Zëri: “Kjo është skuadra e parë që kualifikohet në Ligën e Kampionëve (FOTO)” plus 29 more |
- Kjo është skuadra e parë që kualifikohet në Ligën e Kampionëve (FOTO)
- Statistikë e tmerrshme e Mustafit ndaj Crystal Palace (Foto)
- SHBA: Goditja ka shkatërruar 20 për qind të fluturakeve ushtarake siriane
- Le Pen me një tjetër deklaratë polemizuese
- Moment i tmerrshëm kur nëna me fëmijë fluturojnë në ajër me makinë (Video)
- Kjo është arsyeja se përse njerëzit që kanë grupin 0 të gjakut janë unikë
- Kadare: Goditjet kundër Nënë Terezës dhe Skënderbeut, turpi i kombit
- As futbollistëve të Arsenalit nuk po u besohet se pësuan debakël! (Video)
- Komani: Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për gazetarë si Arbana Xharra
- Filmi 'Home' fiton çmim në Dresden të Gjermanisë
- Nagavci: Kërcënimi është akt qyqar e tinëzar
- Paçarizi: Arbana Xharra nuk është vetëm
- Ky është fruti që parandalon sëmundjet e zemrës dhe pastron arteriet nga yndyra
- Telashet e Policisë për tu furnizuar me municion
- Rusët dhe serbët thonë se SHBA po i përdorë shqiptarët për të zgjeruar ndikimin në Ballkan
- Zbulohet i dashuri i Andresës të E diela shqiptare (Foto)
- Selimi: Është e tmerrshme ideja që dikush të gjen derën e shtëpisë për me të frikësua
- Kosova do ta ketë stadium nacional në vitin 2019, Adem Jashari gati në qershor
- Murtezi-Shala: Me Arbana Xharrën
- Berisha: Shpresoj që kjo puna e kryqeve të kuq nuk është një lojë!
- Amerika e bindur: Rusia e dinte për sulmin me armë kimike në Siri
- Kadare: Nobeli nuk është i korruptuar (Video)
- Plaku që bllokoi tankun serb në Korishë (VIDEO)
- Thaçi: Në koalicionin qeverisës nuk ka disponim për të shkuar në zgjedhje (Video)
- Mustafa: Vrasjet e veprimtarëve të LDK-së do të përmenden deri kur ato të zbardhen
- Lushi: Organet e Policisë dhe Inteligjencës duhet të gjejnë kanosësit e Xharrës
- Erion Veliaj i del në mbështetje publike Arbana Xharrës
- Musliu: Alarmi për të vepruar për këto situata ka rënë moti, por nuk po dëgjohet nga përgjegjësit
- A është kjo motra e katërt e Adelina Ismailit!? (Foto)
- Sulmi në shkollën e Kalifornisë: 4 persona të vrarë
| Kjo është skuadra e parë që kualifikohet në Ligën e Kampionëve (FOTO) Posted: 10 Apr 2017 02:44 PM PDT Bayern Munich është bërë skuadra e parë që ka siguruar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për edicionin 2017/18 Pas rezultateve të fundjavës së kaluar, Bayern Munich mban vendin e parë me 17 pikë më shumë se sa Hoffenheim në vendin e tretë dhe 18 pikë më shumë se Dortmund në vendin e katërt, kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje deri në fund. Duke ditur edhe përballjen direket në mes të Dortmund dhe Hoffenheim, kështu Bayern ka siguruar edhe matematikisht vendin e tretë dhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Statistikë e tmerrshme e Mustafit ndaj Crystal Palace (Foto) Posted: 10 Apr 2017 02:44 PM PDT Shkodran Mustafi ka pasur shumë ndërhyrje të gabuara ndaj Crystal Palace Pavërsisht se Shkodran Mustafi u vlerësua me notën 7.1 në humbjen 3:0 ndaj Crystal Palace, ndërhyrjet e tij ishin të tmerrshme. Mustafi gjatë tërë ndeshjes kishte gjashtë ndërhyrje, ku i humbi që të gjashta, ndërsa në dy raste shkaktoi faul. /Express/ ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| SHBA: Goditja ka shkatërruar 20 për qind të fluturakeve ushtarake siriane Posted: 10 Apr 2017 02:40 PM PDT Sulmi i raketave të SHBA-së në një bazë ajrore në Siri ka shkatërruar 20 për qind të avionëve ushtarak të cilët ishin nën kontrollin e regjimit të Bashar al-Assadit. Këtë e ka konfirmuar sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mathis. “Qeveria siriane do të gabonte shumë nëse do të përdorte përsëri armë kimike”, ka thënë kreu i Pentagonit në deklaratën e sotme, transmeton lajmi.net. Shtetet e Bashkuara në mëngjesin e 7 prillit nën urdhrat e presidentit Donald Trump kryen...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Le Pen me një tjetër deklaratë polemizuese Posted: 10 Apr 2017 02:37 PM PDT Shfajëson francezët për arrestimet në masë të hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore. Kandidatja nacionaliste për presidente të Francës, Marine Le Pen, është vënë në qendër të polemikave me një deklaratë për hebrenjtë. Ajo tha se francezët nuk janë përgjegjës për arrestimet në masë të hebrenjve në Paris, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë një interviste për një televizion francez, ajo tha se vendi i saj nuk është...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Moment i tmerrshëm kur nëna me fëmijë fluturojnë në ajër me makinë (Video) Posted: 10 Apr 2017 02:36 PM PDT Ky është momenti i tmerrshëm kur një nënë ka fluturuar në ajër me makinën e saj dhe djalin e vogël në bord. Tania Chikwature, 32 vjeç, është ndaluar nga policia pasi ngiste makinën e saj Nissan Qashtai në gjendje të dehur dhe si pasojë ka fluturuar të ajër duke u përplasur në një rrethrrotullim në A605 ne Peterborough, në Britaninë e Madhe. Në makinë Tania udhëtonte së bashku me djalin e saj 20 muajsh, i ulur në anën e pasme të makinës, i cili fatmirësisht...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kjo është arsyeja se përse njerëzit që kanë grupin 0 të gjakut janë unikë Posted: 10 Apr 2017 02:26 PM PDT Personat me grupin 0 të gjakut kanë disa disavantazhe në shëndetin e tyre. Ata janë më të prirë ndaj ulcerave, niveleve të vogla të hormoneve dhe mungesës së jodit. Veç këtyre, ata janë më të prirë të shmangin ujin, të jenë mbipeshë dhe të kenë tumor të padëshiruar. Por, prapëseprapë personat me tipin 0 të gjakut janë shumë të rëndësishëm. Përse kështu? Kur ata janë të stresuar zemërohen, bëhen më impulsiv dhe më...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kadare: Goditjet kundër Nënë Terezës dhe Skënderbeut, turpi i kombit Posted: 10 Apr 2017 02:25 PM PDT Shkrimtari i madh shqiptar dhe botëror, Ismail Kadare, në një bashkëbisedim me lexues në tetarin e Klan Kosovës, është pyetur për kritikat e fundit që në Kosovë e Shqipëri i janë bërë figurës së heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Kadare pohoi se këto goditje, që fatkeqësisht vijën nga Kosova e Shqipëria, janë turpi i madh i kombit shqiptar dhe ky gabim e turp duhet të rregullohet sa më parë që është e mundur. “Goditjet kundër Skënderbeut, ose...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| As futbollistëve të Arsenalit nuk po u besohet se pësuan debakël! (Video) Posted: 10 Apr 2017 02:23 PM PDT Arsenali ka pësuar humbje të papritur në kuadër të xhiros së 32 të Ligës Premier. Gunnersat janë mposhtur në stadiumin ‘Selhurst Park” prej Crystal Palace me rezultat të pastër 3:0. Futbollistët e trajnerit Sam Allardyce shfaqen një ndeshje fantastike, ndërsa të Arsene Wenger dukeshin si hije në fushë, transmeton Telegrafi. Andros Townsend shfrytëzoi një pakujdesi të mbrojtjes së Gunners dhe në minutën e 17 realizoi gol nga afërsia. Në vazhdim të ndeshjes më nuk pati raste që...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Komani: Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për gazetarë si Arbana Xharra Posted: 10 Apr 2017 02:22 PM PDT Publicisti, Leonard Komani, ka reaguar ndaj kërcënimit të kryeredaktores së gazetës “Zeri”, Arbana Xharra. Komani përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar duke shkruar se, duhet kuptuar drejtë këtë aktin vandal drejtuar Arbana Xharrës dhe familjes së saj. Komani po ashtu ka shkruar se, Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për gazetarë si Arbana Xharra. Reagimi i plotë i Komanit: Duhet kuptuar drejt kete aktin vandalë që ju drejtua familjes së Arbana Xharrës. Tmerr....... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Filmi 'Home' fiton çmim në Dresden të Gjermanisë Posted: 10 Apr 2017 02:14 PM PDT Audienca e edicionit të 29-të të Dresden Film Fest ka zgjedhur fitues filmin e Daniel Mulloy, regjisor që shpesh bashkëpunon me regjisorët e kineastët nga Kosova, shkruan KultPlus. Filmi kosovaro britanik “Home”, i njëjti që ka fituar edhe çmimin BAFTA para pak kohësh, ka marrë sot çmimin e audiencës në Dresden. Bëhet fjalë për Dresden Film Fest, festivalin e filmit në këtë qytet gjerman i cili ka ndarë çmimin e publikut për “Home” me regji nga Daniel Mulloy. Filmi "Home" me...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Nagavci: Kërcënimi është akt qyqar e tinëzar Posted: 10 Apr 2017 02:12 PM PDT Drejtoresha e Arsimit Komunal të Prishtinës, Arbërie Nagavci, ka dënuar kërcënimin që i është bërë kryeredaktores së gazetës “Zëri”, Arbana Xharra. Ajo përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se, kërcënimi ndaj cilitdo qytetari të vendit për fjalën e lirë, bindjet politike, fetare apo tjera, jo vetëm se është i papranueshëm dhe i dënueshëm, por është edhe akt qyqar e tinëzar. Nagavci po ashtu ka shkruar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Paçarizi: Arbana Xharra nuk është vetëm Posted: 10 Apr 2017 01:59 PM PDT Profesori universitar, Rrahman Paçarizi, i ka dalë në mbrojtje kryeredaktores së gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, pas kërcënimeve që kjo e fundit i ka marrë në banesën e saj. Paçarizi, përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se gardianët politikë, religjiozë e ideologjikë, përmes metodave fashiste, vetëm sa e rrisin solidaritetin ndërmjet gazetarëve. Reagimi i plotë i Paçarizit: Gardianët politikë,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ky është fruti që parandalon sëmundjet e zemrës dhe pastron arteriet nga yndyra Posted: 10 Apr 2017 01:50 PM PDT Një studim klinik ka dalë në përfundimin se konsumi i rregullt i një fruti të vetëm ka fuqinë të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të mbajë nën kontroll presionin e gjakut. Shkencëtarët kanë konfirmuar se shega mund të parandalojë dhe kurojë problemet kardiovaskulare,si trashje të enëve të gjakut, akumulim i yndyrës etj. Studimi tregoi se shega apo lëngu i saj: Zvogëlon sasinë e pllakave në arterie Redukton nivelin e stresit oksidativ Redukton akumulimin e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Telashet e Policisë për tu furnizuar me municion Posted: 10 Apr 2017 01:47 PM PDT Policia e Kosovës ka hasur në shumë telashe për furnizim me municion. Tenderin e parë për furnizim me municion Policia e kishte hapur në vitin 2015, por kishte arritur ta përmbyllte vetëm në vitin 2016. Nga pesë llote, Policia kishte arritur që vetëm për njërin të nënshkruante kontratë me një operator ekonomik. Më 27 gusht të vitit 2015, Policia e Kosovës e kishte iniciuar tenderin për furnizim me municion. Tenderi ishte ndarë në 5 llote (pjesë). Më 23 shtator, Policia kishte bërë njoftim...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rusët dhe serbët thonë se SHBA po i përdorë shqiptarët për të zgjeruar ndikimin në Ballkan Posted: 10 Apr 2017 01:44 PM PDT Faktori ‘shqiptar’ është kthyer në një instrument për fuqitë perëndimore, me qëllim që të zgjerojnë ndikimin e tyre në Ballkan. Një gjë e tillë filloi me bombardimin e Jugosllavisë në vitin 1999 dhe po vazhdon edhe në të tashmen me krizën e vazhdueshme politike në Maqedoni, ku pakica shqiptare është duke u përpjekur të instalojë një qeveri pro-perëndimore. Maqedonia ka mbetur në krizë politike që nga dhjetori i 2016’ës, pas zgjedhjeve të parakohshme...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zbulohet i dashuri i Andresës të E diela shqiptare (Foto) Posted: 10 Apr 2017 01:39 PM PDT Ajo është gjithmonë e buzëqeshur, e këndshme dhe plot pozitivitet dhe këtë na e tregon çdo të dielë në “E diela shqiptare”. Po flasim për Andressen, brazilianen e famshme që tashmë prej vitesh është një nga personazhët më të dashur të ekraneve. Por kush është partneri i balerinës, që e shohim përkrah Ardit Gjebreas çdo javë? Ai quhet Mirko dhe është italian. Ndoshta këtë e keni dëgjuar, por me gjasa pak dini për lidhjen e tij me Shqipërinë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Selimi: Është e tmerrshme ideja që dikush të gjen derën e shtëpisë për me të frikësua Posted: 10 Apr 2017 01:25 PM PDT Gazetari Alban Selimi, ka reaguar pas kërcënimeve që ka marrë kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra. Selimi i cili prej 3 vitesh ishte pjesë e gazetës “Zëri”, ka thënë se ky kërcënim është adresim i gabuar që nuk e frikëson Arbanën, por i jep forcë gjithë komunitetit, kjo pasi siç ka shkruar ai në reagimin e tij, guximi është virtyti i Xharrës. Reagimi i plotë i Selimit: Për tri vjet sa kemi punu bashkë, Arbana asnjëherë nuk të ka krijuar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kosova do ta ketë stadium nacional në vitin 2019, Adem Jashari gati në qershor Posted: 10 Apr 2017 01:21 PM PDT Sonte në emisionin “Përballje” është diskutuar për gjendjen në futbollin e Kosovës. Ibër Alaj, drejtor i sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini, Sport tha se stadioni olimpik “Adem Jashari” do të jetë i gatshëm për ndeshje ndërkombëtare në në muajin qershor. “Mendojmë që stadioni olimpik Adem Jashari, do të adaptohet që në Qershor të jetë i gatshëm dhe ndeshja e parë do të të luhet dhe do ta bëjmë me standarde”, ka thënë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Murtezi-Shala: Me Arbana Xharrën Posted: 10 Apr 2017 01:19 PM PDT Gazetarja Ramize Murtezi-Shala, i ka dalë në mbrojtje kryeredaktores së gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, pas kërcënimeve që ka marrë kjo e fundit. Përmes një reagimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Murtezi-Shala, ka shkruar se, kjo nuk është hera e parë që Xharra kërcënohet me jetën e saj dhe të fëmijëve të saj. Ajo po ashtu ka rikujtuar se edhe vet është kërcënuar mirëpo, siç ka bërë të ditur Murtezi-Shala, për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Berisha: Shpresoj që kjo puna e kryqeve të kuq nuk është një lojë! Posted: 10 Apr 2017 01:06 PM PDT Opinionistja Kimete Berisha, ka reaguar pas kërcënimit që i është bërë kryeredaktores së gazetës “Zëri”, Arbana Xharra. Berisha, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar duke i dalë në mbrojtje kryeredaktores Xharra. Berisha ka shkruar se “askush nuk do të lejojë që ta marrë në dorë lirinë e këtij vendi, mllefi, zemërimi dhe urrejtja juaj!”. Reagimi i plotë i Berishës: ✝️ Çfarë lidhje ka Arbana...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Amerika e bindur: Rusia e dinte për sulmin me armë kimike në Siri Posted: 10 Apr 2017 12:58 PM PDT Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë se SHBA ka arritur në përfundim se Rusia e dinte për sulmin me armë kimike në Siri qysh para se ai të ndodhte. Zyrtari thotë se një aeroplan rus ka fluturuar mbi spitalet e Sirisë, për të parë nëse viktimat po marrin trajtim, transmeton lajmi.net Sipas tij fluturimi i këtij avioni ishte për ta mbuluar përdorimin e armëve kimike, shkruan FoxNews. Deri të hënën zyrtarët e Amerikës ishin në dilema nëse Rusia kishte gisht në përdorimin e armëve...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kadare: Nobeli nuk është i korruptuar (Video) Posted: 10 Apr 2017 12:55 PM PDT Ismail Kadare shumë herë është nominuar për çmimin më të rëndësishëm në letërsinë botërore – Çmimin Nobel, por asnjëherë s’e ka fituar atë. Jo pak kush, sidomos në trevat shqiptare, mendon se mbase Nobeli është i korruptuar, por kështu s’mendon edhe vet Kadare. “Nuk mendoj se çmimi Nobel është i korruptuar”, ka thënë ai në një bashkëbisedim me lexues në teatrin e Klan Kosovës. “Flitet për këtë çmim...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Plaku që bllokoi tankun serb në Korishë (VIDEO) Posted: 10 Apr 2017 12:38 PM PDT Kronika e mëposhtme flet për të bëmat e Hamdi Kukajt nga Korisha. Ai nuk ju tremb asnjëherë policisë e ushtrisë serbe e jugosllave. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Thaçi: Në koalicionin qeverisës nuk ka disponim për të shkuar në zgjedhje (Video) Posted: 10 Apr 2017 12:31 PM PDT "Kosova është shtet kushtetues dhe ligjor dhe duke qenë e tillë, Kosova po përçon në botë mesazhin se shteti ynë po ndërton një shoqëri të hapur, tolerante, mirëkuptuese dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut". Kështu ka deklaruar presidenti i vendit Hashim Thaçi në intervistë për RTV Dukagjinin, teksa ka folur për Kushtetutën dhe shtrirjen e saj në 9-vjetorin e hartimit. Presidenti pranon se shteti ka hasur në vështirësi në shtrirje të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mustafa: Vrasjet e veprimtarëve të LDK-së do të përmenden deri kur ato të zbardhen Posted: 10 Apr 2017 12:29 PM PDT Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i vendit, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur akuzave se LDK po i përmend vrasjet e veprimtarëve të saj të shquar për përfitime politike. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se "vrasjet do të përmenden, përderisa ato të mos zbardhen". "Vrasjet duhet ti përmendin të gjithë, sepse drejtësia na takon neve të gjithëve. Ata që marrin mandatin e popullit e kanë për detyrë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Lushi: Organet e Policisë dhe Inteligjencës duhet të gjejnë kanosësit e Xharrës Posted: 10 Apr 2017 12:25 PM PDT Edhe publicisti Uk Lushi, ka reaguar pas kërcënimeve që ka marrë kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra. Ai përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se deri më tani kryeredaktorja Xharra është kërcënuar personalisht dhe familjarisht shumë herë mirëpo, sipas tij, tani është koha e fundit që organet e Policisë dhe të Inteligjencës të merren seriozisht me kërcënimet e Xharrës. Reagimi i plotë i Lushit: Arbana Xharra ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Erion Veliaj i del në mbështetje publike Arbana Xharrës Posted: 10 Apr 2017 12:17 PM PDT Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas kërcënimeve që ka marrë kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra. Ai në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter”, i ka dalë në mbështetje publike kryeredaktores Xharra, duke shkruar se, ajo që kanë bërë kërcënuesit është mjaftë gjest i shëmtuar që mund ta bëjnë vetëm frikacakët e vegjël, transmeton “Zeri.info” “Arbana Xharra është një nga gazetaret më të mira të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Musliu: Alarmi për të vepruar për këto situata ka rënë moti, por nuk po dëgjohet nga përgjegjësit Posted: 10 Apr 2017 12:05 PM PDT Gazetari Betim Musliu, ka reaguar pas kërcënimeve që ka marrë kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra. Musliu, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se mos ndjekja dhe mos ndëshkimi i kriminelëve i stimulon ata në veprimtaritë kriminale, transmeton “Zeri.info”. Mirëpo, Musliu ka bërë të ditur se këto veprime të këtyre kriminelëve nuk e ndalin dot as Arbanën dhe askënd tjetër që për mision ka luftën...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| A është kjo motra e katërt e Adelina Ismailit!? (Foto) Posted: 10 Apr 2017 11:53 AM PDT Tash e një kohë, aftësia e Flaka Krelanit për të imituar personazhe publike e posaçërisht Adelina Ismailin është kuptuar përmes postimeve në rrjete sociale. E me pjesëmarrjen e saj në spektaklin ‘Your Face Sounds Familiar’ i cili sjell ekskluzivisht personazhet në këtë formë, imitimi i Adelinës dukej se ishte thjesht çështje kohe. Pikërisht sonte, Flaka Krelani do të vijë në spektakël nën petkun e Adelina Ismailit dhe duket që edhe në aspektin vizual ajo është transformuar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Sulmi në shkollën e Kalifornisë: 4 persona të vrarë Posted: 10 Apr 2017 11:40 AM PDT Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur në një shkollë fillore në San Bernardino të Kalifornisë, ku nga të dhënat e para raportohet për 4 persona të vrarë. Dy persona të tjerë janë dërguar me urgjencë për në spital. Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





