02:22 PM PDT

Afrikanë që bëjnë përpjekje të arrijnë në Evropë, janë duke u shitur nga kapësit e tyre në “tregje të skllevërve në Libi”, tha Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM). Viktimat i kanë thënë kësaj organizate se pasi janë ndaluar nga kontrabandistë ose grupe të milicive, janë dërguar në sheshe të qyteteve ose vendparkime të makinave për t’u shitur. Migrantët me shkathtësi të caktuara, si lyerje apo ndërtim i çative, janë shitur me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fëmijët e trashëgojnë inteligjencën nga nëna

Posted: 11 Apr 2017 02:17 PM PDT

  Hulumtimet e reja të publikuara në “Psychology Spot” tregojnë se kur është fjala për inteligjencën, mundësitë janë të mëdha se gjenet e inteligjencës i keni fituar nga nëna juaj. Edhe pse njerëzit deri vonë besonin se inteligjenca vjen nga nëna dhe babai, kjo tani mund të kundërshtohet shumë lehtë. Siç mund ta dini edhe vetë, gjenet e inteligjencës gjenden në kromozomin X dhe pasi që femrat i kanë dy gjene të tilla, kjo do të thotë se fëmijët kanë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja cilat janë pasojt e stresit kronik

Posted: 11 Apr 2017 02:15 PM PDT

Hulumtuesit anglezë kanë krahasuar peshën trupore me nivelet e stresit tek më shumë se 2.500 burra dhe gra më të vjetër se 54 vjet, të cilët morën pjesë në një studim për të kuptuarit e plakjes. Studimi i publikuar në revistën Obesity tregoi se stresi ndikon në trashje dhe dobësim. Shkencëtarët kontrolluan sasinë e hormonit të stresit i njohur me emrin kortizol, dhe i cili gjendet në flokë. "Në flokë gjetëm nivelin e kortizolit që ndikon në mënyrë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

LDK i përgjigjet PDK-së për prishje të koalicionit

Posted: 11 Apr 2017 02:03 PM PDT

Tashmë ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Kosovës të iniciuar nga kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. Ky mocion po gjen mbështetje të deputetëve opozitar, por edhe të atyre në pushtet, të cilët tashmë janë deklaruar edhe publikisht që e duan rrëzimin e kësaj Qeverie. Mirëpo, LDK shprehet e bindur se ky mocion është i kot dhe se ai nuk do kalojë. Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova në një prononcim për Indeksonline thotë se ata mund......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përçahen enveristët e Ferizajt (VIDEO)

Posted: 11 Apr 2017 01:46 PM PDT

  11 prillin e vitit 1985 vdiq udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha. Në 32 vjetorin e vdekjes së tij anëtarët e shoqatës, Fronti Popullor dhe Lëvizja Popullore e përkujtuan ndaras atë, njofton Klan Kosova. Sipas tyre, pas Skënderbeut, Hoxha ishte figura më e shquar kombëtare.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Juve e dominoi Barçën, i afrohet gjysmëfinales

Posted: 11 Apr 2017 01:37 PM PDT

Juventusi e ka dominuar totalisht Barcelonën, të cilën e mposhti me rezultat bindës, 3:0, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e cila sapo përfundoi, shkruan zeri.info. Bianconeri kanë shënuar dy gola në pjesën e parë me Paulo Dybalan në minutat 7 e 22 dhe një në pjesën e dytë me Giorgio Chiellinin në minutën e 55-të. Nga ana tjetër, gjiganti katalunas ka rrezikuar me Iniestan e Suarezin, por nuk ia doli të shënonte. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kina në krye të listës së vendeve që japin dënime me vdekje

Posted: 11 Apr 2017 01:24 PM PDT

Sipas një raporti të publikuar të hënën nga "Amnesty International", Kina është vendi me numrin më të madh të dënimeve me vdekje gjatë vitit 2016. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara nuk ndodhen më, në pesë vendet e para të këtij klasifikimi. Për herë të parë gjatë një dekade, pozicioni i Shteteve të Bashkuara u përmirësua me dy vende, duke regjistruar 20 dënime me vdekje, numri më i ulët që prej 1991. Këtë vit organizata jo qeveritare për të drejtat e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Opozita beson se do t’i ketë votat të rrëzoj qeverinë (Video)

Posted: 11 Apr 2017 01:08 PM PDT

  Opozita tashmë ka filluar konsultimet për mocion votëbesimit ndaj qeverisë së Isa Mustafës, njofton Klan Kosova. Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami është shprehur goxha e sigurt se do t’i kenë votat e nevojshme për këtë iniciativë. Por, aspak i shqetësuar me këtë çështje nuk është Ismet Beqiri i LDK-së. Iniciuesit e mocionit për votëbesimit ndaj qeverisë Mustafa, i duhen 40 nënshkrime për ta proceduar këtë nismë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Juventusi shton avantazhin, shënon Chiellini (VIDEO)

Posted: 11 Apr 2017 12:59 PM PDT

Juventusi e ka shtuar avantazhin ndaj Barcelonës në 3:0, shkruan zeri.info. Mbrojtësi Giorgio Chiellini ka shënuar me kokë në minutën e 55-të, ndërsa dy gola në pjesën e parë i ka shënuar Paulo Dybala. Juventusi po dominon totalisht ndaj Barcelonës, e cila po vuan njëjtë si në ndeshjen e parë me Paris Saint-Germainin. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Juventus – Barcelona, mbyllet pjesa e parë

Posted: 11 Apr 2017 12:33 PM PDT

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës, shkruan zeri.info. Paulo Dybala ka qenë njeriu i 45 minutëshit të parë duke realizuar dy gola për Bianconeri, të cilët e dominuan pjesën e parë. Në anën tjetër, gjiganti katalunas rrezikoi me Iniestan dhe Suarezin, por pa arritur të shënonte. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Selimi: Kuvendi i Kosovës ka dalur nga funksioni

Posted: 11 Apr 2017 12:21 PM PDT

Kuvendi i Kosovës ka dalur nga funksioni. Kështu ka thënë në emisionin e drejtpërdrejt “Intervista me Blerimin” në RTK, deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi. Ai ka komentuar edhe çështjen e ushtrisë. Selimi ka thënë se mos koordinimi me faktorët kyç siç është Qeveria në lidhje me ushtrinë si dhe me resorin kryesor FSK-në dhe edhe me partitë opozitare e në anën tjetër mos koordinimi me faktorin kryesor si NATO dhe SHBA-të dhe shtete të veçanta që janë sponsorisuese......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

McCain: Nuk do të ketë përsëri luftë në ish-Jugosllavi

Posted: 11 Apr 2017 12:12 PM PDT

Senatori amerikan, John McCain sot ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Sarajevë. Ai në një konferencë për media ka thënë se në ish-Jugosllavi nuk do të ketë përsëri luftë, por që kërkon vëmendje më të madhe nga shtetet pasi ka zona që ka tensione, transmeton lajmi.net. “Unë nuk besoj se do të ketë luftë këtu, por mendoj se kërkohet një përqendrim më i madh i të gjitha vendeve të rajonit dhe jo vetë, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dybala e shënon edhe golin e dytë (VIDEO)

Posted: 11 Apr 2017 12:11 PM PDT

Paulo Dybala e ka shënuar edhe golin e dytë për Juventusin, shkruan zeri.info. Sulmuesi argjentinas ka shënuar gol të bukur në minutën e 22-të pasi e mori një top nga e djathta. Bianconeri po udhëheqin 2:0, derisa për Barcelonën një rast të mirë e humbi Andres Iniesta. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dybala kalon Juventusin në epërsi (VIDEO)

Posted: 11 Apr 2017 11:55 AM PDT

Paulo Dybala e ka kaluar Juventusin në epërsi në minutën e shtatë ndaj Barcelonës, shkruan zeri.info. Sulmuesi argjentinas e ka shënuar një gol të bukur dhe Bianconeri e shohin veten në epërsi, 1:0. /Zëri/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kush janë deputetët e PDK’së që përkrahin rrëzimin e Qeverisë? Tregon Gjini (Video)

Posted: 11 Apr 2017 11:55 AM PDT

Në emisionin Komiteti që transmetohet në RTV Dukagjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka folur për mocionin e mosbesimit për Qeveri, të iniciuar nga Nisma, partneri parazgjedhor i AAK’së. Ai ka treguar nëse grupi parlamentar i AAK’së ka informata se një iniciativë e tillë mund ta arrijë numrin e votave që i nevojitet kalimit të mocionit në Kuvend. Gjini ka shpjeguar se çfarë do të ndodh nëse mocioni i mosbesimit nuk siguron numrat ndërsa ka bërë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

‘Neymar Jr's Five’, finalja të premten n’Shesh (FOTO)

Posted: 11 Apr 2017 11:44 AM PDT

“Neymar Jr's Five”, turneu i mirënjohur me përmasa botërore ka zbritur për herë të dytë në Kosovë, shkruan zeri.info. Faza kualifikuese është mbajtur në disa qytete, ndërsa finalja e madhe do të luhet të premten në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke filluara nga ora 14:00. Gjithçka ka nisur më 3 prill, ku është mbajtur dita e parë e fazës kualifikuese në fushën e sportit ‘Qendra Studentore’, për të vazhduar më pas më 5 prill në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

ZYRTARE: Shtyhet ndeshja Dortmund – Monaco

Posted: 11 Apr 2017 11:39 AM PDT

Ndeshja ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Monacos është anuluar zyrtarisht, shkruan zeri.info. Shpërthimi që i ndodhi autobusit të skuadrës gjermane i ka shtyrë autoritetet gjermane që të vendosin për anulimin dhe njëkohësisht shtyrjen e ndeshjes ndërmjet Dortmundit dhe Monacos, e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, e paraparë të zhvillohej në ‘Signal Iduna Park’ nga ora 20:45. Kjo ndeshje është shtyrë për 24 orë, ndërsa policia ka njoftuar se tri eksplozione e kanë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambasada e SHBA-së deklarohet për zgjedhjet e parakohshme

Posted: 11 Apr 2017 11:30 AM PDT

Partitë opozitare ka kohë qe janë në kërkim të zgjedhjeve të parakohshme. Një proces të ri zgjedhor po e mbështet edhe një pjesë e deputetëve të PDK-së. Ndërkohe, fundin e kësaj legjislature po e shohin edhe njohësit e çështjeve politike. Madje, kohëve të fundit janë përfolur edhe data konkrete për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.  Mirëpo, ambasada e SHBA-ve në Prishtinë nuk shpreh përkrahje në lidhje me zgjedhjet e parakohshme. Në një prononcim për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bombë ndaj autobusit të Dortmundit, plagoset mbrojtësi Bartra

Posted: 11 Apr 2017 11:10 AM PDT

Ekipi i Borussias së Dortmundit konfirmoi se një prej lojtarëve të saj është plagosur, pas një shpërthimi bombe që ka prekur autobusin që transportonte lojtarët. Borussia nxit të pranishmit në stadium të ruajnë qetësinë, teksa hetohet ngjarja, duke shtuar se punonjës të shumtë të emergjencave kanë shkuar në vendngjarje. “Do t’iu njoftojmë sapo të kemi lajme të verifikuara”, shkruan klubi në rrjetin social “Twitter”. Ndërkohë konfirmohet se Marc Bartra......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rama: Maqedonia s’mund të ekzistojë pa shqiptarët si element shtetformues (Video)

Posted: 11 Apr 2017 10:45 AM PDT

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka përsëritur edhe një herë se nuk ka një platformë të Tiranës, por platformë të partive shqiptare të Maqedonisë të cilët Rama thotë se i ka ndihmuar për të komunikuar me njëra tjetrën. Rama përsëriti edhe një herë se shqiptarët në Maqedoni janë shtetformues dhe pa ta nuk ka  shtet. Ai tha se presidenti Ivanov dhe VMRO-DPMNE-ja ndërtojnë alibi pasi edhe vetë ata e dinë mirë se nuk është e vërteta ajo që thonë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy mënyrat më të mira për ta përmirësuar kujtesën

Posted: 11 Apr 2017 10:42 AM PDT

  Oscar Wilde kishte thënë, “Memoria është ditari të cilin e mbajmë gjithmonë me vete”. Por, çfarë thoni për ato ditë ku jemi me fat që e kemi kokën e ngjitur për trupi sepse mund të kishim harruar ta bënim edhe atë gjë? Ka shumë teori se përse harrojmë, e disa kanë të bëjnë me gjenetikën, disa tjera me moshën. Sidoqoftë, asnjëra nga këto nuk do të thotë se nuk mund të zhvilloni memorie më të mirë, pasi që ka disa mënyra......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump miraton anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Posted: 11 Apr 2017 10:27 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar protokollin e pranimit të Malit të Zi në NATO, konfirmoi Shtëpia e Bardhë. Nënshkrimi vjen pak ditë pasi Senati amerikan e ratifikoi protokollin me shumicë votash. “NATO është kyçe për paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian”, tha përmes një deklarate Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se anëtarësimi i Malit të Zi do të sinjalizojë për aspiruesit e tjerë se “dera për anëtarësim në komunitetin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogan s'heq dorë nga plani për kthimin e dënimit me vdekje në Turqi

Posted: 11 Apr 2017 10:11 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se pas referendumit të 16 prillit, në të cilin pritet mbështetje e madhe për reformat kushtetuese në Turqi, në axhendën e Parlamentit do të jetë projektvendimi për futjen e dënimit me vdekje. “Pas referendumit të 16 prillit… në axhendën e parlamentit do të gjendet projektvendimi për dënimin me vdekje", ka thënë presidenti turk, përcjell Atsh. "Devlet Bahçeli, kryetar i partisë opozitare MHP, thotë se e mbështet këtë. Edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Neymar dënohet me tri ndeshje, humb El Clasicon

Posted: 11 Apr 2017 09:57 AM PDT

  Neymar është dënuar për kartonin e kuq dhe sjelljet e tij pas ndeshjes me Malagan. Braziliani do të mungojë zyrtarisht edhe në ndeshjen më të madhe në planet El Clasico ndaj Real Madridit që do të zhvillohet më 23 prill. Braziliani është suspenduar me tri ndeshje. Ai ishte ndëshkuar me kartonë të kuq dhe pastaj kishte duartrokitur gjyqtarin e katërt, që përbën shkelje. Ai do të mungojë me Real Sociedadit, Real Madridit dhe Osasunës. /Telegrafi/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sa bukur i këndon dëshmorit këngëtari Ardian Dema (Video)

Posted: 11 Apr 2017 09:43 AM PDT

“Agim Ramadani, më e reja për heroin tim” -Kështu shkruan teksa na sjell këngën me vidoklipin më të ri, këngëtari Ardian Dema. Ai i këndon mjaft bukur në këtë këngë me tekst nga reperi Gold AG, heroit Agim Ramadani, duke ditur se këngëtari është nipi i tij. Jo vetëm fjalët dhe zëri i bukur i artistit por edhe pamjet e klipit janë përshtatur mjaft mirë me temën e kësaj kënge dhe pritet të jetë një nga hitet më të bukura kushtuar një heroi duke u rradhitur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Delawie i zhgënjyer me deputetët e Kosovës

Posted: 11 Apr 2017 09:01 AM PDT

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar ndaj deputetëve të cilët sot nuk arritën që ta miratojnë Projektligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. Ai ka thënë se ndihet i zhgënjyer me politikanët në Kosovë që nuk e kanë miratuar këtë projektligj.  “I zhgënjyer me udhëheqësit e Kosovës që nuk grumbulluan votat që të mbyllin boshllëqet të cilat lejojnë që politikanët që shfrytëzojnë lidhjet e tyre për t’i shpëtuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kualifikim madhështor, Shqipëria mposht Greqinë në minutën e fundit

Posted: 11 Apr 2017 08:52 AM PDT

Kombëtarja shqiptare e femrave ka siguruar një kualifikim madhështor për në raundin eliminator të Kupës së Botës 2019 duke mposhtur në minutën e fundit Greqinë me rezultatin 2-1 në takimin e fundit të vlefshëm për Grupin B paraeliminator. Takimi i zhvilluar në “Elbasan Arena” filloi me dy gola të shpejtë, teksa realizimit të Megi Doçit në minutën e 16 iu përgjigj menjëherë Nati në minutën e 18. Goli i barazimit nuk i demoralizoi vajzat e drejtuara nga Armir Grima të cilat......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

FFK-ja hap procedurë disiplinore ndaj këtyre katër klubeve

Posted: 11 Apr 2017 08:47 AM PDT

Komisioni i Garave i FFK-së ka hapur procedurë disiplinore ndaj katër klubeve të Superligës për lëshime në organizimin e ndeshjeve kampionale. Fjala është për Prishtinën, Feronikelin, Trepçën ’89 dhe Lirinë, shkruan zeri.info. Prishtina rrezikon të dënohet shkaku i tifozëve të saj që u përleshën me zyrtarë të Trepçës, kurse Feronikeli mund të dënohet shkaku i tifozëve që kanë hedhur gjësende në fushë gjatë ndeshjes me Dritën, kur e kanë fyer......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Mosmiratimi i projektligjit për sanksionet penale, kthim prapa në sundimin e ligjit

Posted: 11 Apr 2017 08:48 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar si një kthim prapa për sundimin e ligjit, mosmiratimin e projektligjit për sanksionet penale nga Kuvendi i Kosovës. Ai në facebook ka shkruar, se dështimet e tilla janë të pajustifikueshme. “Mosmiratimi i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale në Kuvendin e Kosovës është kthim prapa në përpjekjet tona për forcimin e sundimit të ligjit. Nuk është hera e parë që Kuvendi i Kosovës dështon miratimin e ligjeve të rëndësishme në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

NCAA Showcase – kamp i nivelit kulmor në Kosovë

Posted: 11 Apr 2017 08:45 AM PDT

NCAA Showcase Kosovo 2017 – kampi i parë i akredituar nga NCAA që zhvillohet në Prishtinë javën e ardhshme do të shënojë fillimin e një epoke të re për basketbollin e Kosovës, sa i përket ngjarjeve të këtilla. Organizatorët e kampit kanë dhënë disa prej detajeve që këtë kamp e bëjnë të veçantë dhe pse të gjithë të interesuarit për bursa në kolegjet amerikane ose për prova në ekipe në Evropë duhet të lajmërohen në kamp. “Të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now