Zëri: “Kamenicë, nxënësve u gjendet drogë në autobus” plus 29 more

Zëri: “Kamenicë, nxënësve u gjendet drogë në autobus” plus 29 more


Kamenicë, nxënësve u gjendet drogë në autobus

Posted: 05 Apr 2017 02:46 PM PDT

Në autobusin e linjës Kamenicë-Koretin, disa nxënësve u është gjetur substancë e dyshuar narkotike. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Edhe ky rast është në rastet rutinë, Policia e Kosovës ka pasur informata se në autobusin që qarkullon në linjën Kamenicë-Koretin ka një sasi të substancës së dyshuar narkotike”. “Janë kontrolluar dy autobusë dhe në njërin nga autobusët, dikush nga ta ka hedhur një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lekaj: Dialogu me Serbinë të mos vazhdohet

Posted: 05 Apr 2017 02:38 PM PDT

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj beson se ka mjaft arsye të fuqishme që bisedimet me Serbinë të mbesin të pezulluara. Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera nuk e kanë asnjë arsye që rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës për ndërprerjen e bisedimeve Kosovë-Serbi të mos respektohen.  Në një prononcim për Indeksonline, Lekaj tregon se përveç rastit të Ramush Haradinajt, Kosova ka edhe arsye tjera për mos......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Inspektorati nuk gjen shkelje në Burgun e Lipjanit në rastin Makolli

Posted: 05 Apr 2017 02:24 PM PDT

Inspektorati i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK) ka kryer një inspektim në Qendrën Korrektuese të Lipjanit pas rastit të vdekjes së të paraburgosurit Naser Makolli. Merret vesh se pas këtij inspektimi është përgatitur një raport, i cili i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë dhe ShKK-së. Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka thënë për kallxo.com se raporti ka dalë pozitiv dhe se nuk është konstatuar asnjë shkelje ligjore. “Sa i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fotografia prekëse e babait me foshnjet e vdekura pas sulmit me armë kimike

Posted: 05 Apr 2017 02:14 PM PDT

Me një shikim që të mbyt, një baba mban në duar trupat e vdekur të foshnjeve të tij binjake në një makinë në Siri. Foshnjet e pajeta, një vajzë dhe një djalë të mbështjellur në batanije të bardha, janë në mesin e 100 personave që kanë vdekur si pasojë e një sulmi me armë kimike, transmeton Klan Kosova. Ky baba dëshiron që bota t’i shohë këto fotografi shokuese dhe me plot dhimbje për të treguar kështu se sa i tmerrshëm ishte sulmi me armë kimike. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bournemouth ndal Liverpoolin

Posted: 05 Apr 2017 02:09 PM PDT

Liverpool nuk ka arritur më shumë se sa një barazim 2:2 me Bournemouth Skuadra e Liverpoolit ka barazuar 2:2 me Bournemouthin, në ndeshjen e zhvilluar në Anfield Road. Golat për Liverpoolin i shënuan Philippe Coutinho dhe Divock Origi, ndërsa për skuadrën mysafire shënuan Afobe dhe King. Pas këtij barazimi Liverpool mbetet në vendin e tretë me 60 pikë, por ka një ndeshje më shumë se City në vendin e katërt me 58 pikë dhe dy ndeshje më shumë se Arsenal në vendin e pestë me 54 pikë.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Apel për ndihmë ndaj Alban Beqirit, duhet t’i nënshtrohet operacionit (Foto)

Posted: 05 Apr 2017 02:00 PM PDT

Alban Beqiri ka nevojë për ndihmë financiare pasi që duhet t’i nënshtrohet operacionit për transplantin e palcës kurrizore. Familja Beqiri ka njoftuar se falë njerëzve vullnetarë deri më tani janë grumbulluar 105 mijë euro për shërimin e Albanit. Ndërsa pas dy jave Albani do t’i nënshtrohet operacionit për transplantin e palcës kurrizore ku për fat të mirë dhurues i palcës është vëllai i tij Ellbasani. Për t’u realizuar ky transplant atij i duhen edhe 96 mijë euro prandaj ju......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia falënderon Spanjën që s’e njeh Kosovën

Posted: 05 Apr 2017 02:02 PM PDT

Serbia dhe Spanja kanë shënuar 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq theksoi mirënjohjen e Spanjës për shkak të mbështetjes që i ka dhënë Serbisë në rrugën e integrimit në BE, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net Në ceremoninë për të shënuar 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve e cila u mbajt në Arkivat e Serbisë, Daçiq ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Chelsea fiton derbin ndaj Cityt, hap të madh drejt titullit

Posted: 05 Apr 2017 01:53 PM PDT

Chelsea ka shënuar fitore të vështirë 2:1 ndaj Manchester Cityt në kuadër të Premierligës Chelsea ka bërë një hap të madh drejt titullit të Premierligës, pasi në Stamford Bridge ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat 2:1. Të dy golat në këtë ndeshje për Chelsean i shënoi Eden Hazard, ndërsa golin e vetëm për Cityn e shënoi Sergio Aguero. Pas kësaj fitoreje Chelsea mbetet në vendin e parë me 72 pikë, 7 më shumë se Tottenham në vendin e dytë, ndërsa City mbetet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arsenal fiton bindshëm ndaj West Ham

Posted: 05 Apr 2017 01:52 PM PDT

Arsenal ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj West Hamit me rezultat 3:0 Skuadra e Arsene Wengerit u është kthyer fitoreve në Premierligë, pasi në Emirates ka deklasuar West Hamin 3:0. Golat për Arsenalin në këtë takim i shënuan Mesut Ozil, Theo Walcott dhe Oliver Giroud. Pas kësaj fitoreje Arsenal mbetet në vendin e pestë me 54 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Juventus mposhtet dhe kalon në finale të Kupës

Posted: 05 Apr 2017 01:52 PM PDT

Napoli ka fituar ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Juventusit 3:2, por është eliminuar për shkak se në ndeshjen e parë kishte humbur 3:1 Napoli ka mposhtur Juventusin me rezultat 3:2 në ndeshjen kthyese të Kupës së Italisë, por është eliminuar me rezultat të përgjithshëm 5:4. Golat për Napolin në këtë ndeshje i shënuan Hamsik, Mertens dhe Insigne, ndërsa për Juventusin të dy golat i shënoi Gonzalo Higuain. Juventusin në finale e pret Lazio, që mbrëmë eliminoi Romën.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmi me gaz, Trump: Assad nuk do të tolerohet më

Posted: 05 Apr 2017 01:35 PM PDT

“Aksionet e tmerrshme të regjimit të Assad nuk do të tolerohen më”. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump në një konferencë të përbashkët për shtyp me mbretin e Jordanisë në Shtëpinë e Bardhë. “Kur gazi vret fëmijë dhe të sapolindur, për mua janë kaluar shumë vija, ajo e kuqe po e po”, ka thënë Trump. Ai ka theksuar se, administrata Obama ka humbur një mundësi të artë për të zgjidhur krizën siriane. “Sulmi kimik në Siri......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE miraton rezolutë për etapat e BREXIT-it

Posted: 05 Apr 2017 01:31 PM PDT

Ligjvënësit e BE-së miratuan sot një rezolutë, që kërkon zhvillimin e një procesi bisedimesh me faza për shkëputjen e Britanisë nga grupi. Por Londra dëshironte që bisedimet e daljes nga BE-ja dhe diskutimet për tregtinë që do të zhvillojë në të ardhmen me grupin të ndodhnin paralelisht. Ligjvënësit votuan me 516 dhe 133 për rezolutën dhe pati 50 abstenime. Rezoluta hap rrugën e vështirë të negociatave dy-vjeçare për kryeministren Theresa May me 27 vende te......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kadaj-Bujupi: S’kemi vendosur për koalicionet, me PDK-në kemi vijë të kuqe

Posted: 05 Apr 2017 01:21 PM PDT

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se ende nuk është vendosur për koalicionet në rast të zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa thotë se “për PDK-në është një vijë e kuqe”. “PDK duhet të shkojë në opozitë në mënyrë që vendi të pastrohet nga kjo kapje e shtetit, nga kjo kontroll që po i bëhet të gjitha institucioneve. Është vijë e kuqe për PDK-në”,tha Kadaj-Bujupi në emisionin Zona B në Klan Kosova, duke theksuar që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Funksionalizohet Agjencia e Punësimit e Kosovës

Posted: 05 Apr 2017 01:12 PM PDT

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar vendimin për emërimin e drejtorit të Agjencisë së Punësimit e Kosovës. Gjatë 2 viteve punë, shërbimi i punësimit, identifikoi 25,643 vende të lira pune, një ngritje prej mbi 200% krahasuar 2014 me 2016. Në fakt vitet 2015 dhe 2016 shënojnë regjistrimin më të lartë të vendeve të lira të punës të regjistruara nga shërbimi punësimit në dhjetë vitet e fundit. Në dy vite ndërmjetësuam në punësim mbi 12,928 punëkërkues dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Themeluesi i eBay jep 100 milionë dollarë kundër lajmeve të rrejshme

Posted: 05 Apr 2017 12:51 PM PDT

Fondacioni filantropik i themeluesit të kompanisë Ebay, Pierre Omidyar, njoftoi të mërkurën se ka premtuar 100 milionë dollarë për pesë vitet e ardhshme për të mbështetur gazetarinë dhe për të luftuar lajmet e rrejshme. Konsorciumi Ndërkombëtar për Gazetarët Investigues që njoftoi për Dokumentat e Panamasë, është organizata e parë që merr fonde nga Rrjeti Omidyar, një grant trevjeçar deri në 4.5 milionë dollarë "për të zgjeruar gazetarinë investigative”,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kadaj-Bujupi: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja për të dalë nga bllokada

Posted: 05 Apr 2017 12:46 PM PDT

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë që e vetmja zgjidhje për të dalë nga bllokada që e ka kapluar Kosovën janë zgjedhjet e parakohshme, njofton Klan Kosova. “E vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo bllokadë janë zgjedhjet e parakohshme”. “Mendojmë se sa më parë që të shpërbëhet ky Kuvend dhe Qeveria të bjerë, Kosova mund të kalojë në një kapitull të ri sepse aktualisht jemi në bllokadë. “Ne jemi më keq se pesë vjet më......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Barcelona deklason Sevillan, merr kryesimin në La Liga

Posted: 05 Apr 2017 12:31 PM PDT

Barcelona ka shënuar fitore të merituar ndaj Sevillas me rezultat 3:0 Skuadra e Barcelonës ka treguar forcën e saj ndaj Sevillas, të cilën e mposhti me rezultat të lartë 3:0. Golat për Barcelonën në këtë takim i shënuan Luis Suarez në minutën e 25’të, dhe Leo Messi në minutat 28’ dhe 33’. Pas kësaj fitoreje Barcelona përkohësisht e ka marrë kryesimin e La Ligas me 69pikë, një më shumë se sa Real Madrid që më vonë luan ndaj Leganes në udhëtim. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Maqedoni vazhdojnë protestat antishqiptare

Posted: 05 Apr 2017 12:12 PM PDT

Edhe sot në ditën e 39-të, kanë vazhduar protestat kundër platformës së partive shqiptare, apo siç po e quajnë maqedonasit “Platforma e Tiranës” dhe kundër zgjedhjes së një shqiptari për kryetar të Parlamentit të Maqedonisë. Protestuesit të udhëhequr nga shoqata “Për Maqedoni të përbashkët”, theksuan se nuk do të pranojnë zbatimin e dygjuhësisë në vend dhe nuk do të pranojnë një kryetar të ri të Kuvendit, i cili nuk prononcohet kundër......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KB Prishtina fiton derbin ndaj KB Pejës

Posted: 05 Apr 2017 11:53 AM PDT

KB Prishtina ka shënuar fitore ndaj KB Pejës me rezultat 79:73 Skuadra e KB Prishtinës gjete tërë kohës ka qenë në epërsi ndaj KB Pejës, të cilën në fund e mposhti me rezultat 79:73. Prishtinasit treguan forcën e tyre që nga çereku i parë dhe i dytë, duke shkuar në pushim me epërsi prej gjashtë pikësh 42:36. Këtë distancën e ruajtën e edhe në dy çereket tjerë, duke shënuar fitore të merituar në fund 79:73. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komuna e Prishtinës: MMPH s’mund të urdhërojë anulimin e lejeve ndërtimore në lagjen 'Mati1' (VIDEO)

Posted: 05 Apr 2017 11:40 AM PDT

Drejtoria e Urbanizmit në komunën e Prishtinës nuk do të ndalojë ndërtimet e banesave rreth rrugës “B” në lagjen “Mati1” në kryeqytet, pavarësisht se ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor ka urdhëruar kuvendin komunal të Prishtinës të tërheqë planin rregullues të vitit 2011, pasi e cilëson si jo legjitim. Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit Liburn Aliu tha për Klan Kosovën se Inspektoriati i Ministrisë së Mjedisit nuk ka kompetenca ligjore të kërkojë anulimin e lejeve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zona Schengen me rregulla të reja: BE-ja forcon kontrollin kufitar

Posted: 05 Apr 2017 11:38 AM PDT

Nga e premtja e 7 prillit në kufijtë e BE do të aplikohen rregulla të reja të zonës Schengen duke kontrolluar pasagjerët, për të mbrojtur BE-në nga terrorizmi, raporton Reuters. Shtetasit e vendeve të tjera dhe qytetarët e BE-së do të kontrollohen tërësisht në kufi, rregulla është parashikuar se do të shkaktojë pritje të gjata dhe trauma për udhëtarët, transmeton lajmi.net. Shtetet e zonës Schengen kanë filluar t’i paralajmëron qytetarët e tyre për rregullat e reja.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formacionet zyrtare: Liverpool – Bournemouth

Posted: 05 Apr 2017 11:21 AM PDT

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Liverpool – Bournemouth Dy skuadrat angleze, Liverpool dhe Bournemouth kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të tyre në kuadër të Premierligës angleze. Ndeshja ndërmjet tyre do të zhvillohet nga ora 21:00. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formacionet zyrtare: Chelsea – City

Posted: 05 Apr 2017 11:20 AM PDT

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Chelsea – Manchester City Dy skuadrat angleze, Chelsea dhe Manchester City kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të tyre në kuadër të Premierligës angleze. Ndeshja ndërmjet tyre do të zhvillohet nga ora 21:00. Chelsea: Courtois; Zouma, David Luiz, Cahill; Azpilicueta, Kante, Fabregas, Alonso; Pedro, Costa, Hazard. City:  Caballero, Clichy, Stones, Kompany (c), Fernandinho, Delph, Sane, Silva, De Bruyne, Navas, Aguero ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formacionet zyrtare: Arsenal – West Ham

Posted: 05 Apr 2017 11:19 AM PDT

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Arsenal – West Ham Dy skuadrat angleze, Arsenal dhe West Ham kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të tyre në kuadër të Premierligës e që do të zhvillohet nga ora 20:45. Arsenal: Martinez; Bellerin, Mustafi, Gabriel, Monreal; Elneny, Xhaka; Walcott, Özil, Sanchez; Welbeck West Ham: Forster, Cédric, Yoshida, Stephens, McQueen, Romeu, Davis, Ward-Prowse, Tadić, Redmond, Long ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Vendimi i gjykatës franceze mund të shtyhet sërish

Posted: 05 Apr 2017 12:00 PM PDT

Gjykata franceze në Colmar të enjten pritet të marr një vendim në lidhje me rastin Ramush Haradinaj. ​Ish- kryeministëri i Kosovës dhe kryetari i partisë politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit. Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte. Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj i lumtur në krahët e vëllezërve të tij

Posted: 05 Apr 2017 11:05 AM PDT

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili është duke qëndruar në Francë në pritje të seancës gjyqësore të radhës sot është vizituar nga vëllezërit e tij. Kjo është bërë e ditur përmes një fotografie të postuar në Facebook, në të cilën shihen Ramushi dhe vëllezërit e tij, Frashëri e Vetoni, shkruan lajmi.net. Gjykata e Colmarit në Francë nesër, 6 prill mban seanca ndaj ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj. Haradinaj është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Yagcilar në Samitin Ekonomik të Euroazisë, flet për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Posted: 05 Apr 2017 10:51 AM PDT

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, sot mori pjesë në Samitin e XX Ekonomik të Euroazisë, që u mbajt në Stamboll, ku ishin të pranishëm përfaqësues të niveleve të larta botërore. Siç njofton Ministria e Administratës Publike, Yagcilar para të pranishmëve shpalosi të arriturat e Republikës së Kosovës dhe sfidat në rrugëtimin e vendit tonë drejt BE-së.  Ai tha se pas luftës së fundit në Kosovë, shoqëria kosovare është orientuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formacionet zyrtare: Napoli – Juventus

Posted: 05 Apr 2017 10:50 AM PDT

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Napoli – Juventus Dy skuadrat italiane, Napoli dhe Juventus kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të tyre në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë. Ndeshja ndërmjet tyre do të zhvillohet nga ora 20:45. Napoli: Reina, Hysaj, Chiriches, Koulibaly, Ghoulam, Zielinski, Diawara, Hamsik, Callejon, Milik, Insigne Juventus: Neto; Dani Alves, Bonucci, Benatia, Alex Sandro; Rincon, Khedira; Cuadrado, Dybala, Sturaro; Higuain ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vetëvendosje mbështet mocionin e Nismës për rrëzimin e Qeverisë

Posted: 05 Apr 2017 10:39 AM PDT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, duke folur për një mocion të mundshëm mosbesimi të sjellë në Kuvend nga NISMA për Kosovës, ka thënë se ata në secilin rast janë kundër Qeverisë. “Ajo çfarë po ndodh në institucionet e Kosovës, është se tani janë jofunksionale siç është Kuvendi”. “Pushteti nuk i ka votat as për ligjet e zakonshme”. “Numerikisht ata kanë 2/3 por këta numra nuk i kanë për Demarkacionin, Asociacionin dhe ligjet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump largon nga Këshilli për Siguri Kombëtare një ndihmës të tij

Posted: 05 Apr 2017 10:38 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump raportohet se ka larguar strategun e tij politk, Steve Bannon nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, thonë burime të Shtëpisë së Bardhë. Përbërja e re e Këshillit për Siguri Kombëtare u njoftua sot në Regjistrin Federal por emrat do të bëhen publik nesër. Burime nga Shtëpia e Bardhë, duke folur në kushte anonimiteti, kanë thënë se memorandumi largon Bannon dhe e rikthen drejtorin e inteligjencës kombëtare dhe kreun e shefave të përbashkët......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now